2018-12-15

Shyqri Galica ndryshe ...



Rezultate imazhesh për shyqri galica

Shyqri Galica ka  lindur më 2 nëntor 1951, në Rashincë të Shtimes. Tetëvjeçaren e ka kryer në Muzeqinë, kurse shkollën e mesme, gjimnazin, në Ferizaj.

 Gjuhën dhe letërsinë shqipe e ka mbaruar më 1975, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku dhe ka kryer shkallën e tretë të studimeve. 

Më 1986 ka  magjistruar me temën “Poezia e Fatos Arapit”, kurse më 1997, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull “Faik Konica – eseist dhe kritik letrar”, të cilën e ka botuar po atë vit. 

Si student i vitit të tretë, më 1974, ka filluar të punoj si spiker (folës) në Radio Prishtinë, ndërsa nga viti 1978 derisa është mbyllur gazeta “Rilindja” e Prishtinës (2002) ka  punuar gazetar, redaktor e zëvendës kryeredaktor. 

Ndërkaq, në vitin akademik 1998- 1999 ka mbajtur lëndën fillet e gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, kurse më pas ka kaluar në Fakultetin e Arteve të UP-së.

 Në vitin 2000 është zgjedhur docent, më 2004 profesor i asocuar për lëndën histori e letërsisë, kurse më 2009 profesor i rregullt. 

Ka dhënë lëndët histori e letërsisë botërore, letërsi kombëtare I, II, letërsi I, II e III, si dhe dramatologji.

 Gjithashtu në Fakultetin e Edukimit të UP-së ka dhënë edhe shkrim akademik dhe kulturë gjuhe, si dhe lëndët bazat e gazetarisë dhe mediet dhe komunikimi publik. 

Në Universitetin Internacional të Prishtinës ka mbajtur lëndën shkrim akademik. 

Ka qenë shef i Katedrës së Dramaturgjisë të Fakultetit të Arteve të UP-së, kurse një mandat edhe anëtar i Senatit të UP-së. 

Aktualisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. 

Ka botuar shkrime letrare – poezi e prozë, pastaj ka shkruar punime kritike për letërsinë e artin, ka publikuar artikuj studimorë, kumtesa e studime për letërsinë; ka  bërë biseda me personalitete të shkencës e të artit, ka  shkruar artikuj për kulturën, përkatësisht për librin, muzikën, radiotelevizionin, jetën teatrore e atë kulturore; për figurat historike dhe të kulturës kombëtare e të asaj botërore, si dhe shkrime për aspekte të ndryshme të shkencës, të letërsisë dhe të artit. 

Ka marrë pjesë me kumtesa në disa tubime letrare e shkencore në Kosovë dhe jashtë. 

Ka botuar këto vepra: 

1.Koha flet me brezni, poezi, 1979

2.Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990

 3.Amësia, tregime, 1991

4.Simbolika e sundimit, kritika dhe ese, 1995

 5.Konica – moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997 

6.Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999

7.Dashuria vdekërisht, roman, 2003

8.Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe vështrime kritike, 2005

9. Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik (bashkautor), Tiranë, 2005

 10.Bota magjike e fëmijës, kritikë letrare, 2007

11.Mesazhi intelektual, studime, 2012 

Gjatë kësaj periudhe ka hartuar tridhjetë e gjashtë zëra nga fusha e letërsisë dhe e shtypit shqiptar për Fjalorin enciklopedik shqiptar (tri vëllime) të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (tashmë ndodhet në qarkullim), si dhe rreth tridhjetë zëra për projektin e përbashkët Enciklopedia e artit shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës.

 Në vëllimin Sovremenija albanistika: Dostizenija i perspektivi (që ishte konfirmuar nga prof. dr. Aleksandër Rusakov), është botuar studimi i tij  me titull Vetëdija kritike dhe eseistike e Konicës (Konica’s critical and esthetic awareness) (më 2012) në vëllimin e veçantë të punimeve të Institutit të Studimeve Gjuhësore të Akademisë së Shkencave të Rusisë.

 Gjithashtu ka paraqitur punime shkencore e letrare në tubime të ndryshme brenda e jashtë Republikës së Kosovës dhe ka botuar punime në revista e botime të ndryshme gjithashtu brenda e jashtë vendit. 

Disa punime të paraqitura në tubime të ndryshme shkencore e letrare brenda e jashtë vendit.

Është marrë konfirmimi nga prof. dr. Aleksandea Rusakov më 3.10. 2008 se studimi me titull Konica’s critical and esthetic awareness ka hyrë në planin e botimit për vitin 2009 (doli më 2012) në vëllimin e botimeve Sovremenija albanistika: Dostizenija i perspektivi të Institutit të Studimeve Gjuhësore të Akademisë së Shkencave të Rusisë. 

Shyqri Galica ka  paraqitur në tubime të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, ndër të tjera, edhe këto punime: 

Konteksti historiko-dokumentar e artistik i romanit “Dashuria kuantike e filanit” të Adem Demaçit, paraqitur në Seminarin XXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Prishtinë, më 17.08. 2009 deri 28.08.2009, në Seksionin shkencor të letërsisë me titull “Romani i sotëm shqiptar”.

 Për Fjalorin enciklopedik shqiptar, vëllimi 1, 2 e 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, ka hartuar 36 zëra për letërsinë dhe publicistikën shqiptare. 

Tridhjetë zëra për projektin e përbashkët Enciklopedia e artit shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës, që është në proces të botimit.

 Konteksti evropian i poezisë së Fatos Arapit, kumtesë, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Ohër, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 26.09.2008. Botuar edhe në “Epokën e re”, Prishtinë, më 29 nëntor 2008.

 Kronika artistike e një kohe, vështrim kritik për vëllimin poetik “Kohë epileptike” të Sabile Keçmezit – Bashës (“Jeta e re”, Prishtinë, 1993), me rastin e përurimit të veprës së saj letrare, organizuar nga LSHK-ja, më 10. 10. 2008, Gjilan. 

Përjetësia, poezi, lexuar në manifestimin ndërkombëtar “Mbrëmjet poetike të Strugës”, më, 21-24 gusht 2008. 

Kosova dhe Agolli, kumtesë, sesioni shkencor i letërsisë “Kosova dhe letërsia shqipe”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Universiteti i Prishtinës & Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë & Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 18-29.8.2008 (28. 8. 2008). Botuar në “Epokën e re”, Prishtinë, më 30 gusht 2008.

Tragjedia “Juda Makabe” e Gjergj Fishtës, kumtesë, paraqitur më 24 nëntor 2006, në sesionin shkencor “Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë sonë”, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë – Fakulteti Pedagogjik. 

Është botuar edhe me titullin “Juda Makabe” në kontekstin aktual” në gazetën “Pavarësia News”, Prishtinë, 30-31 dhjetor 2006 - 1-2 janar 2007. 

Ideali i lirisë dhe krijuesi, kumtesë, paraqitur në tryezën poetike “Ymer Elshani”, Drenas, më 17. 4. 2007, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës. 

Letërsia dhe interpretimi, kumtesë, sesioni shkencor “Letërsia në shkolla dhe fakultete”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 14 dhjetor 2007. Botuar edhe në gazetën “Lajm”, Prishtinë, më 22 dhjetor 2007. 

Ikja si shpëtim (vështrim kritik për librin “Zhurma e kujtimeve” të Shpend Osmanit, “Era”, Prishtinë, 2006), mbajtur në tribunën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2006; botuar në gazetën “Epoka e re”, Prishtinë, 2 shtator 2006.

 Një shkrimtar i lënë në harresë, portreti letrar i shkrimtarit Ramadan Rexhepi, “Koha ditore”, Prishtinë, 4 mars 2006.

 Zëri modern poetik i Fatos Arapit, kumtesë, sesioni shkencor i letërsisë “Letërsia shqipe dhe moderniteti”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Universiteti i Prishtinës & Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë & Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2005; botuar në vëllimin “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2005, nr. 24/2, f. 289.

 Ndihma si preokupim i luftës për liri, paraqitur në përurimin e librit “Ndihma e madhe e jetës“ të dr. Emin Kabashit (“Çlirimi”, Prishtinë, 2005), organizuar nga LShK, më 7. 6. 2005, Prishtinë. 

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në poezinë e sotme shqipe, kumtesë, paraqitur në konferencën shkencore ndërkombëtare “Skënderbeu dhe Evropa”, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë – Instituti i Historisë, Tiranë (9-10 dhjetor 2005), botuar në vëllimin “Skënderbeu dhe Evropa” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – Instituti i Historisë, Tiranë, 2006, f. 445.

Me titull Skënderbeu – krijues dhe frymëzues i historisë është botuar në “Epokën e re”, Prishtinë, më 22. 4. 2006.

 Jeta komplekse e një atdhetari, vështrim – në vend të parathënies, në librin “Dhembja krenare” të Azem Beqirit, LSHK, 2006. Botuar edhe në gazetën “Epoka e re”, Prishtinë, 9 dhjetor 2006.

 Sinteza e jetës sonë nëpër kohë, vështrim kritik për vëllimin poetik “Dhe vazhdoj...” të Ali M. Ahmetit, “Focus”, Prishtinë, 2006, botuar në gazetat “Focus”, Prishtinë, më 8 dhjetor 2006 dhe atë “Koha ditore”, Prishtinë, më 23 dhjetor 2006. 

Midis poetësh – ku artikulohet mesazhi artistik, kumtesë, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, Paris, tetor 2013 (është botuar edhe në gazetë). Përjetësia, poezi, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, Paris, tetor 2013. Vepra letrare e Adem Demaçit, kumtesë, në disa tubime në Austri (2012), Maqedoni (2012), Zvicër (2013), në Republikën e Shqipërisë (2013) dhe në Prishtinë (2013). 

Proza e shkurtër e Migjenit, kumtesë, Java e Albanologjisë – Instituti Albanologjik i Prishtinës (21-23.10.2013). Etj. 


*****

Prof. Dr. Shyqri Galica: Krimet monstruoze serbe kundër shqiptarëve në syrin e kamerës


Kohë më parë  ka dalë nga shtypi edhe një album fotografish me legjenda për krimet e bëra nga policia dhe ushtria serbe në Kosovë në periudhën e pushtimit serb dhe të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Autori i librit të parë për luftën e lavdishme të UÇK-së, Zeqir Bekolli, të cilin e publikoi në një kohë të tensionuar, në kohë lufte, me titull “Drenica në stinët e UÇK-së” (1998), që pa dyshim do të ndikonte në sensibilizimin e opinionit publik dhe të rritjes së radhëve të UÇK-së, duke sjellë të dhëna të pakontestueshme për heroizmin e Adem Jasharit dhe të familjes e të bashkëluftëtarëve të tij, që po sfidonin terrorin e barbarinë serbe si Mic Sokola modernë.



Qëndresa dhe sakrifica e jashtëzakonshme për lirinë e atdheut



Si publicist e krijues, Zeqir Bekolli do të shkruajë dhe dy monografi për dëshmorët tanë, Gani Helshani e Bejtë Rexhepi, pastaj dramën “Krismat e lirisë”, romanin “Fatet tragjike” dhe librin publicistik “Të pathënat për luftën e Kosovës”.

 Po të shikohen në ritmin e kohës, të rrethanave dhe të ngjarjeve të zhvilluara, këto vepra japin një kronologji të jetës sonë nën pushtim, të artikuluar nëpërmjet disa zhanreve historiko-dokumentare e letrare në kontekst të të gjitha përpjekjeve për lirinë e bashkimin e trojeve të këtij vendi. 

Mirëpo, me veprën më të re, albumin e dëshmive me fotografi, në shqip e anglisht, Dëshmi për krimin serb në Kosovë, Zeqir Bekolli ka arritur të paraqesë dhe një anë tjetër të realitetit tepër të hidhur të historisë sonë të re, qëndresën dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e atdheut, duke filluar nga gjërat më elementare deri te larja e tokës shqiptare me gjakun e njomë të bijve dhe të bijave më të shtrenjta të atdheut. 

Pos një hyrjeje fare të shkurtër, i tërë albumi përbëhet nga fotografi, ku pjesa dërrmuese janë origjinale, janë bërë nga dora e autorit.

 Ndërkaq, legjendat japin sqarimet elementare, njoftime për vendin, personat dhe ngjarjet, të cilat e konkretizojnë mesazhin që del nga albumi, e bëjnë më funksional dhe më të qartë për receptuesin.

 Në këtë kontekst duhet kuptuar dhe lufta e fuqishme e UÇK-së, luftëtarët e së cilës po përballeshin me një ushtri e polici që nuk po zgjidhte asnjë mjet për ta nënshtruar e poshtëruar këtë popullatë.


Pasojat e luftës edhe sot ndihen shpirtërisht e fizikisht midis nesh

Albumi “Dëshmi për krimin serb në Kosovë” është realizuar në katër pjesë: “Mbijetesa”, “Masakrat”, “Rrënojat” dhe “Cremoni varrimi”. 

Të gjitha këto zhvillime barbare janë zënë me syrin e kamerës në kohën aktuale, që autori ka arritur t’i aktualizojë edhe pas kaq kohësh me përkushtimin dhe dashurinë për të paraqitur shumëçka, madje për herë të parë, sepse një pjesë e njerëzve tanë as kanë kaluar nëpër këto katrahura të Drenicës e as kanë dëgjuar deri në detaje.

 Por ky album edhe njëherë do t’ua bëjë të njohur njerëzve të botës që sot ngjarjet tragjike të Kosovës i trajtojnë si ngjarje ndoshta të rëndomta, pasojat e të cilave edhe sot ndihen shpirtërisht e fizikisht midis nesh.

 Kjo pasqyrë dinjitoze e sakrificave dhe e dashurisë për lirinë, të cilën vazhdimisht autori Zeqir Begolli e ka paraqitur nëpërmjet shkrimeve publicistike e dokumentare, pra, është dhe një fakt tjetër që flet për qëndresën, mundin dhe përkushtimin e popullit të Kosovës dhe të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të saj.

Albumi me fotografi e legjenda përkatëse është dhe rrjedhë e punës së autorit për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë edhe aktualisht për të diskredituar akuzat që dalin nga qarqet serbe e të botës, por dhe një përkujtues për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej populli i Kosovës. 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe bijtë e saj më të mirë na e sollën këtë ditë që të kujtojmë fitoret e lavdishme dhe të jetojmë të lirë.

Përgatiti: Flori Bruqi

2018-12-14

Skendër Kodra uron të birin Isa Skënder Kodra oficer i ushtrisë amerikane dhe mbarë qytetarët për Ushtrinë e Kosovës


Rezultate imazhesh për skender kodra


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane  Aakademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D  uron të birin e tij-Isanë oficer i ushtrisë amerikane dhe ish ushtar i UÇK-së  dhe mbarë qytetarët për  formimin  e Ushtrinë e Kosovës.


Rezultate imazhesh për isa kodra

“Duke e uruar djalin tim  Isa Kodrën , oficer në ushtrinë amerikane  për zyrtarizmin e ushtrisë së dytë shqiptare në Ballkan, uroj në radhë të parë shokët e tij,ushtar të UÇK-së ,në  Brigadën Atlantiku  familjet e tyre dhe mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës  pa dallim për Ushtrinë më të re në glob ”, ka thënë Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra.




Kodra  ka theksuar se në ditën e sotme u zyrtarizua jo vetëm ushtria e Kosovës, por edhe realiteti i përjetshëm mes Kosovës dhe Amerikës.




“Jam i lumtur që sot në prag të festave të fundvitit u zyrtarizua Ushtria më e re në glob . E di që edhe për juve si ushtarë të Republikës së Kosovës, për ne dhe për shtetin tonë kësaj radhe festat e fundvitit janë më të veçanta. E di që ju ushtarë të Kosovës  së nderuar këtë vit po e përjetoni më ndryshe dhe me emocione.., me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës  për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë tonë”, ka thënë Akademik Skënder Kodra, në telegramin e tij dërguar Gjeneral Shtabit të Ushtrisë së Kosovës.



Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves


Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme që ti shërbejë kultivimit të paqes në vend, rajon dhe kudo në botë.

“Është meritë e juaja, e çdo qytetari të Kosovës, prandaj sot çdo qytetar i vendit duhet të ndihet krenar. Jam me ju , në mesin tuaj që t’ju falënderoj në emër të Akademikëve Shqiptaro-Amerikanë dhe institucioneve Akademike të ASHASHA në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup . Kosovë urime ushtria…”, shkroi në telegramin e tij  Skendër Kodra.


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Prof.Dr.Skendër Kodra theksoi se nga ky muaj këta djem dhe vajza do të kenë mandat të ri, mision të ri si Ushtria e Kosovës.


“Do të shërbeni dhe do të mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera. Populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin. Ushtria e Kosovës do jetë ushtri multietnike,dhe sot , nesër dhe përgjithmonë i tërë populli i Kosovës shikon nga ju”, tha Kodra.



Imazh i ngjashëm

Ai ka thënë se ky ishte një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.


“Së pari, statusi i saj i përjetshëm strategjik – ushtarak në raport me U.S.A-të. Së dyti, U.S.A  dhe Kosova e kanë tashmë ushtrinë në kufirin Perëndim-Lindje të Evropës Juglindore. Së treti, Kosova së bashku me zyrtarizimin e ushtrisë e ka zyrtarizuar edhe statusin e popullit special në raport me U.S.A -në të cilin e ka vetëm populli hebre. Se katërti, me krijimin e ushtrisë BE-ja e ka humbur shansin e saj përfundimtar për të qenë në një rend të interesave shqiptare me U.S.A-të”, ka theksuar  profesor Kodra.


Imazh i ngjashëm

Sipas Akademik Prof.dr.Skendër Kodrës  krijimi i Ushtrisë së Kosovës pa bekimin e BE-së, po vetëm me miratimin e Anglisë, Gjermanisë dëshmon se “mbretërit  dhe  mbretëreshat  e BE-së vazhdojnë të jenë të dashuruar në egot e tyre jo rrallë të përlyera dhe vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën vetëm si mish për punë fizike dhe të shërbimeve për ta.

Ai në fund thotë se, ushtria e ka hedhur këmbën e mbarë se Kosova nuk do të mund të shantazhohet më nga Serbia,BE-ja  sado e padenjë qoftë klasa e saj politike me ose pa gjykata.





Akademik Prof.dr.Skendër Kodra

Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane

New York,14.12.2018


*********


Rezultate imazhesh për akademik  skender kodra


(Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.


Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. 


Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.



Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike. 


Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar. Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. 


Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. 


Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.


Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.


 Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme. 


Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.


Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte. 


Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.


Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.


 Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.


Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.


Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.


Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. 


Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro_Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri. 


Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.)



Flori Bruqi

(Drejtor i Departamentit për mardhënie më publikun pranë ASHSHA-së)

Ramush Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se me synimin që jenë pjesë e paktit të NATO-së, Ushtria e Kosovës do të jetë aty përherë ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, sot në ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të votojnë projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.


Pak para votimit të Ushtrisë në Kuvend, ambasadori amerikan ka një mesazh

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një mesazhi në Twitter ka thënë se derisa pritet të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, duhet pasur parasysh edhe disa gjëra.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura.

“Derisa Kuvendi vepron sot, le të kujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Popull i Kosovës-Urime ushtria!

Ditë historike, Kuvendi voton sot formimin e Ushtrisë (Video)
Kosova nga sot e ka Ushtrinë e saj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.



Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.



Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për miratuan Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky projektligj u votua me 45 amendamentet e propozuara.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me vota 107 pro votuan Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këto tri ligje mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.

Me këto ligje parashihet që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.



1.- Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Ministria e Mbrojtjes do të harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe do të ushtron funksionet e kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën.

Po ashtu, ky projektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e Ministrisë, kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

2.- Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

3.- Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dh çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

Ndryshe, ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”.

Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro. Forcat e Kosovës do të kenë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.

2018-12-13

À L'OMBRE DES MUSES

DOLI NGA SHTYPI NË PARIS NGA SHTËPIA BOTUESE "L'HARMATTAN" përmbledhja poetike e LAN QYQALLES më titull "NEN HIJEN E MUZES ", "A L'OMBRE DES MUSES ".

Fotografia e profilit të Nicole Barriere


 E falenderojmë publikisht drejtoreshen e kësaj shtëpie botuese dhe kritiken letrare zonjen Nicole Barriere​ për perkushtimin e saj letersisë shqipe

(RESHAT SAHITAJ)




À L'OMBRE DES MUSES



Fotografia e profilit të Lan Qyqalla








Si Aragon avait pour muse Elsa, pour Lan Qyqalla, Lora, c'est la muse et la patrie. Et combien poignante est sa poésie, passionnée, désespérée. Avec Lora nous traversons épreuves et joies. Nous suivons la métaphore de la souffrance , de la perte, nous cheminons avec le poète sur les voies du déchirement et peut-être même de la rédemption ? Il est question de l'amour d'un homme et d'une femme, mais aussi d'un pays et d'une langue, et de ces intrications naît la poésie.


Lan Qyqalla poète albanais, vit et crée à Prishtina. Il est professeur de langue et littérature albanaises, éditeur de dizaines d'ouvrages littéraires et de livres dans les domaines de la science, de l'économie, de la médecine, de la justice, etc. Il est membre du collectif de rédaction des magazines Mirdita et Albanais. Il occupe le poste de secrétaire et président de certaines associations d'écrivains au Kosovo. Il est membre de l'Académie Américano-Albanaise des Sciences à New York.

http://www.editions-harmattan.fr/index.asp?navig=catalogue&obj=livre&no=61624&fbclid=IwAR37bRj4cl3SPYkuBKe7K7C4MolXS41kV_zLGPU4cCe1Sdhh1lX_uiGCTQo

Broché - format : 13,5 x 21,5 cm
ISBN : 978-2-343-16284-3 • 10 décembre 2018 • 72 pages 
EAN13 : 9782343162843







Resmi Osmani : FUNDI I LUMTUR


Rezultate imazhesh për resmi osmani


Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963.

 Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Në gjysmën e dytë të viteve 2000,i është perkushtuar letërsise,kritikës së artit dhe publicistikës.

Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. 

Ka levruar kryesisht temat historike në romanet"Mbretërimi i Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". 

Essene studimore "Bilal Xhaferri Poet i Zemrave Njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. 

Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela.

 Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.

(Floripress)




Resmi Osmani                                                                                      Tregim
                                   
                                                       

 Prishtinë, 12. 06. 1999 - 

Nën goditjet e fuqishme të UÇK-së dhe të Natos, makineria e stërmadhe luftarake serbe, si një kafshë parahistorike e handakosur, që lëpin plagët e veta, u zvarris si e verbër për kthim në strofullën e vet nga ishte nisur, duke lënë në sheshbetejat pjesë të gjymtyrëve të saj në malet, grykat dhe pllajat e Kosovës. Ishte ikje me turp. I vogli e mundi të madhin!
Pas shkatërrimit me zjarr e hekur, eksodit biblik, masakrimit, martirizimit dhe gjakut që u derdh lumë, Kosova trime mbijetoi. Fitoi. U çlirua.

TË TRE
     Megjithëse në të njëjtin formacion luftarak, brigadën 128, familja Pejani, në pranverë të vitit 1999, u nda  gjatë kryerjes së detyrave luftarake të operacionit “Shigjeta”, në betejat e përgjakshme të Pashtrikut, Koshares, Studeniqit dhe Rahovecit. Nga vorbulla e zjarrit dhe vdekjes ata dolën të gjallë. Në Prishtinën e çliruar, hynë nga rrugë të ndryshme. Doktor Demir Pejani*, pasi sistemoi të sëmurët rëndë dhe të plagosurit në spitalin e Prishtinës, me ngut  nisi të kërkojë të shoqen, Hatixhen dhe të birin njëzetvjeçar, Korabin. Midis uniformave të njëllojta por të bukura, me shenjën dalluese kuqezi të UÇK, ishte vështirë t’i dallonte. Të parin hasi të birin. U përqafuan, u rrokën me mall burrërisht dhe uruan njeri-tjetërin për lirinë. Hatixhja shkoi vetë te ata, i kishte parë mes luftëtarëve me uniforma. I biri shquhej nga larg se ishte më shtatlarti. I rroku n’grykë dhe i lagu me lotët e gëzimit. Demiri ishte i ngazëllyer, s’e mbante vendi, kurse Korabi ishte burrëruar. Familja u takua, por mungonte e bija, Etleva, që u bashkua që në krye të herës  me aradhet e UÇK. Për fatin e saj nuk dinin asgjë. Thoshin se kishte rënë dëshmore për liri. Thoshin se ishte e humbur. Prej kohësh e dinin të vdekur. Zemra e nënës ishte ligështuar, kishin qarë e derdhur lote. Të tre ishin bashkuar me UÇK, që të mposhtnin dhimbjen, kishin luftuar edhe për ‘të. Kujtimi i saj u jepte forcë dhe guxim. Veç përjetimit të lirisë aq të ëndërruar, ndofta ky ishte edhe shkaku i lotëve të Hatixhes. E bija, nuk arriti ta shihte ditën e fitores së ëndërruar dhe diellin e lirisë nën këtë qiell të ndritur të Prishtinës së çliruar.
     Para Qendrës së Shtypit, të qarkuar nga rojet, kishte shumë lëvizje. Gazetarë të agjensive të lajmeve, vendës e të huaj, me uniformë e pa uniformë, fotografë, kameramanët e televizioneve dyndeshin për të hyrë brenda. Hashim Thaçi dhe komandantët e ushtrisë, do të jepnin konferencë shtypi.
At e bir, i kërkuan lejë Hatixhes që t’i dëgjonin Hashimin dhe komandantët, në konferencën e parë të shtypit. Hatixhja nuk i pengoi, por vetë nuk shkoi. U tha se i priste te lulishtja më e afërt. Kishte nevojë të mbetej vetëm.
HATIXHJA
     I kishte lënë pas të dyzet vitet, por humbja e së bijës dhe kjo luftë, ku ishte ndeshur me vdekjen në çdo hap, dhe dhimbjet e gjakun e të lënduarve në spital ku shërbente si infermiere krahas së shoqit, i kishte shtuar rrudhat dhe  argjenduar flokët e zez. Gjithsesi, kishte mbetur e bukur dhe ajo pamje e pikëlluar, e rrëfente më fisnike. Pikëllimi ishte bërë pjesë e jetës së saj, por edhe me pikëllimin njeriu mësohet.
    Shiu, që kishte rënë natën e kishte freskuar ajërin dhe, si një bekim, kishte shpëlarë pluhurin dhe ndotësirën që kishte lënë pushtuesi. Dielli derdhte pa kursim arin e vet dhe qielli, kaltëronte tërë kthjellësi. Dukej sikur ngado në ajër ndjehej jehona  e thirrjes “Liri, liri” dhe gëzimi, që dukej në fytyrat dhe sytë e luftëtarëve dhe gjithë kryeqytetasve thërriste “Liri”. Gëzonte toka dhe qielli i Kosovës, gurët dhe drurët! “Liri, liri” thërrisnin flamurët kuqezi që valëviteshin në ballkonet, pullazet dhe dritaret e Prishtinës, që kuqëlonin si gjaku i derdhur i heronjve, dëshmorëve dhe mijra të pafajshmëve. Pas territ dhe tmerrit të pushtimit, më në fund drita, gëzimi  dhe lumturia e ditës së  Lirisë.
    Në lulishten e pamirëmbajtur, ne postatet e shkelura të luleve, bari i ri kishte nisur të bleronte e harlisej dhe zymbylat kishin nxjerrë kaptinëzat e tyre shumëngjyrëshe. Hatixhja zgjodhi të ulej në stolin ende të pa terur mirë, që gjendej poshtë  blirit të lulzuar që gumzhinte nga bletët dhe ermironte mjaltë. Pak më larg, një grup camërdhokësh lodronin si shqerra dhe cicërinin si zogjtë. Kjo luftë dhe liria e fituar ishte edhe për ta. Ata do t’a gëzonin pa dhimbje, pa plagë shpirti. I kundroi me dhimbshuri dhe përmallimin prej nëne dhe, vetiu u kthye prapa në vite, në kopshtin e kujtimeve, ku iu shfaq  e bija e shtrenjtë  dhe e bukur si lule, Etleva. Ishin vendosur në Gjenevë të Zvicrës. Hatixhja në shtatzëninë e parë lindi binjakë, djalë e vajzë. Nga kjo lindje Demiri u lumturua. I quajtën Korab dhe Etleva. U ritën me kujdes e pekule. Vajza i kishte flokët si drita e diellit, sytë si kaltërsia e qiellit, pamja e fytyrës ishte vetë bukuria. E shkathët, nazike, cicëronte si zog, ishte gëzimi dhe bukuria e shtëpisë. Korabi i ngjante më shumë të atit, ishte më i heshtur, më i përmbajtur. Fëmijët nga pamja nuk dukeshin se ishin binjakë. U qëndroi mbi krye, i kujdesoi, drithërohej kur sëmureshin, u gdhihej mbi krye. U rritën si dy lastarë, si dy fidanë në kopshtin e dashurisë prindërore. Ajo lumturohej që ishte nënë. I kujtohej kur u çapitën së pari, kur belbëzuan fjalët e para, sesi rriteshin përditë. U kujdesën që të mos u mungonte asgjë. Etleva, veç hijeshisë e bukurisë së pamjes, binte në sy për mençurinë dhe përparimin e shkëlqyer në mësime. Ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe kur u shfaq në pasarelat e modës dhe portreti i saj, me atë buzëqeshjen magjike dhe vështrimin e ndritur e të mençur, zinte faqet e revistave të ilustruara zvicerane.
    Në shtëpinë e tyre u shtuan hyrje – daljet. Në Kosovë  ishte shfaqur UÇK. Më pas erdhi lajmi i kobshëm i luftës së Prekazit ku ra heroikisht legjendari Adem Jashari. Flaka e luftës për liri po përfshinte gjithë Kosovën. Etleva i dëgjonte me shqetësim kuvendimet e burrave dhe pyeste për gjithëçka. Ajo gjeti fotografinë e Baca Ademit dhe, tinëz në odën e saj, derdhi për të lote.
     Një mbrëmje Etleva nuk po kthehej në shtëpi. Pritën por asgjë. U telefonuan miqve, të njohurve,shoqeve e shokëve të saj  të shkollës,  por askush nuk dinte gjë. Ishte natë e ankthsnhme dhe e pagjumë. Më në fund pas disa ditë kërkimesh, policia lajmëroi se ajo kishte dalë prej Zvicrës nga aeroporti i Gjenevës. Më në fund, ajo e theu heshtjen. Telefonoi nga Kukësi i Shqipërisë, u kërkoi të falur që nuk u kishte kërkuar leje, pasi e dinte që nuk do t’a lejonin dhe, u tha se do t’i bashkohej luftës për të çuar në vend amanetin e Komandant Adem Jasharit: Çlirimit të Kosovës dhe bashkimit kombëtar. U çliruan nga ankthi, por edhe u ndjenë krenarë për të bijën. Edhe pse e lindur dhe e rritur në Gjenevën e bukur, ajo e adhuronte vendlindjen, Kosovën dhe Shqipërinë.
     Kaluan muaj, kaloi një vit, nga Etleva asnjë lajm. E kishin kërkuar, kishin dërguar fjalë e kërkesa gjithë andej, dhe pas shumë kërkimesh, më në fund kishte ardhur lajmi, por ai ishte i kobshëm: Ajo kishte rënë dëshmore për liri! Pas asaj lëngate të gjatë të pritjes, ky kob bëri që të errësohej dielli, mbi krye u ra qielli. Hapën mortin. Të njohurit nuk rreshtnin për kryeshëndosh. Ishte një mort pa xhenaze. Një vdekje pa të vdekur, mbi kryet e së cilës të derdhnin lotët e dhimbjes dhe të thoshin fjalët e shpirtit. Hatixhes që gdhinte netët dhe lagte nënkresën  me lotë, i çfaqeshin turbull pamjet e fundit tragjik të së bijës. Ajo nuk e dinte a hoqi kur dha shpirt,  kush iu ndodh pranë,  cili ishte amaneti i saj dhe fjalët e fundit. Kush ia lagu buzën e tharë, kush ia mbylli ata sy të bukur e të pajetë, ku ishte varri i saj që të shkonin e ti vinin një tufë me  lule.
    Kjo dhimbje e pafashitur e familjes Pejani, u duk se e kishte një shërim: Të shkonin të tre në Kosovë, ti bashkoheshin UÇK, të luftonin për të përmbushur amanetin e Etlevës: Çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Ashtu e bënë. Shtabi e priti doktor Demirin si ujët e pakët. Një kirurg si ai,  ishte si t’u kishte rënë nga qielli. Me të mbrritur, Demiri u caktua mjek dhe drejtues i spitalit, dhe Hatixhja infermiere, ndërsa Korabi shkoi në vijën e parë për të luftuar.
Sido që bënë, në gjurmët e Etlevës nuk ranë dot. Shpesh kumtet ishin të mjegullta: As e gjallë as e vdekur. Askush nuk u dha një përgjigje për vendin ku ishte vrarë dhe varrosur. Plaga mbeti e hapur.
     Hatixhja, doli nga kjo përhumbje, kur u kthyen Demiri dhe Korabi. Demiri e kuptoi gjendjen e saj shpirtërore dhe nuk i tha gjë.
- Eja,Tixhe, do të shkojmë në shtëpinë tonë,  po qe se na e kanë lënë më këmbë e pa i kallur flakën.
ETLEVA
Pas dy vite lufte e përpjekjesh, Etleva nuk u besonte syve që ishte në Prishtinë, në Kosovën e dashur e të shtrenjtë, të lirë nga robëria. E rrëmbyer nga furia e gëzimit, ajo shëtiti dhe u çmall me qytetin dhe i kërkoi leje komandantit të kompanisë për të shkuar në shtëpinë e saj, në “Kodrën e trimave”. Kur mbrriti, pa se një pjesë e murit të avllisë ishte rrënuar, ndërsa porta e drunjtë ishte shkallmuar dhe kanata mezi mbahej pas rezesë. Çikriku i bunarit ishte prishur. Dy mollët e oborrit kishin bleruar. Ajo kaloi me çap të ngadaltë hajatin, shtyu derën dhe hyri në odën e ndënjies. Çdo gjë e kishte mbuluar pluhuri. Binte era myk.  Orenditë e mbetura ishin shkallmuar. Hapi dritaret që të hynte drita dhe ajri. Mori nga muri një kornizë ku ishte një peisazh malor,  pastaj nxori nga gjiri një fotografi të vogël me ngjyra. Ishte Adem Jashari. Me majat e gishtave që i dridheshin, e vendosi foton në kornizë dhe e vuri mbi tryezën e mesit. Nxori nga çanta dy qirinj që i kishte marrë me vete, i ndezi, i vendosi në të dy krahët e fotografisë dhe qëndroi në heshtje. U fal e u lut para tij si para një shënjtori. E kishte mbajtur në gji atë fotografi si një hajmali, si talisman të shënjtëruar, gjatë dy viteve, ndërsa mbi supa i rëndonte amaneti i tij për Kosovën. Kishin luftuar, vuajtur e hequr bashkë. Ai i kishte dhënë forcë,  guxim,  e kishte trimëruar. E kishte ndihmuar të ngrihej kur ishte rrëzuar. Sa jetë të shuara,  sa dëshmorë e heronj në altarin e atdheut! Ajo kishte luftuar ballas, trimërisht, pa iu friguar vdekjes. S’i hiqej nga mendja e thëna e komandant Shkabës, heroit Fehmi Lladrovci: ”Edhe më i merituari i ka borxh Atdheut, Kosovës, më shumë sesa atdheu atij”. Ai e kishte shlyer borxhin e tij me jetën. Ranë heroikisht dëshmorë bashkë me Xhevën.  Ishte një vdekje për tu patur zili, një vdekje e bukur. “Ah ç’po them,-mendoi ajo,- E si mund të jetë e bukur vdekja? Duhet gjetur një fjalë tjetër, ndofta e denjë”. Ata ishin dy bashkëluftëtarë, dy bashkëshortë, dy bashkëdëshmorë, së bashku në jetë, së bashku në vdekje, aty në tokën e shtrenjtë të Drenicës, në bjeshkët e Qyqavicës. Ky ishte heroizmi.
     Etleva solli para syve të mendjes javët e fundit të luftës, që për të kishin qënë një banjë gjaku,  përjetim llahtare e tmerri,  pas masakrave të egërsirave serbe në fshatrat e rrethinës së Gjakovës. Ato pamje nuk do ti shqiteshin nga kujtesa tërë jetën. Sido që të ishte,  ajo e kishte bërë detyrën, e kishte shlyer borxhin e saj ndaj atdheut. Kishte qenë pjesë e historisë dhe kishte hyrë në histori. Fati apo rasti e kishin kursyer, e kishin  lënë të gjallë, edhe pse ajo kishte lozur me vdekjen si macja me miun.  Plumbat i kishin vërshëllyer rrëzë veshit, ia kishin shpuar teshat, bashkëluftëtarët majtas apo djathtas ishin vrarë, por ajo  kish mbetur e gjallë, për t’i kujtuar dhe nderuar ata për jetë.
“Bacë, u kry!”, shqiptoi ajo ato dy fjalë historike, që vlenin më shumë se mijëra fjalë, që ishin pesha e amanetit të tij, që ato dit i shqiptonte çdo shqiptar. Flladi që frynte  përkundi flakën e qirinjve dhe u duk sikur Baca u drodh si ti kishte dëgjuar fjalët e saj. Pastaj, ajo doli në verandë dhe u ul te shkallët, me pamje nga porta. Vetëm atëhere u kujtua për  prindërit dhe të vëllanë, Korabin. Ndaj tyre ishte borxhlie, për të mos thënë fajtore: nga mënyra si kishte ikur dhe ngaqë për dy vjet, në pamundësi për ti njoftuar, i kishte lënë në terr pa një lajm, pa një fjalë. Kush e di sa kishin vuajtur. Ani, ata do t’a falnin, ndoshta në heshtje do të krenoheshin me të. Me siguri, ata tani ishin duke festuar, ndofta kishin dalë për të shëtitur në liqenin e bukur të Gjenevës. Ajo nuk do të vonohej, së shpejti do të nisej dhe ata do të çmalleshin dhe do ta kishin midis tyre.
TË KATËR
Ata e dalluan që larg pullazin e shtëpisë. Tjegullat,të lara nga shiu, kuqëlonin nën dritën verbuese të diellit të mesditës. Hatixhja shpejtoi hapat, por kur arriti para portës dhe hodhi sytë në oborr u shtang: Në shkallët e verandës, në rast se nuk e gabonin sytë, ishte ulur një e re, me uniformën e UÇK, flokët e verdha ia merrte era. “O zot, çështë kjo lodër që bën me mua  qyqemjerën! Vajza ime e vdekur, ç’bën dy vjet pa tretur? Fantazmë e sime bije, në shkallët e kësaj shtëpie? Çoje kryet, më shih, afrohu folë e mos më mundo, më thuaj kush je dhe pse ke ardhur, që të trazosh shpirtin tim prej nëne  të vuajtur e të munduar, apo të më sjellësh një kumt nga bota tjetër për bijën time që kam dy vjet pa e parë e duke e qarë?”
     Korabi desh të turrej drejt saj, por i ati e ndali. Demiri fërkoi sytë fort për të kuptuar në ishte në ëndërr apo zgjuar. Jo.  Ishte zgjuar dhe ajo vajza atje, e ulur te veranda ishte e bija e gjallë, Etleva. Kishte ndodhur mrekullia!
      Etleva, që i pa, nuk u habit më pak se ata. Ç’ishte kështu vallë, e tërë familja e saj me uniformën e bukur të UÇK! U turr dhe i përshkoi me vrap ato njëzet metra duke thirrur: ”Është e vërtetë që jeni ju?” dhe iu hodh së ëmës në qafë.
-Nënë, mos u ligështo. Bëhu e fortë. Jam Etleva!
      Hatixheja, gjunjëprerë, fjalëhumbur, shikimerrësuar, mezi mbahej në këmbë. E morën nga krahët dhe hynë Brenda. Hatixhes i dhanë një gotë ujë.
Shihnin njeri-tjetrin dhe  përqafoheshin e çmalleshin me lotë gëzimi.
Dita e Lirisë, ishte edhe dita e fundit të  lumtur: E bashkimit të familjes.
* Çdo ngjashmëri emrash me njerëz realë është rastësi.
Tetor, 2012.



Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari e ASHASHA -së !

Image result for vilhelme haxhiraj

Zonjës Akad.Vilhelme Haxhiraj


Vlorë, Republika e Shqipërisë

E nderuara familje Haxhiraj,

Ju falenderojë nga ZEMRA,për ftesën Tuaj në këtë enviniment për pranimin dhe çërtifikimin si Anëtare e rregulltë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane, znj.Vilhelme Haxhiraj.

Unë nuk kam mundësi të marrë pjesë në këtë përurim përshkak të obligimeve që kam për ti kryer deri më datën 24 dhjetor të këtij viti.

Juve znj.Vilhelme si dhe anëtarëve tjerë të familjës ju urojë shëndet të mirë,mbarësi familjare dhe suksese në begatimin e letërsisë dhe shkencës në hapësirat mbarëkombëtare dhe globale.

Poashtu i përshendes të pranishmit në këtë enviniment madhështor ngase Akademia e ASHASHA-së, e ka pranuar në gjirin e vet një grua-nënë,shkrimtare, që është e denjë ti kontribuojë shkencës,artit dhe letërsisë tonë.

Me respekt,

Flori Bruqi, drejtor i Departamentit për mardhënie me publikun pranë ASHASHA-së :New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Në Prishtinë ,12/12/2018.


On Thursday, 13 December 2018, 18:35:01 CET, Vilhelme Haxhiraj wrote:

I nderuar Ak.Dr. Flori!

Uroj të jeni mirë familjarisht!

Ditën e shtunë më 15 dhjetor, ora 10 para dite, në Lokal "Gorishti"-Vlorë, do të zhvillohet një ceremoni për Çertifikimin tim si anëtare e Akademisë ASHASHA.

Dëshira ime dhe e Fitimit , si dhe e miqve tanë, është që Ju të jeni i pranishëm. Nëse ju premton koha dhe nuk keni diçka më të rëndësishme, jeni i mirëpritur.
Pres përgigjen tuaj!

Me shumë konsiderata! Vilhelme dhe Fitimi.


Vlorë-13-12-2018



*****


Vilhelme Vranari Haxhiraj, autore e 46 veprave letrare brënda 22 viteve në poezi, prozë, romane etj., jo vetëm shkrimtare por dhe autore e dhjetra shkrimeve publicistike, analiza dhe opinione me tematikë patriotike, filozofike ,historike, politike, kulturore etj. Dhe nuk mund të qëndrosh indiferent , të mos emocionohesh moralisht,intelektualisht dhe kombëtarisht kur mëson se Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj bëhet me meritë Antarja më e re e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York , një vlerësim ky i merituar për Mjeshtren e Madhe të Penës. Ky event bën që të ndjehen mirë të gjithë shqiptarët kudo pasi kjo bën që të ndjehemi mirë dhe të krenohemi me shkrimtaren e madhe Znj. V.Vranari Haxhiraj për antarësimin e saj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York.

Njerëzve të mëdhenj, shqiptarëve të mëdhenj, Shqipërisë dhe Kosovës gjithmonë mbrojtja, vlerësimi ,ndihma dhe përkrahja u ka ardhur nga Amerika e Madhe e Vlerave të Lirisë e të Demokracisë.

Rasti i Vilhelmes me krijimtarinë e saj të jashtzakonshmne është rast unikal në letërsinë shqipe por edhe më gjërë . Këtu në këtë shkrim të shkurtër unë nuk po ndalem për t’i bërë “apologjinë” Znj. Vilhelme, pasi këtë e ka bërë mjaft mirë Akademia , e cila e pranoi atë si Antaren më të re të saj. Këtij vlerësimi më se të merituar i kanë paraprirë më parë edhe vlerësimet e bëra për znj. Vilhelme, e cila ka marrë edhe mbi njëzet Çmime prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për Vlorën por për të gjithë shqiptarët bën që të gjithë të jemi krenar për vlerësimin e merituar , por veprën e Mjeshtres së Madhe të Penës znj. Vilhelme.

Na takon së pari Ne shqiptarëve që duhet t’i vlerësojmë dhe t’i respektojmë individët dhe kontributet e vlerat e mëdha patriotike, kombëtare, intelektruale, artistike,historike dhe krijuese të tyre siç është edhe rasti për Vilhelmen; t’i lartësojmë ata , t’i ngremë atje ku u takon dhe e meritojnë duke mposhtur injorancën , xhelozinë dhe egoizmin negativ intelektual pasi vetëm kështu Ne lartësohemi dhe krenohemi si shqiptarë.

Urime të përzëmrta për Vilhelmen , dhe i urojmë suksese në krijimtarinë e saj, dhe e falenderojmë atë për kontributin e madh që me krijimtarinë e saj ka sjellë , pasuruar dhe hipotekuar në arsenalin kombëtar të letërsisë shqiptare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...