2018-12-27

Petar I (1844-1921), i ashtuquajturi “Çlirimtari”, që sundon nga viti 1903 e dinte se është shqiptar.


Image result for karageorge petrovic



Gjorgje Petroviq Karagjorgje (serbisht: Ђорђе Петровић Карађорђе, turqisht: Kara Yorgi Petroviç), i njohur gjithashtu si Gjorgja i Zi ishte një udhëheqës i famshëm i kryengritjes së Parë serbe kundër Perandorisë Osmane.
Image result for karageorge petrovic

Historiani Radosh Lushiq,i cili shkroi biografinë e Karagjorgjës,beson se nuk mund të përcaktojë saktësisht origjina e Karagjorgjës, sepse ka disa mendime të ndryshme.


Image result for car lazar

Mbreti Llazar 

 Ai beson se versioni më i mundshëm sipas së cilës Karadjorgje rrjedh nga Vasojeviqët.

Sipas një versioni tjetër, Karagjorgje vjen nga fisi Klemend, i cili ka prejardhje nga gjyshi i tij i cili quhet Jovan Mrshin Klementi (Kelmendi).

 Këtë version e kanë përkrahur disa autor të vjetër serb të cilët besojnë se Karagjorgje ishte me origjinë shqiptare.

Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq. 




 Petar I (1844-1921)


Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani ( Xhoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani ( Xhoni) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).



Millosh Obrenoviq 


Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari.


 Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke.

Shuarja e kryengritjes

Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari.


Mihajllo Obrenoviq

Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. 

Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke. 

 Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me te u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. 


Prandaj, populli serb e kanë një thënie "besnik si Naumi". Mandej, ekziston edhe një shpjegim për "Naumin grek nga Argirorokastra". Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa te Shqiptarët është shumë i shpeshtë. 


Origjina shqiptare e familjes mbretërore serbe


Gjyshi nga babai i Karagjorgj Petroviqit, udhëheqësi i kryengritjes së parë serbe, ishte një Gjin Marash Klimenti, thuhet në librin "Karagjorgjeviqët - historia e fshehur". Autorë të librit janë Milorad Boshnjak, gazetar, dhe Sllobodan Jakovleviq, inxhinier i mekanikës, i cili është pasardhës i drejtpërdrejtë i Jakov Obrenoviçit, gjysmë-vëlla i princit serb Milosh Obrenoviq.







Botues i librit është shtëpia botuese "Lio" nga Gornji Milanovaci, ndërsa autorët kanë publikuar dokumente të ndryshime, dorëshkrime dhe korrespondenca që tregojnë se Karagjorgjët e kanë prejardhjen nga fisi Kelmendi i rrethinës së Shkodrës, shkruan Sandzak Vijesti, duke rikthyer në debat temën që trajton kjo vepër e botuar para disa vitesh.

Autorët e librit thirren “Zhurnalit të Muzeut Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës", të vitit 1910, Nr. 22, ku thuhet se një pjesë e fisit Kelmendi arriti rreth vitit 1737 në rrethinën e Rudnikut, gjatë tërheqjes së ushtrisë austriake nga Pazari i Ri.


Shtohet se në atë kohë kanë arritur rreth 500 familje shqiptare të cilët mezi flisnin shqip, ndërsa merreshin me blegtori dhe kishin karakter të fortë. Boshnjak dhe Jakovleviqi për këtë bazohen edhe në veprën e Andrija Luburiqit, të botuar në vitin 1937.

Ata pohojnë se mbreti Petar I (1844-1921), i ashtuquajturi “Çlirimtari”, që sundon nga viti 1903 e dinte se është shqiptar.

Telegrafi ju kujton se Petar I, që ka kryer krime mizore ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, në shtypin beogradas të kohës së ardhjes së tij në pushtet citohet të ketë thënë se ka prejardhjen nga fisi i njohur shqiptar Kelmendi. 

Po ashtu, thuhet se Kelmendët e kanë mbrojtur atë gjatë tërheqjes së Ushtrisë serbe nëpër Shqipëri më 1915, ku kryhen po ashtu krime të mëdha, ngase e konsideronin trashëgimtar të tyre.

Se Karagjorgjët kanë origjinë shqiptare, ju kujtojtojmë veprën “Serbia dhe Shqipëria”, të botuar më 1914 ku përmendet pikërisht ky fakt. Të njëjtën e ka thënë edhe profesori i njohur serb, Jovan Tomiq.

Image result for jevrem brkovic
Jevrem Bërkoviq


Akademiku dhe shkrimtari malazez, Jevrem Bërkoviq, që është nga malazezët e rrallë që pranon se ka origjinë shqiptare, thotë se Millosh Obiliqi dhe Karagjorgjët janë shqiptarë.

“Milloshi ishte shqiptar në shërbimin e mbretit serb Lazarit. Babai i Karagjorgjit ishte shqiptar nga veriu i Shqipërisë, e nëna nga fisi i Vasojeviqëve”, thotë ai. 


Ndërsa, po ashtu dihet se edhe Vasojeviqët, një fis antishqiptar, po ashtu janë me origjinë shqiptare.

“LIBRI I ZI” AMERIKAN PËR SHQIPËRINË E KOSOVËN MË 1918?

 Nga MUHAMED MUFAKU*


Ç’është libri i zi ?

Në fund të vitit 1917 SHBA hyri në Luftën e madhe “për të përfunduar të gjitha luftërat”, në krahasim me Fuqitë e mëdha evropiane që kishin ambiciet e tyre, të cilat kishin arritur me kohë marrëveshjet e fshehura gjatë viteve 1915-1916 për të ndarë territoret e bllokut kundërshtar. Në këtë kontekst, me 26.04.1915 u nënshkrua Traktati i Londrës midis Antantës dhe qeverisë italiane, më të cilin Italia e mori Shqipërinë e mesme si protektorat, kurse i dha Serbisë e Malit të Zi Shqipërinë e veriut ndërsa Greqisë Shqipërinë e jugut.
Kështu, në letrën e tij drejtuar Kongresit amerikan për arsyetimin e hyrjes në Luftën I Botërore Presidenti Wilson theksoi se “bota duhet të jetë e sigurte për hir të demokracisë”. Me fjalë tjera, SHBA nuk shkuan në luftë për të marrë pjesën e vet prej kolonive por për të krijuar një botë të re bazuar në demokraci dhe të drejtën e popujve në vetëvendosje. Pra, në “shtete nacionale” të pavarura dhe sovrane në vend të imperializmit që dominonte atëherë.
Image result for muhamet mufaku “Libri i zi” amerikan dhe planet për Shqipërinë e Kosovën më 1918
Më vonë, Presidenti Wilson shpalli 14 Pikat më 18.1.1918 që ishin bazë për një botë të re pa luftëra, përkatësisht për të kaluar nga diplomacia e fshehur për ndarjen e interesave në botë të demokracisë e te drejtave të popujve në vetëvendosje e “shtete nacionale” që do garantoheshin nga një organizatë botërore (Liga e Kombeve).
Related image
Mu për atë qëllim, Presidenti Wilson formoi një ekip të madh ekspertësh nën kryesinë e këshilltarit të vet për politikën e jashtme kolonelit Edward M. House. Ay ekip i madh i përbërë nga 150 shkencëtarë të Shoqatës Gjeografike Amerikane (AGC) dhe universiteteve më të njohura amerikane (Harvard, Yale, Columbia, Princeon, etj.) u mblodh gjatë tërë vitit 1918 për të paraqitur përfytyrimet dhe hartat e botës së re. Pasi që ekipi kishte për detyrë mbledhjen e të dhënave, ai u bë i njohur me emrin “The Inquiry”. Mbledhjet u bënë në Selinë e Shoqatës Gjeografike Amerikane ku anëtarët e ekipit kishin pranë 50 mijë libra dhe 47 mijë harta. Memorandumi i parë iu paraqit Presidentit Wilson më 22.12.1917, kurse raporti dhe hartat përfundimtare iu dërguan Presidentit më 21.1.1919. Raporti (98 faqe) dhe hartat (23 harta) ishin në formë libërthi me kopertinë të zezë që të ishte në duar të anëtarëve të delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Paris, ndaj hyri në histori me emrin “The Black Book”.
Image result for muhamet mufaku “Libri i zi” amerikan dhe planet për Shqipërinë e Kosovën më 1918
Libri i Zi me ato harta të përpikta kishte efekt të madh në hartimin e Evropës së re me “shtetet nacionale” në vend të Perandorive të thyera (Gjermania, Austro-Hungaria dhe Perandoria osmane). Në bazë të saj pajtimi për të krijuar organizatën “Liga e Kombeve” ishte një sukses i madh për Presidentin Wilson në qershor 1919. Megjithatë, Kongresi amerikan nuk ratifikoi atë dhe anëtarët e delegacionit amerikan u kthyen në Washington me kopjet e Librit të Zi të cilat u zhduken me kohë. Ndonëse në vitet e fundit kishte atje këtu aludime e shënime për Librin e Zi vetëm me librin e Wesley J. Reisser, profesori i gjeografisë në Universitetin George Washington (New York 2013) dolën në shesh shumë të dhëna të reja që kanë të bëjnë me fatin e popullit shqiptar, përkatësish në Shqipëri e Kosovë .

Shqipëria të cungohet

Profesori W. Reisser pranon në librin e tij se gatishmëria për shqiptarët në qarqet amerikane gjatë Luftës I Botërore nuk ishte sikurse për serbët e grekët. Biles, ai me keqardhje pranon se shqiptarët shikoheshin si “të huaj dhe joevropianë”, gjë që paraqiste “ndjenje raciste e kundra-myslimane të shumicës së akademikëve dhe politikanëve të asaj kohe. (f. 131)

Në bazë të kësaj nuk çudit fakti se Libri i Zi jo vetëm që nuk pranoi kërkesat shqiptare për përfshirjen e Kosovës në shtetin e Shqipërisë, por paraqiti edhe hartë të re të Shqipërisë që plotësonte dëshirat e serbëve dhe grekëve. Siç shihet në hartë, Shqipëria e propozuar në Librin e Zi më shumë përkon me Shqipërinë e propozuar në Traktatin e Londrës më 1915, pra kundër parimeve të Presidentit Wilson për të drejtën e popujve në vetëvendosje dhe “shtete nacionale”. Sipas asaj harte formohej në Shqipërinë e mesme një shtet për shqiptarët myslimanë, kurse i lihej Greqisë një pjesë e mirë e Shqipërisë jugore.

Befasia del këtu me Shqipërinë veriore që u lihej serbëve dhe malazezëve. Kështu, në Librin e Zi shkruhet: “Rekomandohet që të merret parasysh propozimi tentativ për bashkimin e “malësoreve” të Shqipërisë veriore me fiset e tyre në perëndim të Serbisë dhe në jugun e Malit të Zi, duke bashkuar këtë grup homogjen fisesh në një njësi me vetëqeverisje nën mandatin e Jugosllavisë”.

Mirëpo, siç konstaton W. Reisser, Këshilli i të Katërve të mëdhenj SHBA-Britania-Franca-Italia kurrsesi nuk arritën të merren vesh rreth Shqipërisë deri në tërheqjen e SHBA nga Konferenca e Parisit në verë të vitit 1919. Atëherë, vetë shqiptarët u ngritën dhe morën fatin e tyre në dorë duke shpëtuar Shqipërinë prej copëtimit.

Kosova si protektorat

Simpatia e grupit punues të Librit të Zi për një shtet jugosllav u pa qysh në pranvere të vitit 1917. Qasja për një shtet jugosllav ishte lidhur ngushtë me asgjësimin e Austro-Hungarisë. Kështu, më 27 maj 1917 shefi i Departamentit të Lindjes së Afërme që përfshinte Ballkanin, Albert Patni, i paraqiti MPJ versionin e parë për një shtet jugosllav, i cili mori formën e fundit më 5 qershor 1917. Më vonë, vetë Presidenti Wilson kërkoi prej ekipit të ekspertëve që të paraqiten ide të reja për Konferencën e Paqes në Paris. Ata paraqitën katër projekte duke parapëlqyer të parin që u aprovua:

1-Një shtet jugosllav që bashkonte Serbinë e Malin e Zi me popullsinë jugosllave të Austro-Hungarisë.

2-Një shtet i pavarur për popujt jugosllav të Austro-Hungarisë, që nuk do të kishte lidhje me Serbinë.

3-Një shtet të madh kroat me Bosnjën.

4-Një shtet Jugosllav që përfshinë Kroacinë, Bosnjën, Slloveninë, Slavoninnë e Dalmacinë nën një mandat ndërkombëtar.

Propozimi i parë që u parapëlqye dhe u zbatua merrte për bazë parimin e njohur të Presidentit Wilson për të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe “shtete nacionale”. Mirëpo, njëkohësisht aty u shkel e drejta e popullit shqiptar për vetëvendosje e “shtet nacional” me futjen së Kosovës në shtetin e madh jugosllav. Ndaj, W. Reisser më drejtë pranon se me krijimin e Jugosllavisë sipas Librit të Zi u dëmtuan dy popuj: shqiptarët dhe hungarezët.

Duke qenë të vetëdijshëm për kontradiktat në këtë shtet artificial ose jo-nacional, ekipi i ekspertëve paraqiti në Librin e Zi një propozim të ri për krijimin e një shteti nacional shqiptar që do përfshinte Shqipërinë e Kosovën. Propozimi lutej që Kosova të ishte nën mandatin e Ligës së Kombeve “për të ruajtur të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi”.

Propozimi do të kishte patur vlerë po të ishin SHBA në Ligën e Kombeve. Mirëpo, Kongresi amerikan atëherë nuk e ratifikojë marrëveshjen e Versajit që përfshinte formimin e Ligës së Kombeve. Si rrjedhim, SHBA u tërhoqën dhe Liga e Kombeve mbeti nën ndikimin vendimtar të Treshes së Madhe Britania-Franca-Italia, e cila që nuk kishin simpati për propozimin amerikan që Kosova të ishte nën mandatin e Ligës së Kombeve “për të ruajtur të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi”.







Muhamed Mufaku Gega

Historian shqiptar, profesor i historisë së re në universitet jordaneze 1989-2018, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i nderuar me Medaljen e Republikës për Merita më 2012.

2018-12-26

Hoyt Brian Yee rikthehet si ambasador i SHBA-ve te shqiptarët

Nga Flori Bruqi


Rezultate imazhesh për Brian  Hoyt Yee dhe hashim thaci


Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të rikthehen më fuqishëm në Ballkan, sidomos tash pas rritjes së ndikimit rus në rajon.

Rezultate imazhesh për Brian  Hoyt Yee

Mësohet se zëvendësndihmës sekretari amerikan aktual i Shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee, nga fillimi i vitit të ardhshëm do të emërohet ambasador në Shkup, dhe me kompetenca më të mëdha regjionale.

Imazh i ngjashëm


 Diplomatët e  huaj në Shkup, kanë bërë të ditur se Yee postin e ambasadorit amerikan në Maqedoni pritet ta marrë në janar të vitit 2019.

Rezultate imazhesh për Brian  Hoyt Yee dhe ramush haradinaj


Kjo lëvizje e diplomacisë amerikane, me rikthim në Ballkan do të jetë një sforcim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbrojtur interesat e veta dhe të partnerëve të saj në rajon, karshi ‘ofansivës’ ruse.

Kjo u dëshmua edhe ditë më parë kur diplomati amerikan Yee qëndori në Beograd. 


Ai i kishte thënë troç presidentit serb Aleksandar Vucic, se Serbia duhet të tregohet e qartë nëse është e përcaktuar në orientimin e saj drejt Bashkimit Europian (Perëndimit) apo kah Rusia.

Gjithashtu, mesazh të qartë i kishte dhënë edhe në raport me Kosovën.
Rezultate imazhesh për Brian  Hoyt Yee dhe hashim thaci

Vet presidenti serb në media tha se diplomati amerikan Yee e kishte kërcënuar duke i thënë se nuk duhet të guxoj ta cënojë integritetin territorial të Kosovës.

Hoyt Brian Yee, ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.

“Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të SHBA-së”, u shpreh z. Yee.


Rezultate imazhesh për Brian  Hoyt Yee dhe hashim thaci

Në takimin e dt.25 tetor 2018 me liderët Kosovar  Hoyt Brian Yee, pat diskutuar biseduar edhe për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku u vlerësua se Kosova është lider në rajon në luftimin e terrorizmit.

“Amerika për Kosovën e pret Serbinë vetëm deri më 1 janar 2019”

Rezultate imazhesh për velimir iliq
                                              Velimir Iliq

Kryetari Partisë Serbia e Re (Nova Srbija - NS) Velimir Iliq e ka ftuar sot kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ta thotë të vërtetën çfarë i ka thënë zyrtari i lartë amerikan Brian Hoyt Yee  dhe a ia ka përcjellë ai atij qëndrimin e administratës amerikane se Serbia ka afat për ta njohur Kosovën deri më 1 janar të vitit 2019.

Rezultate imazhesh për Brian  Hoyt Yee

Brian  Hoyt Yee

“Sipas njohurive tona, Brian  Hoyt Yee nga  presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka kërkuar që ta përmbushë premtimin e dhënë me shkrim që Kosova të marrë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deri më 1 janar 2019 dhe ai ka theksuar se Amerika nuk do të tolerojë më asnjë ditë shtyrje”, citon FoNet të ketë thënë  Velimir Iliq.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi dhe NATO-ja kanë arritur marrëveshje për ndalimin e hyrjes së formacioneve të armatosura të Kosovës në veri të vendit pa pajtimin e përfaqësuesve të serbëve dhe se Aleanca Veri-Atlantike është dashur që këtë t’ua kumtojë edhe përfaqësuesve në KFOR

Rezultate imazhesh për ivica dacic

“Ne gjithmonë kemi folur për formacione të armatosura”, tha Daçiqi pas deklarimit të zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Graso, se njësia speciale policore e Kosovës, ROSU, nuk kanë obligim që të kërkojnë leje nga askush për të hyrë në veri të Kosovës, për dallim nga Ushtria e Kosovës, lëvizja e së cilës duhet të marrë miratimin e komandantit të KFOR-it, raporton SRNA.

Daçiqi u tha gazetarëve në Beograd se NATO-ja duhet të lëshojë një manual për përfaqësuesit e saj në lidhje me atë se çfarë është dakorduar gjë e cila do të duhej të vlente “për të gjitha formacionet e armatosura”.

Sipas fjalëve të tij, NATO-ja ROSU-n, për dallim nga forcat e armatosura të Kosovës, e sheh si formacion policor.

Daçiqi përsëriti se askush zyrtarisht nuk ka kërkuar që të ndryshohet formati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se SHBA-ja nuk ka kërkuar që të hyjë në dialog, por nëse vjen deri tek kjo gjë, atëherë “Beogradi do të kërkojë përfshirjen e Rusisë”.

Sot në pikën e karburanteve ""Ilirian petrol " në Prishtinë, çmimi i nafës ishte 1,18 €uro

Kryeministri i Kosovës, Ramush bën thirrje për ulje të çmimit të naftës

Rezultate imazhesh për pompa e benzines ilirian


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për ulje të çmimit të naftës derisa ka akuzuar kompanitë që shesin naftë se kanë dëmtuar financiarisht qytetarët me çmimin e lartë.

“Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar”, ka shtuar ai.

Haradinaj i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ulur çmimin e naftës që ka dëmtuar qytetarët e Kosovës.

Rezultate imazhesh për iliri petrol


“U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë”, ka shkruar Haradinaj.

“Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare”, ka shkruar ai.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut , sërish kërkon shkarkimin e Behgjet Pacollit dhe të të gjithë ministrave serbë

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka kërkuar që të shkarkohet Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, për siç thotë KMDLNJ fyerje dhe gjuhë seksiste.

“Shprehjet e z. Pacolli para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme si: “Serbia ka angazhuar 10 vajza të bukura, të veshura mirë të cilat kanë shkuar në tavolinë duke i përqafuar (zezakë!!!) dhe duke ua lënë një zarf në tavolinë...”. Ky deklarimi z. Pacolli para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme përbënë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut duke fyer në baza ekskluzivisht raciste ( zezakë!!!) përfaqësues të shteteve, anëtarë të INTERPOL – it, me të drejtë vote”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Në reagim theksohet edhe referimi i Pacollit, jo si anëtarë të delegacionit apo përfaqësues të shteteve por thjeshtë si (zezakë!!!) e bënë të padenjë për të ushtruar detyrën e ministrit për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësim në çfarëdo cilësie në emër të Kosovës.

“Kualifikimi racist që ua bënë z. Pacolli përfaqësuesve të shteteve e renditë Kosovën padrejtësisht në vendet që nuk manifestojnë tolerancë ndaj atyre që dallohen nga ngjyra, që i përkasin racës tjetër apo besimit fetar , gjithashtu tjetër. Vënia në lojë e 10 femrave të bukura dhe të veshura mirë është fyerje për femrat për faktin se ato i kualifikon si të pamoralshme”, theksohet në reagim.

KMDLNJ kërkon nga Qeveria e Kosovës ta thërrasë urgjentisht në përgjegjësi Pacollin, ta shkarkojë atë për fjalorin denigrues, fyes, racist dhe seksist me të cilin bënë përpjekje ta arsyetojë mospunën, mungesën e kompetencës, mungesën e përgjegjësisë, si në planin lobues, ashtu dhe në atë përfaqësues duke e dëmtuar shumë imazhin e Kosovës sikur edhe duke pamundësuar njohjet e reja për Kosovën apo duke inkurajuar shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta tërheqin këtë njohje.





Rezultate imazhesh për KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut [KMDLNJ], përmes një reagimi dërguar mediave, ka përsëritur kërkesën për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli si dhe ka kërkuar shkarkimin e ministrave serbë të Qeverisë.

Veç kësaj kërkese, KMDLNJ kërkon edhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës ku kryetarët serbë të të cilave dhanë dorëheqje pas vendosjes së masave doganore prej 100% ndaj mallrave serbe.
Rezultate imazhesh për KMDLNJPo ashtu, në këtë reagim, KMDLNJ kërkon që masa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës të mbetet në fuqi deri në një situatë tjetër. Gjithashtu, KMDLNj ka përkrahur kërkesën e kryeministrit Haradinaj për ulje të çmimeve të karburanteve, si dhe kërkon që Prokuroria e Shtetit të nis hetimet për dëmtim të buxhetit të qytetarit përmes fryrjes së këtyre çmimeve.

KMDLNJ kërkon hetim edhe ndaj KEDS–it shkaku se, siç thotë, faturat për muajin e fundit janë 200 – 400% më të larta se në muajin paraprak, në kohën kur ka pasur reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

“Ditë më parë, për shkak të përdorimit të gjuhës raciste dhe seksiste të ministrit për Punë të Jashtme, z. Behgjet Pacolli e që e përdori para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, si arsyetim të refuzimit të shteteve që votojnë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL, si dhe për shkak të tërheqjes së njohjeve nga disa shtete, për shkak të degradimit të punës së kësaj ministrie dhe për shkak të prezantimit të padenjë të Kosovës në planin ndërkombëtar, KMDLNJ ka kërkuar shkarkimin e z. Pacolli nga kryeministri Haradinaj, si masë e vetme logjike dhe e domosdoshme. Për faktin se Qeveria e Kosovës nuk ka reflektuar me kohë dhe në përputhje me nevojat e kohës; KMDLNJ e ripërsërit këtë kërkesë shkaku se shkarkimi i një ministri që ka dështuar në të gjitha fushat e prezantimit dhe mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore në planin ndërkombëtar , është e vetmja mënyrë e këndelljes së kësaj ministrie dhe rikthim i besueshmërisë për Kosovë shkaku i joprofesionalizmit, mosdijes dhe politizimit negativ të kësaj ministrie, sidomos në përzgjedhjen e stafit diplomatik”, thotë KMDLNJ.

KMDLNJ kërkon gjithashtu që të shkarkohet, jo vetëm ministri Nenad Rikalo por të gjithë ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës të cilët, sipas këtij Këshilli, ekskluzivisht për shkaqe politike dhe sipas kërkesës së Serbisë, përkatësisht presidentit Aleksandar Vuçiq, me muaj të tërë e bojkotojnë punën në Qeverinë e Kosovës në ndërkohë që i shpërdorojnë të gjitha të drejtat që nuk iu takojnë, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës duhet t’i thërras në takim duke iu dhënë një afat të caktuar kohor (jo më shumë se një muaj) dhe, pas kësaj, nëse nuk iu kthehen detyrimeve për çka edhe marrin paga të majme, duhet t’i shkarkojë. Deri atëherë, kryeministri Haradinaj duhet, me një vendim të qeverisë t’ua pamundësojë këtyre ministrave të drejtën e disponimit të mjeteve nga buxheti i Kosovës; siç janë ndarja e granteve, subvencioneve apo çfarëdo forme të ndarjes së mjeteve, duhet t’ua pezullojë të drejtën e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare sikur edhe shfrytëzimin e të gjitha beneficioneve. Nëse edhe më tutje këta ministra që botërisht deklarohen se presidenti i tyre është Vuçiqi e jo Thaçi, vazhdojnë të shfrytëzojnë mjete në çfarëdo forme nga buxheti i Kosovës për mospunën apo sabotimin e punës në Qeveri, atëherë edhe Qeveria do të ketë përgjegjësi konkrete për këtë”, thotë më tej Këshilli.

Tutje, KMDLNJ kërkon që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në bazë të përgjegjësive që ia njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat në veri të Kosovës, kryetarët e të cilëve, gjithashtu, sipas Këshillit, për motive politike kanë dhënë dorëheqje.

Dorëheqjen e këtyre kryetarëve, KMDLNJ e konsideron të ligjshme dhe të parevokueshme prandaj çdo përpjekje për të mos shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme për këto komuna nga ana e presidentit të Kosovës e konsideron si shkelje të Kushtetutës së Kosovës për të cilën duhet të ketë përgjegjësi ligjore.

“Për shkak të vazhdimit të politikës rrënuese dhe armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës (letra të dërguara Shqipërisë dhe Maqedonisë për çnjohje), KMDLNJ kërkon që masa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja të mbetet në fuqi si dhe të shqyrtohen masa të tjera e që do të siguronin zbatimin e reciprocitetit 100% ndaj këtyre dy shteteve, deri në një situatë tjetër”, thekson më tej KMDLNJ.

Në ndërkohë, KMDLNJ ka përkrahur kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ulje të çmimeve të karburanteve si dhe kërkon që Prokuroria e Shtetit të nis hetimet për dëmtim të buxhetit të qytetarit përmes fryrjes së këtyre çmimeve.

Për fund, KMDLNJ kërkon hetim ndaj KEDS–it shkaku se faturat për muajin e fundit janë 200 – 400% më të larta se në muajin paraprak, në kohën kur ka pasur reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

“Është bërë si rregull nga KEDS që faturat e muajit dhjetor, në çdo vit, të fryhen në masë të së padurueshmes dhe për këtë askush nuk merret në përgjegjësi ndërsa e pëson qytetari – konsumatori që ende nuk është kompensuar për plaçkitjen thuaja 15 vjeçare nga ana e operatorëve për energji elektrike duke ua ngarkuar kundërligjshëm në fatura edhe shpenzimet e serbëve që nuk e kanë paguar dhe ende nuk e paguajnë energjinë e shpenzuar elektrike”, ka përfunduar KMDLNJ.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...