2018-12-26

Sot në pikën e karburanteve ""Ilirian petrol " në Prishtinë, çmimi i nafës ishte 1,18 €uro

Kryeministri i Kosovës, Ramush bën thirrje për ulje të çmimit të naftës

Rezultate imazhesh për pompa e benzines ilirian


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për ulje të çmimit të naftës derisa ka akuzuar kompanitë që shesin naftë se kanë dëmtuar financiarisht qytetarët me çmimin e lartë.

“Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar”, ka shtuar ai.

Haradinaj i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ulur çmimin e naftës që ka dëmtuar qytetarët e Kosovës.

Rezultate imazhesh për iliri petrol


“U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë”, ka shkruar Haradinaj.

“Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare”, ka shkruar ai.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...