2018-12-25

SI E PERJETONI DASHURINË

Asnjë njeri në këtë planet njëjtë nuk e përjeton njëjtë dashurinë. Disa ëndërrojnë dhe vetëm ëndërrojnë. Të tjerët e dijnë se deri sa largë mund të shkojnë. Përveq këltyre ka edhe fatalista, për të cilët jeta dhe dashuria është aventurë e bukur. Cilës kategori i takoni ju? Në përpjekje për të gjetur përgjigjen në këtë pyetje, filloni me këtë test…


1) ËNDËRRONI SE DASHURIA E JUAJ ËSHTË:

a) intrigante dhe senzuale 
b) të rrezikshme dhe pasionuese 
c) romantike dhe të qëndrueshme



2) TE PERSONAT E GJINISË SË KUNDËRT, E PARA QË E VËRENI ËSHTË:

a) bukuria 
b) siguria
c) sharmi



3) TAKOHENI ME DIKE QË DIN TË KOMENTOJ FATIN NË LETRA. SI DO TË VEPRONI?

a) i lejoni t'jua komentoj fatin tuaj në letra
b) jeni të bindur se është sharlatan 
c) nuk i lejoni t’ju shikoj fatin në letra



4) NGA PARTNERI PRITNI T’JUA PUSHTOJ ZEMRËN ME:

a) seks
 b) gjëra praktike 
c) ëndërra për dashuri të përjetshme



5) DO TË DËSHIRONIT QË TAKIMIN E PARË TA PËRFUNDONI:

a) me puthje të zjarrtë
 b) vetëm duke biseduar 
c) në kinema



6) ARDHMËRIA ËSHTË:

a) e paparashikueshme 
b) më e mire se e tashmja 
c) me rreziqe



7) NUK E DURONI:

a) budallakinë
 b) agresivitetin 
c) të folurit e kotë



8.DO TË DËSHIRONIT TË ISHIT:

a) romantik 
b) misterioz 
c) ngazëllyes-e



9) NGJYRA QË JU MË SË SHUMTI E ADHURONI ËSHTË:

a) e verdha 
b) e kuqe 
c) e kaltër e çeltë



10) KUR I MBYLLNI SYTË MENDONI NË:

a) punën tuaj 
b) partnerin
 c) në një shkretirë të vetmuar





TABELA E REZULTATEVE

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

 a) 3 1 1 3 1 2 2 1 3 3

 b) 2 2 2 2 2 1 1 2 2 2 

c) 1 3 3 1 3 3 3 3 1 1



PREJ 10-16 PIKË:

Ëndërrimtar. Të ëndërruarit për ju është dçka pa të cilën nuk mund të jetoni. Jeni tejet romantic dhe shpesh mbylleni në botën tuaj fantastike. Idetë mbi dashurinë janë shumë large realitetit, dhe e gjithë kjo për arsye se i frikoheni se dashuria juaj nuk do të ket sukses. Kur mendoni për personin e caktuar, e idealizoni atë dhe gjithçka që shihni para syve është në frymën e ndjenjave. Lehtë bëheni rob i ndjenjave duke pritur dashurinë e përhershme. Por koha e përrallave, tashmë e sa kohë ka kaluar!





PREJ 17-23 PIKË:

Fatalist. Sipas jush dashuria nuk është e përbërë nga idetë e mëdha, por vetëm nga emocionet. Ato ju shpiejnë nëpër jetë, ju udhëzojnë dhe ju japin kënaqësi. Jeta është aventurë e bukur dhe gjithnjë nga ajo merrni anët positive të saj. Ju mire e dini se përmbushja e dëshirave nuk varet vetëm nga ju, por edhe nga rrethanat, takimet dhe fati. Prandaj me shumë durim pritni dashurinë e jetës suaj. Keni mjaftë aftësi dhe imagjinatë për t’i nxitur ëndërrat tuaja.





PREJ 24-30 PIKË:

Realist. Keni aftësi të analizoni, të kuptoni shumçka dhe të dini se ku i keni kufijtë. Kjo ju bënë person realist. Gjithnjë kacafyteni me probleme, ndërsa ëndrrat ju shërbejnë të i përmbushni disa dëshira të vogla. Për ju dashuria është shumë e rëndësishme, por që ajo është vetëm një pjesë e jetës. Problemet i zgjidhni pa pritje të mëdha. Ju jetoni në të tashmen. Ëndrrat tuaja mund të plotësohen, ngase nuk ëndërroni asnjëherë për personat e paarritshme


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...