2018-12-24

Jam krenar që i kam pasur mësues (Në vend të përkujtimit)

Isniq
Isnik
— Fshat —
Vendndodhja
Isniq is located in Kosova
Isniq
Isniq
Administrimi
ShtetiFlamuri Kosovë
RajoniPejë
KomunaDeçan
Të dhëna dhe statistika
Lartësia564 m (m.n.d.)
Zona KohoreUTC+1
VeroreUTC+2
Koordinatat42° 33′ 27″ Veri
20° 18′ 10″ Lindje

Qenka vështirë të shkruhet, për babain dhe profesorin tim të ndjerë Maxhun Bruqi.


 E vështirë sepse ai ka qenë  baba dhe pedagog i  veçantë. Qenkan të vështira fjalët të shkruhen për të sepse koordinimi i zemrës dhe shpirtit që kam për TË , druaj se mos nuk po e kanë peshën çfarë duhet të jenë. Por si do që të jetë po i nxjerr disa fjalë të thella nga Zemra ime, me modestin dhe dëshirën e flaktë, ashtu siq e kishte edhe babai im dhe mësuesit e mijë të ndritur !!!


Fshati Isniq ka një histori të veçantë, sepse ka dhënë shumë figura të ndritura për Kombin Shqiptar. Pa mëdyshje figura më markante e Shqiptareve ,  e të gjitha kohërave në Kosovë dhe më gjërë ishte gjenerali Isa Boletini  por edhe babai im , Profesori  im Maxhun Bruqi ,që  është i pa paharrueshëm për jetën time adoleshente...


Maxhun Bruqi  babai dhe  profesori  im, qëllimisht nuk po e shkruaj fjalën “ish” sepse ashtu po më duket disi i largët. 


Fotografia e Fshati Isniq


E ai lëre që nuk është larg nga mendja ime, por e kam futur thellë në kokën time, dhe Ti o profesori  im i dashur s ke për të më dalë kurrë nga kjo kokë e ime.

Fotografia e Fshati Isniq


Kur shkoja në klasën e parë në shkollën fillore " Liria " e  Isniqit , e kisha një kënaqësi shumë të madhe sepse aty na priste mësuesi im i klasës së parë ,  një mësues i zellshëm, tashmë i ndjerë  me emrin Rrustem Krasniqi nga Prapaqani  ...



***


Fotografia e Fshati Isniq


... Për të shkuar te ajo shkollë për mua  ishte  e lehtë, por kur dihej se çfarë mësuesi të dashur kisha, ajo rrugë gjithnjë e më shumë mu lehtësonte....

Për të shkuar në atë shkollë të dashur, më duhej të hecja rreth 100 metra .Aty në këtë shkollë kisha edhe dajën -mësuesin Ali Hajdari si dhe hallën time -Xhevën ,mësuesën e parë në Rrafshin e Dukagjinit .




Çdo herë atë rrugë  100 metershe e merrja me gëzim të veçantë, sepse aty në këtë shkollë  gjeja buzëqeshjet e para me shokë dhe Shoqe si Sylë Bruqin,Haki Sejdën,Arif Tahirsylajn,Xhavit Rexhahmetaj, Kadri Balaj, Ajmane Tahirsylaj, Nepe Binakaj e shumë të tjerë...


***

Fotografia e Fshati Isniq


Ishte viti 1963 ...Isha në klasën e katërt ...Në Ditën e fundit që e kishim me mësuesin dhe dajën tim Ali Hajdari  ishte aq i vështirë sa që unë kurrë për jetë nuk kam për ta harruar. 



Fotografia e Fshati Isniq

Kur hyri në klasë, kurrë nuk e kisha parë ashtu të mërzitur, dhe na u drejtua me fjalët sot është dita e fundit, foli edhe diqka por mua më erdhi aq rëndë, me fjalë nuk di si ta përshkruaj.


Fotografia e Fshati Isniq

Gjatë orës së fundit na angazhoi të gjithë nxënësve ta vizatojmë një Zog duke fluturuar. Dhe në fund të gjithëve na i përkëdheli faqet. Edhe sot e kam të freskët atë përkëdhelje. Dhe kur doli nga klasa mu duk se na la si jetimë. Rast rrëqethës.



Fotografia e Fshati Isniq



Largimi i babait tim dhe dajës tim  nga Isniqi -transferimi i tyre  i dhunshëm në Shkollën e  Strellcit dhe Baranit  ishin   raste  mjaft të rënda  , për mua dhe nxënësit e klasës së katërt...  ishin të vështira ....sepse mua në atë kohë mu kishte ngulitur në kokë ajo ora e fundit tejet e vështirë....



Fotografia e Fshati Isniq

Të pushkës , fjalës ,  besës:

Pleqnarët e Isniqit:Mujë Mehmetaj,Beqë Hajdari,Rexhep Syla


Fotografia e Fshati Isniq

 Dhe krejt në fund. Mësuesit e mijë të vdekur Rrustem Krasniqi ,Maxhun Bruqi ,Ali Hajdari ,Ibish Gashi, Murat Bruqi, Selim Kukleci , Hilmi Kukleci ... dhe të gjallët Shaban Rexhahmetaj, Hasan Hasaramaj, Miftar Haklaj etj.... ju   dëshirojë  jetë të gjatë dhe të lumtur, me falënderimet më të sinqerta nga ish-nxënësi i juaj. Jam krenar që ju kam pasur mësues!....

Nxënësi i Juaj,


Flori Bruqi


*****



Fotografia e Fshati Isniq

Fotografia ne sfond eshte bere nga Muhamet Bojku.

Degëzimi i Mbiemrave ne Fshatin Isniq, punuar nga profesor Shaban Rexhahmetaj. 

[ SQARIM : Skema eshte e fundvitit 1969, kurse ne vitet e sodit kuptohet qe ka edhe mbiemra tjere qe nuk jan ne kete skeme-liste sepse jan krijuar me vone, p.sh. Shala, Ymeraj, Ahmataj, Murselaj, Museshabanaj, Seferaj,..... nese ka edhe ndonje munges tjeter ju lutem tregoni dhe shpresojme se mbas nje kohe do ta kemi edhe nje skem ku do te perfshihen edhe keto mahallat qe nuk jan ne kete liste ]

''( Shkruan Dr.sc.Shkodran IMERAJ - Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit )

Në fund të shekullit XV, në qendrën e sotmet të Isniqit, u vendosën Familja Çetaj, Familja Blakaj, Familja e Bojku dhe pas një kohë në këtë pjesë u vendosën edhe djemtë e Familjes së Lekë Vukës. Familja e Çetajve dhe Familjet e djemve të Lekë Vukës i takonin fisit të Shalës.

''Familja e Bojku, u vendos në juglindje të fshatit, rreth 100 metra larg qendrës së sotme të Isniqit. Kjo familje në këtë kohë kishte tri (3) shtëpi.''

'' Familja e Blakajve ishte vendosur pak më larg së Familja e Bojku në anën jugore dhe numëronte gjithsej tri (3) shtëpi.''

''Familja e Çetajve, u vendos në anën jugperëndimore të qendrës së Isniqit, afër 100 metra larg nga qendra e sotme e Isniqi. Kjo familje kishte gjithsej dy (2) shtëpi.''

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...