Nga Flori Bruqi
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të rikthehen më fuqishëm në Ballkan, sidomos tash pas rritjes së ndikimit rus në rajon.
Kjo u dëshmua edhe ditë më parë kur diplomati amerikan Yee qëndori në Beograd.
Ai i kishte thënë troç presidentit serb Aleksandar Vucic, se Serbia duhet të tregohet e qartë nëse është e përcaktuar në orientimin e saj drejt Bashkimit Europian (Perëndimit) apo kah Rusia.
Gjithashtu, mesazh të qartë i kishte dhënë edhe në raport me Kosovën.
Vet presidenti serb në media tha se diplomati amerikan Yee e kishte kërcënuar duke i thënë se nuk duhet të guxoj ta cënojë integritetin territorial të Kosovës.
Hoyt Brian Yee, ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.
“Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të SHBA-së”, u shpreh z. Yee.