Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ende thotë se dëshiron të mbajë neutralitetin e tij, por kjo është një rrenë e Serbisë.
Shtetet e Bashkuara nxit fuqimisht të gjithë partnerët për të shmangur transaksionet e mëdha të reja në lidhje me armët nga Rusia, duke përfshirë edhe ato sistemin anti-raketor S-400 ose SU-35.
Transaksionet e tilla të rëndësishme me sektorin e mbrojtjes dhe inteligjencës ruse do të lidhin sigurinë e Serbisë për ekonominë ruse dhe pastaj do të mund të kapin agjencitë qeveritare, kompanitë, institucionet financiare.
Dhe në fund do të pasonin sanksione të Shteteve të Bashkuara, tha në një intervistë kongresmeni Steve Stivers, një nga përkrahësit më të mëdhenj të interesave serbe në Kongresin e SHBA.
Si anëtar i Komitetit Parlamentar serbo-amerikani, Stivers është sigurisht ndër të ftuarit për të komentuar mbi planet e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për blerjen e sistemeve të mëdha ushtarake nga Rusia.
Serbia si aleate tradicionale e Rusisë, ka plinifikuar të blejë sistemin anti-raketor rus S-400 edhe pse i vjetër por me kosto të madhe.
Nëse Serbia blenë këto sisteme nga Rusia, ajo do të përballet me izolim dhe sanksione nga Amerika, ka paralajmëruar kongresmeni Steve Stivers