Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç: Formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të ndalet nga Rusia

Auto Dushan1540223420
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç ka thënë se Serbia nuk mund ta ndalë procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës, as fuqitë botërore siç janë Rusia dhe Kina, dhe ky proces, sipas tij, vetëm mund të ngadalësohet apo të shtyhet.

Janjiç tha për agjencinë e lajmeve Beta se pritet që vetëm Rusia në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB mund të flasë për krijimin e ushtrisë dhe largimin e UNMIK-ut nga Kosova, si një akt i njëanshëm i Perëndimit, “gjë që do të jetë edhe maksimumi i mospajtimeve diplomatike. Interesave të Rusisë nuk i konvenon, sepse është e qartë se ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s, sepse ajo qysh tash bashkëpunon si forcë e sigurisë”, shpjegoi ai Janjiç.


Janjic ka thënë se fillimi i krijimit të ushtrisë së Kosovës nuk është diçka e re për Serbinë, por se momenti politik dhe i sigurisë ka qene vendimtar për SHBA-në dhe Kosovën për të filluar këtë proces.

Janjiç tha se për momentin formimi i forcave në Kosovë mund të çmilitarizohet më tej nga UÇK-ja dhe transformimi i parashikuar nga Rezoluta 1244.

“Është krijuar një situatë të favorshme të cilën amerikanët e kanë shfrytëzuar së bashku me Prishtinën, e këto janë tensionet e sigurisë që nga vrasja e Oliver Ivanoviq, arrestimi i Gjuriqit, shëtitjet në Ujman të dy presidentëve dhe tensionet që lindën më pas”, shpjegoi Janjiç.

Ai rikujtoi se Lista e Serbisë deri vonë ka marrë pjesë në diskutimet mbi Projektligjin për formimin e ushtrisë së Kosovës, por votimin e saj e kushtëzuar me kërkesat, siç është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe me kërkesa të tjera politike dhe financiare.

“Për Beogradin ky është një ngushtim i hapësirës së saj politike dhe të sigurisë dhe ndikimit në Kosovë, në veçanti te komuniteti serb”, tha Janjiç.

Sipas tij, për formimin e përfundimtar të ushtrisë së Kosovës do të duhen dy deri në pesë vjet.

“Serbia tani mund të bëjë një zhurmë të madhe politike, diplomatike dhe të sigurisë, të ankohet dhe të ftojë paqeruajtësit rusë, duke proklamuar pushtimin, por objektivisht kjo zhurmë kërcënon destabilizimin e Serbisë dhe tërheqjen e një pjese të saj në aktivitetet e armatosura, që është kufiri të cilin askush nuk guxon ta kalojë”, tha Janjiç.

Ai vuri në dukje se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Methju Palmer, ka zbuluar se çështja e sigurisë do të përfshihet në agjendën e Brukselit, duke shtuar se ky është “përparim të madh”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)