2018-12-16

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media ka thënë se shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës.



Analistët pas taksës ndaj produkteve serbe: Nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog, s’ka as Kosova

Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar i ashpër me Brukselin për veprimet e tyre karshi Kosovës. Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë që nëse nuk ka kapacitet për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, atëherë duhet ta kërkojë ndihmën.


 Ose, tha Haradinaj, Kosova do t’iu grahë punëve ashtu siç di vetë.

“Nese s’keni kapacitet lypni, ndihmë ose, nëse prapë s’doni me lyp ndihmë, le të na tregon ne dhe ne shkojmë ne drejtimin tone si në të kalumën i kemi grahë punëve tona.

Këtu shihet përfshirja e Brukselit, pra ata lejojnë që më ndodh plot veprime jo ligjore në veri dhe rreth Kosovës dhe s’e ka një fuqi me i than Beogradit që s’ki të drejtë me bo një veprim të tillë”, është shprehur Haradinaj në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

Shefi i Qeverisë tha se mosgatishmëria e dikujt për të marrë rolin nuk do të thotë që e ndal Kosovën.







Imazh i ngjashëm



Kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj tha se Mogherini e ka shkatërruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke e kthyer në një dialog për shkëmbim territoresh e jo për normalizim raportesh.


Rezultate imazhesh për mogerini dhe ramush haradinaj

“Mogherini e ka mbyt dialogun, e ka kthyer nga një dialog për normalizim, në një dialog për kufij e territore. Ajo realisht i ka shkaktuar dëm vendit tonë. Është shumë për keqardhje pas një investimi të madh të BE-së. Mendimi i saj për mua nuk vlen. Unë se kam personale me askënd dhe kushdo që ia lejon vetes të flasë për opsione kufij ose territore janë kundër paqes në Ballkan. Këto çrregullimet e dialogut na kanë sjellë ku jemi sot”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Ndryshe, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mohgerini, siç kanë raportuar mediat ka thënë: “Dialogu duhet të vazhdojë dhe të ketë përfundim pozitiv, këtë ne e kemi mbështetur. Përfundimi pozitiv do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese që do t’i adresonte dhe do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e ndërlidhura me normalizimin e marrëdhënieve – të gjitha, pa përjashtim”.


Imazh i ngjashëm

Ndërsa Bashkimi Evropian i ka adresuar dy kërkesa Kosovës, atë për revokimin e vendimit të taksës për produktet serbe si dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë. 
Imazh i ngjashëm
Mirëpo, analistët vlerësojnë se nuk ka mekanizëm që e detyron Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. Madje, ata janë shprehur skeptikë se mund të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm.


Pra, nuk   ka mekanizëm që e detyron apo e këshillon Kosovën. Serbia ka kërkuar të hiqet taksa për t’u zhvilluar dialogu, por nuk do të bëhet. Nuk besoj që në periudhën e ardhshme gjashtë mujore do të ketë dialog, pasi nuk ka agjendë. Por dhe taksat nuk do të hiqen deri në gjashtë muajt e ardhshëm.
Rezultate imazhesh për mogerini dhe ramush haradinaj

Vendimi i Kosovës për taksën  ka qenë vendimi i parë si shtet përmes të cilit vendi ynë ka goditur Serbinë brenda duke i shkaktuar vështirësi të brendshme. Kosova ka zgjedhur të përdor, si kundërpërgjigje ndaj agresionit të Serbisë që po e bën ndaj vendit tonë dhe kjo është forma e duhur për presion politik. 

Më këtë Kosova ka  shfrytëzuar këtë momentum të krijuar për të marrë pozicionin meritor në tavolinën e bisedimeve.
Rezultate imazhesh për mogerini dhe ramush haradinaj
 Kërkesa e BE për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut do të  shkon në frymën e organizmit të saj e cila përbëhet nga shumë shtete që kanë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës, ashtu siç ishte edhe në raport me ushtrinë por që sërish u formua para dy dite ushtria ma e re në glob.

Ndryshe, Bashkimi Evropian nesër ka  caktuar takimin e radhës më zt. Haradinaj , ku kërkon heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Rezultate imazhesh për mogerini dhe ramush haradinaj

Ndërkohë, kuvendi i Kosovës me dt.15.12.2018  ka miratuar një Rezolutë të propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë. 

Në rezolutën e miratuar është përfshirë edhe delegacioni shtetëror për bisedime, që lë të kuptohet se ky proces më nuk do të jetë vetëm në duart e presidentit  të Kosovës zt. Hashim Thaçi.


Imazh i ngjashëm


Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do t’ia prezantojë Kabinetit Qeveritar, draft-librin e madh me kapituj, një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë.


Pas miratimit të Rezolutës për dialog nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiql i cili ka thënë se nuk është i mahnitur me rezolutën të cilën e ka miratuar Parlamenti i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, duke vlerësuar se Prishtina në esencë dëshiron t’ia mbyllë dyert çdo lloj dialogu me Beogradin.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...