2018-12-18

Mesazh i qartë i presidentit amerikan Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë



Nga Flori Bruqi



Presidenti amerikan Donald Trump i ka ftuar homologët e tij, kosovarin Hashim Thaçi dhe serbin Aleksandar Vuçiq në Washington.


Rezultate imazhesh për hashim thaçi dhe donald trump

Mirëpo, këta dy të fundit duhet të plotësojnë një kusht për të shkuar në “Shtëpinë e Bardhë”

Ata duhet të arrijnë marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.







Letra e presidentit amerikan Donald Trump, dërguar në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçit ku trajton çështjet e proceseve historike për Kosovën,  po vlerësohet si porosi me mbështetje të madhe në këtë çështje.


Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një letre, u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që të kenë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Letrën e ka publikuar Thaçi në Facebook. Në të thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.





Letra e plotë, e presidentit të SHBA drejtuar Hashim Thaçit: ”

I nderuar z. President: Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.




Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet. Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike” .

https://web.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/2349973388406340/?type=3&theater




Imazh i ngjashëm


Është përkushtim i SHBA-së për mbështetje të fuqishme të Kosovës, në procesin e dialogut. Mbështetje për Kosovën si projekt perëndimor anglo-amerikan në të drejtën e saj të plotë, në terësinë e saj tokësore, (territorin kushtetues) si shtet sovran dhe i pazhbëshëm, i barabartë me fqinjtë kundrejt BE-së dhe entitet i pavarur euro-atlantik.


Imazh i ngjashëm


”Natyrisht. Kuvendi ka votuar një ekip negociator që mbetet i hapur për LDK-në dhe VV-në dhe është e pritshme qe sidomos LDK si parti institucionaliste t’i bashkëngjitet grupit.



Shpresojmë që  po realizohet vizioni i Kryeministrit zt.Ramush Haradinaj, i cili pareshtur ka kërkuar që SHBA të jetë e përfshirë në dialog, si garante e një marrëveshjeje ligjërisht obligative, që është njohje reciproke.











Kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si lajm të mirë letrën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump drejtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, ka thënë  zt.Ramush Haradinaj.


“Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.
“Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka thënë Veseli.

“Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar ai.
Veseli me këtë rast ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që bashkë ta forcojnë Kosovën.
“Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.




Mesazhet e presidentit amerikan Donald Trump për Kosovën dërguar në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçi, nuk janë komentuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike.


Në një përgjigjie të dhënë , nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo çështje do të diskutohet të mërkurën, në mbledhjen e rregullt të kësaj partie.


Duke qenë se presidenti Donald Trump në letrën e tij ka kërkuar unitet nga liderët sa i përket përfaqësimit në negociata në procesin e marrëveshjes Kosovë- Serbi, Halil Matoshi këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj tha se mesazhi i shefit të shtetit amerikan do të ketë efekt dhe pret që ekipit negociator t’i bashkohet edhe LDK-ja.


Se cili do të jetë veprimi i mëtejshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbetet të shihet pas mbledhjes së nesërme.





Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, vlerëson se letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë se sa shumë ka avancuar dialogu mes Thaçit me dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Nga letra e Trump mund të shihet se sa ka avancuar dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe sa afër marrëveshjes janë. Sot në mënyrë simultane është lajmi i ardhur nga Brukseli ku Brukseli dhe Washtingtoni e “emërojnë” Thaçin si përfaqësues i Kosovës me Serbinë”


Por Dedën në këtë letër e ka shqetësuar edhe diçka tjetër.


“Më shqetëson paragrafi i fundit i letrës së Trump që e bënë të qartë që ekziston mundësia se në një kohë të shkurtë Thaçi dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen. Është shqetësuese pasi Thaçi nuk ka dakordancë në Kosovë që të jetë përfaqësues, e dyta nuk ka dakordancë që korrigjimi i kufirit me Serbinë të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë Deda.


Megjithatë sipas Dedës e gjithë kjo ka qenë e pritshme për një arsye.


“E gjithë kjo ka qenë e pritshme duke marrë parasysh refuzimin e partive të mëdha politike për të bërë konsensus e këto parti të mëdha do të kenë përgjegjësinë më të madhe nëse Thaçi pa mandat e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë që përfshin ndarjen e Kosovës me korrigjimin e kufirit”, ka thënë mes tjerash Deda.


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...