“Fli engjëlli im”, letra prekëse e një babai për vajzën që ia mori kanceri




Babai i Lucy Moroney, e cila vuante nga një tumor agresiv, ka ndarë lajmin shkatërrues se vajza e tij është ndarë nga jeta. Humbja e vajzës, atij i vjen gjashtë vjet pas vdekjes së nënës së saj, Nicola, nga një arrest i papritur kardiak i shkaktuar nga një gjendje e padiagnostikuar e zemrës.

Nicola ishte 24 javë shtatzënë me motrën e Lucy-t, Ruby, e cila jetoi vetëm 14 orë pas një seksioni cezarian në kushte emergjence.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në korrik të vitit të kaluar 11-vjeçarja, u diagnostikua me Diffuse Intrinse Pontine Glioma (DIPG) – një kancer agresiv në tru me një normë mbijetese prej 0% në Britani të Madhe.

E dëshpëruar për ndihmë, familja e saj nisi një fushatë për ngritjen e fondeve dhe pas marrjes së një shume prej 400,000 dollarësh vajza u nis në Monterrey, Meksikë, vitin e kaluar për trajtim.

Përkundër shfaqjes së shenjave fillestare të përmirësimit, gjendja e Lucy u përkeqësua me shpejtësi këtë javë dhe ajo u nda nga jeta.

Lajmin e hidhur, babai zemërthyer i vajzës e njofton me anë të një dedikimi prekës në Facebook.

Ai shkruan:
“Lucy, kur linde 11 vite më parë, unë dhe mami zgjodhëm emrin tënd duke e ditur që do të thoshte “dritë”. Drita jote ka ndriçuar gjithmonë shumë, thesari im. Kam qenë i pranishëm kur nëna dhe motra jote Ruby (që vdiq pak orë pas lindjes) dhanë frymën e fundit, por ishte traumatike të bëja edhe njëherë të njëjtën gjë, edhe pse e dija që do të ndodhte që 16 muaj më parë. Sado e dhimbshme që ishte kjo eksperiencë, nuk do të kisha zgjedhur kurrë të isha në vendin e dikujt tjetër pa vogëlushen time. Ishe vajza e ëndrrave, perfeksioni absolut. Ishe e mirë si ari, kaq e dashur, e bukur dhe me zemrën më të pastër. Duhet ta kesh marrë nga nëna jote. Nuk u ankove për asgjë gjatë gjithë trajtimit dhe më ke çuditur me forcën, guximin dhe mirësinë tënde. Ishe e bukur brenda dhe jashtë dhe do të më mungojë buzëqeshja jote rrëzëllitëse, sensi fantastik i humorit dhe shpirti yt i ndjeshëm dhe perfekt. Bota është një vend shumë herë më i keq pa ty dhe shpresoj që mami dhe Ruby të kujdesen tani për ty. Gjumë të ëlbël engjëlli im. Të dua shumë. Babi X.”

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit