2018/12/16

Kosovarët e ‘bombardojnë’ me komente Mogherinin: Ku janë të drejtat për Kosovën?


Qindra komente kanë shkuar në adresën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, në Facebook.

Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese në dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur kundërshtime të ashpra ndaj taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe dhe boshnjake, si dhe votimit për themelimin e ushtrisë së Kosovës.



Në një postim të saj në Facebok ku flitet për Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, qindra komente kanë kërkuar të drejta për kosovarët.

Së fundmi ka pasur shumë ankesa ndaj BE-së për mospërmbushjen e premtimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shumica e komenteve në postimin e saj përmbanin fjalinë “Fuqia e të drejtave të njeriut, Po ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën?

Njëri nga këto komente ishte edhe i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...