2018-12-16

El Pais: Ushtria e Kosovës u bë me ndihmën e SHBA-së


Nga Flori Bruqi


Me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjithnjë e më aktive në çështjet e sigurisë në Ballkan, lëvizja e Prishtinës për formimin e ushtrisë ka forcuar balancën e pasigurt me Beogradin, pas shtimit të tensioneve në nëntor me rritjen e taksave doganore mbi produktet serbe.

Imazh i ngjashëm


Kështu thuhet në një artikull të gazetës spanjolle El Pais, e cila shkruan se Ushtria e Kosovës u formua me mbështetjen e SHBA-së, derisa BE-a, OKB dhe NATO kanë shprehur keqardhje për vendimin e Prishtinës si të papërshtatshëm.

Rezultate imazhesh për kosova behete me ushtri


Gazeta citon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të ketë deklaruar se “pas dy dekadave të punës së vështirë, përfunduam më në fund procesin e ndërtimit të një shteti”.

El Pais përkujton se transformimi i FSK-së në një ushtri me aftësi luftarake, shkaktoi një reagim të zemëruar në Beograd, i cili nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe që kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ditën e hënë.

Rezultate imazhesh për kosova behete me ushtri
Sipas gazetës spanjolle, Uashingtoni në Ballkan po përpiqet të neutralizojë ndikimin rus, por edhe kërcënimin gjeostrategjik që për Perëndimin supozon hyrjen triumfale të Kinës në Kontinentin e Vjetër përmes Rrugës së Re të Mëndafshit.

Me mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën, SHBA-të theksojnë angazhimin e saj të vendosur për një politikë gjithnjë e më pro-aktive të sigurisë në Ballkan.

Me vendimin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, Kosova nuk arriti të sigurojë edhe mbështetjen e plotë të NATO-s.

Imazh i ngjashëm


Qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se transformimi po ndodhë në një kohë të papërshtatshme dhe se Kosova mund të ketë pasoja për këtë veprim, në Prishtinë po shihet më shumë si pozicion i NATO-s që reflekton qëndrimet e shumta të vendeve anëtare brenda Aleancës, ku ka edhe shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj.


Ndërsa ,krerët e institucioneve të Kosovës, kanë përsëritur këto ditë se transformimi nuk do të bie ndesh me NATO-n dhe as me misionin e KFOR-it në Kosovë. Madje, edhe vet transformimi i FSK-së, sipas lidershipit në Prishtinë do të kalojë në koordinim me NATO-n.

Imazh i ngjashëm


Nisur nga qëndrimet e NATO-s dhe Prishtinës zyrtare, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku tha se është i kuptueshëm reagimi i NATO-s. Çeku tha se edhe NATO-ja e ka kuptuar se Kosova ka pritur mjaft shumë derisa është konfirmuar se përfaqësuesit serbë nuk do të japin votën për formimin e ushtrisë.

“Ne kemi treguar mirëkuptim. Kemi treguar përgjegjësi, kemi treguar vullnet që të presim, por mendoj se këto NATO i vlerëson. Unë e kuptoj këtë reagim të NATO-s, sepse brenda NATO-s janë katër vende që nuk na kanë njohur dhe NATO-ja duhet të bëjë çmos që të mos shkaktojë përçarje mes aleatëve dhe ne nuk dëshirojmë përçarje mes aleatëve”, tha Çeku.

Imazh i ngjashëm


“Mendoj se është reagim i momentit, i sekretarit të NATO-s, por ne si Kosovë, si FSK do të tregojmë në të ardhmen se ka qenë i drejt ky vendim”, tha ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku.

Në anën tjetër, Jens Stoltenberg ka shprehur keqardhje që vendimi i Kuvendit të Kosovës, sipas tij, është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO.

“Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, ne e kemi bërë të qartë se kjo lëvizje vjen në kohën të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg.

Rezultate imazhesh për kosova behete me ushtri


“NATO mbështet zhvillimin e FSK-së në mandatin aktual, dhe me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut tani duhet të rishqyrtojë nivelin e përfshirjes së NATO-s me FSK-në”, ka thënë shefi i NATO-s.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës përmes një deklarate kishte rikonfirmuar se vendimi për formimin e ushtrisë nuk do të prek në asnjë formë raportin me NATO-n që sipas tyre u ndërtua ndër vite.

Koordinimi i Kosovës me NATO-s, daton që nga përfundimi i konfliktit të armatosur të vitit 1999, kur trupat shumëkombëshe të NATO-s, përkatësisht KFOR-it u dislokuan në Kosovë.

Imazh i ngjashëm

Rrjedhimisht, edhe formimi i ushtrisë së Kosovës, kaloi nëpër një proces jashtëzakonisht të gjatë. Ky proces daton nga lufta e viteve 1998-99, ku pas përfundimit të luftës, disa nga pjesëtarët e UÇK-së, u bënë pjesë e një organizimi të ri, Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Trupat Mbrojtëse të Kosovës mbetën aktive deri pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008.

Shpallja e pavarësisë i hapi rrugë formimit të një force tjetër, gjithmonë duke u bazuar në dokumentin e të dërguarit special për statusin final të Kosovës, Marti Ahtisarit.

Pakoja e Ahtisarit parashihte formimin e një force të re, multietnike dhe me mision të kufizuar e cila u ngrit në vitin 2009 nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Imazh i ngjashëm


Nga dita e formimit e deri në shndërrimin e saj në ushtri, FSK-së i lejohej që të posedonte vetëm armatim të lehtë.

Në kuadër të misionit, FSK-ja kishte kryerjen e operacioneve të reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj e ku përfshihen operacionet e mbrojtjes civile duke ju ndihmuar autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Pjesëtarët e FSK-së përgjatë viteve u përfshinë në operacione të kërkim shpëtimit, mënjanimin e mjeteve shpërthyese, kontrollin dhe pastrimin e materieve të rrezikshme, zjarrfikje si dhe detyra të tjera të ndihmës humanitare.

Imazh i ngjashëm


Në kuadër të programeve dhe bashkëpunimeve të ndryshme shumë pjesëtarë të FSK-së u dërguan për trajnime jashtë vendit. Aktualisht, Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2,500 pjesëtarë aktivë dhe 800 pjesëtarë rezervë.

Megjithatë misioni dhe kapacitetet që kishte FSK-ja nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.

Prej shpalljes së pavarësisë, institucione e kishin të pamundur që t’i bënin ndryshimet kushtetuese përmes së cilave, FSK-ja transformohej në Forca të Armatosura të Kosovës.

Imazh i ngjashëm



Ndryshimet kushtetuese dështuan pasi mund të bëheshin vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë, të cilat nuk u siguruan asnjëherë.

Pas vendimit të Kuvendit për votimin e ligjeve për bërjen e ushtrisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
Imazh i ngjashëm
“Është ditë historike por krejt normale, e zakonshme. Një e arritur historike kjo e jona, e merituar. Kosova ka ushtrinë. Ka shtetin që po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë, ushtria e Kosovës ashtu edhe sikur shteti dhe shoqëria do të jenë multietnike, profesionale në shërbim të të gjithë qytetarëve, të paqes në Kosovë dhe rajon”, tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se FSK-ja do të jetë një ushtri e të gjithëve dhe se do t’i kontribuoj paqes.

“Ushtria e Kosovës nuk është ushtri që e ka në doktrinë të kthehet kundër popullit të vet. Serbët e Kosovës si në jug e në veri janë njerëz të lirë, janë në shtëpinë e vet, janë të Kosovës, e ushtria e Kosovës kurrë nuk do të përdoret kundër tyre”, tha Haradinaj.

Gjatë kohës sa Institucionet e Kosovës paralajmëruan votimin e ushtrisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehën haptas mbështetje për këtë proces por kërkuan bashkëpunim me partnerët dhe aleatët e NATO-s.

Imazh i ngjashëm


“Të gjitha palët brenda dhe jashtë Kosovës duhet t’i mbështesin dhe t’i nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Imazh i ngjashëm


Transformimi i FSK-së u quajt proces normal edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, porse që të dyja vendet kërkuan angazhim të institucioneve të Kosovës në drejtim të ruajtjes së raportit me NATO-n.

Transformimi i FSK-së, u kundërshtua vazhdimisht nga Qeveria e Serbisë.

Në disa raste si pasojë e presionit, pjesëtarë të komunitetit serb u largohen nga FSK-ja.


Imazh i ngjashëm


Kurse , Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e ka quajtur historik votimin e nesërm të tri ligjeve me të cilat Kuvendi i Kosovës do ta nisë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Kosnett përsëriti se SHBA-ja do ta mbështesë FSK-në në zhvillimin e saj profesional.

Rezultate imazhesh për kosova behete me ushtri

“Votimi  për tranzicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe. Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim solemn dhe ripërkushtim për paqe, stabilitet e prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe faktorët ta fokusojnë energjinë në dialog”, tha ai.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...