2018-12-16

Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*

Nga Flori Bruqi 


Tarifa ndaj Serbisë vijon të mbajë të ndarë në qëndrimet e tyre institucionet e larta të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.



BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*


Përfaqësuesja së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, i kanë dërguar zyrtarisht një letër të përbashkët kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rezultate imazhesh për cefta




Tre pёrfaqёsuesit e Bashkimit Evropian ofrojnë një lloj kompromisi qё emërtimi UNMIK në Marrёveshjen e CEFTA-së të zëvendësohet me emrin e Kosovёs por me fusnotё.
Rezultate imazhesh për cefta
Të hënën në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërsa zyrtarët e lartë të Bashkimi Evropian kërkojnë që para 17 dhjetorit  2018, Kosova të shprehë vullnetin e mirë për pezullimin e zbatimit të vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Rezultate imazhesh për cefta



Në letrën që përfaqësuesit e Komisionit Evropian i kanë drejtuar Kryeministrit Haradinaj kanë adresuar edhe disa shqetësime që ai ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa.

“Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-së dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët”, thuhet në letër.



“Si shenjë e vullnetit të mirë, me qëllim tё lehtësimit tё bisedave, i bёjmё thirrje qeverisë suaj qё tё suspendoj zbatimin e tarifave dhe atё para takimit tё Këshillit tё MSA-sё, si masë kalimtare para gjetjes sё zgjidhjes pёr tё gjitha problemet e identifikuara”, thuhet nё lёtrёn e dёrguar javёn e kaluar nё adresёn e Kreyministrit zt.Ramush Haradinaj.




Shefi i Kabinetitit të Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës e e ka pranuar letrën në fjalë, por që nuk ka koment lidhur me këtë.


“Letra është pranuar, por nuk kam koment lidhur me këtë”, ka thënë Arifi.


*****


Euforia dhe zhgënjimi nga CEFTA

Para 11 vjetësh, Kosova zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e Evropës Qendrore, e njohur më shkurtesën CEFTA.

Ky mekanizëm është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të thellimit të integrimit ekonomik me vendet e rajonit.

Hyrja në këtë mekanizëm atëbotë ishte mirëpritur nga institucionet e atëhershme të Kosovës, kurse euforia për përfitime ekonomike nuk mungonte as te komuniteti i biznesit, por as te zyrtarët qeveritarë.

Pas gati një dekadë, vetë udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe afariste në Kosovë, thonë se rezultatet e marrëveshjes kanë qenë vetëm në aspektin politik dhe jo në atë ekonomik.

Ata vlerësojnë se në kohën e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm, industria e prodhimit është ballafaquar me barriera të ndryshme, gjë që ka mundësuar hyrjen e produkteve të rajonit me çmim më të lirë në tregun e Kosovës.

Madje, sipas një hulumtimi të publikuar nga një asociacion ekonomik që vepron në Kosovë, thuhet se bilanci negativ i Kosovës nga kjo marrëveshje, ka arritur në mbi 6 miliardë euro.

Se bizneset në Kosovë nuk kanë përfituar nga kjo marrëveshje e thotë edhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Nga viti në vit, është vërejtur se institucionet e Kosovës kanë përfituar nga kjo marrëveshje, në kuptimin e themelimit të strukturave raportuese, që në një mënyrë ka ndihmuar edhe si model në krijimin e strukturave raportuese edhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim.”

“Kurse, sa i përket aspekteve ekonomike dhe tregtare, siç dihet edhe nga ankesat dhe shqetësimet që ka pasur komuniteti i biznesit, nuk ka pasur rezultate në mënyrë të kënaqshme nga kjo marrëveshje”, thotë Dervisholli.

Një hulumtim që ditë më parë ka prezantuar Aleanca Kosovare e Biznesit, tregon bilancin negativ tregtar në periudhën 2005-2015.

Agim Shahini, kryetar i këtij asociacioni ekonomik, tregon se bilanci negativ i Kosovës gjatë kësaj periudhe, ka qenë 6 miliardë e 400 milionë euro. Sipas këtij hulumtimi, importi i produkteve të vendeve anëtare të CEFTA-s në Kosovë, ka qenë mbi 7 miliardë euro, kurse Kosova ka arritur të eksportojë më pak se një miliard euro.

“Vetë deficiti tregtar tregon se kush ka përfituar, do të thotë nga të gjitha këto vende, përfitime më të mëdha kanë pasur vendet që kanë pasur një ekonomi të zhvilluar, që kanë pasur dhe vazhdojnë të jenë me produktet e tyre në Kosovë. Kurse, Kosova nga e gjithë kjo ka përfituar treg në Shqipëri”, thekson Shahini.

Në anën tjetër, pronarë të kompanive në Kosovë, pohojnë se prodhimet e Kosovës kanë qenë të rrezikuara nga kjo marrëveshje, pasi kanë qenë të papërkrahura nga shteti.

Por, kompanitë prodhuese që kanë qenë më të përgatitura kanë arritur përfitime nga kjo marrëveshje.

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike në Kosovë, për Radion Evropa e Lirë, tregon se ka pasur lehtësira për kompaninë e tij, nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

“Këtu ka qenë gabim i institucioneve që nuk kanë bërë shumë për prodhuesit.Lënda e parë që vjen nga Bashkimi Evropian, por edhe më gjerë, është dashur të lirohet nga taksa doganore”.

“Natyrisht se kemi qenë të rrezikuar, por meqenëse kompania jonë ka qenë kompani që ka eksportuar dhe 60 për qind të eksportit e ka në vendet e CEFTA-s, natyrisht se për ne ka qenë e arsyeshme dhe ka krijuar mundësi për depërtimin në këto tregje”, thotë Palushi.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se CEFTA, si dokument ka qëllim të mirë, por në praktikë bizneseve në Kosovë nuk u ka sjell dobi, po një konkurrencë të padrejtë, e cila i ka dëmtuar.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” për Radion Evropa e Lirë, thotë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë promovimi i tregtisë së lirë, mirëpo mënyra e negocimit, thotë ai, nuk ka përfillur situatën specifike, në të cilën kanë qenë bizneset prodhuese.

“Në atë periudhë, bizneset kanë qenë në krizë, jo në rritje, jo në zhvillim, dhe realisht ato nuk kanë qenë konkurrente me produktet që kanë ardhur nga vendet e CEFTA-s, të cilat kanë një traditë, një përkrahje institucionale dhe kanë një fuqi shumë më të madhe konkurruese se sa produktet vendore”.

“Kështu që, kjo nuk ka sjellë dobi për bizneset vendore, por vetëm një konkurrencë që i ka dëmtuar”, vlerëson Rexhepi për Radion Evropa e Lirë

Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMK-ut, Joachim Ruecker.

Kurse, në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, autoritetet shtetërore, ndërruan vulat doganore nga ato të UNMIK-ut, në vula doganore të Kosovës.

Ndërrimi i vulave shërbeu si shkak për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, t’i bllokojnë produktet kosovare.

Kurse, Qeveria e Kosovës pati vendosur masa të plota reciproke për produktet e Serbisë, ndërsa taksë doganore prej 100 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga  Serbia dhe Bosnja fqinje.

Serbia edhe viteve tjera u ka shkaktuar disa probleme prodhuesve nga Kosova, e bllokadë prodhimeve “Made in Kosova” u kanë paraqitur jo rrallë herë edhe Maqedonia dhe Shqipëria.





Ndërsa Ministri i Tregtisë së Jashtme, Mirko Sharoviq ka deklaruar se ky hap do të bëhet pas vendimit të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave.

“ Në mbledhjen e 17 dhjetorit dotë njoftojmë Johannes Hahnin dhe Federica Mogherinin”, deklaroi Sharoviq për “TVAlfa”.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka potencuar se taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe dhe boshnjake do të mbetet në fuqi deri atëherë kur të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia dhe se askush nuk duhet të kalkulojë ndryshe.

Haradinaj ka thënë se kjo taksë është vendosur për faktin se prodhimet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnjë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...