Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/16

Qeveria e Merkelit përkrah Ushtrinë e Kosovës, ka një mesazh për Serbinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul, ka thënë se Republika e Kosovës si një shtet sovran, ka të drejtë të ‘krijojë forcat e rregullta të armatosura”.




Ai ka thënë se votimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nuk duhet të shfrytëzohet për të tensionuar situatën në rajon.

Rezultate imazhesh për Rainer Breul



Rainer Breul


“Berlini gjithmonë e ka bërë të qartë, se transformimi i forcave ekzistuese të FSK-së , duhet të bëhet në një proces që do të përfshijë komunitetin serb dhe të bëhet në konsultime të ngushta me NATO-n dhe aleatët e NATO-s”, ka thënë ai, shkruan mediumi amerikan ‘WDRB’.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet ndërmjet vete.

“Ne apelojmë për vetëpërmbajtje tek të dyja palët. Votimi i sotëm i ligjeve për Ushtrinë nuk duhet të jetë një pretekst për eskalim të mëtejshëm të situatës”, ka përfunduar  Rainer Breul.

Ushtrinë e Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...