Prof dr Riza Smaka
(Riza Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës , ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi ( 1987 ).
Veç statusit si profesor universitar, profesori Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.)
Letër e hapur:
Kryeministrit të RK-së z .Ramush Haradinaj-t dhe,
Kryetarit të Kuvendit të RK-së z Kadri Veselit
Akti politik e veçanërisht akti juridik i miratuar në rrethana të dhunës, mashtrimit apo lajthimit, kurdoherë, ab initio është nul!
Sipas doktrinës juridike si dhe zgjidhjeve juridike të mira , çfarë do akti juridik apo politik qe do të miratohej nga apo në rrethana të dhunës, mashtrimit apo lajthimit, apriori, ab ovo , ab initio është nul, i cili , përderis do të egzistonte de facti, nuk do të prodhonte efekte juridike as afektime politike valide!
Në rrethanat e aplikimit të dhunshëm të aktit juridik apo politik të miratuar ( Vis, Claem, Precario) nga dhuna , mashtrimi apo lajthimi,efektet juridike si dhe afektimet politike kurdoherë mbetën të natyrës faktike ndersa në rastin e shpalljes nul të tij , të gjitha efektet dhe afektimet praktike, për dallim të abrogimit , nga fillimi e përfundimisht , nulohen dhe konsiderohen invalide dhe inegzistente juridikisht!
Në Prizren, gjatë gjatë seancës nga 8- 10 korrik 1945 të KANÇKKAKM së( Kuvendit të Këshillit Nacional Antifashist Çlirimtar të Krahinës së Kosovës dhe Metohisë ), në rrethana të administrimit dhe të pushtetit ushtarak , të dhunës , kanosjes, mashtrimit e lajthimit ka qenë imponuar Rezoluta ( 8-10 korrik 1945 , Pz.) për Aneksimin e Kosovës dhe Metohisë Sërbisë Federale.
Në seancën e KANÇK-së e KAKM-së, ka qenë miratuar Rezoluta e sipërtheksuar vetëm atëherë kur , autoritetet politike , ushtarake e policore de facti të Sërbisë Federale,jo pak nga delegatët parimorë dhe kundërshtarë të aneksimit të Kosovës nga Sërbia , i kanë qenë likuiduar fizikisht , shumë sish i kanë qenë deprivuar nga liria si dhe të tjerë i kanë qenë joshur me benefite funksionale e materjale !
Seandejmi, miratimi i Rezolutës së sipërthënë ka qenë imponuar me mjete të dhunës politike, ushtarake – policore , ndaj, si e tillë ishte dhe mbetët politikisht e gabuar, e padrejtë dhe e dëmshme si dhe juridikisht absolutisht nule .
Poashtu , Rezoluta e KANÇKAKM-së e datës 8-10 korrik 1945, pos miratimit Vis , Claem , Precario nën rrethana të dhunës , mashtimit e lajthimit politik – ushtarak[ë e policorë, ka qenë dhe është në kundërshtim me :
- Rezolutën e KANÇKM të miratuar në Bujan në seancën e mbajtur gjatë datave 31 dhjetor 1943, 1@2 janar 1944 , me të cilën, konform me të drejtën e pamohueshme për vetëvendosjen politike të popullit shumicë absolute të Kosovës, ka qenë aprovuar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë madje edhe me
- Rezolutën e KOMINTERN-it ( Konferencës Ndërkombëtare të Partive Komuniste) të miratuar në vitin 1924, me të cilën, nder të tjera, ka qenë aprovuar formimi i Republikës Socialiste Fshatare të Kosovës ,alternativisht, të pavarur ose të bashkuar me Republikës Socialiste Fshatare të Shqipërisë, të njëjtë me republikat socialiste fshatare të Sërboisë, Kroacisë , Sllovenisë,
- Rezolutën e Konferencës IV-të të PKJ-së (Partisë Komuniste të Jugosllavisë) të miratuar në Drezden me të cilën ka qenë pranuar dhe konfirmuar Rezoluta e sipërthënë e KOMINTERN-it si dhe në kundërshtim me
- Rezolutën e Konferencës së V-të të Vendit e PKJ-së (Partisë Komuniste të Jugosllavisë ) me të cilën, autoritetet politike e shtetërore të Jugosllavisë së dytë deri në vitin 1945 e kanë pasë konfirmuar dhe përfillur subjektivitetin politik të Kosovës konform me dokumentet politike të sipërtheksuara.
- Në vitin 1945 , kur PKJ-ja dhe institucionet shtetërore të ish Jugosllavisë kur kanë qenë të predominuara nga provenienca dhe influenca centraliste sërbe hegjemone dhe antishqiptare, nder të tjera , ka qenë imponuar me dhunë , mashtrime e lajthime Rezoluta (8-10 korrikut 1945 , Prizren) e Këshillit Popullor të KANÇKAKM-së, për aneksimin e KAKM-së ( atëherë, Kosova quhej Krahinë Autonome Kosovës dhe Metohisë) Sërbisë Federale, sic!
Me nulimin e Rezolutës së Këshillit Popullor të Këshillit Antifashist Çlirimtar të Kosovës dhe Metohisë të datës 8-10 korrik 1945, në funksion të statusit politik të Kosovës, do të nulohej suprestruktuara juridike e ish Jugosllavisë së dytë përkatësisht e Sëbisë (1945- 92- 99) .
Një rast analog, si precedent
Në dhjetorin e vitit 1918 , në rrethana të dhunës, mashtrimit dhe lajthimit, ka qenë miratuar Rezoluta për aneksimin (bashkëngjitjen ) e Mbretërisë së Malit të Zi, Mbretërisë së Sërbisë.
Javë më parë , Parlamenti i Republikës së Malit të Zi, sipas propozimit të arsyetuar të Qeverisë së Malit të Zi, e ka nuluar Rezolutën për aneksimin e Mbretërisë së Malit të Zi Mbretërisë së Sërbisë duke e cilësuar juridkisht absolutisht nule.
Përfundime
Duke vlerësuar se, Rezoluta e imponuar me dhunë, mashtrime e lajthime , në seancën 8-10 korrik 1945 e KANÇKAKM-së , në Prizren, ishte dhe është juridikisht absolutisht nule ,shpallja nule e asaj Rezolute , është politikisht oportune dhe dhe juridikisht e justifikuar, Kryeministrit z Ramush Haradinaj , i propozoj qe, në procedurë parlamentare , Kuvendit të RK-së , t’i prezantojë dhe arsyetojë nulimin e Rezolutës së KANÇKAKM-së të imponuar në seancën e datës 8-10 korrik 1945 në Prizren si dhe Kryetarit të Kuvendit të RK-së z Kadri Veselit, qe propozimin e Qeverisë së RK-së të procedojë dhe mbështes për miratim në procedurë parlamentare .
Prof dr Riza Smaka
(rizasmk@hotmail.com)