Libri i Michelle Obama, libri “Becoming” më i shitur i vitit 2018 vetëm 15 ditë pas publikimit

“Becoming” libri i Mishel Obamës, ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndër librat më të shitur në shumë vende të botës, vetëm 15 ditë pas publikimit të tij. Libri i ish-zonjës së parë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, është një bestseller vetëm 15 ditë pas publikimit të tij.



Deri tani janë shitur 2 milionë kopje të tij. “Becoming” është një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada sipas të dhënave të NPD BookScan.

Lajmi është konfirmuar dhe nga BBC online. Shtëpia botuese Penguin Random House, e cila përditëson të dhënat e shitjeve të librit, theksoi ndër të tjera se “Becoming” e Michelle Obama është libri më i shitur në këtë periudhë dhe në shumë vende të tjera si Australi, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Kore e Jugut dhe Afrikë.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit