Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D
Në kushtet e reja që janë krijuar në
vend, pas ngritjes së studentëve të universiteteve në protesta të fuqishme kundër
një sistemi arsimor të degraduar fund e krye, kundër një reforme arsimore të
dështuar, kundër varfërimit të pandalshëm të rinisë studentore përmes tarifave
të larta, kundër korrupsionit të disa pedagogëve faqezinj që rrjepin studentët,
me siguri që edhe shtresat e gjera të qytetarëve shqiptarë nuk mund të rrinë pa
reaguar kundër çmimit të lartë të karburantit, kundër çmimit të lartë të
energjisë elektrike, kundër rritjes së taksave, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në varfërimine tyre dhe çojnë në falimentimin e shumë
bizneseve në mbarë vendin.
Pushteti i të ashtuquajturës “Rilindje”, rezultoi pushtet i “Rivdekjes” ekonomikepër shumicën
dërrmuese të popullit shqiptar. Dhe fajtori kryesor i “Rivdekjes” ekonomiketë kësaj shumice, pa dyshim, është kryeministri
Rama, i cili ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta dhe, përmes
ligjit zgjedhor, të aprovuar që në vitin 2008, deputetët socialistë i ka
katandisur në kukulla, në gur shahu, çka ka sjellë si pasojë që shumica
parlamentare të shndërrohet në një vegël të verbër, në një turmë kokulur që
zbaton vetëm tekat e tij.
Pasojat e politikës ekonomike të“Rilindjes” socialiste që prej shtatorit
të vitit 2013 dhe deri tani, janë me të vërtetë katastrofike. I vetmi “sukses”
i një politike të tillë, është vetëm kanabizimi i vendit. Dëshmia më
shembullore e dështimit të kësaj politike,është braktisja e vendit prej qindra
e qindra mijë qytetarëve, të cilët kanë marrë rrugët e botës. Një politikë e
tillë u ka shërbyer vetëm interesave personale të kryeministrit Rama dhe një
grushti oligarkësh rreth tij dhe nuk mund të vlerësohet ndryshe, përveçse si
politikë antikombëtare.
Me qëllim që gjendja të mos rëndohet edhe
shumë më tepër, në këndvështrimin tim, ka vetëm një rrugëzgjidhje: kryeministri
Rama të pranojë dështimin burrërisht dhe të japë dorëheqjen, në mënyrë që të
krijohet një qeveri teknike, e cila duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e lëvizjes
studentore dhe të përgatitë truallin për zgjedhje të parakohshme. Këto pesë
vjet vërtetuan në praktikë se kryeministri Rama nuk ka aftësi qeverisëse. Kjo
për arsye se ai nuk e njeh absolutisht artin e komunikimit me njerëzit dhe aq
më tepër me studentët.
Në bindjen time, populli shqiptar ka
nevojë për daljen në skenë të një tjetër formacioni politik me vetëdije të lartë
kombëtare, që të ndërtojë një tjetër politikë ekonomike në të mirë të
interesave jetësore të rinisë studentore dhe të mbarë qytetarëve dhe të vendosë
në vend autoritetin e shtetit tonë, autoritet që partitë politike që kanë
qeverisur gjatë këtyre 28 vjetëve, e kanë nëpërkëmbur keq, sidomos në marrëdhëniet
me shtetin grek, i cili Shqipërinë e vlerëson si një vend pa zot, sidomos pas
ngjarjes në Bularat.
Tiranë, 10 dhjetor 2018
-------------------------
Reagime
---------- Forwarded
message ---------
From: Hafiz <hafizshala@aol.com>
Date: Mon, Dec 10, 2018 at 1:45 PM
Subject: Ka vetëm një rrugëzgjidhje - Bota Sot
To: ymerieshref@gmail.com
From: Hafiz <hafizshala@aol.com>
Date: Mon, Dec 10, 2018 at 1:45 PM
Subject: Ka vetëm një rrugëzgjidhje - Bota Sot
To: ymerieshref@gmail.com
Shume i respektuari Profesor,
Une dote thosha: ja,nji
udhezim,thirrje dhe perkrahje per studentet shqiptar qe gjithnji kur e deshi
vendi,kur deshtoje klasa politike,kur e katandisen vendin dhe kur jau
mjegulluan shoresen deri ne zhberje,tani linde shoresa per ta dhe Shqioerine.
Pergezime per kete shkrim
edukativ,nxites kah e mbara dhe vleresim i gjenerates se re e neperkembur nga
mbeturinat enveriane dhe korruptive.
Nji intelektual i ndershem i
sinqerte dhe i guximshem per ta thene teverteten,eshte gjithmone i mireseardhur
dhe me se i nevojshem.
Pershendetje,
Hafiz Shala
New York
10 dhjetor 2018.
---------- Forwarded
message ---------
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>
Date: Wed, Dec 121 2018 at 9:03 AM
Subject: Re: Ka vetëm një rrugëzgjidhje - Bota Sot
To: Hafiz <hafizshala@aol.com>
From: Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>
Date: Wed, Dec 121 2018 at 9:03 AM
Subject: Re: Ka vetëm një rrugëzgjidhje - Bota Sot
To: Hafiz <hafizshala@aol.com>
I dashur Hafiz,
Më lejoni t'ju përcjell falënderimet e mia të
përzemërta dhe mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.
Eshrefi
Tiranë, 11 dhjetor 2018
Fjala e Lirë
Dhimbja e madhe
Popull on 11/12/2018 01:23:43
Kryefjalë e tërë këtij shkrimi të të
nderuarit prof.dr. Eshref Ymeri janë frazat e fundit të përmbylljes:
“…të
vendosë në vend autoritetin e shtetit tonë, autoritet që partitë politike që
kanë qeverisur gjatë këtyre 28 vjetëve, e kanë nëpërkëmbur keq, sidomos në
marrëdhëniet me shtetin grek, i cili Shqipërinë e vlerëson si një vend pa zot,
sidomos pas ngjarjes në Bularat.
Vërtet, kjo është kryefjala e këtij
shkrimi, pas çështjes së studentëve që fatkeqësisht shfrytëzohet nga partitë
politike.
Dhimbja e madhe popull
Fjala e Lirë
I dashur Dhimbja e madhe Populli on,
Ju falënderoj nga zemra për formimin
tuaj prej nacionalisti të shkëlqyer, rezultat i edukatës shembullore atdhetare
që keni marrë në familjen tuaj të nderuar. Por, ju lutem, prezantojuni lexuesit
me emrin dhe me mbiemrin tuaj se ju, me reagimin tuaj ndaj artikullit tim, nuk
po bëni ndonjë krim. Ju pohoni vetëm një të vërtetë. Megjithatë, dëshiroj të
theksoj se në qoftë se jetoni dhe punoni në Greqi, ju kuptoj plotësisht që
prezantoheni me pseudonim. Sepse Greqia ka qenë, është dhe do të jetë
vazhdimisht një vend racist në qëndrimin ndaj shqiptarëve, për faj të klasës
politike shqiptare, të kësaj klase mercenare, servile të shtetit grek dhe të kishës
shoviniste gtreke, të kësaj klase tradhtare të interesave tona kombëtare.
Me respekt dhe mirënjohje.
Eshref Ymeri
Tiranë, 12 dhjetor 2018