Më 30 tetor 2018 shkrimtarja Vilhelme Vrana
Haxhiraj u pranua anëtarja më e re e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave
dhe Arteve me seli në Nev York, me të drejta të plota si Akademike, me këtë
motivacion: “Si autore me shumë kontribute, me krijimtari letrare të bollshme
në disa gjini, në studime, publicistikë si brenda e jashtë atdheut dhe një
vlerë e pamohueshme që nderon kombin!”
Me orientim të ASHASHA dhe nën kujdesin e familjes Haxhiraj në Vlorë u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Akademike”, ditën e shtunë, datë 15 Dhjetor 2018...në lokal “Gorishti”, ora 10_oo paradite.
Moderator i takimit Z. Fitim Haxhiraj.
-Z. Albert Habazaj Kryetar i Shoqatës së
Shkrimtarëve “P.Marko” çeli
diskutimet.
Poeti durrsak,
Agim Bajrami freskoi mjedisin me
fjalët e tij të ngrohta dhe citoi poezinë filozofike,“Hija ime” nga vëllimi poetik i autores me titull “Sa do të doja”
-Lejla Gorishti, redaktore dhe njohëse e krijmtarisë së autores në urimet e rastit, shprehu anën shpirtërore
artistike të krijimtarisë së autores.
-Rainhardi 6 vjeçar përshëndeti Nëna Vilin, Gjyshin,Mamin
dhe Babin me një poezi, kurse auditorin me Himnin e Flamurit. Zëri i ëmbël,i
sinqertë dhe i pafajshëm bëri përshtyje dhe
ngriti në këmbë auditorin që e shoqëroi me këngë.
-Akademik Prof.Dr. Eshrefi në fjalën e urimit
shpalosi vlerat e shkrimtares Vrana Haxhiraj .
-Kadri Tarelli , studiuesi
dhe kritiku durrsak,përshëndeti autoren.
Z.SehitBeluli
lexoi një dedikim poetik për shkrimtaren
.
Pësrshëndeti
kryetari i Sh.A.K. “Labëria” ,z.Ahmet
Dema!
-Akademik Prof.Dr.
Eshref Ymeri i dorëzoi Çertifiktën e
Akademikes shkrimtares Vilhelme Vrana
Haxhiraj.
Gjakovarja
Vjollca Tytyni, pas fjalës përshëndetëse,
lexoi Mirënjohjen e autores drejtuar Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave
dhe Arteve me seli në New York!
AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE
TË SHKENCAVE DHE
ARTEVE ME
SELI NË NEW
YORK (ASHASHA) !
MIRËNJOHJE:
Të nderuar Anëtarë të Senatit të
ASHASHA!
I nderuar z. President i ASHASHA,
Akademik.Prof.Dr. SKËNDER KODRA!
Nga ky tubim vlerash, i zhvilluar në Vlorë,
sot më 15-12-2018, Ju shpreh falënderimet e mirënjohjen time dhe të familjes
Haxhiraj, për vendimin e datës 30 tetor 2018, sipas të cilit Ju aprovuat
pranimin tim si anëtare e AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE TË
ARTEVE me të drejta të plota.
Ky anëtarsim ishte një lajm i papritur për
mua, ndaj dhe erdhi shumë i këndshëm pasi më vlerësuat me titullin e lartë e të
nderuar “Akademike”.
Kjo arrihet me vullnet, punë dhe në bashkëpunim të frytshëm me
Akademikët e Institucionit tuaj të kualifikuar.
Me
konsiderata të veçanta!
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë,
15-12-2018