2020-04-06

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe ( Botuar nga: EDFA në 2007 )

Autori: Edmond Tupe , Eshref Ymeri , Ali Dhrimo



titleToAlt

I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.


Çmimi: 1300 Lekë



DETAJET E LIBRIT


Shtëpia Botuese:EDF(2007)
Botuar në2007
ISBN-1978-99943-920-7-0
Formatime kapak të hollë
Nr. faqe:698
Përmasa:169 x 239 x 31 mm

Ali Dhrimo lindi në marsin e vitit 1939 në një familje të varfër ekonomikisht si gati të gjitha familjet në fshatin Çorraj të cilët e përballonin jetën me vështirësi e duke punuar si argat edhe në vende jashtë territorit të fshatit për të plotësuar nevojat bazike për të jetuar e për të siguruar bukën, pasi me prodhimin vendas fshatarët siguronin rreth 50-60 përqind të nevojave vjetore, ndërsa për produktet e tjera as që bëhej fjalë për të patur ndonjë standart të përcaktuar. Kësaj varfërie të skajshme ju shtua edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore që për Shqipërinë njihet si datë historike fatkeqe Prilli i vitit 1939, kuptohet se në ç’kushte u rrit Aliu dhe bashkëmoshatarët e tij në fshatin Çorraj që gjatë periudhës gati 5 vjeçare që vazhdoi lufta fëmijët e asaj periudhe me përkujdesin e nënave e baballarëve të tyre u rritën më shumë nëpër pyje se në banesat e tyre pa asnjë kusht minimal për jetesë. Pikërisht për këtë të vërtetë të hidhur duke biseduar me Aliun në Tiranë për sakrificat e nënave tona se si ato na kanë rritur e shpëtuar jetën, ai në mënyrë të përmbledhur e përcaktoi atë periudhë afërsisht në këtë mënyrë: “Dëgjo Arqile më thotë përderisa neve nuk vdiqëm në atë periudhë që të porsalindur filloi lufta dhe varfëria ekstreme ekonomike e familjeve tona nuk besoj se do vdesim ndonjë herë”. Natyrisht me këtë nuk duhej të thoshte se jemi të pavdekshme por për të treguar vështirësitë e paperceptueshme për ditët tona.

Pra, në këtë mjedis familjar dhe shoqëror u lind e u rrit Ali Dhrimo i cili shkollën fillore pas çlirimit të vendit e kreu në fshatin e lindjes në Çorraj, ndërsa shkollën 7-vjeçare në fshatin Kuç rreth 5-6 km larg vendlindjes. Natyrisht që për brezat e sotëm është e pabesueshme për vuajtjet e sakrificat që bëri Aliu për të mbaruar shkollën 7-vjeçare në Kuç, por unë do mundohem ta përshkruaj atë ashtu si ishte e vërteta pasi duke qenë bashkëmoshatar patëm të njëjtin fat për të marrë sadopak dije të përballonim ato sakrifica dhe në atë moshë. E them këtë se si rregull nga shtatori në nëntor dhe nga maji në qershor që do të thotë 5 muaj nga 9 muaj që vazhdonte shkolla ne shkonim dhe vinim më këmbë nga Çorraj në Kuç duke përshkruar rreth 10-12 km rrugë çdo ditë, të ushqyer e të veshur mjaftueshëm sa që kur ktheheshim na merrte aq shumë uria sa që kur vinim afër fshatit nuk mund të duronim nga urija dhe shpërndaheshim si zogjtë në pemë të ndryshme për të gjetur ç’të mundnim për t’u ushqyer. Por kur bashkohet dëshira me inteligjencën natyrale të çdo individi kapërcehen vështirësitë dhe arrihet dëshira dhe objektivi që ka secili, gjë e cila karakterizon gati çdo Çorrjati, pasi ata pas çlirimit të vendit bënë përpjekje të mëdha për ngritjen e nivelit arsimor e kulturor dhe të zhvillimit të gjithanshme të tyre dhe u arrit që sipas statistikave të kohës u konstatua se nëse në prag të çlirimit të vendit nuk kishte nga fshati asnjë djalë apo vajzë me arsim të lartë, në vitin 1984 ose pas 40 vjetësh në një fshat me rreth 60 shtëpi, kishin marrë arsimimin e lartë 177 vetë, nga të cilët 39 vetë inxhinierë 36 vetë ekonomistë, 22 vetë agronomë, 64 vetë arsimtar dhe 16 vetë në fushën e mjekësisë si dhe 226 vetë me arsim të mesëm. Sipas këtyre të dhënave për këtë periudhë që analizojmë rezulton se kanë mbaruar arsimin e lartë e të mesëm mesatarisht 6 vetë për çdo familje.

Pikërisht në këtë mjedis arsimdashës u rrit e u edukua edhe Ali Dhrimo që me zgjuarsinë që i kishte falur natyra, vullnetin dhe këmbënguljen skrupuloze që kishte për t’u shkolluar si dhe duke vlerësuar të kaluarën nga vinte e objektivat për ku duhej të arrinte bëri që ai të përfundonte shkollat e çdo cikli me rezultate të larta dhe të arrijë në ato nivele për të marrë e merituar titullin e lartë “Profesor Doktor” Ali Idris Dhrimo.


Duke vlerësuar karakterin, këmbënguljen për arritjen e synimeve që ai i vinte vetvetes dhe zgjuarsinë natyrale si dhe përbërjen patriotike të familjes pasi xhaxhai i tij Toger Demir Dhrimo humbi jetën duke luftuar për çlirimin e Tiranës në nëntor 1944 dhe i shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Aliu pasi mbaron arsimin e mesëm dërgohet nga shteti Shqiptar për studime të mëtejshme në Laipcig të Gjermanisë.

Vlerësimi që ju bë e meritoi dhe e justifikoi plotësisht me punë, duke lënë gjurmë në rrugën studimor-shkencore. Kështu ai pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në vitin 1963 në Fakultetin Histori-Filologjik për shkak të rezultateve të larta në mësime, emërohet në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë në sektorin e gramatikës e më vonë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” si redaktor në redaksinë e veprave seriale. Për një periudhë të gjatë kohore prej 12 vjetësh ka kryer detyrën e kryeredaktorit të revistës “Gjuha Jonë” pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ndërsa nga viti 1992 deri në vitin 1998 ka kryer detyrën e Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e më pas shef i departamentit të Gjuhës Gjermane në këtë fakultet. Falë nivelit profesional, kërkesës së llogarisë dhe figurës morale të tij, ka bërë që brezi i studentëve të dalë nga dora e Aliut të dallonin nga të tjerët e për pasojë autoriteti dhe respekti për të ishte gjithmonë e më shumë në rritje.

Profesor Aliu, krahas punës zyrtare në vartësi nga funksionet që ka kryer nuk ka lenë pas dore edhe punën studimore-shkencore, kështu pasi plotësoi kreditet e kërkuara në vitin 1986 mori titullin “Doktor i Shkencave” dhe duke u thelluar në veprimtarinë shkencore në vitin 1994 mori titullin e merituar “Profesor në Gjuhësi” pasi njihte dhe fliste mirë gjuhën gjermane si dhe gjuhën angleze dhe atë rusishte.

Ndonëse ai ka shumë punime apo edhe dorëshkrime por unë duke ju referuar librit “Çorrajt, traditat dhe njerëzit e tij”, me autor Jorgo Melica, rezulton se Profesor Aliu ka lënë trashëgimi për shoqërinë shqiptare punime me vlerë shkencore, pedagogjike dhe shoqërore. Kështu ai ka hartuar dhe botuar mbi 140 shkrime (vepra, monografi, artikuj, publicistikë dhe përkthime) për probleme të gjuhës, kulturës, folklorit dhe të botës shqiptare në përgjithësi, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Midis shkrimeve të tij përmendim ato që lidhen direkt me krahinën e Labërisë, si: monografi për emrat e vendeve të Kurveleshit (në “Studime Filologjike” 1973-74), dy kumtesat në dy konferencat albanologjike (1968 dhe 1981),për emërtimet e vendeve të Kurveleshit dhe për emërtimet e Labërisë si dëshmi e unitetit tonë kombëtar dhe kumtesën për emërtimet e fshatit Çorraj (“Kultura Popullore” 1985). Por veprat fondamentale të tij janë: Fjalori gjermanisht – shqip, (viti 1999), Fjalori shqip-gjermanisht (viti 2005), dhe fjalori sinonimik, e vendosin Aliun në një nga specialistët më të mirë të gjermanishtes, por dhe një nga njohësit dhe studiuesit me të mirë të gjuhës shqipe, i cili në tërë veprimtarinë studimore i lë gjuhës shqipe rinisë studenteske, intelektualëve, vepra monumentale,te cilat, do të qëndrojë në shekuj, bashke me emrin e tij. Në vitin 2008, botoi në dy vëllime të gjithë veprimtarinë studimore “Për shqipen dhe Shqiptarët”në të cilat bie në sy jo vetëm larmia e temave, por dhe trajtimi i tyre me kompetencë shkencore. Ali Dhrimoja, si thotë Profesor Shaban Demiraj: “është një ndër ata studiues të suksesshëm që numërohen me gishta në vendin tonë” Ka mbajtur shumë kumtesa dhe ligjërata, në kongrese, në konferenca, në takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe në universitete, si në Gjermani, Austri, Angli, Zvicër, Poloni, Kosovë, Maqedoni e Greqi e të tjera.

Pra ky është Ali Dhrimo si qytetar, si intelektual dhe shkencëtar në fushën e gjuhësisë, vepra e të cilit unë mendoj se përbën një kontribut të rëndësishëm shoqëror për sot e në të ardhmen, prandaj edhe nuk duhet harruar si nga familjarët, bashkëfshatarët të cilët sikur thjesht të mblidhen kudo që janë e të kujtojnë thëniet e mençura dhe shakatë me krip të Aliut jo vetëm do nderojnë e kujtojnë atë por edhe do argëtohen për vete. Po kështu organet e pushtetit vendor si në Tiranë, Sarandë e Himarë nderojnë vetën e tyre që të përjetësojnë me emrin e Aliut një institucion arsimor apo objekt social-kulturor, ndërsa Akademia e Shkencave dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mund e duhet të bëjë objekt studimi e rivlerësimi të veprës shkencore të Profesor Ali Dhrimos e plotë forma për të kujtuar e vlerësuar njerëzit që e meritojnë atë.



Edmond Tupja është përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris. Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më vonë përkthyes në Tiranë, sot drejton seksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik përkthimesh, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve francezë: Proust, Gracq, Tournier, Sartre, Giono, Mauroius, Pieyre de Mandiargues, Delerm, Plazy etj. dhe ka përkthyer në frëngjisht autorë shqiptarë si F. Kongoli, I. Kadare, D. Çomo, D. Çuli, B. Shehu dhe S. Çapaliku. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike. Përmendim këtu: “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd” dhe “Fjalori erotik”. Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.



Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Është anëtar i ASHASHA.Ka shkruar dhjeta libra dhe mija artikuj shkencor në revista të ndryshme në vend, botë dhe internet.

Prof.Dr. Eshref Ymeri,Ph.D : Përkthimi, një histori pasioni

Autori: Prof.Dr.  Eshref Ymeri,Ph.D.

Përkthimi, një histori pasioni 

( Botuar nga: OMSCA-1 në 2015 )


titleToAlt


Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat. 

Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme. 


Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. 

Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot)në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”.

 Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.

Çmimi: 1500 Lekë

DETAJET E LIBRIT

Prof.Dr.  Eshref Ymeri,Ph.D : 

Përkthimi, një histori pasioni 

Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2015)

Botuar në: 2015

Gjuha e publikimit: Shqip


ISBN-13: 978-9928-132-67-3

Formati: me kapak të trashë

Nr. faqe: 518

Përmasat e librit: 150 x 212 x 35 mm

Një vepër e re shkencore e Akademik Prof.dr. Eshref Ymerit: Fjalor frazeologjik anglisht-shqip

Prof.dr. Hajri Shehu

Një vepër e re shkencore e Prof.dr. Eshref Ymerit:

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip

(Parathënie e Fjalorit)

Fjalorët japin tablo të ndryshme të gjuhës dhe, kur janë dygjuhësh, japin tablo të gjuhëve që ballafaqohen. 

Për pasojë, nëse një fjalor leksemor dygjuhësh është ndërkombëtar, sepse ka dy gjuhë, dy struktura gjuhësh, dy semantika dhe dy barasvlerës, një fjalor frazeologjik dygjuhësh është dyfish ndërkombëtar, për shkak të shtresës social-kulturore specifike.

 I tillë është edhe “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” i prof. dr. Eshref Ymerit, që jep një tablo të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe.

Një vepër që lartëson gjuhën shqipe | Gazeta Dita


 Është një tablo mjaft e gjerë sepse, siç dihet, njësitë frazeologjike (dhe fjalët e urta) janë jo vetëm mjet komunikimi, por edhe burim të dhënash për jetën social-kulturore (dhe materiale) të një populli. 

Edhe nga një vështrim i pjesshëm i këtij Fjalori shihet shtresa social-kulturore specifike e botës anglosaksone po edhe e jetës shqiptare, që e sjell barasvlerësi në gjuhën shqipe.

Fjalorët frazeologjikë hyjnë te fjalorët specialë (kësisoj, janë diferencues). 

Dhe sa më gjerë të konceptohet detyra e fjalorit frazeologjik, aq më i rëndësishëm është roli i tij si mjet i kulturës së gjuhës. 

Por, po kaq i vështirë është hartimi i tij. Në fjalorët frazeologjikë dygjuhësh, vështirësia më e parë është barasvlerësia. 

Sepse barasvlerësia nuk vjen me përkthim, por, siç do ta themi më tej, me gjetje.

Por te fjalorët frazeologjikë, në dallim nga fjalorët e përgjithshëm, ka edhe një vështirësi tjetër. 

Ajo lidhet, më së pari, me natyrën e njësisë frazeologjike. Autori i njeh mirë konceptin njësi frazeologjike dhe kufijtë e fondit frazeologjik të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe - veçoritë strukturore tipologjike dhe përmbajtjesore figurative të njësive frazeologjike dhe variantet e tyre, funksionet e tyre gramatikore dhe kushtet e tyre përdorimore, pra, rolin e tyre komunikues-funksional.

Në këtë Fjalor, përveç shprehjeve frazeologjike të mirëfillta, përfshihen edhe fjalë të urta, proverba e fjalë fluturake, çka është në përputhje me konceptin mjaft të gjerë për frazeologjinë në leksikografinë angleze. 

P.sh., në Fjalor gjejmë proverba, si: long absent, soon forgotten larg syve, larg zemrës; when it is not of your business, keep your nose of it kur s’ke pula, mos bëj “ish!”! (kur s’ke pula, pse hahesh me dhelprat?); fool’s haste is no speed kush nxitohet, pengohet (kush e mban hapin shtruar, më larg ka për të shkuar); strain at a gnat and swallow a camel lë miellin e merret me krundet (i lirë në miell dhe i shtrenjtë në krunde); who keeps company with the wolves, will learn to howl kush fle me qenin (qentë), ngrihet me pleshta (kush shkon pas brumbullit, te plehu do ta shpjerë, më thuaj me kë rri, të të them se cili je), etj.

Proverbat, janë mjete gjuhësore që afrohen me frazeologjinë, ngaqë kanë përdorim të qëndrueshëm (për të karakterizuar ngjarje e ndodhi jetësore), kanë kuptim të figurshëm dhe shprehësi emocionale. 

Nga proverbat mund të vijnë fjalë të urta. Si për fjalët e urta, edhe për proverbat, përdoruesi e ka më të lehtë t’i kërkojë e t’i gjejë në një fjalor frazeologjik sesa në një fjalor të përgjithshëm gjuhësor.

Duke përfshirë në Fjalor edhe fjalë fluturake (p.sh., there is but one step from the sublime to the ridiculous (“madhështoren një hap e ndan nga qesharakja”, madhështia me absurditetin janë pranë e pranë), me origjinë nga frëngjishtja, me autor Napoleon Bonapartin), mendojmë se është vepruar drejt, sepse, duke u frazeologjizuar, fjalët fluturake e humbasin lidhjen e drejtpërdrejtë me tekstin nga janë formuar. 

Tashmë, janë me karakter të figurshëm dhe, si citate, janë modele të njohura letrare.

Sa i përket cilësisë së Fjalorit, për këtë mund të gjykohet nga: 
1. zgjedhja e fjalësit. 
2. gramatika e fjalësit.
 3. barasvlerësia; 
4. përveçimi i dallimeve kulturore.
 5. shembullsimi.

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof. dr. Eshref Ymerit i ka zgjidhur të gjitha shkencërisht drejt e leksikografikisht qartë.

1. Fjalori është diferencues (Ai është fjalor frazeologjik dhe jo fjalor i përgjithshëm leksemor.) 

Dhe detyra e tij ka qenë përzgjedhja e njësi frazeologjike, gramatikisht dhe leksikografikisht drejt. 

Ato janë të gjuhës standarde (vetëkuptohet, bashkë me gramatikën e tyre) - edhe në anglishte, edhe në shqipe; kanë kuptim të mbartur e të figurshëm. Çfarë u tha më sipër, besojmë se e plotëson këtë vlerësim. 

Një krahasim i thjeshtë i disa njësive më poshtë në anglishte e në disa gjuhë të tjera, besojmë se e vërtetëson këtë: Ariadne’s clew (thread) / fil d’Ariadne (frëngjisht) / filli i Arianës; the heel of Achiles /talon d’Achile (frëngjisht) / thembra e Akilit; appetite comes with eating (nga frëngjishtja) oreksi vjen duke ngrënë; look for a needle in a haystak (stack of hay) kërkon gjilpërën në kashtë etj.

2. Në një fjalor dygjuhësh, barasvlerësia është një ndër vështirësitë më të para. 

Mund të vendoset, thuajse gjithnjë barasvlerësí përkthimore midis fjalive - gjuhë burimore - gjuhë përkthimore.

 Jo gjithnjë është e mundshme barasvlerësia midis njësive leksikore. Arsyeja? 

Dallimet gjuhësore dhe kulturore (p.sh., fjalët e përbëra ekzocentrike). 

Te shprehjet ekzocentrike (pra, tek idiomat), te njësitë frazeologjike, te fjalët e urta e te proverbat, dallimet gjuhësore (strukturore e semantike) e kulturore (kulturore-gjeografike, kulturore-historike etj.) janë edhe shumë më të mëdha. 

Atëherë, barasvlerësit idiomatikë, frazeologjikë etj. duhet të vijnë jo për nga tipologjia strukturore e thënies (sigurisht, kjo ka vlerën e vet), por për nga koncepti (si mjet leksiko-semantik) që përcjellin. 

Krahaso, p.sh., dy konceptet: make hay while the sun shines dhe rrihe hekurin sa është i nxehtë. 

Atëherë, barasvlerësia në një fjalor frazeologjik dygjuhësh është onomasiologjike dhe jo semasiologjike, është gjetje barasvlerësish konceptorë dhe jo thjesht transferim simbolesh, kuptimesh e motivimesh. 

Por, përveçse përmbajtjesore, barasvlerësia idiomatike, frazeologjike, proverbore etj. duhet të jetë edhe funksionale. Nuk mund të vlerësohet shkëputurazi përmbajtja e njësisë nga funksionimi i saj në gjuhë. 

Kjo do të thotë atëherë që barasvlerësit përkthimor i duhen krijuar kushte identike përdorimi me ata në mjedisin e saj të mëparshëm. Ky është përkthim frazeologjik ndërgjuhësor.

 Ky është përkthim i vërtetë. Dhe ky është përkthimi në “Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip” të prof. dr. Eshref Ymerit.

 Aty ka gjetje barasvlerësish. Aty ka ndërkëmbim frazeologjik ndërgjuhësor.

 Kësisoj, ai është krejt i besueshëm. Shih, p.sh.: be between two fires është midis dy zjarreve; better late than never më mirë vonë se kurrë; fish in troubled waters peshkon në ujëra të turbullt; set the wolf to keep the sheep vë ujkun bari; thread breaks where it is the weakest peri këputet ku është më i hollë; with a stone kill two birds me një gur vret dy zogj. 

Shih barasvlerësit (fjalë të urta) e gjetur për fool wants his cloak in a rainy day: guna nuk qepet kur ka filluar lloha [langoi s’ushqehet ditën që del për gjah, s’shëndoshet (s’majmet) kau (pata) ditën që do të theret, ushqeji qetë para se t’i mbrehësh] etj.

Para barasvlerësit, autori jep në thonjëzamotivimin strukturor ose kuptimor të njësisë së huaj.

 Është një lloj kalkimi në gjuhën shqipe. Kjo është shumë ndihmuese për përdoruesin e Fjalorit.

 Te njësia frazeologjike në origjinë janë dy kuptime: kuptimi aktual dhe kuptimi etimologjik (forma e brendshme, motivimi). Në aktin e ligjërimit, në plan të parë del kuptimi aktual.

 Kjo rrethanë bën, siç e përmendëm më parë, që të çsemantizohen gjymtyrët e saj përbërëse dhe shkallë-shkallë të harrohet forma e brendshme.

 Por në shumë njësi frazeologjike mund të njihet a të kuptohet forma e brendshme, sepse ajo mbështetet në togfjalëshin që e përbën atë. 

Forma e brendshme e njësisë frazeologjike (edhe e fjalës së urtë), domethënë, struktura e saj semantike është vetë përmbajtja konkrete. 

Dhe kjo përmbajtje i tregohet përdoruesit për t’i thënë: ja barasvlerësi, ja si motivohet ky barasvlerës. 

Nga pikëpamja psiko-linguistike, shpjegimi a kalkimi në thonjëza shton shumë në njohjen dhe përvetësimin e të dy shënuesve ndërgjuhësorë.

Si në “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip” (2015) të prof. dr. Eshref Ymerit, edhe këtu, në shtyllën e gjuhës shqipe kemi një fjalor të vërtetë sinonimikfrazeologjik. 

Sinonimet - barasvlerëse të njësisë së huaj - në shqipe janë edhe përmbajtjesore, edhe funksionale. 

Për shembull, te gaunt (as gaunt) as bone: e ka qafën me një dell (është bërë bark e shpinë bashkë, është bërë për në plasë të derës, është bërë cipë e kockë, është bërë kockë e lëkurë, është me dy fije brinjë, i është bërë qafa fije peri, i ka hyrë shtati në shtat, i numërohen brinjët). 

Dhe te throw a mist before smb’s eyes: i hedh hi (pluhur, kashtë) syve, i hedh trutë e gomarit, e hedh kodër më kodër, ia shet sapunin për djathë, ia shet shkumën për ajkë,ia shet ujin e pusit për verë, e nis me shoshë për ujë, e vë në bisht të lugës) etj.; te fly on the wheel mbi dhjetë sinonime të tjera frazeologjike: e ka hundën të gjatë, e mban bishtin cakërr, i duket hunda dyfek, i kullot hunda lart, kapardiset si maçoku në thekër (si qeni në qerre, si gjeli majë plehut) etj.

Vargu sinonimik në gjuhën shqipe shkon deri mbi 40 njësi. 

Së pari, kjo tregon zhvillimin e vrullshëm të frazeologjisë shqipe; së dyti, tregon shkallën e zhvillimit të letërsisë artistike, publicistike etj.; së treti, tregon mundësitë për përdorimin stilistik të njësive frazeologjike; së katërti, tregon njohjen e thellë të sinonimisë frazeologjike të gjuhës shqipe nga autori. 

Në vargun sinonimik te kolona e shqipes, njësia e parë është barasvlerësi më i parë i njësisë së huaj. Sinonimet që e ndjekin atë, janë relative.

 Zgjedhja e tyre i takon përdoruesit të Fjalorit (le të themi, përkthyesit nga gjuha burimore) për kontekstin, që e kërkon ai.


3.Frazeologjia, në masë, i përket ligjërimit bisedor. Prandaj të gjitha njësitë frazeologjike mund të etiketohen si bisedore. 

Por ato përdoren në stile të ndryshme. Ka frazeologji me ngjyrim mospëlqyes; ka frazeologji të ligjërimit të shkujdesur; ka edhe frazeologji me burim ose me përdorim libror. 

Frazeologjitë kufizohen edhe nga figurshmëria. Atëherë, duhet njëfarë kujdesi në punë të ngjyrimit shprehës-emocional, kohësor-historik etj. 

Autori i ka shenjuar stilistikisht aty ku është dashur. Janë përdorur dy lloje shënimesh: 

a) gjuhësore: bisedore, librore, e vjetruar etj.;

 b) sociale: përçmuese, përbuzëse etj.

Fjalori është filologjik. Çdo njësi frazeologjike është glosë më vete.

 Kur janë variante, bashkohen në një glosë. Përbërja leksikore e njësisë frazeologjike, e fjalës së urtë etj. jepet e plotë (sipas fjalorëve të anglishtes standarde).

Renditja ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve ndërmjet aksh frazeologjie me frazeologjitë e tjera në sistemin e gjuhës. 

Njësia (frazeologjike) mund të pasqyrohet aq herë, sa gjymtyrë ka (përveç fjalëve shërbyese). 

Vendosja sipas gjymtyrëve përbërëse na e sjell njëherësh të njëjtën frazeologji në grupe të ndryshme. 

Por kjo kërkon shumë hapësirë. Në një fjalor dygjuhësh, njohja e grupeve nuk vlen edhe aq shumë. 

Prandaj në këtë Fjalor renditja është bërë vetëm një herë:

 a) sipas boshtit semantik (shih, p.sh., te fjala battle);

 b) sipas gjymtyrës së parë (kur nuk është fakultative dhe kur nuk ka variant leksikor); 

c) sipas vokabulit, d.m.th. vetë njësisë frazeologjike.

Duke i përmbushur të gjitha kriteret e mësipërme, “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” i prof. dr. Eshref Ymerit, u përgjigjet më së miri kërkesave të përdoruesit, qoftë ky lexues i thjeshtë apo përkthyes.

 Kushdo që lexon, rilexon, përkthen e ripërkthen letërsi artistike, publicistike, fetare etj. nga anglishtja, do ta ketë tashmë në tryezën e tij të punës këtë fjalor si një ndihmëtar të veçantë.

Leksikografia lidhet ngushtë me zhvillimin e gjuhësisë dhe, para së gjithash, me zhvillimin e leksikologjisë, si shkenca për leksikun e gjuhës. 

Fjalorët frazeologjikë dygjuhësh të botuar deri tani, pasqyrojnë bindshëm arritjet në fushën e leksikografisë e veçmas, të frazeologjisë si disiplinë gjuhësore. 

Në këto arritje një vend të veçantë zënë tre fjalorët frazeologjikë të prof. dr. Eshref Ymeri, në një si bashkautor dhe në dy si autor i vetëm.

Në “Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip” të tij studiuesve të frazeologjisë u jepen zgjidhje të caktuara shkencore në ballafaqimin anglisht-shqip. 

Etnolinguistët kanë përpara fushat konceptore e grupet tematike të frazeologjisë (edhe të leksikut) së gjuhës angleze e të gjuhës shqipe. Leksikografët shqiptarë kanë përpara një fjalor sinonimik frazeologjik te kolona e shqipes. 

Etnografët kanë përpara doket e zakonet angleze, të materializuara gjuhësisht. (shih, p.sh., të ashtuquajturën privacy). 

Kushdo që dëshiron të njihet me histori frazeologjizmash, fjalësh të urta, fjalësh fluturake etj., mund ta lexojë me ëndje në këtë Fjalor.

 Fjalorët janë zakonisht libra referimi dhe nuk lexohen. 

Por ky Fjalor mund të lexohet mu për këto histori, shpjegime e motivime jashtëgjuhësore. 

Shih, p.sh., te: Teddi boy qejfli huqesh (rrebesh, trillesh). Shpjegimi e motivimi jashtëgjuhësor: Teddy është shkurtim i emrit Edward. Shprehja e ka prejardhjen nga emri i mbretit anglez Eduardi VII (Edward VII - 1841-1910), i cili dallohej për mënyrën origjinale të të veshurit.

 Teddy boys kanë qenë imituesit e tij në radhët e rinisë së viteve ’50 të shekullit të kaluar. 

Shih edhe te punic faith; Knights of the Round Table; There is but one step from the sublime to the ridiculous; Fortune’s wheel; put on the buskin(s); fools rush in where angels fear to tread; strain at a gnat and swallow a camel etj.

Anglishtja është gjuha e huaj nga e cila përkthehet më shumë në shqip dhe e cila mësohet më shumë në Shqipëri. 

Rrjedhimisht, fjalorët me anglishten janë më të përdorurit. 

Ky fjalor u vjen në ndihmë të gjithë përkthyesve, pedagogëve e mësuesve të gjuhës angleze dhe të gjithë studentëve dhe nxënësve që duan ta thellojnë njohjen e saj. 

Në mësim, edhe për të krahasuar, për të njohur ose për të gjetur universale frazeologjike (tipi hekuri rrihet sa është i nxehtë / strike while the iron is hot) ose universale kuptimore, p.sh. përdorimin mbiemëror të emrave për të shënuar një njeri të dobësuar në trup te gaunt (as gaunt) as bone: është bërë fshikull [furde, furkë, gisht, grep, gjethe, kërrabë, kufomë, labot, lapër,laskar,lëkurë maceje, liktyrë, lipsanë, një dorë, një grusht, pe, petë, qiri, (si) bisht luge, shirit, shkarpë, (si) shkop, trëndelinë]. 

Si do të ishin korresponduesit e tyre në anglishte ose në një gjuhë tjetër?

Dhe në fund, nuk mund të rrimë pa vënë në dukje edhe përmasat e këtij Fjalori.

 Me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip, “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof.dr. Eshref Ymerit. 

Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze.

Tiranë, 12 korrik 2019

2020-04-05

Nga Gjin Musa : Doli nga shtypi “Leksikoni enciklopedik”, i autorit Prof.Dr.FLORI BRUQI



Gjin Musa - Home | Facebook

Akademik Prof. Gjin Musa


Kryeredaktor dhe administrator i Medias Online
                                                                           Tel.: 0039 34 603 424 12

                                                                            Email: gjinmusa@yahoo.it


Përë herë të parë në trojet tona shqiptare , më një punë të palodhshme në fushën e shkencës,letërsisë , artit doli nga shtypi sot libri me titullin “Leksiokon enciklopedik” , botim nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane -Dega në Prishtinë (Botues Flomed SHPK,Prishtinë).

Flori Bruqi

Autori i Librit Flori Bruqi


Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe që trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në në Kosovë, Shqipëri , Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare (Flori Bruqi, Dibran Fylli,Hakif Bajrami,Naim Kelmendi,
Nijazi Halili,Fatmir Halimi,Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji ne hapësirën shqipfolëse.

Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj.

Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe ne vitin 2019 ASHAK ,botioi ” Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…,ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve -Dega në Prishtinë , do të ketë disa vëllime…. dhe përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve,artistëve në fushat e ndryshme.

Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij qoftë nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Është bërë një sistemim i plotë, i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca,letërsia ,arti shqiptar në shekuj.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e Enciklopedisë dhe historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to…

Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull, që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

Çfarë janë botimet për shkencë,letërsinë, artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Enciklopedia…. i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim ngase behet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare.
Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…vlerësoni,…por ka edhe të tillë që e gjykojnë veprën akoma pa e lexuar,


*******



Fritz Radovani 4 Prill 2020 At 8:42 am

Urimet ma te mira prej zemret te gjithe Atyne qe kane kontribue per kete Veper!

I uroj shndet, po edhe krijimtari te pashterrshme ne sherbim t’Atdheut!

Ju pershndes, jete te gjate e te kandshme i Nderuem Profesor Flori Bruqi!

Nga Melbourne, 

Fritz Radovani.


****


Ju falnderoje nga zemra juve z.Klevelan Ohaja dhe juve z.Frtz Radovani per mbeshtetjen dhe perkujdesjen tuaje.
Me shum respekte

Akademik Gjin Musa

Rom,Itali

4 Prill 2020 At 8:42 am
*****


I dashur Profesor Flori, akademik,

Ju uroj nga zemra Juve, si nismëtarin dhe kontribuesin kryesor për botimin e veprës madhore “Leksikoni Enciklopedik”. 

Kjo është vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse.

 Ju, si një intelektual i shquar i kombit shqiptar dhe si autor i gati 50 veprave të botuara në disa gjini të letrave shqipe, keni zënë një vend nderi në aradhën e intelektualëve shqiptar. 

Kjo është vepër me dimensione të tilla perceptimi, të cilën si zor se mund të ishte në gjendje ta përgatiste edhe një sektor i tërë i Akademisë së Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë.

 Është për të ardhur keq që ne, si komb, për fajin e këtyre dy akademive, nuk kemi të botuar një Enciklopedi Shqiptare shumë vëllimshe. 

Pikërisht pë fajin e këtyre dy akademive ne nuk kemi të botuar një Fjalor të gjuhës shqipe, me, të paktën, 100 mijë fjalë. 

Gjuha shqipe është themeli i gjuhëve evropiane. por, çuditërisht, hartimi i një Fjalori me përmasa të tilla, as që që është parashikuar për t’u hartuar në perspektivë.

Edhe një herë urime nga zemra për botimin e “Leksikonit Enciklopedik” dhe të veprës “Diademë letrare 4”.

Me respekt të veçantë.

Eshref Ymeri

Kleveland, Ohajo


4 Prill 2020 At 1:37 pm


Nuk harrohet egzodi mitik i Bllacës


Fotografia e Jahja Lluka

Kur sot jam i nderuar t’ju drejtohem me këtë fjalë të shkurtër, nuk mund ta fsheh jo vetëm kënaqësinë dhe privilegjin, por e kam vështirë t’i fsheh edhe emocionet, sepse më në fund, një ëndërr që kaq vite e kemi kultivuar dhe dëshiruar, sot po e bëjmë realitet.
Fotografia e Skender Asani
Ra ky mort dhe u pamë


Unë vij sot para jush edhe me emocionet që i kishim kur ditë më parë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup e përkujtuam 20-vjetorin e eksodit të Bllacës dhe mezi gjetëm fuqi e fjalë që ta shënojmë atë ngjarje që e tronditi mbarë botën.

Fotografia e Skender Asani
Ishte një kohë tjetër,...kur njeriu "përbinte" edhe hekur 

E si historian që jam, por edhe si drejtues i Institutit, mund t’ju them se sot ne nuk po vendosim vetëm një gurthemel të një qendre përkujtimore, madje as treni që sot e kemi këtu si shenjë kujtimi për një të kaluar të hidhur nuk është i mjaftueshëm për ta përkapur krejt përkushtimin dhe synimin tonë.
Fotografia e Skender Asani

Më të vërtetë, ne sot këtu po vendosim të ngremë një qendër që do ta konservojë, ruajë, mbrojë dhe kultivojë krejt kujtesën historike të shumë gjeneratave shqiptare përgjatë më shumë se një shekulli.

Fotografia e Skender Asani
Është më plotë  arsye  që Instituti i ynë , me ndihmën edhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ministrit Arbër Ademi, tashmë e ka hapur sektorin e Muzeologjisë, që të mund kështu të kujdestarojë në ngritjen e kësaj qendre përkujtimore.

Fotografia e Skender Asani

Të përmendësh krimet makabre , dhunimet seksuale , masakrat, eksodin, pastrimin  etnik, janë rrëfime tronditëse , që mund të ndërtojmë një mur të madh  më  kujtime , vajtime për vuajtjet e popullit shqiptar, të cilat do ta ndërgjegjësonin sejcilin njeri në botë se gjatë këtij njëqindvjeçari ishte një popull që ishte viktimë dhe ishte një shtet që ishte dhunues dhe agresor.
Fotografia e Skender Asani
Ska  rast që është kaluar pa vuajtje  , ndryshime shpirtërore  ngase  kjo është përtej fuqisë sonë.Dhe ne  duhet  ta përkujtojmë çdo sekond...çdo ditë ...vjet , që të marrim mësim prej saj dhe të mos lejojmë që ajo të na përsëritet.

E në  këtë rast dua ta falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe mikun tim, që është këshilltar i Kryeministrit – z. Jahja Lluka, për përkushtimin e tyre serioz që të arrijmë në këtë ditë.


Ra ky mort dhe u pamë ...


Fotografia e Jahja Lluka



Botërisht , mirënjohje meriton edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm për këtë gurthemel, por edhe për krejt çfarë ka bërë që ta ndihmojë popullin shqiptar të Kosovës në kohën kur ata trokitën në derën tonë.

E  një ditë emrat tonë mund të harrohen, por kjo qendër do të mbetet pronë e përhershme historike e krejt gjeneratave që vijnë pas nesh....


Mjekët në shok, ky frut po kuron kancerin për 24 orë

Të gjithë ju që po arrini ta lexoni këtë lajm dhe ta dëgjoni ketë histori rreth shpëtimit te jetës nga sëmundja më e keqe e kancerit, dijeni që është e vërtet kjo që do të lexoni.

Nëse njihni ndokënd që është i prekur nga kanceri shpërndajeni këtë lajm!

Dyshohet që mjekët dhe në përgjithësi qeveritë e shumë vendeve nëpër botë po duan qënjerëzit t’i mbajnë në errësirë (në mënyrë që të mos e humbin biznesin e tyreme barnat), sepse ky është fruti i cili po e kuron kancerin (sidomos në fazat fillestare) dhe çka është më e rëndësishme mund ta gjeni këtë frut në treg dhe kushton shumë lirë.

Kiezi 100-vjeçar me Alzheimer: si “kokra e mollës” pas infektimit me koronavirus 4 weeks ago6 Views1 Min Read

Një 100-vjeçar kinez është shëruar nga koronavirusi, duke u nxjerr nga spitali si “kokra e mollës”.



Sipas mediave botërore, ky është pacienti më i vjetër që shërohet nga kjo sëmundje.

Plaku u sëmur në provincën Hubei, kryeqyteti i të cilit Wuhan ishte epiqendra e epidemisë.

Ai mbërriti në spital me 24 shkurt, vetëm disa ditë pasi festoi 100 vjetorin e lindjes – plaku lindi në shkurt 1920.

Mediat kineze raportojnë se burri vuan dhe nga sëmundja e Alzheimerit dhe se ka presion të lartë të gjakut e probleme të zemrës.

Gjithashtu thuhet se plaku ishte trajtuar me metoda të ndryshme antivirale. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...