2020-10-21

Në TIranë, publikohet libri i akademik i Kujtim Matelit nën siglën e AAAS-it: “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit III”

Akademik Flori Bruqi,Ph.D. Libri studimor shkencor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit III”, që po i paraqitet lexuesit është vazhdim i dy librave të mëparshëm të tij, të botuara në vitin 2011 dhe 2016. Teza e studiuesit Kujtim Mateli është se Dodona nuk ndodhet në Jugperëndim të Janinës ku është pretenduar deri më sot nga Konstandin Karapanos dhe e pranuar nga disa institucione shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo nuk është as në Tomorin e Beratit e pretenduar nga disa dijetarë shqiptarë, por nw Dwshnicw tw Pwrmetit. Në librin e parë, botim i vitit 2011, autori pasi ka hulumtuar gjatë, në një periudhë gati 10-vjeçare, pasi ka grumbulluar një material të pasur për vendodhjen e Dodonws, arrin në përfundimin se Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës. Dëshmitë që e bindin autorin se Dodona ndodhet jashtë kësaj lugine, janë kryesisht tri: -Orakulli i Dodonës, sipas dëshmive të autorëve të antikitetit, ndodhej ndanë lumit me emrin Dodon. Në luginën e Carakovistës nuk ekziston lumi. -Dodona ndodhet në shpat të malit Tomar. Dodona e luginës së Carakovistës, jo vetëm nuk ndodhet në shpat të malit të kësaj lugine që është mali Uliçka, por as në rrëzë të tij. Ky qytet ndodhet në krahun e kundërt të luginës, në kodrat e Kozmirasë. -Autorët e antikitetit thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, kurse lugina e Carakovistës në jugperëndim të Janinës, ndodhet në mes të Epirit. Të tri këto grupe dëshmish e orientuan studiuesin Kujtim Mateli ta kërkojë Dodonë jashtë luginës së Carakovistës. Si pikë referimi mori autorët e antikitetit që e nxjerrin Dodonën në veri të Epirit. Segmenti verior i Epirit ku mund të kërkohej Dodona është lugina e lumit Drinos deri në grykëderdhjen e tij në Vjosë dhe Lugina e Sipërme e Vjosës apo lugina e Përmetit. Lugina e Drinos që është një pjesë e rrethit tw Gjirokastër dhe një pjesë e rrethit të Tepelenës, sipas të gjitha burimeve historike ka qenë tokë e Kaonisë. Lugina e Përmetit ka qenë tokë e Molosisë. Një grup autorësh të antikitetit thonë se Dodona ndodhej në veri të Epirit në tokën e Molosisë. Atëherë për autorin mbetej vetëm lugina e Përmetit ku duhej kërkuar Dodona. Disa autorë të antikitetit japin këto të dhëna që përcaktojnë topografinë e Dodonës, mbi bazën e të cilave duhej kërkuar dhe gjetur Dodona. -Qyteti dhe tempulli dodhet në shpat të malit. -Pwrballë tyre ndodhej fusha Hellopia, ku kullotnin tufa gjedhësh të shumtë. -Ndanë këtij vendi kalon lumi Dodon dhe që gjatë rrjedhës së tij ka qenë orakulli i lisit të shenjtë që realizohej nga fëshfërimat e gjetheve të lisit dhe lëvizjet e erërave. Në të tre malet e këtij vargmali Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë, që plotësojnë kushtin se ndodhen në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, nuk ka asnjë vend tjetër që të ndodhet një qytet në shpat të ndonjërit prej këtyre maleve ku të ndodhen rrënojat e ndonjë qyteti. I vetmi vend që i plotëson këto kushte është lugina e Dëshnicës ku ndodhet lumi, pranë të cilit ishte orakulli i lisit; qyteti në shpat të malit, në perëndim tw qytetit të Këlcyrës ku ndodhet qyteti antik me më shumë se 600 rrënoja dhe sipër këtij qyteti antik, kalaja antike si vendndodhje e tempullit dhe e orakullit të pëllumbave. Për autorin nuk ka as më të voglin dyshim se Dodona qytet dhe tempull ndodhet në perëndim të qytetit të Këlcyrës, kurse orakulli i lisit përgjatë lumit të sotëm Dëshnica ku ndanë lumit ndodhen pyje të shumtë të lisit dhe vende moçalore. Pas botimit të librit të parë, autori iu përvesh punës për të sqaruar opinionin publik dhe atë shkencor që ende vazhdonin të besonin se Dodona ndodhej në luginën e Carakovistës. Në librin e dytë autori i është përgjigjur pyetjes: nëse autorët e antikitetit e vendosin Dodonën në veri të Epirit në tokën e Molosisë, gjetjet në luginën e Carakovistës a e vërtetojnë ekzistencën e Dodonës atje? Autori e ka përkthyer Karapanon në shqip, si dhe mjaft autorë të tjerë pas tij. Një kujdes të veçantë u ka kushtuar ekspeditave arkeologjike të kryera nga Evangjelides në vitin 1935 dhe Sotiros Dakaris që e ka mbrojtur ekzistencën e Dodonës në luginën e Carakovistës. Dy janë çështjet mbi të cilat e ka ndërtuar librin e dytë. Ky qytet në luginën e Carakovistës që është pretenduar si qytet i Dodonës nga Karapanos dhe pasuesit e tij, sa e ka jetëgjatësinë dhe cilat janë gjetjet arkeologjike që e kanë identifikuar me qytetin e Dodonës? Jetëgjatësia e këtij qyteti nuk e kapërcen segmetin kohor të dy shekujve. Evangjelides thotë se ky vend i shenjtë (i pretenduar Dodona) nuk ka gjetje arkeologjike që ngjiten përtej shekullit të V, para erws sonw. Aty nuk ka as gjetje arkeologjike që i përkasin periudhës së pushtimit romak apo krishtërimit, sepse Dodona ka ardhur deri nw shekullin e V tw erws sonw si faltore pagane dhe mw vonw qendwr peshkopale nw Epirin e Vjetwr. Sotiros Dakaris e përcakton më qartë segmentin kohor të ekzistencës së këtij qyteti. Në konferencën shkencore të mbajtur nga 22-25 tetor të vitit 1984 në Francë, mbi Ilirinë e Jugut dhe Epirin antik, faqe 73-75, Dakaris jep këto të dhëna: Vendi i shenjtë i epirotëve ishte qendër e Aleancës Epirote (343/2 deri në vitin 234/3) dhe më vonë Koinion i Epirit (234/3 deri në vitin 168). Dakaris që e pretendon këtë vend si qytetin e Dodonës, nuk jep në këtë konferencë asnjë të dhënë që ky qytet kishte jetëgjatësi përtej mesit të shekullit IV para erws sonw, duke u përputhur në këtë mënyrë me arkeologun e mëparshëm Evagjelides. Nuk solli as të dhëna për periudhën e pushtimit romak, pra pas vitit 168 para erws sonw. Sipas Dakarit jetëgjatësia e këtij qyteti është i barabartë me ekzistencën e institucioneve epirote. Në të vërtetë ky është qyteti që Aleanca Epirote, në fillim të krijimit të saj, ngriti këtë qytet ku do të mblidheshin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit dhe gjithë struktura organizative për të bërë të mundur funksionimin e Aleancës Epirote. Çështja e dytë që studiuesi Kujtim Mateli kërkon të provojë është se gjetjet arkeologjike vërtetojnë ekzistencën e Hyjnisë Di Naios, kurse në Dodonë sipas burimeve historike nderohej Di Dodonen. Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë mbishkrim që të vërtetojë se ky qytet i përket qytetit të Dodonës. Në përfundim autori thotë se numri i gjetjeve arkeologjike që të mund të vërtetonin se ky qytet i luginës së Carakovistës i përket Dodonës është zero, gjithashtu zero është dhe numri i dëshmive të autorëve antikë që mund të na orientonin se ky qytet i luginës së Carakovistës është Dodona. Libri i tretë që po përgatitet për botim ka të bëjë me dëshmitë e autorëve antikë që e vendosin Dodonën në kufijtë e Ilirisë. Ky grup autorësh e vendos Dodonën në afërsi të Apolonisë ilire dhe konkretisht në kufijtë e Atintanisë. Këto dëshmi e mbyllin ekzistencën e Dodonës në jugperëndim të Janinës, por lenë të hapur një shteg tjetwr: a është Dodona në Tomorin e Beratit? Ky shteg mbetet I hapur pwr arsye se në afërsi të Apolonisë, nuk mund të thuhet për Dodonën në Jugperëndim të Janinës, por Tomori i Beratit është pjesë e maleve që përfshihen në afërsi të Apolonisë. Autori e merr në konsideratë Dodonën në malin e Tomorit që ka mbështetës të shumtë në Shqipëri. Në këtë libër vërtetohet përse ajo nuk mund të jetë në malin e Tomorit. Autorët antikë thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, në tokën e Molosisë pellazge, Tomori i Beratit ndodhet në tokën e Ilirisë i rrethuar nga fiset ilire të parthinëve dhe dasaretëve. Në ndarjen administrative të periudhës romake: Epir i Vjetër dhe Epir i Ri, që përfshinte trojet ilire afërsisht me rrjedhën e lumit Mat, Dodona përfshihej në Epirin e Vjetër me qendër Aktia Nikopolin (Preveza e sotme), kurse Berati (në atë kohë me emrin Pluheriopolis) përfshihej në Epirin e Ri me qendër Durrësin. Rrjedhimit dhe Tomori i Beratit ka qenë pjesë e Epirit të Ri. Autorët e antikitetit i njihnin mirë fiset ilire nga ato pellazgo-epirote, ku bënte pjesë dhe Molosia. Nëse Dodona do të ishte në Iliri ata nuk do të thoshin Dodona pellazge, por Dodona ilire. Përderisa dëshmitë e tyre vërtetojnë se Dodona ishte pellazge dhe në tokën e Molosisë, do të thotë se Dodona nuk ishte në Tomor të Beratit që ishte pjesë e Ilirisë dhe pjesë e fiseve të parthinëve dhe dasaretëve ilirë. Disa autorë modernë mundohen që Atintaninë, të cilën Skylaks Karadiensis e vendos në kufijtë e Dodonës kërkojnë ta shtrijnë nga kufijtë e Apollonisë deri në Jugperëndim të Janinës. Si perfaqësues të këtij grupi, studiuesi Kujtim Mateli sjell autorin helen Hatzopoulos, M.B., i cili në konferencën shkencore mbajtur në Francë (25-27 tetor 1990), shtron tezën se fisi i atintanëve shtrihej nga kufijtë e Apollonisë deri te liqeni i Janinës, duke dashur të përputhë njërën nga dëshmitë e autorëve të antikitetit me të ashtuquajturën Dodonë në jugperëndim të Janinës. Kjo përpjekje tregon se ata që e mbështesin tezën se Dodona ndodhet në luginën e Carakovistës ndodhen në vështirësi provash për ta vërtetuar ekzistencën e Dodonës në Jugperëndim të Janinës. Sipas Hatzopoulos, M .B., Atintania shtrihet nga kufijtë e Apolonisë duke përfshirë Mallakastrën dhe Tepelenën e sotme në të djathtë të Vjosës, gjithë luginën e Drinos që i përket rrethit të sotëm të Tepelenës (në grykëderdhjen e tij), gjithë luginën e Drinos që i përket rrethit të sotëm të Gjirokastrës, pastaj gjithë territorin deri te liqeni i Janinës. Po kjo vjen në kundërshtim me autorët e antikitetit që luginën e Drinos e kanë përcaktuar si tokë të Kaonisë. Kështu Klaud Ptolemeu dhe Stefan Bizantini e japin Antigonenë që ndodhet në luginën e Drinos si qytet të Kaonisë së Epirit. Tit Livi i jep ngushticat e Antigonesë si tokë të Kaonisë. Mbështetur mbi këto dëshmi një shumicë e autorëve modernë si Hammond N.G. L., Pierre Kabanes, Chryseis Tzouvara-Souli e japin luginën e Drinos si tokë të Kaonisë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë e kundërshton shtrirjen e Atintanisë deri te liqenin e Janinës. Në librin që mban autorësinë e saj “Historia e popullit shqiptar I”, lugina e Drinos jepet si tokë e Kaonisë, kurse lugina e Përmetit si tokë e Molosisë. Që do të thotë, se shumica e dijetarëve të ditëve të sotme kanë të njëjtin mendim se Atintania ndodhet në të djathtë të Vjosës, që u përket rretheve të Mallakastrës dhe Tepelenës në të djathtë të Vjosës. Edhe kjo përpjekje që është bërë nga autorët helenë për t`i dhënë Dodonës së Carakovistës një dëshmi nga autorët antikë, mbeti një përpjekje e dështuar dhe siç thotë studiuesi Kujtim Mateli numri i dëshmive të autorëve antikë që e vendosin Dodonën në luginën e Carakovistës është zero. Tre libra në kërkim të vendodhjes së Dodonës provuan qartësisht se Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, por në Dëshnicë të Përmetit, konkretisht në perëndim të qytetit të Këlcyrës (qytet dhe tempull) dhe përgjatë lumit të Dëshnicës (orakulli i lisit të shenjtë). Me përcaktimin e vendodhjes së Dodonës do të kemi mundësinë të hapim porta të reja për të depërtuar në origjinën e identitetit tonë pellazgo-ilir. Prishtinë,21.10.2020.

“Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”

Alqi Naqellari Prof. As. Dr. (Shqipëri) dhe Prof. In. Docent (Maqedoni) Universiteti Mesdhetar i Tiranës Libri “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit” vëllimi i III është një arritje tjetër e studiuesit Kujtim Mateli. Ky punim është në vijim të dy punimeve të para në mbështetje të tezës së tij se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit. Për të ardhur deri në këtë botim, autorit i është dashur të vazhdojë shfrytëzimin e materialeve në mbështetje të tezës së tij, por i është dashur, ashtu si edhe autorëve të tjerë, të përballet edhe me anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (M. Korkuti) që i konsideron këto punime shkencore si diletantizma dhe jo fakte historike, duke vlerësuar më shumë punën e autorëve të huaj dhe duke nënvlerësuar punën e studiuesve shqiptarë. “Dodona është në rënojat e Melingosë që më vonë u provua që ishte faltorja e famëshme e Dodonës”. Këto janë thënie të Ismail Qemalit. Gërmimet që bëri arkeologu Karapanos dhe studiues të tjerë më vonë provuan katërcipërisht se Dodona gjendet rreth 25 km në jugperëndim të Janinës. E përmenda këtë fakt historik, këtë të vërtetë, sepse sot në shekullin e 21-të në Tiranë botohen libra dhe shkruhen artikuj në shtypin e përditshëm se Dodona pellasgjike qenka në Malin e Tomorit, një tjetër në Ulqin dhe një muaj më parë e kanë lëvizur dhe e kanë çuar në Këlcyrë të Përmetit” (Muzafer Korkuti, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012). Argumenti i këtij akademiku se Dodona ndodhet në J-P të Janinës, është se e e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, se është shënuar në albumin e Kristo Frashërit, është atje te popullsia që ishte, se e paska thënë Karapanua. Studiuesve shqiptarë veç punës së palodhur që bëjnë, iu duhet të përballen edhe me mendimet e këtyre njerëzve të pa aftë që për vite të tëra iu kanë servirur shqiptarëve historinë e parë nën këndvështrimin e tyre, nën këndvështrimin e politikave të kohës, sidomos së kohës së diktaturës ku një pjesë e mirë e saj u shtrëmbërua sipas interesave të politikës së kohës. E tillë është edhe periudha e studimeve pellasgjike. Studiuesi Kujtim Mateli u ka dalë ndesh këtyre pjesëve të historisë së Shqipërisë që e vendosin Dodonën në J-P të Janinës. Ai me argumente konkrete, logjike, të bazuar në dokumente, gjetje arkeologjike dhe shkrime të autorëve të vjetër, të bazuar në vendndodhjen reale që përputhet me përshkrimet e këtyre autorëve, e vendos atë në Dëshnicën e Përmetit. Mateli ka elementë të fortë të terrenit real ku ndodhen të gjithë elementët kryesorë të kësaj tw vwrtete. Mateli përmend Grykën e Këlcyrës, Kalanë e Këlcyrës që datohet që në shek III p.e.sonë, por ende e pa zbuluar, gërmadhat dhe murishtet që ndodhen në faqen e malit mbi sarajet e Ali Beut në faqe të Trebeshinës, luginën e Dëshnicës, që shpesh kthehet edhe në moçalishte, Ujin e Zi, burimin që buron nga shtrati i Lumit të Shenjtë Aos, dhe që vetëm një sy i stërvitur e dallon, Gurin e Përmetit që është Guri i Faljes (O-më fal). Këto elementë që janë reale dhe të prekwshme nuk ndodhen në asnjë vend tjetër të përcaktuar, aq më pak në J-P të Janinës ku nuk ka as lumë dhe as gur të shenjtë si Guri madhwshtor i Pwrmetit. Kujtim Mateli ka shfrytëzuar burime që i kanë shfrytëzuar edhe disa autorë të tjerë. Ai ka hedhur poshtë një sërë përcaktimesh të cilat vijnë ndesh me origjinalin. Duhet të theksojmë këtu se një problem shqetësues është edhe përkthimi që u është bërë këtyre materialeve. Përkthimi në disa raste nuk përputhet me origjinalin, por është bërë sipas anshmërisë së përkthyesit. Grekërit përgjithësisht vendosin vend dhe pa vend fjalët: Greqi, grek, kur në këtë periudhë nuk ka pasur fare entitet të tillë. Këto shtrëmbërime nuk janë bërë vetëm në librin “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, botim i Akademisw sw Shkencave tw Shqipwrisw, por është bërë edhe nga shumë autorë të huaj. Libri përbëhet nga katër pjesë. Pjesa e parë. Në pjesën e parë jepen argumente se Dodona nuk ndodhet në J-P të Janinës në luginën e Carakovistës. Jepen argumente duke u bazuar në të dhëna arkeologjike, topografia e Carakovistës, lokalizimet sipas autorëve antikë etj. Mateli jep tre fallsifikime të bëra në botimin e librit “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”. E para, rrugës romake i shton një stacion të ri me XX milje dhe stacionit të origjinalit me XII milje i vendos emrin e Dodonës. Në përkthim nuk thuhet që ky stacion i quajtur Dodona është bërë prej këtij institucioni (A.SH). Edhe Hamond e vendos Dodonën ne këtë rrugë, por nuk e ka fshehur faktin që Dodona nuk ekzistonte në origjinalin e rrugës romake Tabula Peuntigeriana. E dyta, është pozicioni gjeografik dhe emri i malit i së ashtuquajturës Dodonë në jugperëndim të Janinës (F.E.SH), ndërsa Karapano e vendos në pjesën jugore dhe lindore që është pjesë e kodrave të Kozmirasë. E treta, në përkthimin që i është bërë gjeografit Claudio Ptolemeo në lidhje me qytetin Eriboa. Tre autorë japin përcaktime të ndryshme. “Akademiku Kristo Frashëri i besoi këtij libri që autorët e këtij botimi e kanë përkthyer gabimisht gjeografin aleksandrin Klaud Ptolemeu: emrin e fisit të parthinëve që gjendej në rrjedhat e lumit Osum e kanë zëvendësuar me atë të parauejve që gjendej në rrjedhat e lumit të Vjosës”- thekson autori. Po përse bëhet gjithë ky debat për Dodonën? “Dodona është histori, është vlerë universale në ngjizjen e krijimit të shoqërisë njerëzore, është hapësira gjeografike ku ajo u krijua dhe ushtroi veprimtarinë e saj”…. Dodona ka qenë e njohur që nga koha e Luftës së Trojës si një faltore me famë të madhe dhe vazhdoi deri në shekullin e IV-V pas Krishtit, kur faltorja u kthye në qendër peshkopale dhe tempulli u kthye në kishë”. Mateli jep tetë prova që Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës. E para, se “në luginën e Carakovistës, mali i cili pretendohet si mali Tomar, është mali Uliçka. Në këtë mal nuk ka as qytet dhe as tempull që të pretendohet që të jetë mali i Dodonës. Gjetjet arkeologjike ndodhen në krahun e kundërt të luginës, në kodrat e Kozmirasë”. E dyta, në luginën e Carakovistës nuk ekziston asnjë lumë. “Mungesa e lumit në luginën e Carakovistës do të thotë se Dodona nuk gjendet në këtë luginë”. E treta, “Gërmimet e kryera nga z. Evangjelides tregojnë se qyteti i luginës së Carakovistës nuk është qyteti i Dodonës. Z. Evangjelides e thotë qartë, nëse do të ishte Dodona, do të gjendej qoftë dhe një copë tjegull që t`u përkiste kohëve më të vjetra. Po aty nuk ka asnjë shenjë. Mendja njerëzore nuk mund ta pranojë që një faltore me famë që nga Lufta e Trojës (shek. XII) e deri në shekullin e pestë para Krishtit, të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë”. E katërta, “mungesa e objekteve të periudhës romake dhe të krishtërimit tek tempulli i qytetit të luginës së Carakovistës”. E pesta, “… gjetjet arkeologjike të luginës së Carakovistës nuk i përkasin qytetit të Dodonës”. E gjashta, “Gjetjet arkeologjike që lidhen me institucionet epirote provojnë se ky qytet u ka përkitur këtyre institucioneve. Ky qytet kishte një prostat që i përkiste Di Naios. Nëqoftëse do të ishte qyteti i Dodonës, prostati do të kishte qenë i Di Dodonen”. E shtata, “Dëshmitë e autorëve të antikitetit se dy ishin orakujt që vepronin në këtë hapësirë në jug të Ballkanit: orakulli i Dodonës në veri të Epirit dhe orakulli i Delfit, na orientojnë drejt për ta zgjidhur përfundimisht vendndodhjen e Dodonës që nuk është lugina e Carakovistës”. E teta, “Monedhat e luginës së Carakovistës provojnë që ky qytet nuk i ka përkitur Dodonës dhe në të njëjtën kohë vërtetojnë se është krijuar për të qenë Selia e Institucioneve Epirote dhe jetëgjatësia e tij gati dy shekullore është e lidhur me jetëgjatësinë që patën institucionet e Epirit”… Dodona ka ekzistuar përgjatë gjithë periudhës romake, madje dhe në periudhën e Krishtërimit”. Autori ndërton topografinë e Dodonës sipas autorëve antikë, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë ka qënë Dodona: qytet, Tempull apo Orakull. Në këtë rast i referohet Stefan Bizantinit dhe autorëve të tjerë ku përcaktohet: Dodona ishte qytet në veri të Mollosisë, në rrëzë apo në shpat të malit Tomar, ku pranë saj kalon lumi i Dodonës. Më tej Dodona ndodhet në skajin fundor të fushës së Hellopia. Autori thekson se këto kërkesa përputhen me Kalanë e Këlcyrës si Tempull, me gërmadhat që ndodhen në rrëzë të malit Trebeshinë (Tomarus) me lumin e Dëshnicës (Dodon) me fushën e Këlcyrës (Hellopia). Për këtë jep katër argumente. Asnjë burim historik nuk e vendos Dodonën në mes të Epirit aty ku e vendosi Karapano. Që ta vendosësh Dodonën në mes të Epirit, në J-P të Janinës, në luginën e Carakovistës duhen plotësuar 4 kushte. I pari, duhet të ketë lumë pranë Dodonës. Në këtë vend nuk ekziston asnjë lumë. I dyti, Dodona duhet të ndodhet në shpat mali, ose në rrëzë të tij. Në J-P të Janinës nuk ndodhet as në shpat, as në rrëzë, por përballë në kodrat e Kozmirasë. I treti, Dodona ndodhet në veri të Epirit, kurse Carakovista në J-P të Janinës ndodhet në mes të Epirit. I katërti, Dodona dhe fusha e Hellopisë ndodhen në kufijtë e njëra tjetrës. Kjo ekziston vetëm në Këlcyrë, fusha e Këlcyrës dhe dhe qyteti antik në shpat të malit ndodhen në kufijtë e njëri-tjetrit. Autori nëpërmjet burimeve arkeologjike thekson se gjetjet e Carakovistës i takojnë një periudhe rreth dy shekullore (345-168 para erës sonë) në një kohë që për Dodonën bëhet fjalë për objekte kulti që nga lufta e Trojës. Më tej jepen dëshmitë që e vendosin Dodonën në Veri të Epirit, ndër të tjerë autori përmend Pausanian, Stefan Bizantinin, Plutarkun, Strabonin, Dionis Halikarnasin, Polibin etj., si dhe autorët e kohëve modern si Zoto Molosin, Hamondin etj Mateli jep tre dëshmi për të provuar se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Permetit. E para për rrugën që bënë trojanët për të ardhur në Dodonë, e dyta toka e Përmetit njihet si tokë e Molosisë, e treta Dodona ndodhet në shpatin e malit Tomar. Dëshmia e Strabonit për vendodhjen e faltores dhe të qytetit të Dodonës. Dëshmia e Pseudo-Scymnit për vendodhjen e faltores dhe të qytetit të Dodonës. Dëshmia e Hesiodit dhe e komentuesit të Sofokliut se fusha Hellopia dhe Dodona ndodhen pranë njëra-tjetrës. Për këtë pjesë janë shfrytëzuar 30 materiale. Pjesa e dytë. Në pjesën e dytë sjell dëshmitë që provojnë se Dodona ndodhet në kufijtë e Atintanisë ilire. Nëpërmjet dokumenteve dhe interpretimit të tyre provon tezën se “Dëshmitë më të rëndësishme në lidhje me vendndodhjen e Dodonës janë ato që e vendosin Dodonën dhe malin Tomar në afërsi të Apollonisë”. Ndërmjet këtyre dëshmive është ajo e Skylaks Kariandensis (Shek V para erës sonë) se atintanët që janë fqinj të Apollonisë shtrihen “sipër Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë.” Kjo dëshmi që i vendos atintanët: fqinj të Apollonisë në njërin krah, kurse në krahun tjetër me Dodonën, është dëshmia që ka patur më shumë debate midis autorëve modernë, sepse atje ku mbarojnë kufijtë e Atintanisw në juglindje, atje ndodhet dhe Dodona. Këu jep autorët që pretendojnë shtrirjen e Atintanisë nga kufijtë e Apolonisë ilire deri në liqenin e Janinës. Studiuesit pretendojnë se, meqë Dodona ndodhet në J-P të Janinës edhe Atintania është shtrirë deri atje. Përmend Hatzotopoulos. Autori e hedh poshtë këtë tezë duke dhënë tre argumente: Së pari merr distancën midis Apolonisë dhe Janinës dhe thekson se sipas këtyre autorëve “atintanët na paskan qenë fisi kryesor i Epirit, që vjen në kundërshtim me autorët antikë që thonë se fiset kryesore të Epirit ishin thesprotët, molosët dhe kaonët”. Së dyti, është gjetur një mbishkrim në luginën e Carakovistës që përcakton se atintanët nuk ishin pjesë e bashkësisë epirote. Ky mbishkrim është interpretuar edhe nga prof. Neritan Ceka. Së treti, Institucionet epirote nuk e kishin në administrimin e tyre Atintaninë, duke dhënë edhe dokumentin përkatës. Edhe për këto argumente niset nga shumë autorë si Tzouvar, Hamond, Claud Ptolemeu, Stefan Bizantini, Tit Livi etj. Autori jep edhe një element me rëndësi për një zbulim në Grykën e Mezhgoranit që është në afërsi të Grykës së Këlcyrës. ‘Që kjo zonë e Grykës së Aosit ka qenë e populluar e tregon dhe muri antik i Mezhgoranit, buzë Vjosës, në Sajmolë, me blloqe që arrijnë nga 1.8 - 2 metra gjatësi dhe me lartësi të ndryshme nga 45-50 cm, të vendosur në blloqe të rregullt izodermik’. Për vendndodhjen e Atintanisë edhe Akademia e shkencave të Shqipërisë ka dy qëndrime të ndryshme në lidhje me shtrirjen e saj. Grupi i parë mendon se atintanët janë banorët e sotëm të Mallakastrës, ndërsa grupi i dytë mendon se shtrihen në kufijtë e Mallakastrës së sotme, që do të thotë se janë banorët e Tepelenës në të djathtë të Vjosës. Sipas autorit, Atintania shtrihej në sipërfaqen që e pretendojnë të dy grypet: edhe banorët e Mallakastrës së sotme, edhe ata të Tepelenës në të djathtë të Vjosës. Më tej autori argumenton deformimin e dëshmisë së autorit Skylaks Kariandensis. Më tej në lidhje me temën shpjegon vendndodhjen e Orikisë, Apolonisë dhe Istrias. Autori përmend gërmimet në rrethin e Tepelenës. ‘Në vendbanimet e quajtura Luadh dhe Lajth materiali që është gjetur i përket periudhës së Neolitit. Qyteza e Dukajt, sipas arkeologëve i përket shek. V-III para Krishtit. Kalaja e Horës, në fushën e Dukajt, mendohet të jetë e periudhës romake. Kalaja e Zharrës, e cila ndodhet në perëndim të qytetit të Tepelenës, u përket shekujve IV-VI të pas Krishtit’. Në përfundim të kësaj pjese autori thekson se ‘Të gjitha këto fise që përmenden, shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë (Aos) të dokumentuara në një periudhë historike mbi 1000 vjeçare. Lugina e Përmetit që njihet edhe si Lugina e Sipërme e Vjosës, ka qenë tokë e Molosisë, në skajin më të largët të saj autorët e antikitetit vendosin Dodonën dhe malin Tomar në të cilin ndodhej qyteti, orakulli dhe faltorja e tempullit. Territori i Dodonës ka shërbyer edhe si kufi ndërmjet “atintanëve që shtriheshin deri në Dodonë.” dhe Molosisë. Kështu atintanët janë shtrirë në të djathtë të Vjosës, ndërmjet tokave të Apolonisë dhe Dodonës. Ky është territori i Mallakastrës së sotme dhe ai i rrethit të Tepelenës në të djathtë të Vjosës që kufizohet në juglindje me rrethin e Përmetit’. Në vijim autori analizon Pindarin dhe malet dodoniane. Si referencë mer Pindarin:” Ajo që na vjen si dëshmi nga Pindari është se mali i Dodonës nuk është i vetëm dhe që përputhet plotësisht me luginën e Përmetit ku ndodhet vargmali Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Ky vargmal plotëson dëshminë e Pindarit se malet e Dodonës ndodhen përtej Pindit duke bërë fjalë për hapësirën që shtrihet nga lugina e Përmetit në drejtim të liqenit të Ohrit”. Më tej përdor Eskilin me tragjedinë Lutëset i cili përcakton Dodonën:“…arrin te trojet e perrebve, Tej viseve të Pindit gjer pranë Peonisë, Mbi malet e Dodonës; këtu dhe cak i fundit -tallazet shkulmë të detit. Ja vendi ku sundoj.” Më tej autori jep citime nga Stefan Bizantini, Apiani, Pausania, Herodoti duke vazhduar me studiuesin shqiptar profesor Neritan Ceka. Merr një autor pak të njohur si Vib Sekuestri i cili e përcakton Malin Tomar (Trebeshinë) së një mal që duket nga tokat e Dyrrahut dhe ndodhet në afërsi të Apollonisë, mal i cili i ka përkitur Maqedonisë. Përmend këtu Matthias-Petrus Katancic i cili thekson se mali Tomar i Dodonës ndodhet në kufijtë jugorë të Ilirisë, dhe në kufijtë veriorë të Epirit. Autori jep citime në original sipas librave, në anglisht dhe në frëngjisht, për të qënë më i besueshëm në konkluzionet që nxjerr. Autori analizon edhe fiset që ndodhen në rrjedhat e lumit Aps (Osum) duke u përqëndruar përgjithësisht në malin e Tomorit i cili ka ngjashmëri me emrin Tomar. Iliria dhe Epiri i përkasin të njëjtës etnie. Për këtë i referohet Strabonit te Gjeografia, Apian Aleksandrinit. Në fund të kësaj pjese thekson: Atintania herë është konsideruar ilire dhe herë epirote. Kjo tregon se Epiri dhe Iliria i përkasin së njënjtës etnie. Nëse Epiri dhe Iliria do të ishin dy etni të ndryshme, atëherë atintanët do t`i përkisnin nga pikëpamja e etnisë ose njërit, ose tjetrit. Kjo do të bënte që autorët e antikitetit do t`i konsideronin ata ose ilirë, ose epirotë”. Autori operon, në mbështetje të tezës së tij se Dodona gjendet në Dëshnicë të Përmetit edhe në harta të periudhave të ndryshme të kohës. Ky burim është shumë i rëndësishëm, sepse vendosja e fiseve, lumenjve dhe maleve bën që të shkruarit të krahasohet edhe me vendndodhjet përkatëse në harta. Përdor hartën e hartografit të hershëm Philippi Cluverus. Edhe në këto harta shihet qartë se ku ndodhet Dodona. Pjesa e III Në këtë pjesë ‘Mali i Dodonës në harta nga Tomari në Trebeshinë’ jepen hartat që e vendosin malin Tomar të Dodonës aty ku është Trebeshina e sotme. Jepen këto harta dhe bëhet analiza e tyre: 1-Autor: Anville, Jean Baptiste Bourguignon Dë. 1762. Gjeografia e Greqisë antike. Në Krye të hartës vendet veriore të Greqisë: Iliria dhe Maqedonia. 2-Tanner, Henry S.1826. Vendet veriore të Greqisë: Maqedonia, Thessalia, Epirus. 3. William Faden. 1785. Një hartë e Detit Mesdhe bashkë me vendet fqinje të Europës, Azisë dhe Afrikës. 4-Akademia Supreme e Shkencave e Shën Petersburg. 1789. Gjeografia historike. Një hartë e re e Turqisë në Europë, ndarë sipas krahinave; me të gjitha vendet fqinj në Europë dhe Azi. 5-Gilles Robert de Vaugondy. 1755. Në hartë jepet gadishulli Ballkanik, vendet të cilat ishin nën Perandorinë Osmane. 6-Delamarche, (Charles François Delamarche)1832. Kjo hartë titullohet Turqia europiane dhe paraqet vendet e Ballkanit që në atë kohë ishin pjesë e perandorisë otomane. ‘Këto gjashtë harta e sjellin malin e Dodonës nga antikiteti deri në ditët e sotme. Ato tregojnë se si ka evoluar emri i malit brenda një hapësire kohore 2 mijë vjeçare. Emri i malit nga helenët është përdorur me shtesën -os, kurse nga romakët me shtesën -us. Por te hartografi William Faden emri i malit është përdorur me mbaresën e gjuhës shqipe -it, që tregon se banorët që banonin rrotull tij nuk ishin as helenë, por dhe as romakë’. Interesant është se Katancic e thekson emrin Tomarus, Tomoros sipas Strabonit dhe autorëve të tjerë antikë të (para erës sonë), kurse sipas burimeve romake të shekullit IV-V të (erës sonë) si Tomer-Tomerit. Ky është burimi i parë që emri i malit të Dodonës filloi të ndryshonte sipas ligjeve fonetike të gjuhës shqipe. Pjesa e IV Kjo pjesë emërtohet ”Dy malet e hyjnizuar Tomori dhe Olimbi”. Në këtë pjesë autori jep përcaktimet për malin e Tomorit si mal i shenjtë. Ja si e përshkruan autori: “Nëse në kohën më të hershme mali Timor, Di patri dhe pëllumbat timor duhet të kërkoheshin në tokën e hiperboreanëve, në kohët e mëvonshme ato ndodheshin në territorin e Ilirisë dhe pikërisht ishte mali i Timorit që mbante në trup të tij tempullin e famshëm të Di patrit, i cili u bë tempulli i përbashkët i gjithë shqiptarëve me misionin e tij historik mbi 3 mijëvjeçarë: të bashkojë shpirtërisht shqiptarët në cilëndo hapësirë që ata mund të ndodhen. Di patri i Timorit apo Baba Tomori ka qenë për shqiptarët hyjnia rreth të cilit janë ndjerë më afër me njëri-tjetrin, tek i cili kanë besuar dhe besojnë. Tomori edhe në ditët e sotme mbart përmasën universale të përbashkimit të njerëzve”. ‘Në këtë hapësirë europiane, mbase është i vetmi mal që adhurimi për të nuk është ndërprerë në asnjë periudhë historike, por erdhi deri në ditët e sotme si provë e patjetërsueshme se në këto hapësira në perëndim të gadishullit Ballkanik ndodhet vatra që ngriti në këmbë shoqërinë njerëzore’. Më tej analizon malin e shenjtë të Olimbit duke dhënë citimet përkatëse në lidhje dhe raport me malin Tomarus dhe me malin e Tomorit. Përfundimisht studiuesi Kujtim Mateli në provën e Tezës së tij se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit: -Iu referohet 136 autorëve; -të huaj dhe të vendit, -me shtrirje të ndryshme gjeografike që nga Rusia deri në Angli. -nga autorët antikë deri te autorët e ditëve të sotme. -Analizon Karapanon në veprën e tij origjinale. -Përdor dhe shfrytëzon me dhjetra harta, thuajse të gjitha të huaja dhe të periudhave të ndryshme kohore. -Autori është njohës i tre gjuhëve tw huaja dhe një pjesë të materialeve e ka përkthyer nga origjinali. Kjo e bën analizën të besueshme. Alqi Naqellari Prof. As. Dr (Shqipëri) dhe Prof. In. Docent (Maqedoni) Tetor 2020

2020-10-20

Leksikoni enciklopedik mund të blihet në librarinë e Dukagjinit dhe tek autori Flori Bruqi

 


LIBRI  ENCIKLOPEDIK I AAAS-IT  i autorit Akademik  Flori Bruqit ''Leksikon enciklopedik",2020.

Projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro -Amerikane Nju JOrk,Tiranë, Prishtinë dhe SHkup është vepra e parë enciklopedike e botuar në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë.




Ky  vëllimin encikklopedik  ka  532 faqe, i hartuar për  522 studiues shkencorë, një vepër kolosale  e hartuar mjaft mirë nga Akademik Flori Bruqi,PH.D  i haruar në mënyrë brilante për shkencën shqiptare në shumë fusha të dijës  :mjekësi, gjeografi, histori, ekonomi, shkenca politike dhe juridike, albanologji, arkeologji, shkenca sociale,  shkenca të natyrës dhe shkenca teknike, letërsi, informim, muzikë, arte figurative dhe arte skenike, sport dhe trashëgimi kulturore.





Leksikoni mund të blihet në LIbrarinë Dukagjini në  Prishtinë, si dhe  tek autori nepërmes postës.LIbri u përuarua këto ditë  në Prishtinë dhe u pritë  mjaftë mirë nga bota akademike dhe mediale në Kosovë dhe botë.


Kushtrim Sadiku,PH.D.


TIranë,20.10.2020.

Ç'farë pritët të ndodhë kur Covid të kombinohët musë tjerë në në nëntor, dhjetor, janar etj.

 

Ç

Ekspertët e shëndetësisë kishin shpresuar se Covid-19 nuk do i rezistonte temperaturave të larta. Por, me sa duket këto shpresa janë zbehur, shkruan Theguardian. 

Por çfarë do të ndodhë me Covid-19, kur të nisin shirat dhe i ftohti në vjeshtë? Për më tepër, si do të jetë ecuria e gripit të stinës në dimër në mesin e pandemisë së Covid-19?  “Ne mund të presim një valë të re të Covid-19 në vjeshtë”- thotë virologu Ab Osterhaus nga Qendra e Kërkimit për Infeksione të Reja në Hanover të Gjermanisë.

Deri atëherë, ai shpreson, që autoritetet shëndetësore të jenë më të përgatitura për trajtimin e rasteve më të rënda, dhe që më shumë vende të jenë në gjendje të testojnë, gjurmojnë dhe karantinojnë të gjitha rastet e reja dhe kontaktet e tyre, dhe ta mbajnë më mirë se tani nën kontroll virusin.

Problemi i parë në vjeshtën dhe dimrin që vjen, do të jetë përcaktimi se nga çfarë virusi vuan një pacient. Gripi, Covid-19 dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes sezonale, janë praktikisht të padallueshme në bazë të simptomave, paralajmëron Barbara Rat nga Universiteti i Notinghemit.

Edhe humbja e shijes dhe aromës, që shumë njerëz e lidhin tani me Covid-19, nuk është unike. Ne kemi nevojë për më shumë teste diagnostikuese, thotë ajo, pasi ndryshimi ka rëndësi. E panjohur është ajo që bën Covid-19, në bashkëpunim me viruset e tjerë.

Çdo vjeshtë ka një seri të parashikueshme shpërthimesh virusale të frymëmarrjes. Ato nisin me rinovirusin, shkaktarin kryesor të të ftohurës së zakonshme, që shfaqet në masë çdo shtator ndërsa fëmijët e vegjël shkojnë në shkollë dhe infektojnë njeri-tjetrin.

Pastaj shfaqet një virus tjetër:virusi sinkitial i frymëmarrjes, RSV. Çdo vit, në tetor ose nëntor, ai shkakton një të ftohur me simptoma të buta tek njerëzit e të gjitha moshave, por ndonjëherë infeksione të rënda të mushkërive tek të rinjtë dhe më të moshuarit. RSV është aq i zakonshëm, sa që gati të gjithë fëmijët 2-vjçarë janë prekur tashmë prej tij.

Ai detyron shtrimin më pneumoni në spital të më shumë foshnjeve sesa çdo virus tjetër.

Në shtator 2009, pandemia e gripit të derrave duhej të kishte pushtuar të gjithë botën, Evropën nga Amerika. Por epidemia vjetore e rinovirusit e frenoi atë. Tani çështja është sesi do të përshtatet Covid-19 në mesin e viruseve të tjera.

Jo çdo virus spostohet nga tjetri, thotë Jan Mekei nga Universiteti i Kuinslendit, Australi. Ndonjëherë mund të infektoheni nga dy viruse në të njëjtën kohë. Për shembull, rasti i parë me Covid-19 që vdiq jashtë Kinës ishte një burrë 44-vjeçar në Filipine, që ishte edhe me grip

Ne nuk e dimë me siguri nëse prekja nga gripi e shton agresivitetin e Covid-19, por fakti që viktima filipinase ishte mjaft i ri në moshë është shqetësues, thotë Florian Kramer nga Shkolla e Mjekësisë Maunt Sinai në Nju Jork.

“Ne supozojmë se rezultati i bashkë-infeksionit nuk është i mirë”– shton ai. Edhe mjekët në Spitalin Tongji në Vuhan, raportuan se në janar dhe shkurt të këtij viti, shumë pacientë me Covid-19 kishin që të dyja viruset. Po në mars të këtij viti, Covid-19 e goditi Evropën kur sezoni i gripit kishte përfunduar.

Ndërsa karantina i ndaloi australianët të përhapin gripin, edhe Covid dhe e shkatërroi sezonin fillestar të gripit. Por me lehtësimin e masave këtë vjeshtë në hemisferën veriore, viruset sezonalë dhe Covid-19 do të “përplasen” kokë më kokë.

Nëse do të ketë jë përzierje të konsiderueshme virale, optimistët shpresojnë që epidemitë e virale vjeshtës me dominancë tek fëmijët, mund ta frenojnë jo pak përhapjen e Covid-19. Por ato viruse transmetohen kryesisht nga fëmijët, ndërsa duket se Covid-19 përhapet kryesisht nga të rriturit.

Ndaj viruset thjesht mund të përhapen paralelisht, në popullata të veçanta të fëmijëve, dhe të rriturve.  Kjo mund të nënkuptojë më shumë njerëz të sëmurë në total, me rastet më të rënda që do kërkojnë një trajtim spitalor urgjent.

Ose fakti që Covid infekton një lloj tjetër qelizë nga të tjerët, mund të nënkuptojë se nuk ka ndërhyrje, duke lejuar një bashkë-infeksion me rinovirus, RSV dhe grip, duke i bërë ndoshta njerëzit të sëmuren më rëndë. “Ne duhet të shpresojmë për më të mirën, por duhet të përgatitemi për më të keqen”- thotë Osterhaus.

Dhe kjo në thelb do të thotë të përgatitemi për gripin, pasi është i vetmi nga këto viruse për të cilët kemi një ilaç specifik anti-viral dhe një vaksinë, pavarësisht viteve të përpjekjeve intensive për të zhvilluar një vaksinë kundër RSV. Skenari më i keq, do të ishte nëse gripi i këtij viti nuk do të ishte i një lloji sezonal normal

Profesor Dr.Abdullah Hoti u intervistua nga Task-Forca

 

Hoti u intervistua nga Task-Forca si dëshmitar në lidhje me hetimin kundër zyrtarit të LDK-së

Kryeministri Avdullah Hoti e ministrja e Financave, Hykmete Bajrami janë intervistuar vitin e kaluar nga Task Forca Kundër Korrupsion, departament që me vendim të qeverisë që udhëhiqet nga Hoti, është shuar dje.

Siç ka mësuar Floripress, të dy ishin intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për aferën e njohur të 53 milionëshit, me konserciumin Bechtel-Enka. Nga të dhënat që ka siguruar Floripress, kryeministri Hoti është intervistuar nga kjo njësi më 14 mars 2019 e ministrja Hykmete Bajrami më 4 mars të po të njëjtit vit.

Pas intervistimeve të kryera, kjo Task-Forcë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër tre personave, përfshirë një ish-ministri të LDK-së.

Bajrami ka konfirmuar që ka dhënë deklaratë në këtë institucion.

“Unë para një viti kam qenë e intervistuar njëherë në cilësinë e dëshmitares të departamentit të krimeve ekonomike për faktin që gjatë viteve 2014-2017, kur unë isha në krye të MTI-së, MTI ka qenë pjesë e komitetit ndërministror për rrugën ‘Arben Xhaferi’, përgjegjësi të cilën unë e pata kaluar në atë kohë, te ish zv.ministri Avni Kastrati. Pyetjet kanë qenë rreth atij 50 milionëshit që i janë paguar Bechtel Enkas nga MI, konkretisht ministri Pal Lekaj, por edhe rreth punës në Komitet Ndërministror”, ka thënë Bajrami .

Ajo ka thënë se me këtë çështje, nuk ka të bëjë vendimi i Qeverisë për shfuqizimin e kësaj Task-Force.

“Sa i përket shfuqizimit të Task-Forcës Antikorrupsion, nuk ka asgjë të bëjë me këtë intervistim timin. Nuk e di kush tjetër ka qenë i ftuar në intervista. Potencoj: Një herë jam intervistuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë ajo.

URIME LEKSIKONI ENCIKLOPEDIK

 #KosovaPress #KosovaPressLive

Për herë të parë në trojet tona shqiptare, të shtunën është bërë përurimi i "Leksionit Enciklopedik", i akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe
Arteve New York-Prishtinë. Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë. https://kosovapress.com/



Përshëndetje Flori!


AUTORI  FLORI BRUQI


E dëgjova me vëmendje përurimin e Leksikonit Enciklobetik në Prishtinë, dhe më bën krenare një punë kaq e vyer, nga intelektualët tanë, sa u kënaqa.



Dskutimet qenë mjaftë të mira e të një niveli të lartë.



 Shumë të përgatitura e të pëlqyeshme.

Për punën kolosare që kini kryer duhet të qëndroni në ballë të shqiptarisë intelektuale. 



Shkrimi që kam shkruar për personin e Flori Bruqit, më duket shumë i varfër nga çfarë është në të vërtetë ai, e  çfarë meriton. 



Uroj me gjithë shpirt suksese pafund e jetë të gjetë për të gjithë pjesëmarrësit në angazhimin e arritjen e botimit të Leksikut Enciklobetik, aq të domosdoshëm për të gjithë shqiptarët anembanë botës.


Jo më kot unë kam shpresuar herët që në kohën e diktaturës në Shqipëri, që, Kosova e populli saj dhe intelektualët e saj do na prijnë në rrugën e kultivimit të dijes e të një demokracie të vërtetë.
S'paskam gabur!

 Në Kosovën trime janë trimat, janë kulturat, janë heronjtë, janë legjendat, është besa e shqiptarit, është krenaria, Atdhetarizmi, burrëria, më në fund është Kosova Shqipëri! Është e jona o popull! 


https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc

Bashkim sa më të shpejt të popullit shqiptarë nga të dyja anët e kufirit! Edhe pse qeveritë mund të mos jenë dakord, vendos populli, artistët, intelekualët e pavarur dhe të ndershëm që nuk i mungojnë tokës sonë. 

Urime Leksikoni Enciklopedik!

Rroftë Shqipëria e madhe!

Bajame -Hoxha- Çeliku

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...