Përshëndetje Flori!
E dëgjova me vëmendje përurimin e Leksikonit Enciklobetik në Prishtinë, dhe më bën krenare një punë kaq e vyer, nga intelektualët tanë, sa u kënaqa.
Dskutimet qenë mjaftë të mira e të një niveli të lartë.
Shumë të përgatitura e të pëlqyeshme.
Për punën kolosare që kini kryer duhet të qëndroni në ballë të shqiptarisë intelektuale.
Shkrimi që kam shkruar për personin e Flori Bruqit, më duket shumë i varfër nga çfarë është në të vërtetë ai, e çfarë meriton.
Uroj me gjithë shpirt suksese pafund e jetë të gjetë për të gjithë pjesëmarrësit në angazhimin e arritjen e botimit të Leksikut Enciklobetik, aq të domosdoshëm për të gjithë shqiptarët anembanë botës.
Jo më kot unë kam shpresuar herët që në kohën e diktaturës në Shqipëri, që, Kosova e populli saj dhe intelektualët e saj do na prijnë në rrugën e kultivimit të dijes e të një demokracie të vërtetë.
S'paskam gabur!
Në Kosovën trime janë trimat, janë kulturat, janë heronjtë, janë legjendat, është besa e shqiptarit, është krenaria, Atdhetarizmi, burrëria, më në fund është Kosova Shqipëri! Është e jona o popull!
https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc
Bashkim sa më të shpejt të popullit shqiptarë nga të dyja anët e kufirit! Edhe pse qeveritë mund të mos jenë dakord, vendos populli, artistët, intelekualët e pavarur dhe të ndershëm që nuk i mungojnë tokës sonë.
Urime Leksikoni Enciklopedik!
Rroftë Shqipëria e madhe!
Bajame -Hoxha- Çeliku