Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/10/21
Kryeministri i Kosovës prof.dr.Avdullah Hoti tha se mund të kthehet reciprociteti, reagojnë nga Qeveria e Serbisë
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Kuvend se nëse nuk arrihet marrëveshja finale që përfshin njohjen reciproke, “ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”.
Petkoviq ka thënë se Hoti “nuk duhet të mendojë se do ta detyrojë Beogradin të bëjë lëshime dhe se nuk duhet të jetojë në iluzionin se dikush ka frikë nga kërcënimet e tij”. Ai tha se pret që bashkësia ndërkombëtare ta qortojë Hotin.
“Me pikëpamjet e tij ekstremiste, Hoti mund ta dëmtojë vetëm veten e tij, por edhe bashkëqytetarët e tij dhe stabilitetin e rajonit, gjë që ne më së paku duam. Unë pres që bashkësia ndërkombëtare ta qortojë ashpër Prishtinën për serinë e fundit të provokimeve dhe gjuhës kërcënuese dhe urrejtjes që minojnë dialogun”, tha Petkoviq
Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë. Ai në interpelancën e sotme në Kuvend tha se nuk ka asnjë iluzion për këtë çështje. Sipas Hotit, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë marrëveshje. E atëherë, siç tha Hoti do të ketë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.
“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprocitetit të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, është shprehur Hoti.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment