Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/10/21
Seks online para kamerës së Zoom, shkarkohet gazetari i “New Yorker”
Seks online para kamerës së Zoom, shkarkohet gazetari i “New Yorker”
October 21, 2020
Një incident i sikletshëm para kompjuterit i ka kushtuar jo pak gazetarit Jeffrey Toobin. I gjendur vetëm në zyrë, duke mos qenë në dijeni se platforma Zoom ishte aktive, Toobin ka vendosur të relaksohet. Nga ana tjetër kanë qenë të shumtë “spektatorët”, kolegë të tij, që kanë parë shkrimtarin e New Yorker dhe analist ligjor i CNN teksa masturbohej.
“Mendova se nuk më shihte njeri. Mendova se e kisha mbyllur videon”. Ndërkohë, New Yorker, për të cilin ai ka punuar për 25 vjet, e ka pezulluar nga detyra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe CNN.
Videokonferenca, sipas revistës “Vice” që dha së pari lajmin, ishte një simulim i zgjedhjeve presidenciale, në prani të emrave të mëdhenj të New Yorker dhe disa reporterëve të radios New York, Wync.
Kur të dy palët që luanin demokratët dhe republikanët u larguan, Toobin ka bërë një thirrje tjetër. Gjatë bisedës, kolegët kanë parë të gjithë skenën.
“Jeffrey Toobin është pezulluar në pritje të hetimit të mëtejshëm të asaj që ka ndodhur,” tha zëdhënësja e New Yorker, Natalie Raab. Rasti i tij ka shërbyer për të paralajmëruar edhe të tjerët. Drejtori David Remnick u dërgoi një email të gjithë punonjësve të tij: “Të dashur punonjës, siç keni lexuar, një nga shkrimtarët tanë, Jeff Toobin, u pezullua pas një incidenti në Zoom javën e kaluar. Ju lutemi merrini këto gjëra shumë seriozisht”.
Toobin ka trajtuar shumë çështje të profilit të lartë për CNN, duke siguruar analiza ligjore si ajo për procesin O.J. Simpson, ngacmimi i fëmijëve nga Michael Jackson në 2005 dhe hetimi i avokatit Kenneth Starr të Presidentit Bill Clinton. Në vitin 2000, ai mori një çmim Emmy për pasqyrimin e historisë njëzetvjeçare në lidhje me kujdestarinë e foshnjës kubane, Elián González. Libri i tij i fundit: “Krimet e vërteta dhe shkeljet e gabuara”, tregon të gjitha fazat e Russiagate dhe analizon faktet që mund të çojnë në rizgjedhjen e Trump.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment