Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/10/23
Shkencëtarët krijojnë maskën e cila vret virusin Covid 19
Ndërsa bota mezi pret që një vaksinë e sigurt dhe efektive e Covid-19 të vijë në qarkullim publik dhe t’i japë fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi, e vërteta është se ne jemi akoma të paktën gjashtë muaj larg.
Shkencëtarët indianë kanë krijuar një maskë të re për fytyrën e cila thuhet se është bërë prej pëlhure mikrobvrasëse e cila mund të vrasë Covid brenda tre minutash, sipas një raporti.
Një ekip studiuesish nga Instituti për Shkencën e Qelizave Staminale dhe Mjekësinë Rigjeneruese, inStem, Bengaluru, ka zhvilluar një pëlhurë mikrob vrasëse të quajtur G-fab, sipas faqes dixhitale të lajmeve Federal.
Faqja më tej raportoi se materiali dmth. pëlhura mikrob vrasëse, është efektive në çaktivizimin e viruseve të patogjene (të cilave i përket Korona virusi) dhe baktereve gjatë kontaktit me të.
Raporti më tej thekson se maskat mund të ripërdoren dhe përbëhen nga tre shtresa. Dy shtresat e jashtme të maskave të fytyrës janë mikrob vrasëse dhe e brendshme është bërë prej pambuku.
Maskat lahen dhe ekziston një mundësi për të shtuar një filtër ajri në këto maska për mbrojtje shtesë në vende të mbushura me njerëz ose vende me ventilim të dobët. Ky filtër shtesë mund të shtohet në mes të çarjes në të tre shtresat.
Ndërsa prodhuesit e maskës antivirale të fytyrës pretendojnë se këto maska ishin në gjendje të shkatërronin një larmi të madhe të patogjenëve duke përfshirë bakteret dhe viruset (përfshirë Korona virusin), studimet ende nuk kanë verifikuar këto pretendime./
Burimi: Times of India
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment