2020-10-24

Kudusi Lame :Populli shqiptar e njeh mirë bijtë e sajë- UçK-në

Duke lexuar këto pjesë deklarimesh të krijohet ideja sikur nuk flitet për vendin ku jetojmë ne, por për një vend tjetër me të cilin nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk jemi parë kurrë. Siç duket, më mirë e dinë Serbia dhe Dick Marty se çfarë ndodh tek ne sesa e dimë vetë; siç duket më shumë na duan neve Serbia dhe Dick Marty sesa e duam ne veten tonë; siç duket më të shqetësuar janë Serbia e Dick Marty për të ardhmen tonë sesa ne vetë që do ta ndërtojmë e do ta jetojmë vetë dhe me pasardhësit tanë. Ky është mashtrimi më banal që mund të besojë njeriu, por ja që i kemi kujdestarët edhe për këto çështje, kemi Serbinë dhe megafonin e saj Dick Marty-n; atyre duhet t’u kërkonim e t’u kërkojmë ndihmë për të na shpëtuar nga UÇK-ja, që na paska ardhur prej se dimë nga ku dhe që paska në program shkatërrimin tonë si popull e si komb. UÇK-në ky popull shqiptar e njeh mirë, se ajo nuk ishte një instrument UFO-sh, por ishin djemtë dhe vashat e këtij populli, ishte edukata e këtij populli, ishte trashëgimia e këtij populli, ishte gjaku i këtij populli i ndezur për liri, ishte shpresa e shqiptarëve për ta ndërtuar jetën dhe ardhmërinë e tyre, ishte qytetaria shqiptare që nuk mund të jetonte më në robëri, ishte dëshira shqiptare për t’u bërë si të tjerët. E këta djem e vasha shqiptarët nuk i kanë frikë, se askush nuk ka frikë nga familjarët e vet. E udhëheqësit e kësaj ushtrie dhe lufte ishin djem dhe vasha të farkëtuar në veprimtarinë e gjatë kombëtare, nuk ishin të rekomanduar të dikujt, ndoshta atë keni pasur dëshirë ju që të ishin të rekomanduarit tuaj, siç jeni mësuar prej një shekulli, por kësaj radhe nuk ndodhi ashtu dhe shqiptarët fituan. Jo zotërinj serbë dhe zotëri Dick i Evropës, nuk do të kërkojmë të na shpëtoni ju nga liria jonë të cilën e kemi dhuratë nga lufta e atyre që ju na i paraqitni si rreziku ynë; atyre që për lirinë e vunë veten para armëve tuaja dhe nuk u trembën, por u ndeshën deri në vetëmohim, ku shumë prej tyre u bënë dëshmorë të atdheut vetëm që ju të mos jeni më kujdestarët tanë. Ju mund të vazhdoni të shpifni, por ne e dimë kush jemi, e dimë kush është UÇK-ja, e dimë kush janë udhëheqësit tanë dhe kur të bëjnë gabime i korrigjojmë vetë e, ndoshta, kur ndonjëri e bën borxh edhe e dënojmë, por kurrë jo sipas këshillave serbe. “Krahas kontrabandës së narkotikëve, grupet e organizuara kriminale nga Kosovë – Matohia merren edhe me tregtinë ilegale të armëve, me cigaret dhe mallrat e tjera akcizë, me automjete të vjedhura, me kontrabandën e mishit të bardhë dhe me rishitjen e organeve të njerëzve”.[1] Besoj gjithkush e kupton mirë se sa të lehtë e ka pasur zotëri Marty ta përpilojë raportin e vet në qoftë se e ka shkruar vetë e nuk i është dhënë i gatshëm. Akuzat që shpifen më sipër janë identike si të raportit. Është shumë e habitshme si ka koinciduar që të dy raportet, ai i 2004-s dhe ai i 2010-s, ta kenë të njëjtën terminologji dhe të njëjtat shpifje akuzuese për Ushtrinë Çlirimtare dhe drejtuesit e saj, të cilët, meqenëse janë kundër dhe në luftë me Serbinë, nuk janë tjetër veçse kriminelë, që janë të aftë të bëjnë të gjitha krimet e mundshme, çfarë kanë lexuar serbët dhe Dick Martyn në librat e shkruara për mafinë botërore në gjithë historinë e saj. “Duke pohuar se kriminelët shqiptarë kanë pasur rolin kryesor në krimin e organizuar edhe në vende të shumta të Evropës, veçanërisht në lidhje me tregtinë e narkotikëve, përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, në raportin e tyre të vitit 2000 kanë vërejtur se krimi i organizuar në Kosovë – Metohi është i lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe me kriminelët nga Shqipëria e Veriut. Sipas gjetjeve të zyrtarëve evropianë, krahas veprimtarive kriminale të përshkruara, në Kosovë – Metohi janë përfaqësuar edhe tregtia me njerëzit, me forcë, përfaqësuesit e organeve të policisë dhe të gjykatave, si dhe dhunë mbi baza nacionale, gjatë së cilës spastrimi etnik është trajtuar si biznes i leverdishëm. Kështu, gjatë vitit 2000 “mediat perëndimore e kanë përshkruar Kosovë – Metohinë si ‘ferr gangsterësh’, përkatësisht si territorin që udhëheqësit evropianë gjithnjë e më shpesh e shikojnë si bazën e krimit të organizuar, sidomos të tregtisë me drogën”.[2] Kush e beson që kriminelët shqiptarë paskan pasur rolin kryesor në krimin e organizuar në Evropë? Vetëm serbët dhe Dick Marty, apo ka edhe të tjerë? Natyrisht që në gjithë këtë propagandë ka edhe të tjerë, se po të mos kishte nuk do të kishte arritur dot zotëri Marty, ta bindte Këshillin e Evropës, por ajo që më vjen në mendje është: Ne shqiptarët paskemi vendin e parë në Evropë e, ndoshta, në Botë për organizimin e krimit; dhe dihet që organizimi i krimit është shumë i vështirë se, përveçse kërkon mjeshtri për t’i dominuar sivëllezërit e organizatës, por edhe gjithë trysninë dhe luftën që të bën shoqëria, ligjet njerëzore, opinioni, konkurrenca etj.; pse pra Evropa e bota nuk na e jep vendin e parë edhe në art, në shkencë, në kulturë, në politikë, në diplomaci etj? Sa dorëlëshuar qenka e para Serbia e pas saj edhe Evropa për të na vënë në vend të parë si kriminelë. Por ne e dimë se çdo të mirë që kemi mësuar, por edhe çdo të keqe e kemi mësuar nga ata që kanë qenë më të zhvilluar se ne e më të mëdhenj se ne, kështu i takon që shumë gjëra ne shqiptarët i kemi mësuar nga Evropa e edhe nga Serbia që na ka mbajtur një shekull të pushtuar, pra edhe organizimin e krimit. Asgjë nuk lind pa një model. Nëse Evropa, Serbia dhe Bota pranojnë që modelet i marrin nga ne shqiptarët, edhe ne do të pranojmë që ndoshta jemi jo baba i mirë, por baba i kësaj bote që po na akuzon. Dhe ajo që është më interesante edhe brenda ndër shqiptarë, Serbia dhe zoti Marty bëjnë diferencime, nuk i futin të gjithë në një thes. Pra, edhe këtu nuk janë të gjithë shumë të zotë në këtë fushë, por disa edhe janë: “ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe me kriminelët nga Shqipëria e Veriut”. Shumë të zotë ata djem a vasha që krijuan UÇK-në dhe na çliruan nga pushtimi shekullor serb, por që të jenë më të zotë në Evropë në fushën e organizimit të krimit, që është fusha më e vështirë e kur është kjo fushë e zotëruar prej tyre, natyrisht se fushat e tjera nuk i kanë fare të vështira t’i zotërojnë e të dominojnë. Këtë e vërtetuan me vepra; ata vërtetuan se janë luftëtarë të papërballueshëm sepse hodhën jashtë armikun dhe çliruan atdheun, se janë atdhetarë me bindje dhe arritën të marrin gjithë popullin pas vetes, se janë politikanë të nivelit të lartë pasi bënë gjithë botën moderne me vete; sepse fituan simpatinë e të gjithë njerëzve të ndershëm dhe u bënë modeli botëror se si duhet luftuar për liri, sepse u bënë bashkëpunëtorë të suksesshëm të NATO-s në luftë që të tjerët me ushtri të mëdha klasike nuk e kanë provuar akoma dhe ishin aq bashkëpunëtorë të suksesshëm sa u bënë modeli i kohës, ashtu sikurse jam i sigurt se ata që kanë ardhur në politikë nga radhët e kësaj ushtrie, janë më të përkushtuarit për ta zhvilluar vendin dhe më të sigurtit për ardhmërinë e tij, që natyrisht do të bëhen edhe partnerë të suksesshëm të politikës moderne të kohës. Pra, le të bëhet një evidencë e vlerave të UÇK-së dhe pastaj në këtë evidencë vlerash parësore në Evropë, le të futet diku nga fundi edhe organizimi i krimit, por që ju serbët dhe megafoni juaj Dick Marty, të na bëni ne shqiptarëve kampionë të krimit në Evropë njerëzit me mend e me logjikë nuk duhet ta besojnë, por ja që paska edhe të tillë. Megjithatë, unë kuptoj se kur të prishen interesat, bëhesh edhe agresiv. E këtë është e kuptueshme që e bëjnë serbët duke u vënë shqiptarëve gjithfarë epitetesh fyese e akuzuese. Për këtë unë kam pretendimin pse ne nuk merremi me demantimin e tyre dhe me akuza e shpifje të nivelit siç merren edhe serbët. Por zotërinë Marty me urrejtjen e tij të deklaruar patologjike për shqiptarët nuk e kuptoj fare, po fare. “Territori i Kosovë – Metohisë, për sa i përket krimit të organizuar është ndarë në tri zona kryesore interesi: qarku i Drenicës, i Dukagjinit dhe i Llapit, në të cilat veprimtarinë kriminale e kontrollojnë disa udhëheqës të ish-UÇK-së, tani udhëheqës në strukturat politike, si dhe më parë, bashkëpunëtorë të ngushtë të AKSh-së, të cilët kanë financuar punën e saj”.[3] Pasqyrë të plotë i ka dhënë Serbia zotëri Martyt për raportin, prej të cilit ai ka shfrytëzuar vetëm ato pjesë që i janë nevojitur për momentin siç është “grupi i Drenicës”, pasi me të tjerët nuk guxon të merret, pasi me ta si me Dukagjinin ashtu edhe me Llapin e ka humbur gjyqin. “Zona e Drenicës, përgjatë rrugëve strategjike, që lidhin territorin e Malit të Zi me Maqedoninë nëpërmjet Prizrenit, Klinës, Istogut, drejt Mitrovicës, në qarkun e Shalës, paraqet zonën që kontrollon grupi i Drenicës, besnike e Hashim Thaçit. Ky grup merret me tregtinë ilegale të armëve me automjete të vjedhura, me njerëz, me mallra akcizë, para së gjithash me cigare dhe me karburante. Nëpërmjet lidhjeve familjare që ka në këtë zonë, Thaçi kryen drejtpërdrejt kontrollin mbi institucionet vendore, duke siguruar, në këtë mënyrë, kryerjen e veprimtarisë së përmendur kriminale. Familja Thaçi është lidhur me mafien shqiptare, maqedonase, bullgare dhe çeke”.[4] Kurrë nuk do të arrihet të njolloset kombi ynë, Kosova ka histori të lavdishme (31) 20 gusht11:37 Shkruan: Kudusi LAMA Aktorët ndërkombëtarë që morën drejtimin në Kosovë u lidhën dhe u mbështetën te të gjitha strukturat dhe individët që kishin bashkëpunuar me Serbinë gjithë jetën. Do të thoni ju që ata nuk ishin në udhëheqje. Atë e kam të qartë se edhe po ta kishin mendimin tuaj, ose të ishit ju vetë nuk e bënit dot, se për lirinë u bë një luftë e madhe. Por të gjithë informatorët dhe bashkëpunëtorët e niveleve vepruese ishin ish-bashkëpunëtorë të Serbisë. Dhe ta dini zotëri, megjithëse edhe sot Serbia deklaron që ka shërbim të fuqishëm informativ në Kosovë, kurrë nuk do të arrihet të njolloset kombi ynë, sepse gjithë historinë e ka të lavdishme. Në pjesën e dytë të pikës 10 ju shpreheni: “Në fakt, menjëherë pas përfundimit të konfliktit, kur UÇK-ja kishte praktikisht e vetme kontrollin në terren, u kryen shumë larje hesapesh midis tarafesh të ndryshme dhe ndaj atyre që konsideroheshin, pa asnjë formë procesi gjyqësor, si tradhtarë, sepse dyshoheshin se kishin bashkëpunuar më parë me autoritetet serbe në vend”. Më duket se gjithë informacionin e keni marrë prej kundërshqiptarëve dhe e keni ndërtuar me keqdashje, sepse po të kishit marrë informacion të saktë do të ishit informuar se në Kosovë gjatë dhe pas Luftës Çlirimtare nuk ka pasur asnjë element të luftës civile, që realisht duket se e keni pasur shumë me dëshirë ju zotëri Marty dhe serbët që ua kanë servuar raportin tuaj. Në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare jemi krenar se kurrë nuk ka pasur luftë civile me gjithë përpjekjet që janë bërë shpesh në histori për të na futur në lojëra të tilla të rënda. Dhe duhet të dini se ne i njohim luftërat civile të kombeve të tjera gjatë historisë. Ndërsa sa u përket atyre që kanë bashkëpunuar me Serbinë kundër UÇK-së duhet të jeni të qartë se ka pasur mjaft kohë për t’i likuiduar që në fillim të luftës, siç ndodh gjithnjë gjatë luftërave çlirimtare, në qoftë se do t’i kishin zënë rrugën ose do të ishin vendosur në vijat e fronteve bashkë me serbët përballë luftëtarëve. Kurse kur lufta kishte përfunduar askush nuk është marrë me ta. Sepse tani në liri shqiptarët të lodhur nga lufta nuk kishin më dëshirë të merreshin me këtë kategori. Dhe përgjithësisht Serbia bashkëpunëtorët i ka marrë me vete, ju e dini mirë këtë. Se nuk do të ndodhte ndryshe se ç’ka ndodhur me pushtuesit e vendeve të tjera, apo edhe me pushtuesit që kanë pushtuar territoret shqiptare gjatë historisë. Në pikën 11, duke u përpjekur të justifikoni veten, ju hidhni gurë kundër UNMIK-ut, se nuk paska punuar mirë dhe se me ardhjen e EULEX-it dhe ardhjen tuaj gjendja ka ndryshuar, por çfarë t’i bësh se u paska mbetur pa zbuluar ajo që doni ju “për krimet e luftës të kryera kundër serbëve e kosovarëve shqiptarë të konsideruar si bashkëpunëtorë apo si pjesëmarrës të fraksioneve kundërshtare. Kjo çështje e fundit përbën një tabu të vërtetë sot e kësaj dite në Kosovë, edhe pse gojë më gojë e me shumë kujdes, të gjithë flasin për një gjë të tillë”. Zotëri, a e dini se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë në historinë e luftës së tyre asnjë civil serb, asnjë fëmijë, grua apo plak serb të vrarë gjatë luftës, asnjë shtëpi të djegur dhe asnjë grabitje në shtëpitë e serbëve? Po çfarë paskeni pritur ju, që edhe burrat luftëtar të mos i kishin vrarë në frontet e luftës? Nuk e dini ju se lufta bëhet për të vrarë burra që rreshtohen në formacionet e armikut? A keni marrë vesh ju se UÇK-ja ka lënë në frontet e luftës me ushtrinë dhe policinë serbe rreth 2 mijë dëshmorë? Vërtetë jeni interesant, dhe nuk u vjen çudi me veten për mënyrën se si arsyetoni. Ndërsa duhet të dini profesionalisht, se fati i kësaj Lufte Çlirimtare ka qenë se nuk pati fraksione, siç do të kishit pasur dëshirë ju. Në atë luftë pati një ushtri që quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe që e kreu detyrën. Këtë e di edhe NATO-ja që luftoi bashkë me të e që më lartë e keni pranuar edhe ju megjithëse në sensin për keqdashje. Kështu që, në qoftë se ka ndodhur ndonjë vrasje, që mund ta evidentoni ju, gjeni arsyet, por mos e lidhni abuzivisht me luftën duke përdorur terminologji sikur ne këtu jemi një tufë të paditurish dhe habitemi me fuqinë tuaj në të shprehur e në shtrim të problemeve. Më poshtë në pikën 12, shpreheni “Ekipi i prokurorëve dhe hetuesve ndërkombëtarë në gjirin e misionit të EULEX-it, ngarkuar për të vërtetuar pretendimet lidhur me trajtimet çnjerëzore, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me një trafikim të mundshëm organesh, ka bërë përparime konkretisht për sa i përket provës së ekzistencës së vendeve të fshehta të burgimit të UÇK-së në veri të Shqipërisë ku thuhet se janë kryer trajtime çnjerëzore, madje edhe vrasje. Hetimi, megjithatë, nuk ka gjetur mbështetjen e duhur për bashkëpunim nga ana e autoriteteve shqiptare”. Çudi, që ju paskan penguar autoritetet shqiptare, sepse me sa di unë këto autoritete gjithnjë iu kanë ofruar publikisht gjithë ndihmën e nevojshme që të sqaroheni për çdo pretendim. Asnjëherë nuk kam dëgjuar t’u jenë kundërvënë. Ndërsa unë mendoj se u kanë dhënë aq shumë hapësirë, sa vërtetë nuk duhet ta kishin bërë, përderisa ju jeni aq pak serioz, sa kur nuk gjeni çfarë dëshironi, propagandoni pengesën e autoriteteve shqiptare, për të mos deklaruar dështimin tuaj, pasi jeni duke ecur mbi mashtrimin. Pse në raportin tuaj nuk emërtoni kush iu ka penguar? Apo nuk ka rëndësi, pasi ju konsideroheni i fituar në fushën propagandistike kundërshqiptare dhe kaq iu mjafton. Shqipëria ka pasur autoritete edhe kur zhvillohej lufta, nuk ka qenë tokë e shkretë, që ju ta zbuloni sot zotëri. Ndërsa në pikën 13, jeni më i drejtpërdrejtë për synimin se ku doni të arrini duke u deklaruar: “Emocioni që ngjallën në rrafsh botëror krimet e llahtarshme të bëra nga forcat serbe krijoi një atmosferë të tillë, që mund të vihej re edhe në qëndrimin e disa instancave ndërkombëtare, duke u mbështetur në mendësinë se disa konsideroheshin doemos si xhelatë, dhe të tjerët si viktima, pra pashmangshmërisht të pafajshëm. Realiteti është më i nuancuar e kompleks”. Pra, keqardhja juaj është se instancat ndërkombëtare qenkan emocionuar nga krimet serbe, duke bërë të mos shihen krimet e viktimës. Unë e kam kuptuar se synimi juaj nuk është tjetër veçse të kriminalizojë pikërisht këtë – viktimën për ta barazuar me kriminelin. Po pse more zotëri ke kaq urrejtje për gjithë ata shqiptarë të vrarë? A e di zotëri se sipas statistikave për një shekull, Serbia ka zhdukur 77 % (për qind) të shqiptarëve në trojet e pushtuara dhe se këto shqiptarë që jetojnë sot janë pasardhës të vetëm 23% (për qind) të tyre? Ulu njëherë dhe vëre gishtin në kokë thonë shqiptarët. Nuk janë emocionuar instancat ndërkombëtare, zotëri, por këto instanca të emocionuara sipas jush, na kanë borxhe të mëdha, pasi kanë pjesën e tyre të fajit për vdekjen e gjithë atyre shqiptarëve ndër kohëra e kanë peshë në ndërgjegjen e tyre. Realisht serbët dhe Serbia në Kosovë dhe në gjithë trojet e pushtuara shqiptare historikisht kanë kryer rolin dhe funksionin e xhelatit mbi shqiptarët, duke ua marrë jetën si kanë dashur. Lexoni zotëri dialogun e Millosheviqit me Gjeneralin Klark, në takimin e tyre të vitit 1999, në Beograd, në librin e tij “Të bësh luftë moderne”, që të sqarohesh se çfarë kanë bërë dhe kërkonin të bënin serbët mbi shqiptarët. Prandaj edhe sado dëshirë të keni, nuk keni për t’ia arritur kurrë qëllimit të barasvlerësoni shqiptarët me serbët në rrugën e krimit kundër njerëzimit, sepse serbët janë të njohur botërisht për krimet e tyre. Mos bëni shaka zotëri me terma tragjike. Pika 15, është vërtetë interesante, pasi aty ju thoni: “Nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojë një drejtësi për fituesit dhe një tjetër drejtësi për të mundurit. Në çdo konflikt, tërë kriminelët duhet të ndiqen penalisht dhe të cilësohen përgjegjës për aktet e tyre të paligjshme, cilido qoftë kampi të cilit i përkasin dhe pavarësisht nga roli politik që kryejnë”. Jam plotësisht dakord me ju, për këtë pikë, më gëzon fakti që në këtë rast keni marrë rolin e të mundurit (Serbisë), duke kërkuar që edhe shqiptarët (fitimtarët) të vlerësohen për veprat e tyre njëlloj si serbët. Po kur do të trajtohen serbët si kriminelë, kur do të japin llogari për gjithë vrasjet që kanë bërë, për të gjitha masakrat, për të gjitha shkatërrimet, për të gjitha shpërnguljet, për gjithë gjenocidin, për gjithë prapësitë që kanë shkaktuar, për të gjitha përdhunimet, për të gjitha djegiet e shtëpive, për gjithë ata operacione zhdukje ndaj shqiptarëve, për të gjithë të zhdukurit, për gjithë fëmijët pa prindër e prindërit pa fëmijë, për të gjithë pensionistët pa pensione, për të gjithë pasurinë e marrë, për gjithë pastrimet etnike e grabitjen me tjetërsim të tokave shqiptare, për të gjitha shpifjet, për të gjitha konfliktet ndërshqiptare që kanë përgatitur, për të gjitha opinionet që kanë përgatitur për opinionin ndërkombëtar për portretin e shqiptarëve etj. Pra, unë jam dakord me ju që të trajtohen njëlloj të gjithë ata që kanë bërë krime, po kur do ta përgatisësh raportin për Serbinë, për ushtrinë e policinë serbe, për kriminelët serb, që të jesh i sigurt janë me mijëra? Bëje edhe këtë, që të pastrosh sadopak, këtë portret që krijove për veten në opinionin mbarëbotëror, duke u munduar të njollosësh portretin e luftëtarëve shqiptar për liri dhe të Ushtrisë së tyre Çlirimtare. Por unë nuk bindem dot se ju mund të jeni i drejtë në vlerësimin e kriminelit dhe të viktimës, kur lexoj në pikën 16 të kësaj rezolute: “Ndërsa Serbia më në fund arriti të bashkëpunojë, realizimi i gërmimeve në territorin e Kosovës u shfaq shumë më i komplikuar, kurse në territorin shqiptar ka qenë i pamundur, të paktën gjer më sot. Bashkëpunimi me autoritetet kosovare lë për të dëshiruar sidomos për sa u përket kërkimeve për rreth 500 persona zyrtarisht të zhdukur pas përfundimit të konfliktit”. Së pari, dua t’iu sqaroj se në Kosovë nuk ka pasur një konflikt që mund të ishte zgjidhur edhe me bisedime, por një luftë të armatosur të një populli për liri, kundër të cilit Serbia pushtuese ka përdorur gjithë arsenalin e saj të armëve prej pistoletave e pushkëve, mitralozëve e topave, tankeve e autoblindave, helikopterëve e avionëve gjuajtës – bombardues e deri tek raketat që ka disponuar, pa dalluar se ku lejohet e ku nuk lejohet për të goditur sipas konventave ndërkombëtare. Për këtë mund të shihet edhe plani i përdorimit luftarak të artilerisë në Kosovë, të cilin unë e disponoj në origjinal, që e kanë përgatitur bashkëpunëtorët e tu serb. Të cilin e kam paraqitur në këtë punim më lartë të fotografuar. Së dyti, ju duket se shpreheni që flitet për vrasje të kryera pas lufte, e realisht nuk kuptohet se si mund të jenë bërë këto vrasje kur nuk kishte luftë. Së treti, ju përdorni shifrën 500, por nuk vini asnjë emër, adresë e portret të asnjë prej këtyre që juve iu kanë humbur. Ndërsa shqiptarët kanë emrat e mbiemrat, portretet dhe gjeneralitetet, familjet dhe të afërmit, vendbanimet dhe shtëpitë, prindërit dhe fëmijët e mbi 14 mijë të vrarëve e të zhdukurve, dhe ju nuk iu bëjnë fare përshtypje. Së katërti, ju ankoheni se në Kosovë e Shqipëri iu kanë penguar të gërmoni. Po si u kanë penguar nuk e thoni, pasi nuk dini çfarë të thoni, për vetë faktin se edhe sikur ta gërmoni gjithë tokën shqiptare, nuk do të gjeni varreza masive, siç pretendoni ju, pasi nuk është në zakonin tonë të fshehim varrezat, në traditën tonë njeriu është edhe armik deri në momentin që vdes, prej këtij momenti ai duhet nderuar dhe ne këtë e kemi bërë historikisht dhe e bëjmë. Ne e dimë që për këto çështje Serbia gjithnjë na ngatërron me veten, po ju pse na ngatërroni, a mos edhe ju keni të njëjtën traditë si serbët që të luftoni edhe kundër kufomave? Së pesti, ju e quani bashkëpunëtore të mirë Serbinë, se ajo paska bashkëpunuar me ju, por për çfarë ka bashkëpunuar? Ne akoma kemi një masë të madhe njerëzish të humbur. A dini ku u ka thënë Serbia se e ka Ukshin Hotin, një personalitet shqiptar me vlera universale, që nuk po kthehet në shtëpi? Ne e duam bashkëpunimin me emra zotëri. A ke dëshirë të rreshtoj të gjithë emrat e të zhdukurve që vazhdojmë t’i presim të na i kthejë Serbia? Pas këtyre komenteve të rezolutës shoqëruese, le të lexojmë e vlerësojmë raportin e zotëri Dick Martyt, duke nxjerrë konkluzione e duke bërë në fund komentet e nevojshme sqaruese. Pasi e kemi lexuar me kujdes këtë raport, lind vetvetiu nevoja për ta marrë në analizë pikë për pikë që të kuptojmë më mirë se cili është edhe qëllimi i këtij zotëri Marty-t, që bën këtë raport tepër denigrues dhe keqdashës për kombin shqiptar, për Kosovën e shqiptarët që e banojnë, për Luftën Çlirimtare të Kosovës, për UÇK-në si bartëse krenare e me dinjitet të kësaj lufte, për luftëtarët, invalidët, dëshmorët dhe viktimat e shumta të kësaj lufte, që ishte rrjedhojë e pushtimit nga Serbia dhe domosdoshmërisë së hedhjes së saj jashtë Kosovës me forcën e armëve dhe më gjakun e shumë shqiptarëve.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...