2020-10-23
Joe Biden apo Donald Trump edhe një mandat president i USA-ve ?
Debati i fundit mes kandidatëve për president, republikanit Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden do të mbahet në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.
Takimi 90 minutësh do të ndahet në gjashtë segmente prej 15 minutave, ku secili kandidat do të ketë në dispozicion nga dy minuta, raporton agjencioni BBC.
Luftimi i COVID-19, familjet amerikane, raca në Amerikë, ndryshimi i klimës, siguria kombëtare si dhe lidershipi do të jenë temat e debatit të sotëm, i cili nis në mëngjesin e hershëm të ditës së nesërme(24.10.2020 – 04:00 – sipas kohës sonë lokale.)
Këtë herë është një ndryshim i rëndësishëm nga debati i parë, i cili ishte i mbushur me ndërprerje: gjatë këtyre blloqeve dy minutëshe, vetëm kandidati që ka fjalën do të ketë mikrofonin e ndezur – tjetrit do t’i mbyllet përkohësisht.
Dhe sa i përket coronavirusit, protokollet e sigurisë pritet të jenë të ngjashme me ballafaqimin e parë Trump-Biden.Kandidatët do të jenë të vendosur në një distancë të sigurt dhe ata nuk do të shtrëngojnë duart.
Sondazhi më i freskët i CNN-it: Ja kush e fitoi debatin, Joe Biden apo Donald Trump
Sipas një sondazhi të televizionit CNN, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ishte më i mirë në debatin e së enjtes mbrëma sesa rivali i tij, Donald Trump.
Në përgjithësi, 53 për qind e votuesve që e shikuan debatin thanë se Bideni ishte më i mirë, ndërsa 39 për qind thanë se presidenti i tanishëm dhe kandidati republikan, Donald Trump, ishte debatues më i suksesshëm.
Një pjesë e madhe e shikuesve apo 73 për qind e pjesëmarrësve në sondazh thanë se kritikat e Bidenit ndaj Trumpit ishin shumë të drejta, ndërsa vetëm 26 për qind menduan se kritikat e ish-nënpresidentit ishin të padrejta. Për më tepër, 50 për qind thanë se sulmet e Trumpit ndaj Bidenit ishin të drejta, ndërsa 49 për qind thanë se ato ishin të padrejta.
Rezultati i anketës më të re është më i mirë për Trumpin në krahasim me sondazhin e kaluar të këtij televizioni, kur vetëm 28 për qind e pjesëmarrësve kishin thënë se Trumpi e ka fituar debatin e parë dhe 67 për qind kishin thënë se kritikat e tij ndaj Bidenit ishin të padrejta, shkruan CNN.
Shumica e shikuesve të debatit e parapëlqejnë Trumpin më shumë sesa Bidenin, kur është fjala për menagjimin e ekonomisë (56 me 44 për qind), ndërsa pak më shumë e parapëlqejnë Bidenin për president, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme (50 me 48 për qind).
Joe Biden pati përkrahje shumë më të madhe se Trumpi sa u përket tri çështjeve tjera, menagjimin e pandemisë (57 me 41 për qind), ndryshimet klimatike (67 me 29 për qind) dhe trajtimin e pabarazisë racore (62 me 35 për qind).
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...