2023/05/03

Masakra në Beograd! Prindërit e nxënësve të vrarë ngushëllojnë njëri-tjetrin

 

Mësuesit, nxënësit dhe prindërit kanë ngushëlluar njëri-tjetrin jashtë shkollës fillore në qendër të Beogradit ku ndodhën të shtënat.

Policia ka arrestuar një nxënës 14-vjeçar në shkollën Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit në lidhje me sulmin e mëngjesit të sotëm, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe roja i sigurisë.

I dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij.

Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku kanë ndodhur të shtënat.


1/8

Top Channel

Gjakmarrja Lekstakaj-Nikulaj, Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakaj në 2007-tën

 

Shqipëria ka nisur përpjekjet për të ekstraduar nga Anglia një shqiptarë dhe tre britanik nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ata janë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman ndërsa në arrati ndodhen Harry Simpson bashkë me Ruben Saraiva.

Në vitin 2007 Shqipëria dështoi në ekstradimin nga Anglia të Pjetër Lekstajt nga familja Lekstakaj në gjakmarrje me familjen Nikulaj.

Ish-korrespondenti Top Channel në Londër Muhamed Veliu i cili e ka raportuar këtë ekstradim të dështuar , risjell detajet. Dosja “Nikulaj” me 300 faqe përkthyer në kohë rekord nga Ministria e Drejtësisë, bashkë me një letër garanci për një gjyq të drejtë, firmosur nga ministri Ulsi Manja, i ka mbërritur gjykatës në Londër.

Kërkesa për ekstradim nga Anglia, e një shqiptari dhe tre anglezëve nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hera e dytë për shtetin shqiptarë kërkues të ekstradojë persona, të përfshirë në një konflikt që daton nga viti 1997 mes familjeve Lekstakaj dhe Nikulaj.

Ky person në këtë foto ekskluzive siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, është Pjetër Lekstaj. Në vitin 2007 do të arrestohej në qytetin e Birminghamit me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Pjetër Lekstakaj i ndoqi seancat gjyqësore të ekstradimit në gjendje të lirë me kusht si pasojë e gjendjes së ti shëndetësore.

Gjykata ekstradimeve në Londër me kërkesë të Top Channel vuri në dispozicion vendim për këtë çështje në të cilën thuhet: “Ekstradimi Pjetër Lekstakaj kërkohet nga Shteti Shqiptarë pasi ai është dënuar në mungesë me 10 vite burg për tentativë vrasje dhe përdorim armë luftarake”- shkruhet në vendim.

Disa muaj më pas kjo gjykatë e refuzoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar ngas Anglia Pjetër Lekstakaj me këtë arsyetim.

Duke marrë në konsideratë situatën shëndetësore mendore të tij, konstatojmë se ai përbën një risk të lartë për vetëvrasje dhe kërkon kujdes 24 orë nga bashkëshortja. Ai nuk është i mundur për tu përballur me rigjykim. Në të tilla kushte do të ishte jo e drejtë lejimi ekstradimit të tij. Në Shqipëri ka kujdesie të limituar në trajtimin e depresionit ndaj këtij personi si në QSUT apo spitalin e burgut”.

Nëntë vite më pas nga ky proces ekstradimi në Londër, Eltoni djali Pjetër Lekstakajt do ti dërgonte një kërkesë krye prokurorit të Lezhës, për të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, e ardhur në Shqipëri bashkë me babanë Pjetrin dhe nënën për të dëshmuar.

Ata donin të depozitonin dëshmitë e tyre për vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe të Laurent Gjetjas në 28.09.1997 bashkë me atë të Gjovalin Lekstakajt në 30.09.1999 ku mbeti i plagosur Pjetër Lekstakaj. Kjo nuk u realizua asnjëherë.

Nëse Pjetër Lekstakaj do të ekstradohej nga Anglia në Shqipëri dhe nëse djalit të tij do ti merrej dëshmia, e më pas të vepronte drejtësia shqiptare, atëherë do të realizohej një shkëputje të zinxhirit të gjakmarrjes. E me të gjitha gjasat kjo do të shërbente për mos tija marrë jetën Ardian Nikulajt bazuar në ligjet e kanunit siç dyshohet deri më tani.

Top Channel

Paralajmëron OKB: Bota të përgatitet për fenomenin ‘El Ninjo’ dhe temperatura rekorde

 

Bota duhet të përgatitet për një të nxehtë rekord, paralajmëron agjencia meteorologjike e OKB-së, sipas të cilës janë rritur ndjeshëm shanset që fenomeni i motit El Ninjo, të zhvillohet muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale.

Me përllogaritjet e reja, Organizata Botërore Meteorologjike tani vlerëson se gjasat për zhvillimin e El Ninjos para fundit të korrikut janë 60 për qind, ndërsa para fundit të shtatorit, 80 për qind.

 “El Nino ka shumë mundësi të rikthehet këtë vit. Gjasat janë rritur ndjeshëm. Kjo ka për t`i ndryshuar tendencat e motit në të gjithë planetin”, u shpreh kreu WMO Moufoma Okia.

El Ninjo shoqërohet zakonisht me rritje të nxehtësisë në mbarë botën, por edhe me ekstreme si thatësira në disa pjesë të saj, dhe shira të rrëmbyer në zona të tjera. Që nga 2020-ta, globi ishte goditur nga ajo që quhet e kundërta e tij, La Ninja e ftohtë dhe jashtëzakonisht e gjatë, e cila këtë vit sidoqoftë ka përfunduar më herët këtë vit, duke i hapur rrugën kushteve aktuale neutrale.

Pavarësisht efektit të saj ftohës, sipas OKB-së këto tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtët e regjistruar ndonjëherë dhe pa La Ninjën e cila ka frenuar përkohësisht rritjen globale të temperaturave, situata mund të kishte qenë akoma edhe më keq sipas ekspertëve. Deri tani nuk ka të dhëna për fuqinë apo kohëzgjatjen e El Ninos që po afrohet.

Fizikisht..., jo, por shpirtërisht dhe mendërisht ...Ju ishit në Durrës...

 



                                                   Vilhelme Vrana Haxhiraj


 

      I dashur Fatmir dhe i nderuar miku im i mirë!   

      Profesor, nuk befasohem nga të papriturat tuaja, se kemi vite që bashkëpunojmë. Ju përherë keni qenë dhe jeni befasues, për diçka që ju ngroh, u trazon dhe u grish shpirtin tuaj të bukur prej artisti.

    Ishte fillimviti 2008, kur më kishit dërguar analizën e trilogjisë “Vështroni Meduzën”, menjëherë pas botimit të romanit të tretë “Dilema e së nesërmes”, ku të tre romanet shtrihen në mbi 1100 faqe. Kur e pashë të botuar në Media, e lexove me një frymë atë analizë filozofike me një shtrirje si në kohë dhe hapësirë, e pasuruar me sa e sa paralelizma dhe e kam rilexuar disa herë. Ajo që më mbeti në mendje dhe më ka mrekulluar ishte përkufizimi i titullit të analizës: “ Romane psiko-socialë me vlera të mëdha atdhetare dhe historike”.

      Ju ndër vite keni analizuar shumë nga librat e mi, të cilat i kam parasysh...

      E kësisoj, nuk mund të harroj një rast tjetër, kur para disa vitesh ( në vjeshtën e prasme të vitit, 2011, ju dërgova një shkrim, “Mashtrim apo vetmashtrim” (triptik) vetëm për ta parë, se nuk m’u duk shumë i përshtatshëm për ta botuar. Pyetja ime ishte:

      -Z.Famtir, a ia vlen të botohet ky shkrim?

      Befasia, një e papritur e këndshme dhe tejet e bukur, më zgjoi të nesërmen në mëngjes. Teksa kontrolloja postën elektronike, shtanga nga habia...Jo vetëm e kishit botuar tek tribuna e mendimit të pavarur, “Fjala e Lirë”, por edhe e kishit shoqëruar me një analizë të mirfilltë shkencore të titulluar: Kur drithmat e “klimës” prodhojnë semantikë”, më, 8.12.2011. Pas dhjetë vitesh më 2021, këtë analizë unë e vendosa si parathënie tek libri “Kurth, mashtrim apo vetmashtrim”, një vëllim me tregime, novela dhe triptik që u prit shumë mirë nga lexuesi dhe kritika.

      Kjo ngjarje si pa rëndësi në dukje që plotëson dhe përforcon një veçori të karakterit tuaj vital, më erdhi ndërmend sot, sapo lexova shkrimin tuaj analitik për pasojë të përurimit të librit “Genti, mbreti ilir i ardianëve.  Ashtu siç shkruan dhe z.Kadri Tarelli, miku ynë i përbashkët, ishte vërtet një takim mbreslënës, të cilin do ta përshkruaj në një shkrim.

       Si një ngjarje tejet e veçantë dhe e jashtëzakonshme se u organizua , u dirigjua dhe u deklamua bukur dhe madhërishëm nga aktorët e vegjël të skenës. Ata ishin shndërruar aq natyrshëm në mbretin Peurat, në mbretin Gent, në mbretëreshën Etleva dhe bijtë e tyre. Ata fëmijë të bukur që  e duan historinë e vendit të tyre të pacënuar dhe pa gënjeshtra apo shtremërime,  ishin historianët, këngëtarët dhe vallëtarët e lashtësisë, të cilët mbartnin veshjet e bukura kombëtare dhe kurorën e  artë të mbretit. Ata ishin shndërruar në shkrimtaren e atij romani të dashur, që kishte pushtuar zemrat e tyre të pastra.  Ata e intervistuan autoren apo përmes gojës së saj, pyetën dhe bashkëbiseduan me ilirët e lashtë të moshës së tyre. Ai takim ishte një pranverë më vete, që jehonte nga bukuria e veshjeve të tyre dhe zërat melodik të atyre filizave të brishtë e të siqertë, të cilët nuk dinë ta kursejnë dashurinë ndaj diturisë që i ofrohet moshës së tyre të pafajshme, delikate dhe të dlirë.

    Unë ju kuptoj mirë përsa shkruani. I nderuar “Mjeshtër i Madh”, që ju ka vlerësuar bota “Po s’qau fëmija, nëna nuk e ushqen me qumështin e gjirit.”- thotë gojarti popull.

    Për politikën shtetërore dhe organet kulturore shqiptare të të gjitha instancave, shkrimtarët pas viteve ’90, janë inekzistentë. Qeveria shqiptare me gjithë organizmat e saj, edhe pse hiqen bashkëkohorë, me paraqitjen formale dhe farse në ekran apo në median e shkruar, përsëri janë akoma me letërsinë e viteve ’40 dhe me letërsinë e Realizmit Socialist.

       Realizmi real, i viteve të tranzicionit  ë plakur, ku letërsia flet me dhembjen e shpirtit, me ndërgjegje kombëtare, me fakte tronditëse,  ky lloj arti i pas viteve’90, për politikën nuk ekziston. Gjithë krijuesit e vlerave, ose më mirë shkrimtarët që anashkalohen, përjashtohen si njerëz që japin shpirtin, mendjen, gjumin me ato paga qesharake apo pensione të papërfillëshme, për të dhënë dije dhe kulturë,  me qëllim të që zbusin sado pak problemet sociale, do t’i krahasoja me foshnjat jetim.

      Për çdo krijues, “nënë” dhe “babë” është kombi, atdheu, balta që na lindi, na rriti, na edukoi  dhe na mësoi të themi me mburrje “Atdhe” dhe “Mëmëdhe” dy nocione që nuk shqiptohen në asnjë gjuhë tjetër,  kaq bukur sa tingëllojnë në gjuhën shquipe. Politikat dhe politikanët janë “erërat e marsit”, që vijnë sa pët të shkatërruar mundin e shqiptarit dhe largohen, duke lënë pas rënkim pa fund. Kurse letërsia e mirë ngelet, sepse është e skalitur në memorjen e kombit dhe në tabanin kombëtar. Letësisë reale, kurrë nuk i bije vlera, sepse ajo është në opozitë me shkaktarët e problemeve sociale, varfërinë, skamjen, përçarjen mes njerëzve të një race autoktone. Duan apo s’duan politikanët e njëanshëm, letërsia e mirë e të gjitha kohërave do të triumfojë dhe do të jetojë shumë më gjatë se emrat e tyre të përdhosur nga korrupsioni.  

   Prof.dr.Fatmiri, tani që po mbledh të gjitha analizat, kritikat dhe vlerësimet që janë bërë për krijimatrinë time nga ajka e profesionistëve të mirfilltë të penës dhe kritikës letrare, dalin në pah vlerat e pamohueshme të të gjithë miqve të letrave, si, F.Terziu, M.Buçpapa,  E.Ymeri, O.Grillos, T. Laços, D.Bubanit, Xh.Spahiut, A.Kallullit, L.Grishtit, B.Leskaj, K.Tarelli, F.Minguli, Sh.Topollaj, V. Meça, G.Lloidia, A.Habazaj; M.Prençi, F.Sina e dhjetra të tjerë për të cilët shpreh mirënjohjen time të veçantë për secilin.  

    Juve pesonalisht, u  jam mirënjohëse për gjithçka keni evidentuar përmes sitës së kritikës tuaj brilante, veçanërisht, për librin me kritika “Liria në optikën  e letrave të Vilhelme Vranari Haxhiraj”!

     Ju uroj shëndet dhe suksese në artin e bukur dhe të pazëvendësueshëm të letrave shqipe !

    Me konsideratë të veçantë,

    Vilhelme Vrana.

Ps: Ndoshta në verë i promovojmë të dy libra,t Kritikën tuaj dhe Mbretin Gent...Ku i dihet! Mase na i bën Zoti mbarë një bisedë letrare mes miqësh rreth tryezës buzë detit si dikur në Llogara.

     Me sinqeritet, Vivra

Vlorë, 30.4.2023

2023/05/01

Shqiptarët, pa dhëmbë/ Raporti i OBSH për Shqipërinë: Një në tre persona mbi 60 vjeç nuk i ka

 

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shëndetin oral evidentonte se 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç janë pa dhëmbë.

Mjekët stomatologë në Klinikën Stomatologjike Universitare në QSUT, tregojnë në lidhje me gjetjet e këtij raporti për vendin tonë.

Pacientët që paraqiten në Klinikën Stomatologjike Universitare janë në gjendje më të mirë nga sa thotë raporti i OBSH-së. Arsyet mund të jenë pasi aksesi është më i lehtë në klinikën tonë. Ne jetojmë në kryeqytet, informacioni për kujdesin e dhëmbëve është më i madh, shërbimet që ofron kjo klinikë janë kryesisht pa para, ose shumë të lira, ndaj pacientët vijnë vazhdimisht dhe nuk i lënë dhëmbët në gradën që të prishen përfundimisht, kështu që nuk do të thosha që gjendja e pacientëve tanë të jetë e ngjashme më atë të paraqitur në raportin e OBSH-së. Problematikat më të mëdha janë kariesi dentar tek moshat e vogla nga 1-9 vjeç dhe në moshat madhore nga 50-70 vjeç që kërkojnë protezim.

Problemet e dhëmbëve i shkakton konsumi i ushqimeve me sheqer, të buta, apo ngjitëse, po ashtu konsumimi I alkolit dhe duhanit, si dhe mungesa e higjenës.

Në mbi 15 punë si mjeke stomatologe ajo që ka ndryshuar për mirë është fakti që  njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për kujdesin dentar. Prindërit e rinj i sjellin rregullisht fëmijët çdo 6 muaj, për të parandaluar problemet me dhëmbët dhe nuk i lënë në gradën që duhet të mjekohen. Kjo ka bërë që sëmundshmëria e dhëmbëve të ulet.”- shpjegon Eriselda Simoni, Kirurge Oromaksilofaciale.

ROMANI “SHPRESË E THYER” i AUTORIT DOGJAN DERVISHIT, NJË ROMAN INVESTIGUES PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARË/ Nga Faik Xhani-studiues

 

Shkruan Faik Xhani 

 “ Shpresë e Thyer “ është romani i dytë që na sjellë autori Degjan Dervishi. Ai është një roman që e mer temën nga realitete e brishta të Shqipërisë tranzicioniste . Tematika është reale, e njohur dhe prekur nga cdo shqiptarë. Secili lexues gjen veten aty në luftën dhe punën e përditëshme gati tre degasdëshe . Ndërsa lexon faqet e këtij romani njihesh me historinë e Shqipërisë gjatë tranzicionit të brishtë dhe të stërgjatur shqiptar, me forcat e ndryshme politike, elitat e tyre, programet, alternativeat, taktikat e strategjitë gjithfarëshe të spektrit politik.

Romani nuk është histori, por prozë e shkurtër letrare e realizuar me fantazi, me gjuhë të kursyer, me fjalë të zgjedhur, me mjete shprehëse artistike ku përshkrimi, dialogu e monologu zënë vendin më të gjerë.

Zgjedhja e alternativave, taktikave e strategjive të elitave politike, shtjellimi i ngjarjeve me realizëm dhe fokusimi në momentet më deçizive, ballafaqimi i tyre me vizionin dhe rrugëzgjidhjet alternative nga autori e mbajnë të ngujuar fort lexuesin pas tyre me plot dëshirë e interes për t’i shkuar deri në fund romanit. Ndonëse e trajton periudhën tranzicioniste të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare ai nuk bie në shpalosje të thjeshtë historike, por me realizëm, me përshkrim të saktë, ballafaqim ideshë e alternativash, përjetimesh, sjelljesh, qëndrimesh , analizash të holla e fine, sinoptika të qarta , me idnuksione e deduksione, përcjellë idetë e mesazhet e duhura, krijon skena e mizoskena që të rënqethin. Fukosohet e përzgjedh personazhe nga të gjithë grupmoshatdhe me shtrirje gjeografike nga gjithë vendi ynë. Objek trajtimi janë pensionistët, të moshuarit, veteranët, punëtorë të thjeshtë, intelktualë të profesioneve të ndryshme, mesues, biznesmenë, politikanë, punonjës digasteresh, lidershipë të forcave politike, drejtues të qeverisë e deri te presidenti i Republikës. Secili vihet në subjektin e romanit me masën e duhur, me individualitetin dhe bengraunin që ka. Autori nuk ngelet vetëm në përshkrimin e thjeshtë të portretit fizik, por depërton thellë në botkuptimet, formimet, angazhimet, sjelljet , në rolin e ndimesën e tyre në zhvillimet e progresin e vendit.

Autori Dervishi depërton thellë, si sonda tokën, duke nxjerrë jo minerale, por parime e metodologji qeverisëse, platforma politike, ekonomike zhvillimore, taktika e strategji për përjetsim të pushtetit e sundimit të tyre. Me metodën krahasuese e ballafaquese ndesh synimet e objektivat e pushtetarëve duke fotografuar me skanerin analitik sintomat tumorale të kancerit asfiskues të zhvillimit ekonomik të vendit. I vendosur dhe me përkushtim maksimal e fukoson penën e tij në akte vendimarrëse, operacionale, individ të thjeshtë e deri te i pari i vendit.

Ai u bën një investigim të përgjitshëm qeveritarëve, paralamentareve, poltikanëve, lidershipeve, organeve ligjëvënëse e ekzekutive, administratës së lartë shtetrore, organeve të drejtësisë, prokurorisë, biznesit, doganave, bankave, korrupsionit, pasurimit të tejskajshëm të një grupi oligarkësh që sundojnë popullin zgjedhës, i vrasin trurin, besimin e shpresën.

Meritë e autorit është se jo vetëm i fotografon e i përshkruan me mënyrën më të hollë e më të saktë, por u jep edhe ngjyrë e dritë me përballjet e vazhdueshme midis llojeve, midis eprorëve dhe vartësve, me fshatin, bujqësinë, tokën, industrinë, bankat dhe me shtresat e kategoritë e ndryshme shoqërore. Pikërisht në këo ballafaqime zhvillojnë aktivitetin e veprimtarinë e tyre personazhet e romanit, të cilët nuk janë të shumtë, por të vizatuar me hollësi me të gjithë komponentët dhe shfaqjet, duke na dhënë portretin fizik, botën e brendëshme të tyre, psikologjinë, formimin profesional e të përgjithshëm të tyre , përkushtimin dhe devotshmërinë në kryerjen e detyrave.

Duke krijuar ajreale të herëpasherëshme politike, shtetrore, drejtuese, qeverisëse e sociale zhvillohet dinamika e ngjarjeve, ballafaqimi i ideologjive, politikave, taktikave, strategjive dhe vizioneve. Këtyre skenave e mizoskenave u prin përshkrimi artistik, pejsazhi natyror, idili dashuror, monologu e dialogu, zhvillohet metamorfoza nga ku jepen mesazhet e duhura dhe nxirren deduksione e përfundime me vlerë.

Degjan Dervishi u jep personazheve të tij gjithë lirshmërinë e mundësinë e deputimit. Vetë qëndron pas kuintave duke i bashkuar, kontaktuar e ballafaquar me atë që dinë të bëjnë dhe me atë që duhet të bëjnë në të vërtetë. Në këto skena, lexuesi përqëndrohet, formohet, pohon e mohon, rrëzohet ose ngrihet, nënshtrohet ose reagon duke marrë mbi vete rrisqe.

I tillë është Arben Shkreli drejtor drejtorie në digaster e më vonë ministër. Është një nga personazhet kryesore të këtij romani i realizuar bukur me penën e hollë të të autorit Degjan Dervishi. Ku djalë i ri, me një taban të fortë familjar, i shkolluar e me vizion bashkohor nuk mund të bashkohej me qëndrimin, zgjedhjen, qeverisjen, taktikat e strategjitë, qofshin këto edhe të të parit të vendit kur bien ndesh me inetersat e popullit, me nevojat jetike të tij, me parimet e larta të demokracisë e kushtetutën e vednit. Në këto kushte ngren zërin e protestës dhe merr vendimin e dorëheqjes. Arben Shkreli, ia nguli sytë të atit dhe iu përgjigj: “Baba! Unë sonte u përballa me dy botë, me botën e një grushti njerëzish, që, në dukje, përgjërohen për popullin, por në faktin jëtojnë në luksin e paimagjinueshëm të cilin e ka sjellë pushteti dhe kurropsioni ose më troç, hajdutëria e sifistikuar, e fshehur nën petkun e demokracisë dhe me botën tjetër, që përbën shumicën, reale, e mjerueshme, e zhytur në varfërinë ekstreme. Si mund të ndërtoshë parajsën në korriz të një populli të tërë që lëndon në çdo sekond dhe nuk i jepet asnjë mundësi për të jetuar si njerëz? Si mund të flasësh për demokratizimin e mëtejshëm të jetës kur, qeveria, e dalë nga votat e mashtrimit ka në programin e saj, forcën dhe hipokrizinë? Si mund të ndodhë kështu, kur i pari i ekzekutivit ushtron presion mbi popullin për gjoba e burg për energjinë elektrike…Reformat, edhe ata të dhimbëshme, bëhen për popullin dhe me popullin dhe jo në kurriz të popullit dhe dedukton: Jo baba, vendi im nuk është aty. Unë ndodhem rastësisht në këtë qeveri dhe sa më shpejt të largohem, aq më mirë është për mua dhe për familjen tonë.

Shumë kuptimplotë është edhe jeta e veprimtaria e Artur Borit punonjës i drejtorisë së pastrimit të parave, një punonjës i përkushtuar e i vednosur për ta kryer më së miri detyrën. Autori na jep në mënyrë të hollsishme përpjeket, vendosmërinë, profesionalizmin, guximin, vizionin dhe aktin sublim që bën drejtori i ri, një model nëpunësi që duhet të ketë adminsitrata e lartë shtetrore, cdo digaster e institucion. Shembulli i tij, i drejtorit të bankës së nivelit të dytë Perikli Topulli dhe të gjithë atyre që punojnë e luftojë vërtetë për të luftuar krimin, drogën, prostitucionin, pastrimin e parave, korrupsionin galopant etj., në këtë ajreal politik e qevërisës janë të detyruar të sakrifikohen e të lekujdohen edhe fizikisht nga kriminelë të lidhur me pushtetin, të cilët jo vetëm që nuk zbulohen, por edhe mbrohen nga oligrakët e rinj, që prioritet kanë pasurimin e tejskajshëm dhe jo plotësimin e nevojave të popullit dhe zhvillimin e vendit.

Përshkrimi i hollsishëm që bën autori Dervishi skenave, të punonjësit të ndërgjegjshëm e të përkushtuar Artur Brori, për të zbuluar kultivuesit, përgatitësit dhe tregtimit të drogës, manovrimeve, dekonspirimeve të operacioneve antidrogë , lidhjeve të segmenteve të shtetit, mandej deri te drejtuesit e lartë të shtetit, policisë e bankave dhe eleminimi i kundershtarëve siç ishte rasti i vrasjes së drejtorit të bankës së nivelit të dytë Perikli Topullit jo vetëm të mbajnë të ngërthyer pas faqeve të librit, por të rënqethin dhe të bëjnë të reagoshë e të protestosh fuqishëm për mirëqeverisje, për zgjedhje të lira e të ndershme, për mirëqenie zhvillim e progres të vendit.

Personazhe të till, si Sokol Shkreli i moshuar, Kastriot Kota inxhinier në naftë, Sami Meneshi veteran janë simbol i qëndresës , i debatit konstruktiv, i papajtueshmërisë me të keqen.

Katerina Prifti e Rudina Selimi janë modeli i intelektualeve qe punojnë më përkushtim, nuk pajtohen me të keqen, këmbëngulin dhe sakrifikojnë gjithcka për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Ndërsa shembulli i hirarkut të Bankës Qëndrore, Kosto Rrapit , disa deputeteve, lidershipeve, të disa punonjësve të daminsitratës shtetrore etj. janë shembujt më tipikë të servilëve, të mediokërve e të sofistikuarve që për interesat e ngushta vetjake e mbrojtjen e karrigeve janë gati të marrin edhe jetë njerëzish e të zhyten sa më shumë në botën e krimit.

Deduksionet e sakta si Klasa politike e Shqipërisë së vogël, më e sëmura e Europës, ka keqpërdorur pushtetin, duke e zhytur popullin në varfëri të tejskajshme…Populli ka rënë në thundrën e uzorpatorëve të pasuruar rishats, që kanë zënë pozitat e larta…Ekonomia jonë është një piramidë…Në majë të kësaj piramide qëndron oligarkia financiare me oligarkët. Në këtë oligarki qëndrojnë kryeministra dhe ish-kryeministra, ministra dhe ish-ministra , disa deputetë të majtë e të djathtë, gjyqtarë, prokurorë dhe biznesmenë të lidhur me një mijë e një fije me mafine ekonomike, mafien e drogës, të prostitucionit, të pastrimit të parave dhe të kontrabandës. Dhe mesashi përmbyllës i romanit që të mos përsëritet historia e hidhur e këtij kombi, forcat intelektuale progresive , patriotike, të ndershme dhe të devotëshme , të ngrihen si Anteu mbi dallgët e shkatrrimit dhe të shpëtojë kombin nga vdekja… janë mësime me vlerë dhe kushtrim alarmi për reflektim për cdo lexues e për çdo shqiptar.

Huazuar nga "Vizion",16.tetor 2017.

Urime ditëlindjen e 75-të profesor Faik Ahmet Gjani !

Shkruan Flori Bruqi(Floripress)  dhe  Maela Marini(ATA)

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ 

Faik Ahmet Xhani lindi me 01.06.1948 në fshatin Lis, sot Bashkia Mat në një familje autoktone me tradita bujarie e atdhetarie. Gjyshi i tij Dalip Xhani u përndjek nga pushtuesi austriak, prandaj doli komit. Gjatë një nate u rrethua, u hodh nga kati i dytw, çau rrethimin, shpëtoi, por mbeti korrizo për tërë jetën. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare babai i tij Ahmeti dhe xhaxhallarët e tij Isuf e Nuredin Xhani u radhitën në radhët partizane dha aktualisht mbajnë statusin e Veteranit. Faiku, që në moshën 6 vjeç mbeti jetim pa baba, por u rrit si më mirë nën kujdesin e gjyshërve, xhaxhallarëve dhe dajës Isuf Meta. Mësimet deri në moshën 7-vjeçare i mbaroi shkelqyeshëm në vendlindje. Në vitin 1966 mbaroi shkollën "8 Nëntori" në Peshkopi. Më vonë përfundoi Universitetin "Luigj Gurakuqi", fakulteti Histori-gjeografi dhe kreu disa trajnime për pushtetin vendor. Punoi 10 vjet mësues në disa shkolla të Matit, ku për rezultate të larta në lëndët dhe klasat e tij u nderua me medaljen "Naim Frashëri". Për 7 vjet punoi instruktor për pionierët dhe rininë shkollore në Komitetin e Rinisë Mat. Gjatë asaj kohe u aktivizua edhe me ekipet e kontrollit të KQ tëw BRPSH. Nga viti 1983-1988 punoi mësues në dispozicion të seksionit Arsimit Mat, ku kryesisht u muar me projektet e stdimit dhe kualifikim-atestimit të mësuesve. Gjatë kësaj periudhe u aktivizua edhe me ekipet e kontrolleve të Ministrisë së Arsimit në disa rrethe të vendit . Nga shtatori i vitit 1988-31 dhjetor 1996 punoi si inspektor i Kom. EKZ. dhe specialist i Këshillit të Rrethit Mat. Më 23 janar 1997 transferohet me banim në njësinë nr.9 të qytetit të Tiranës. 






Gjatë kësaj periudhe punoi me kohë të pjesëshme inspektor i Tregtimit të Librit Shkollor, në IFB, në subjekte private dhe në qershorin e 2013-ës doli në pension. Pas vitit 1990 Faik Xhani punoi pëwr themelimin dhe drejtimin e disa shoqatave jofitimprurëse si: sekretar tek shoqata e "Jetimave" Mat, "Për Ardhmerinë Shqiptare" sekretar, drejtor për marrdhëniet me vendet Aziatike tek "Sofra Shqiptare", sekretar tek "Martirët e Policisë së Shtetit" etj.






 Aktualisht është kryetar i Shoqatës "Bashkimi i Përgjithshëm Vijues i Pensionistëve të Shqipwrisë" dhe kryeredaktor i gazetws "Zëri i tëmoshuarve". Gjatë periudhws 1990-2023 Faik Xhani ka realizuar disa projekte si: Tre projekte të BE me vlerë 23 mijë euro dhe 500000 lekë 2918-2023. Projektin me Komitetin e Botës Islame, Oman, Katar, Arabia Saudite dhe Egjypt për trajtimin e  jetimave të Matit të moshës 01-18 vjeç me pension si dhe furnizimin me veshmbathje dhe ushqime. 





(Viti 1990-1996). Sigurimin e furnizimit me ushqime e veshëmbathje e gjithë komunave të Matit me shoqatën Angleze "Ushqeni Fëmijët" si dhe blerje te sendeve të ndryshme sipas nevojave të komuniteteve në vlerën 115.000 dollarëve. Faik Xhani është autor e bashkëautor i 15 librave, redaktor i dhjetrave prej tyre, recenzent i 70 librave tw autorëve të ndryshëm, i qindra artikujve në medien e shkruar shqiptare e të huaj dhe pjesëmarrës i disa veprimtarive kombëtare e rajonale. Për kontributin e dhënë mban titujt e lartë të vlerësimit: "Nderi i Komunës Lis", i "Organizatës së Veteranëve të LANCC-it", i Shiqatëws "Bashkimit të Përgjithshëm të Pensionistëve të Shqipërisë", Qendrës Kulturore, Artistike, Sportive "Nënë Tereza" dhe nga 1 tetori 2020 titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". 




“Mjeshtër i Madh” për Faik Xhanin/ Kontribut në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe moshës së tretë

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Në vlerësim të përkushtimit dhe kontributit të veçantë në ndihmë të pensionistëve, si edhe në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve, presidenti Ilir Meta nderoi sot kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Faik Xhani me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

“Xhani është dalluar gjatë gjithë jetës së tij si veprimtar aktiv shoqëror, duke kryer me devotshmëri edhe detyra të ndryshme si nismëtar e kontribues për themelimin dhe funksionimin e disa shoqatave jofitimprurëse, që kanë ndihmuar fëmijët jetim, moshën e tretë dhe familjet në nevojë”, tha Meta.

Presidenti përsëriti thirrjen drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore, veçanërisht atyre të kujdesit shëndetësor, që të punojnë fort për përmirësimin e mirëqenies së të moshuarve.(Agjencia Telegrafike Shqiptre-ATA) 

https://ata.gov.al/2020/10/01/mjeshter-i-madh-per-faik-xhanin-kontribut-ne-ndihme-te-femijeve-jetime-dhe-moshes-se-trete/



 Flori Bruqi

Ky është Muharrem Ibraj nga Osek Hila e Gjakovës që së bashku me të birin e tij kryenin krime ndaj shqiptarëve

Kush është Muharrem Ibraj, shqiptari që akuzohet për krime lufte në Kosovë? Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë ...