2011-04-30

Fondi i librave për Skënderbeun


nga Belina Budini


image











Kur kryeministri shqiptar prof.dr.Sali Berisha i ka nxjerrë nga biblioteka e tij personale ndoshta nuk e ka ditur që dy prej tyre mund të shkojnë deri në 15 mijë euro secili. Duken thjesht ca libra të zverdhur nga koha, por janë ngjarja e vetme e të paktën 17 viteve të fundit për thesarin e antikuarit të Bibliotekës Kombëtare.
Që nga koha e bastisjes së bibliotekave personale dhe fetare, apo atyre të ish-bejlerëve e pashallarëve nga komunistët, asgjë të re nën tavanët e ulët të bodrumeve me libra të rrallë! Në dhomën e hekurt ku ndryhen librat shekullorë do të ketë kësisoj më në fund vizitorë të rinj por miq të vjetër, sepse sipas drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasarit, të paktën dy nga librat e dhuruar i plotësojnë të gjitha kriteret për t’u klasifikuar si antikuare.

Ka gjasa që Berisha të mos e ketë idenë as për këtë, ndërsa librat duket i ka pasur dhuratë nga koha kur ka qenë president. Një Skënderbe i Lavardin, një tjetër i Barletit dhe një i tretë i Paganelit janë ekzemplarët të cilët datojnë që nga vitet 1500-1600. Të sapovendosur në një stendë ekspozimi në hyrje të bibliotekës, ato nuk i kanë tërhequr tjetërkujt vëmendjen përpos urithëve të përhershëm të bibliotekës që edhe pas vitesh kur kthehesh, i gjen gjithnjë aty. Berisha vetë ka qenë një prej tyre para viteve nëntëdhjetë siç kujtojnë punonjësit e vjetër të bibliotekës, ata që dikur e kishin pëgëzuar si “ky që vetëm krevatin nuk ka sjellë këtu”. Por dhurata e fundit e kryeministrit i ka bërë të gjithë të ndihen të mikluar dhe duket se ia kanë falur të gjitha vonesat pas orës 8.30 netëve të errëta të diktaturës.

Ndërsa biblioteka ka kohë që nuk ka fuqi blerëse për t’i pasuruar fondet e saj me libra të rrallë dhe oferta të tilla madje nuk ka më, Plasari na thotë se shpreson që rasti i kryeministrit të shërbejë për të nxitur edhe posedues të tjerë librash me vlerë që t’i drejtohen bibliotekës. Por duket se vitet e fundit kanë qenë më tepër poseduesit e rremë të librave të tillë që i janë avitur bibliotekës dhe që kanë ofruar gjëra pa ndonjë interes. “Që një libër të klasifikohet si antikuar, sipas një prej ndarjeve më të mbështetura nga studjuesit, duhet të datojë jo më vonë se viti 1830”, - thotë Plasari. Sipas këtij kriteri së paku dy prej librave të dhuruar nga kryeministri  prof.dr.Sali Berisha klasifikohen si të tillë dhe janë futur në procesin e kalimit në arkivën e antikuareve në Bibliotekën Kombëtare.

10 deri në 15 mijë euro mund të jetë sipas Plasarit vlera e Skënderbeut të Jacques de Lavardin, bazuar në të dhënat aktuale të tregut të librit “très rare” ku bën pjesë edhe ky Skënderbe i hershëm i vitit 1604. Megjithëse Shqipërisë i mungojnë ekspertët e vlerësimit të saktë të vlerave të tilla të rralla, Plasari thotë se mund të bëhen përllogaritje të përafërta duke u mbështetur në të dhënat e tregut aktual dhe kësisoj edhe ekzemplari italisht i Marin Barletit që daton në 1568 mund të shkojë në disa mijëra euro, megjithëse ekziston i përkthyer në disa gjuhë, kryesisht i përkthyer nga varianti latinisht. Më pak i çmuar për vetë faktin se daton pas vitit 1830 dhe nuk flasifikohet në antikuaret, Skënderbeu i Camille Paganel paraqet interes sipas studjuesit Plasari për faktin se është përkthyer në gjuhën hungareze dhe si i tillë është një variant unik, ndërsa duket se botimi i tij i përkthyer në këtë gjuhë lidhet me përfshirjen heroike të Huniadit në betejat e turqve të shekullit XV-të. “Megjithatë për të bërë një vlerësim të saktë jo vetëm të këtyre tre librave por edhe atyre që janë pjesë e fondit prej kohësh, duhet marrë mendimi i një grupi ekspertësh të antikuarëve të Evropës”, - shprehet Plasari duke shpresuar se një grup i tillë mund të thirret për ta bërë realisht një vlerësim të tillë për librat e rrallë të Bibliotekës Kombëtare.

Nëse vlerat monetare nuk janë përcaktuar, ato të përmbajtjes duket se mund të vlerësohen më mirë në Shqipëri, edhe pse një pjesë e mirë e dorëshkrimeve arabe dhe perse, për shembull, nuk gjejnë studjues të interesuar në vendin tonë, megjithëse datojnë shumë herët. Fondi i librave për Skënderbeun duket se është në fakt më i pasuri dhe më i shfrytëzuari në arkivën e Bibliotekës. Janë rreth 500 syresh në këtë fond pa llogaritur ende dy librat e dhuruar nga kryeministri Berisha. Ndërsa gjenden edhe gravura nga më të rrallat me imazhet e panjohura të Skënderbeut, libri i autorit francez Jacques de Lavardin hyn për herë të parë në fond me titullin: “Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbe, mbret i Shqipërisë”.

Sipas specialistëve të arkivës vepra që ka njohur disa botime në 1576, 1593, 1596, 1597, i përket botimit të vitit 1604 dhe është origjinale. “ Libri i kushtohet jetës dhe veprës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut; Në krahasim me dy botimet e mëparshme të vitit 1597 e 1958, ky botim ka një shtesë prej 47 faqesh në fund lë librit dhe ka veçori bibliofilike në miniatura.Frontespici është shtypur në ngjyrë kuq e zi, ndërsa në të gjendet edhe vula e botuesit dhe kopertina është me lëkurë origjinale”, - shpjegon specialistja. Sipas informacionit në hyrje të librit, vepra rrëfen bëmat e lavdishme të betejave të Skënderbeut dhe fitoret e tij kundër turqve për fenë e Jezu Krishtit. “Ky botim përmban edhe një kronologji turke ku përmblidhen të dhëna për Sullntan Bajazitin e II-të, Selimin e I-rë, Sulejmanin e II-të, Murain e III-të dhe Muhametin e III-të”, - shkruhet në hyrje të librit në gjuhën frënge që është botuar në Franche – Ville të Francës në vitin 1604.
Libri i dytë ka autor Marin Barletin dhe rrëfen në italisht “Historinë e të madhërishmit dhe trimit, zotit Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe, princi i denjë i shqiptarëve”. Kjo vepër që ekziston në disa gjuhë, është përkthyer nga latinishtja prej Pietro Rocha, ndërsa viti i botimit është 1568 në Venecia. Megjithatë, duket se një ekzemplar tjetër i këtij libri ekziston tashmë në arkivën e Bibliotekës Kombëtare. Libri i tretë nuk është ende një antikuar, por konsiderohet ekzemplar interesant për faktin se është përkthyer në gjuhën hungareze nga varianti frëngjisht i botuar në Paris në vitin 1885 dhe autori është francezi Camille Paganel.
Ndërsa na shoqëron për në arkivën e librave të rrallë, një punonjës i vjetër i bibliotekës na rrëfen se një pjesë e rëndësishme e thesarit të librit antikuar ka vulat e bibliotekave personale të njerëzve të njohur që nga Bushatllinjtë e deri tek Lumo Skëndo dhe së fundmi do të ketë edhe atë të Sali Berishës. Në fund të fundit a nuk janë librat ato që kanë siguruar përjetësinë deri më sot?

Udhëtimi i librave të rrallë në Shqipëri

Librat në kërkim të të cilëve jemi vënë janë përfshirë edhe në histori krimesh komuniste. Të plaçkitur me dhunë nga bibliotekat personale të familjeve të mëdha, trashëgimtarëve të bejlerëve dhe pashallarëve, arkivit të françeskanëve dhe Urdhërit Jezuit, tanimë vetëm vulat dhe mbishkrimet kanë mbetur gjurmë të këtyre “krimeve”, të vetmet që kanë sjellë një dobi duke pasuruar me vlera të rralla fondet e bibliotekës kombëtare. Duke zbritur në bodrumet e ngushta ku ruhen tanimë me vështirësi dhe në kushte të papërshtatshme qindra-mijëra libra, ato që ruhen në kushtet më të forta të sigurisë për shkak të vlerës së rrallë janë librat e fondit të antikuarit.

Pranë Mesharit të Gjon Buzukut, të cilit në fakt i mungojnë disa faqe dhe është vetëm një fotokopje e variantit origjinal që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit (edhe si e tillë unike megjithatë), shkëlqejnë me luksin dhe sharmin e mbartur deri sot inkunabulat që janë edhe pasuritë më të rralla që zotëron biblioteka. Mbajnë gurë të çuar, dekoracione të praruara dhe kryesisht të punuara me ar dhe argjend, por më të vlerësuara duket se janë për vitet që mbajnë mbi kapakët e rëndë dhe faktin që vijnë nga shekujt e errët të epokës kur nuk ezkistonte shtypshkrimi dhe forma e sotme e librit dhe gjithçka bëhej në mënyrë artizanale.
Udhëtimi i tyre në Shqipëri duket i mistershëm dhe befason të gjithë studjuesit dhe njohësit e bibliotekave në botë kur zbulojnë se ekzemplarë unikë inkunabulash ekzistojnë edhe në bibliotekën relativisht të re të Shqipërisë.

Por edhe pse është një institucion i themeluar vetëm në itin 1920, Biblioteka Kombëtare vijon një traditë shumë të vjetër bibliotekare në Shqipëri që shkon thellë në Mesjetë në oborret e princërve shqiptarë si dhe të bujarëve, kontëve, arhonëve ku funksionin kancelari në latinisht, greqisht, sllavonisht dhe kishin pranë tyre edhe bibliotekat përkatëse. Madje edhe nga pesë shekuj të pushtimit osman tradita e bibliotekës vazhdoi sipas studjuesve dhe u përcoll kryesisht nëpërmjet bibliotekave të familjeve të mëdha, të pashallarëve e bejlerëve, por edhe atyre të institucioneve fetare: abacive benediktine, kuvendeve françeskane e jezuite, manastireve ortodokse, medreseve, teqeve të bek­ta­shinjve. Pozicioni gjeo-historik i shqiptarëve në zonën e kalimit nga Perëndimi në Lindje ka ndihmuar edhe në ruajtjen e kësaj tradite që pak njihet.


"OFSHAMË NË URNË"

image
poezi
Redaktor: Nazmi Rrahmani
Recensent: Faruk Tasholli
Lektore: Pranvera Azemi
Botoi: Shtëpia botuese:"Faik Konica" Prishtinë, 2008

"Edhe pas vdekjes tënde, prapë do të ketë fushë të blertë, lulet do të lulëzojnë zjarr, e unë do t´i prek me zemër”, janë vargje me të cilat autori hapë këtë përmbledhje poetike.

"Ofshamë në Urnë"është e ndarë në pesë cikle:

Kllapi e blertë
Pikëllim i ngrirë
Vello ujore
Unazë dheu dhe
Hija e grisur.

Krijuesit nuk mund te jenë vetëm vrojtues kontemplativ- pasiv të realitetit qe na rrethon, të ngjarjeve apo të proceseve qe ndodhin rreth nesh, prandaj krijuesit shpesh behën ndërmjetësues në mes të raporteve të tilla dhe pastaj në forma të ndryshme të ligjërimit ose vlerësojnë ose yshtin me shkrimet e veta kahet e ecurive qe lidhen me fatin e vet, të kombit apo fatin e gjithë njerëzimit.
Këtij koncepti nuk mund t´i ikën shumë krijues dhe as poeti ynë në fjalë Sadik Krasniqi. Sadik Krasniqi na vjen me librin e tij të parë, dhe nganjëherë edhe mund të habitemi se si mund të jetë i pari, kur ka kohë qe e njohim si poet, nëpër faqet e ndryshme të kulturës, antologjive e besa edhe si fitues i çmimeve të ndryshme nëpër konkurset e ndryshme letrare.
Vetë titulli i librit është një metaforë në veti” Ofshamë në Urnë”,aty është edhe Sadiku në Urnë, bilës me mija vjet, aty jam edhe unë, edhe ju. Libri hapet larg, nga tradicionalizmi i hidhur, i percjellur me Ofshamë apo siç do të thoshte poeti Sadik Krasniqi“Edhe pas dymijë vjete/hirit m´i bën hije krahu i dallëndyshes/ me fluturimin gri drejt pranvere”. Përgjatë këtij fluturimi dashuritë e djegura përcillen dhe te lulet e hirit,aty ku buzët e hirta dhe Loti behën Yll. Behën Yll për emrin qe nuk do të harrohet, për gjuhën, për pragun dhe shtëpinë. Kjo ndjenjë shpalosët te poezitë, ”Tri miniatura për Kosovën”,ku poeti nuk mund te ju ikë kravatave qe përjetoj dhe po përjeton Kosova.
Ripërtëritja është gjithashtu një proces qe poeti Sadik Krasniqi e sheh si një dritë në Liqe, dritë qe shfaqet nëpër djepat me plisa, në puthjet e diellit qe gjallojnë ofshamat dhe frymëmarrjet grunajave te Kosovës,e qe poeti këtë gjenerim e quan Loti i Jetës. Ky regjenerim kryqëzohet më të papritura, me traditën-trashëgiminë qe Sadik Krasniqi e shfaqë në poezinë: ” S`do t´ia fal vetes”.qe mëton qe nga kjo te përfitoj, të mësoj ” Qe të dija të ligat e motit”, pra është një sugjerim intelektual. Korrelacioni i shprehur ne mënyrë poetike në mes të dy realiteteve, ati historik se bashku me traditën, dhe realitetit objektiv, së bashku me poetin qe t´i nxjerr fjalën Ashtit, e ta trasoj të sotmen, se nata, e keqja na rrethon e shpend keqja na ndjellë kumt të zi. Sadik Krasniqi fshehët pas velit simbolikë të lotit dhe të dhembjes , sepse ato ngrijnë pranverat, ato ndotin lumin dhe se na shfaqen stinëve të jetës kurrë pa i veshur rrobat e motit. Ekspozimi i njeriut nen statusquon, për poetin është njësoj sikur ta shtyjmë vdekjen për nesër. Prandaj kërkohen rrugë , rrugë qe po te vonoheshin edhe për dy sekonda do te ishin ndryshe.
Për ta kaluar një rrugë të tillë komunikon më figura të ndryshme të kombit dhe tërheq një diagonale nëpër kohë për ta shfletuar atë para lexuesit më gjakun e saj apo më dhëmbët e saj. Lirizmi emocional i poetit shpaloset në ciklin Vello Ujore dhe pikërisht me poezinë “Sytë e asaj vashe” qe i kushtohet (N-së) ne ketë cikël poeti bredhë çaste te jetës dhe nëpër qytete të ndryshme shqiptare. Poeti jep tablo të ndryshme lirike të fshehura pas diellit,pas pranverave vetullave me shikime te kryqëzuara derisa perëndon dielli në sy, apo se bashku me Flokëdielloren ta ketë marrë valëbardha në përqafim.

Flokëdiellorja ime
Na u dashka edhe amshimin ta kalojmë
Deri në afrim.

Atëherë mund të verbohemi me qerpikët tanë
E në shikim bebëza-bebëzën mund ta shterë
Eh ç´të bësh kur të perëndon dielli në sy..

Lirizmi i Sadik Krasniqit nuk është qorrazi, ai është i orientuar, real edhe pse nuk arrijnë te dridhja e bardhë. Këtu poeti valëvitët në mes të akteve, hijeve të dashuruara në dritë komete, kundër mediokritetit apo shkurtëpasisë.
Poeti jeton në mërgim dhe nuk mund ti ikën poezisë qe ka pasur dhe ka gjithmonë mall, malli për vendlindjen, për dheun qe nuk është vetëm në verandë qe fëmijët te kenë pranverë në dritare por edhe në dheun e Kosovës me erë molle, aty ku Albini dhe Galdimi do të gjejnë blerim dhe do të puthin diellin e vet. Dielli ngrohë krejt dheun shqiptarë, pa kufi të vizatur hartave. Poetin e gjen jeta rastësisht jashtë këtyre kufijve prandaj ne këtë përmbledhje do lexoni edhe poezi qe vërtetojnë se sa e rëndë është barra qindra vjeçare e mërgimit.
Mërgimin Sadik Krasniqi në mënyrë transparente e quan “vdekje të ngadalshme” p.sh. Të poezia me titull popullor; “Vdekja në Kurbet” ,apo të “Atje dhe këtu” ku poeti ka lënë peng “Atje një pjesë zemre, për një gur këtu”. Vdekja me plot mall të largon nga të afërmit, të dashurit, nga atdheu me lulet e veta dhe ku harrohesh dalë nga dalë dhe e vetmja vegëz-lidhje mbeten leterzezat me fjongo të zeza, qe do të thotë me kumte të zeza për të dashurit tanë atje. Derisa dikur poeti përshkruante lojërat e hijeve, tani ato hije fillojnë ta humbin pamjen, dhe poeti përmallohet për to, përmallohet se në kacafytje me mërgimin, me vetminë hija griset, dhe laget ne kapërcimin e shtegut, grisen albumet e kur ne mërgimtarët marshojmë me klithjet e fundit në anonimitet, ku zhdukemi si krimbat e verdhë në dritë neoni. Poeti përjeton pasojat e një kohe te sëmurë, prandaj me sarkazëm i kundërvihet asaj kohe ku nuk na kanë ndryshuar shumë mendimet edhe pse ka ndryshuar pamja jonë. Pasiguria në këtë kohë na shpien aty ku kostumin e vdekjes duhet ta kemi të përgatitur, sepse jeta mund të na hedhë si gjethin e këputur në trotuar, kohë qe shalon kuaj troje, kuaj të zi qe natën na lëshojnë mjekra në zemër.
Libri poetik “Ofshamë në Urnë” e poetit Sadik Krasniqi na sjellë padyshim vlera letrare në letërsinë tonë e sidomos poezisë qe krijohet në mërgim. Poeti me një lirizëm të lehtë dhe duke mbajtur një distancë të ftohtë kundruall tablove qe prekë në ketë vëllim e shpërthen preokupimin e vetë jo në mënyrë direkte, jo me transparencë po i “barikaduar” pas simbolikës së pasur qe ka përdorur. Metaforat e fuqishme gjithashtu flasin për krijuesin, dhe rrjedhshmëria poetike na detyron, na tërheq qe ta lexojmë më ëndje këtë poezi të frymëzuar mirë, dhe të realizuar mirë.


Pal Sokoli

Kuba, kthimi ne te kaluaren

Kuba, kthimi ne te kaluaren


Nga Baton Haxhiu



Jane disa fotografi qe e ndertojne nje periudhe, nje simbolike mburrese ne qytetin e Havanes. E ndertojne te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Lidhen me emrin Heminguej. Emrat e artisteve te medhenj qe kishin shetitur ne Kube viteve te pesedhjeta dhe gjashtedhjeta duken si nje histori revizioniste, Erroll Flynn, Gary Cooper, Spencer Tracy. Ata gjenden edhe sot ende te varur ne pabin me te famshem te Havanes ne shoqeri me shkrimtarin nobelist, qe, ne ne boten shqiptare, e njohim nga shkolla, per librin “Plaku dhe Deti”, kurse shume te tjere e njohin edhe per “Nobel”-in dhe filmin e famshem me skenar nga libri “Per ke bien kembanat”. Por jo vetem per kete. E njohin si reporter lufte, gazetar nga Havana dhe per shoqerine e famshme me peshktarin Gorio.

Floridita do te dukej lokal i zakonshem sikur mos te imazhohej me rrefimin e vazhdueshem te banoreve qe tregonin per simbolin e ketij qyteti, qe pashmangshem lidhet me emrin e Ernestit. Nje vertetim per vleren e pamohueshme te cilesive qe banoret kishin arsye t’i gezoheshin jetes me kujtesen per te gjitha pijet e famshme qe shijoheshin qe nga buzet deri te mukoza e lukthit. Mojito, pija me dekor gjethi –hierbabuena, menta ose basiliku i jepnin shijen e posacme koktejit, qe ende mbahej si symbol i se vecantes ne te gjitha kafet e Havanes.

Floridita eshte nje prej lokaleve me te famshme ne bote. Ishte ndertuar ne periudhen e diktatorit Batista, nje autoritet kubanez i vendosur nga amerikanet, qe ishte veshur kuq dhe i dekoruar me nje dru te posacem arre. I vecante per nga stili edhe pas gjashtedhjete vitesh, mbahej ende nder pese lokalet me te famshme qe krahasohej me Depari ne Rome, 21 Club ne Nju-Jork, Shelborn ne Dublin, Ritz Bar - Paris dhe Londer.

Ai hynte dhe shume here pinte nga dhjete ose pesembedhjete Daiquiris, duke lexuar gazetat. E dinte vendin ku ulej dhe bente ritualin e zakonshem te qendrimit ne kafiq. Dhe, natyrisht renditeshin koktejlet. Keshtu e pershkruajne kubanet ngjarjen Heminguej qe per ta ishte nje ndodhje e perditshme dhe e pavdekshme.

Ne vendin dhe karriken ku ai kishte kaluar shumicen e kohes ishte vendosur nje biste bronzi. Njerezit rrefeheshin apo tregonin ngjarjet per te. Tregonin te verteten dhe historine e nje gjeniu. Mund ta pyesje dicka per bisten dhe secili nga ata qe degjonin pyetjen kishte nje rrefim. Kishte nje tregim te bukur, te hidhur apo te kendshem. Citonin bemat e tij si dicka qe iu zgjaste diten bajate dhe te lodhur nga ndeja. Rrefenin te gjitha qe kishin ngelur ne mbamendje, sepse asgje e re nuk ndodhte ne Floridita, pervec nje rrefimi te njejte e te ngjajshem per Ernestin. Ai ishte bere lajtmotiv per banoret havanas sepse kubanezet jetonin ashtu – lirshem, qejfli dhe me jeten krejtesisht te shlire karaibike. Kenga, sefaja –atyre kurre nuk iu behej vone per asgje – performancat rrugeve, qe te krijohej pershtypja se ata jetonin bukur dhe gjithmone duke kujtuar shkrimtarin qe ne shumicen e kohes ekzaltohej, e gjithnje behej i kendshem kur ishte i dehur.

Nje e shkruar si rrefim ishte diku ne trurin e gati secilit keriok, mullak ose te bardhe qe takoje ne Floridita. Ishte si nje kujtese per autorin e famshem qe e deshi Kuben me shume se Ameriken. Por koha e gjate e rrefimit per te dhe mungesa e nje ngjarje jashte kornizave te kengeve per CHE dhe Guantanameren, thuhej ne menyra te ndryshme. Perflitej gjithcka sikur te kishte ndodhur dje. Edhe pse e djeshmja e kubanezeve ishte vertete afer. Aty ishte ngrire gjithcka. Ndertesat e bukura te kolonializmit spanjoll, hotelet e ndertuara nga investitore amerikane; parate e pista te Fohenso Batistes dhe Al Capones, qe kishin perfunduar ne ndertime, shtepi, hotele, fabrika alkooli qe ende kishin pamjen e viteve te tridhjeta. Viti 1961 i kishte lene ato pa pronare. Kishte lene edhe ndertesen e bukur te Bacardit, familjes se njohur per prodhimin e alkoolit, qe numerohej ende si me e bukura e Havanes.

Por edhe kur flet per pijen e tij, dhe per dehjen ne ekzotiken kubaneze, nga ai gjithmone kishte dale nga nje fjali gjeniale. Edhe per deshiren e tij qe te jetonte vetem nje dite, por ama bukur dhe guximshem.

“Kam ardhur ne perfundimin se nuk eshte fare e veshtire qe gjithnje te jetosh vetem nje dite te tere brenda jetes tende. Une mesova ta harroj te djeshmen. Dhe mesova te mos humb kohe duke vrare mendjen vend e pa vend per te nesermen. Secilin mengjes i them vetes: Sot fillon jete e re”. Keshtu fliste Heminguej sa here qe Mojito apo Daiquri i tij i perditshem ia nderronin gjendjen e tij esullore prej shkrimtari. Keshtu fliste kur ishte qejfli dhe kur behej se po jetonte vetem nje dite te jetes.

Pinjar Delrio (pije e vecante) ishte nje symbol tjeter i ketij qyteti qe lidhej me nje personazh te madh te kohes, Al Caponen. Rumi i bardhe, akulli i bluar i perzier me ananas shenohej si pija qe i takonte njeriut te famshem, qe per vite kishte perdorur Kuben si vend per ta cliruar veten nga Amerika. Nje shtepi buze oqeanit edhe sot merret si me e bukura e ndertuar ndonjehere ne Kube. Varadero, nje qytet me plazhe te mrekullueshme mbante shtepine e Capones si simboliken e se keqes dhe te bukures bashke. Simboliken e disejnit qe mbahet te jete nder me te bukurat qe eshte ndertuar.

Gjithashtu, mbante simboliken e shperdorimit te nje vendi dhe nje popullate, ku Capone dhe Batista simbolizonin gjithcka. Simbolizonin edhe arsyet pse nisi nje revolucion nga nje njeri qe behej te ishte nder me te pasurit e Kubes, Fidel Kastro.

Por Havana gjithcka mbante frymen dhe simboliken Heminguej. Gjithcka mbante emrin e tij dhe per nder te tij “Papa Heminguej” mbante simboliken e kujteses, sepse asgje nuk kishte ndodhur pas revolucionit.

Papa daiquiri... nje gote uje mineral, pakez lenge portokalli dhe dy gota te vogla me Rum e benin kujtesen e qejflive kubaneze. Atyre iu kishin mbetur rrefimet nga e kaluara, sepse e tashmja ishte e ngaterruar. E tashmja ne Kube nuk ekzistonte si jete apo si deshire, por ekzistonte si e ardhme dhe si e kaluar. E tashmja ishte ne “stand by”.

Atyre iu dukej gjithcka qe kishte mbetur si dikur, sic shkruante ne letrat e tij nga Havana se Floridita ka qene me shume si nje Varke humane e Noahs. Ai kishte shnderruar veten ne nje legjende. Ne nje legjende qe qytetaret e mbanin per ta kujtuar jeten e tyre bashke me te, sepse me te dhe ne emer te tij fitonin pezose.

Libra, restaurante, suvenire, turizem, ndjenje, shkrime dhe batuta mbanin Havanen ne kujtesen e se kaluares dhe ne pasurine shpirterore te nje qyteti qe jetonte me Cha cha cha dhe ishte zhytur ne varferine e tij. Librezat per te regjistruar dozat e ushqimit per t’i ikur urise, qe quheshin fletore sociale te regjimit te Kastros per te mbajtur paqen sociale ne vend. Kjo fletore pasqyronte pjesen e jetes se kontrolluar per te gjithe njerezit qe jetonin ne varferi pas sanksioneve amerikane te vendosura ne vitin 1962.

Jeta e vitit 1962 shihej ne veturat kubaneze. Old Timer-at: Buick te vitit 1958, Lincoln te viteve ‘56 dhe Cheverolet te viteve ‘60, kishin mbetur ikonat e nje periudhe amerikane ku Heminguej me jeten e tij dhe Al Capone me gjithe suiten e tij te krimit merren si simbolika e nje Amerike te ndaluar ne Amerike (Periudha e Prohibicionit) dhe te bartur me te gjitha allashverishet ne nje vend ekzotik.

Mijera cigare Habana ishin nisur per ne Amerike, ne adrese te Presidentit Amerikan Kenedi, nje dite para se ai si president i SHBA-se te nenshkruante dokumentin e famshem per sanksionet kunder Kubes. Ishte koha kur ishin vrare mijera kubanez te derguar nga Amerika per ta fundosur regjimin e Kastros vetem disa muaj pas revolucionit. Ishin vrare shume qytetare amerikano-kubaneze dhe burgosur dhjetera prej tyre. Ketu perfundon ideja amerikane per Kuben dhe fillon miti per Che Guevaren. Nje histori e rralle rrefehej per kohen e revolucionit. Rrefimin e bukur e gjejme te libri i shkrimtari britanik Graham Grin, “Njeriu yne ne Havane”.

Ai rrefente per revolucionin dhe kohen kur gjithcka kishte qene konspirative. Si shkrimtar eksentrik qe ishte, ai shkruante per atmosferen e turbullt ne qytetet e Batistes dhe sfondin e trishtuar politik te burgimeve arbitrare dhe torturave. Si cdokush qe e do ekzotiken, edhe Graham Grin kishte shkuar ne ate qytet ne kerkim te kenaqesise per te ndeshkuar vetveten, per hir te restaurantit Floridita, per gaforret moro dhe aragostat me te shijshme ne bote. Kishte shkuar si edhe te tjeret, por edhe si shkrimtari tjeter Vilfred Bllanti, per jeten e shtepive publike, per ruletat qe gjindeshin ne te gjitha hotelet, per automatet me monedhe (slot machine), per teatrin e famshem Tropikana, ku vajzat balerina benin vallezimin me te bukur dhe me te shkathet ne bote. Per lokalet e prostitutave dhe kenaqesine poshteruese qe te bardhet e kishin bere per shume vite ne Kuba.

Ne kete qytet te jashtezakonshem kuban kishin qene te lejuara te gjitha veset qe dukej si skene komedie. Batista ishte qene pronar i gjithckaje. Edhe i skenes se keqe dhe skutave te erreta qe kishte ndertuar prej kohesh. Derisa ndodhi ngjarja e famshme e Gjirit te Derrave, ku majtistet ishin ngritur kunder diktatorit Batista, jeta e shfrenuar dhe e padurueshme kishte bashkuar lafundistin Kastro, borgjezet kubanez qe ishin irrituar me jeten ofenduese ne Kube dhe revolucionarin ekscentrik nga Argjentina, Che Guevara, te udhehequr nga nje ideolog me emrin Hose Marti.

Por edhe gabimet diplomatike dhe qeveritare e kishin fundosur nje regjim diktatorial. Rrefimi eshte sa i bukur, aq edhe interesant per rrezimin e Batistes, sepse Britania ishte vonuar per t’i shitur aeroplane Batistes qe ta permbyste Kastron dhe majtistet. Vete lordi britanik Selvin e kishte humbur rastin, por edhe Ministri i Jashtem e kishte pranuar se kishte dhene nje urdher per shitjen e aeroplaneve te vjeteruar. Por ne kohen kur kishte dhene ate leje, nuk e kishte ditur se ne Kube po behej revolucion dhe lufte civile. Ne kohen kur ishte nenshkruar shitja, Kastro ishte tashme ne Havane.

Ketu fillon Kuba revolucionare. Ketu fillon fundi i miqesise borgjeze te te gjithe kubanezeve. Perfshi edhe liderin e sotem gjysme te gjalle, Fidel Kastro.

Pasrevolucioni kishte sjelle gjithcka te papritur. Nje revolucionar mjek, i pashem dhe heroik me emrin Che, po behej njeriu qe po nenshkruante fundin e pronave private. Po nenshkruante ikjen e njerezve te Batistes dhe vendosjen e te gjithe sherbetoreve neper shtepite me te bukura kubaneze. Ishte bere bankier pa ditur se cka ishte ajo pune dhe po mesonte ruset se cfare ishte ideja e se majtes. I kishte rene ne hise qe edhe borgjezeve, miqve te Kastros, dhe vete atij, t’ia nenshkruante humbjen e pasurive dhe nacionalizimin e tyre.

Kubanezet nuk e kishin ditur cka eshte e majta dhe cka eshte nacionalizimi i prones. Edhe vete familja Bacardi, pronare e fabrikes se alkoolit dhe nderteses me te bukur ne Havane, ishte larguar nga qyteti, duke e lene ne duar te revolucionareve.

“Hotel Nacional”, me pamje madheshtore, dukej ne formen e njejte, por i lene pa pronar, te mos themi me dhjetera hotele dhe ndertesa te tjera qe kishin mbetur ose si muze ose te mbyllura derisa te gjendej nje destinim per to.

Per dallim prej revolucioneve tjera, ku gjithcka e regjimit ndizej flake, kubanezet kishin ruajtur gjithcka. Edhe shtepite private, ku tashme banore jane ish- sherbetoret, edhe hotelet, edhe fabrikat qe e kishin formen e njejte, por ishin rrjepur nga koha dhe lageshtia qe vinte nga oqeani. Edhe “Havana Club”, varianti kubanez i “Bacardi”-t, kishte po ate ngjyre dhe po ato fuci qe ruanin shijen e viteve te dyzeta. Fuqite e “Bacardi”-t ishin te ndertuara nga nje dru i vecante qe mund te merrej vetem ne Amerike. Por meqe sanksionet kishin filluar, gjithcka qe ishte amerikane kishte filluar te numerohej si ne parahistori. Vitet shkonin ne minus. Ose i ruanin ne vitin zero.

Keshtu ishte edhe me Old Timerat. Ishin te viteve te pesedhjeta. Te bukura dhe te ruajtura me xhelozi. Kubanezet dalloheshin per mjeshteri te jashtezakonshme. Kishin ndertuar vende te shumta ku mund te riparoheshin Old Timerat. Ngjyroseshin dhe ruanin freskine. Kur shihje rruget me keto vetura, dukej se ishte ndalur koha apo me syte e tu shikoje nje film ne qender te Havanes.

Kthimi ne te kaluaren dukej per secilin te huaj qe shijonte Kuben, pervec atyre qe jetonin cdo dite me vitin zero. Vitin 1961. Edhe Perestrojka e vitit 1980 e kishte goditur rende Kastron. E kishte bere te kerkonte lemoshe vetem pse kishte refuzuar Gorbacovin qe te hynin se bashku ne ndryshimet e jetes komuniste.

Kishin zene rend banoret per te kerkuar ushqime, sepse asgje me nuk shkonte me Rusine. Nje diktator kryenec po sfidonte nje popull te tere per hir te nje ideali dhe nje ideje. Por dikush i kishte treguar se duhet te hapte rruget. Plot anije ishin renditur ne portet e Kubes per ta marre rrugen e Majamit, qe s’ishte me larg se 90 milje.

Qe nga ajo kohe nje gje eshte e perbashket per kubanezet ne Amerike dhe qytetaret ne Kube, Hose Marti. Eshte nje radio ne Majami me kete emer dhe nje hero me nje permendore te madhe qe eshte ngritur per nder te ketij mesuesi te madh te revolucionit. Lufta per Hosen duket te jete edhe lufte politike e se ardhmes. Lufte qe do ta ruaj nje mit dhe do ta fundos nje diktator. Qe beri nje revolucion kunder diktatorit dhe krijoi mitin e heshtur per veten e tij.

Mitet e tjera ishin rrugeve te Kubes. Che Guevara, Hose Marti, ose ndonje thenie qe mbante emrin e tij sa per t’u shenuar se eshte edhe ai i tille. Kastro ishte kujdesur qe miti i tij te shihej nje here ne vit. Ne festat e Majit, ku te gjithe njerezit ishin te detyruar te degjonin fjalimet e tij te gjata prej shtate oresh. Rrefimin e njejte te nje revolucionari qe jetonte me kujtesen e revolucionit pa bere asnje hap ne vendin me varferine me te pasur. Nje dhurate zoti qe te linte shijen e paperseritshme te bukurive te panumerta. Mungonte vetem dora e njeriut. Edhe pse ajo dore shume here mund ta prish ate qe Kuba e tanishme mbante. Pamjet me te bukura te ujdhesave dhe bregdetit qe shtrihej ne 8 mije km. Asgje me te bukur se rera dhe pamja e oqeanit nuk kishte. Kishe pershtypjen qe i eshte hequr logoja e “Discovery Chanel” dhe po emetohej nje emision me gjerat me te bukura. Nuk kishte asgje me te bukur se ajo qe shihej.

Por gjithcka e bukur, hotelet, shtepite, rruget, e kishin nje falsitet. Nuk shkonin me menyren e jeteses brenda. Sallonet e bukura, shtepite e medha, dhomat e lena nga spanjollet dhe amerikanet, kishin mbetur ne trashegim te sherbetoreve, qe nuk i ushqenin mburrjet aristokratike te lena pas revolucionit. Vetem dy lloj ushqimesh shiheshin neper shtepite kubaneze: “Moro i Kristiano” i thonin, qe perfshinte pasulin e zi dhe orizin e bardhe. Natyrisht deri ishte specialitet per te cilin ata mburreshin.

Mburrjet kubaneze kishin tre emra. Cigaret (Habana, Cohiba, Romeo e Xhulieta) dhe kishin marre emrin varesisht se kush cilin liber nga udheheqesit e fabrikes kishte lexuar ne ate kohe. Curchill ka qene pasionant i cigareve “Romeo dhe Xhulieta”, ta zeme. Viniales, nje lugine e mrekullueshme e cigareve, kallamit te sheqerit dhe drunjte te bukur te bananeve hiq ketu edhe palmat e mrekullueshme qe i quanin me dy emra. Sepse ishin te vecanta nga vendet e tjera. Palma shtatzene qe dallohej me nje gunge ne mes te drurit dhe ajo dinjitozja e pakrrusura, mbreterorja ishte si sinonim i durimit dhe dinjitetit kubanez.

Rumi i njohur “Legendario” dhe plazhet me reren e bardhe karaibike qe ishte shkrire nga kermijte e bardhe te detit prej shekujsh. Keshtu thuhej per ate bukuri perrallore qe nga larg dukej si nje vizatim i bukur i nje mali me palma dhe nje rrethoje te bardhe qe vetem reres nuk i ngjante. Vetem kur e shkel e sheh plazhet Santa Maria Delmar ne Havana, ujdhesa Kaja Largo, Kaja Blanko, Kaja de Cosores, dhe plazhet e shumta ne Varadero, tregojne per bukurine e pamohueshme dhe te skajshme qe natyra i jep dikujt.

Ne keto jete aristokrate qe behej dikur kishte nderruar vetem ngjyra e lekures. Tashme e mendonin te gjithe, por me se paku e shijonin kubanezet. Kishte nderruar ngjyra e lekures, por te bardhet prape e shihnin Kuben me shume se kubanezet. Ngjyra e lekures ishte vetem sinonim i se bukures kubaneze. Kur shihje njerezit e moshave te reja, te vinte siklet qe ishe i bardhe. 23 ngjyra te races kubaneze ishin alkimuar nga nje jetese e gjate. Kishin mbetur shume pak te bardhe per te rezistuar qe te mos martohen me ngjyrat te tjera. Por edhe ashtu kishte dale nje kombinim i bukur qe ia vlente ta shijoje me sy.

Te bardhet spanjolle dhe indianet autoktone kishin krijuar nje ngjyre te vecante mulate qe e shijoje me kenaqesine e syve. Bashkimi i te zezes dhe te bardhes kishte krijuar nje ngjyre tjeter qe e quanin kreoki. Edhe pse te ideologjizuar, megjithate ngjyrat percaktonin ne heshtje te kaluaren e Kubes.

Ngjyrat ndanin njerezit ne kater kategori:

Te bardhe, mullate, kreok dhe ngjyra afrikane e roberve ishte ajo e zeza. Vetem gjate ndonje zenke mund t’i shihje ata qe po permendnin te kaluaren e tyre, duke ofenduar me ngjyren e lekures, qe ne qe vinim nga jashte veshtire t’i dallonim dhe veshtire t’i kuptonim.

Ne te bardhet kuptonim nje gje. Qe ne Kube gjithcka kishte perfunduar dikur. Edhe kenget Ch Cha Cha, Komandant Cheguevara, Guantanamera, qe per 50 vite ishin si pllake e prishur e gramafonit. Edhe nje ritem i bukur per vallezim qe e shijoje me levizje te hatashme bythesh, qe dukej se po shikoje nje performance prapanicash te futura ne prize elektrike, prape se prape kenaqesia te kubanezet ishte ndryshkur. Per ne ishte ekzotike, per ta ishte sikur te dilte Shkurte Fejza dhe Fadil Ferati me ritem patriotik te stilit “Oj Kosove, oj Nena ime”.

Atje gjithcka duhet te nis prape, por kur kthehesh ne Kosove, e sheh qe 50 vite te Kastros jane me pak te shemtuara, shume me pak te shemtuara se sa 5 vite te Ismet Beqirit. Prishtina dhe Kosova m’u duken si Kandahar. Ngado qe shkon me mire se ne Kosove eshte. Gjithcka ketu eshte me keq se sa revolucioni kubanez.

Ka shumë të drejtë Profesor Mehdi Hyseni





Pas botimit sot në internet të artikullit të Prof.dr. Mehdi Hysenit, me titull "Kushtetutë të re referendumiane me vulën demokratike të popullit, jo me "arna" ahtisaariane", lexuesve të nderuar dëshiroj t'u përcjell reagimin e mëposhtëm:


  MEHDI HYSENI 


Klasa politike e Prishtinës duhet të dëgjojë mendimin inteletual të Profesorit të nderuar Mehdi Hyseni për përgatitjen e një Kushtetute të Re të Republikës së Kosovës dhe për kalimin e saj në një Referendum Mbarëpopullor. Po nuk u realizua ideja madhore e Profesor Mehdiut, Kosova nuk do të ngrihet kurrë më këmbë, ajo do të vazhdojë të zvarritet para EULEX-it, i cili, me kalimin e kohës, sa vjen e po merr atributet e një pushtuesi të heshtur. Ideja ahtisaariane ka për qëllim që të jetësojë statusin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, me të vetmin qëllim që ajo të mbetet një subjekt përherë





             BATON HAXHIU

Strukturat e EULEX-it s'përfaqësojnë gjë tjetër, veçse taborre njerëzish të papunë në Bashkimin Evropian, të cilët në Kosovë kanë gjetur parajsën me rrogat e majme që marrin nga taksapaguesit e thjeshtë evropianë.



Në atë Kushtetutë të Re që duhet të përgatitet, në qoftë se klasa politike e Prishtinës përbëhet me të vërtetë nga njerëz me dinjitet të lartë kombëtar, duhet të figurojë me domosdo neni për ribashkimin e Kosovës me atdheun amë, siç propozon Profesor Mehdiu.


   ENVER ROBELI       HALIL MATOSHI                            MIGJEN KELMENDI   



Në qoftë se klasa politike e Prishtinës nuk do të eci në hullinë e përcaktuar nga Profesor Mehdiu, atëherë ajo do të bëhet palë me të tillë individë me formim kombëtarë të dyshimtë, si Enver Robeli, Migjen Kelmendi, Baton Haxhiu, Halil Matoshi e kompani, të cilët kërkojnë të krijojnë një komb kosovar dhe një tjetës shqipe - kosovarishten.



Kjo është strategjia e Moskës dhe Beogradit - Kosova të mos bashkohet kurrë me Shqipërinë, në mënyrë që asnjëherë të mos ketë mundësi të ngrihet më këmbë, si shtet i pavarur dhe sovran, strategji kjo, e cila gëzon edhe përkrahjen e heshtur të Bashkimit Evropian. Sepse duhet të jemi të bindur se Bashkimi Evropian, pas përfundimit të luftës në Kosovë, i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë një përkrahje të habitshme Serbisë, të konkretizuar përmes Raportit të senatorit Dik Marti, të sponsorizuar drejtpërsëdrejti nga Moska. Klasa politike e Kosovës e ka vetë në dorë, nëse dëshiron të hyjë në histori me tërë dinjitetin kombëtar që duhet ta karakterizojë, apo do të na kujtojë, paçka se në të tjera kushte, burracakërinë e pararendësve e saj të vitit 1946 dhe të vitit 1989.



Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

28 prill 2011

Nga Fritz RADOVANI:Nga Fritz RADOVANI:



Sa asht turp, aq asht edhe fatkeqësi me ngja kjo me Popullin e Martirizuem Shqiptar!
Unë do të ju paraqes dokumentin e GENOCIDIT KOMUNIST, dhe jam gati me iu përgjegjë cilitdo nga mbrojtësit e këtij GENOCIDI, kjoftë edhe në sferat ma të nalta të atij Shteti Shqiptar që asht sot, nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri dhe ministrat e drejtësisë apo të mbrendshem, që e mbulojnë, errësojnë, nënvleftsojnë ose me dashakeqsinë ma të madhe e mbrojnë, tue mos marrë asnjë masë kundrejt atyne që e kanë ushtrue zyrtarisht, por edhe lejojnë në Shtetin e sotëm Shqiptar, me kenë në organet qeveritare e deri ndër sferat ma të nalta të tij, në bankat e podet e Kuvendit Popullor, kriminelë barbar e terroristë që jo vetem kanë la duertë me gjak nëGENOCIDIN KOMUNIST ndaj Shqiptarëve,
Po, edhe asnjeni nuk asht i penduem për këta krime të shemtueme në Shqipni!
Nga ky turp nuk përjashtohen asnjë nga institucionet ndërkombëtare të BE dhe USA,
nëse do të vazhdojnë “me heshtë”!

Lexoni këte dokument:
Tiranë, më 26.6.1979 Nr. i dekretit: 5912
Viti 1979...
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe Sekretari, Telo Mezini firmosin dekretin për internimin dhe dëbimin si masë administrative, propozue nga Këshilli i Ministrave.
Në vitin 1979 hyjnë në fuqi disa nene për internimin dhe dëbimin kundër shtetasve shqiptarë e të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç.

“Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Dekret Për Internim dhe dëbim si masë administrative në mbështetje të nenit 76 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
Vendosi:

Neni 1
Internimi dhe dëbimi, si masë administrative, mund të vendoset kundër shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç, janë të përgjegjshëm dhe paraqesin rrezikshmëri për rendin shoqëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Dëbimi kundër të huajve mund të vendoset edhe me nxjerrjen e tyre jashtë kufijve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.


Neni 2
Internimi dhe dëbimi mund të vendosen edhe kundër pjesëtarëve të familjes së personave të arratisur brenda ose jashtë shtetit.
Quhen pjesëtarë të familjes personat që, në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin, si bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij.

Neni 3.
Internimi dhe dëbimi, si masë administrative vendoset nga një komision i përbërë nga kryetari, që është një zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, zëvendëskryetari, që është ministri i Punëve të Brendshme dhe me anëtarë; kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Kryetari i Komisionit të Internimit dhe të Dëbimit caktohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”

Neni 4
Komisioni i Internimit dhe Dëbimit mund të revokojë në çdo kohë masën administrative të internimit ose dëbimit të marrë më parë prej tij.
Personat e internuar nuk thirren për të kryer shërbimin ushtarak aktiv dhe, në rast se janë thirrur, me kërkesën e Komisionit të Internimit dhe të Dëbimit, lirohen nga ushtria për të vuajtur internimin.

Neni 5
Afatet e caktuara në nenet 26 e 27 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, zbatohen edhe për internimin e dëbimin si masë administrative.

Neni 6
Komisioni i Internimit dhe i Dëbimit mund të vendosë zgjatjen e masës administrative të internimit dhe të dëbimit, kur ai e sheh të nevojshme, si dhe heqjen para kohe të saj, kur personat e internuar dhe të dëbuar nuk paraqesin më rrezikshmëri shoqërore.
Komisioni mund të vendosë edhe ndërrimin e vendit të internimit të personave të internuar nga një vend në tjetrin, si dhe të ndryshojë vendet që i janë ndaluar për banim personit të dëbuar.

Neni 7
Dekreti nr.1906, datë 2.8.1954, “Mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative”; dekreti nr.3027, datë 12.1.1960, “Mbi disa ndryshime në dekretin nr.1906, datë 2.8.1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative” dhe dekreti nr.4137, datë 9.5.1966 “Mbi një shtesë në dekretin nr.1906, datë 2.8.1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative, shfuqizohen.

Neni 8
Ky dekret hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në gazetën zyrtare.


Tiranë, më 26.6.1979 Nr. i dekretit: 5912
Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Sekretari Telo Mezini d.v. Kryetari Haxhi Lleshi d.v.
---------------------------------------------------------------------------
Tre “Herojt e Popullit” me pasues RAMIZ ALINË, dhe
TË GJITHË KOMUNISTËT SHQIPTARË që kanë mendue, propozue, aprovue dhe zbatue ligjin për GENOCIDIN KOMUNIST në Shqipni që nga viti 1944!

Kush mbron me ligjë SOT këta kriminelë terroristë?
Cili vend i Botës mundet me pasë një ligjë të tillë ku dënohen nga shteti fëmijët 14 vjeç, ...Interrnohen apo debohen edhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij? Pra, edhe një fëmijë jetim i mbetun nën çatinë e tij...përfshihej në këte ligj.

Cili vend në Botë lejon SOT në organet shtetnore, ishqeveritarët që kanë krye këta krime, kanë zhdukë në kampet e shfarosjes komuniste fëmijë në moshen 14 vjeçare të pafajshëm, vetëm se ishin në ngarkim të një personi që asht arratisë... ?

Cili vend i Botës lejon SOT me drejtue një Shtet “demokratik” ata që ishin ideatorë dhe zbatues të këtij GENOCIDI KOMUNIST, në organet e atij shteti dhe të këtij që asht sot, kur kanë marrë pjesë në të gjitha veprat kriminale të ideume nga këta vetë?

Cili vend i Botës lejon me kenë prap SOT në organet e nalta shtetnore, apo në tavolinat e Kuvendit Popullor, kriminelët e një GENOCIDI, e madje me “hartue” edhe ligje “demokratike”, vrasësit e fëmijve 14 vjeçarë, siç ishin ministrat e mbrendshëm, të drejtësisë apo të kabineteve ku hartoheshin ligjet për zhdukje fëmijësh 14 vjeçarë të pafajshem, dhe kanë zbatue ligjin e GENOCIDIT KOMUNIST, si këta në Shqipni?

Në cilin vend të Botës lejohet SOTme kenë në drejtim të shtetit një kriminel që ka mbajtë mbi 20 vjet teseren e PPSh, parti terroriste e cila ka zhdukë me ligjë fëmijë 14 vjeçarë të pafajshëm...pse kishin lindë në një shtëpi që u arratis kryetari i familjes...?
Këta fëmijë 14 vjeçarë interrnoheshin apo dëboheshin se atëherë qeveritarët e sotëm i konsideronin:“Quhen pjesëtarë të familjes personat që, në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin..”
Në cilin vend të Botës njihen SOT“dekorata e merita tjera” të dhana apo të akordueme nga njerëz kriminelë si Haxhi Lleshi, Omer Nishani, Sami Baholli etj. etj. që për 46 vjet kanë aprovue dhe nënshkrue vrasje e zhdukje të njerëzve të pafajshëm, apo që kanë interrnue mijra fëmijë nën moshen 14 vjeç ndër kampet e shfarosjes komuniste?

Në cilin vend të Botës i njihen edhe SOTdekoratat “Hero i Popullit” kriminelëve terroristë si Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia etj., që kanë aprovue e nënshkrue mbi 45.000 akte pushkatimi, vdekje në tortura e kampe shfarosje, mbytje me gjyq e pa gjyq tue mos zanë në gojë rreth 450.000 Shqiptarë të burgosun e t’interrnuem që kanë mujtë me mbijetue në GENOCIDIN KOMUNIST ndaj Popullit Shqiptar!

Në cilin vend të Botës HESHTË SOT ndaj GENOCIDIT Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri me Deputetët e një KUVENDI, ku flitet për “DEMOKRACI”?
Në cilin vend të Botës, o Jozefina Topalli (Çoba)!!,SOT mbesa e një Ministri të Nderuem Drejtësie si Dr. Ejëll Çoba, pranon me u ulë dhe me diskutue ligje me terroristë e kriminelë si ata me të cilët ulesh ti sot, që kanë vra e dënue fëmijë 14 vjeçarë...me GENOCIDIN KOMUNIST? Përderisa, E. Hoxha, R. Alia, H. Lleshi, N. Hoxha, T.Mezini, F. Nano, G. Ruçi, S. Gjinushi, S. Berisha etj...ishin dhe janë të dekoruem dhe pjestarë të asaj PPSh, që ka ideue GENOCIN KOMUNIST, që ka aprovue me ligjë dhe pikrisht ai institucion në krye të cilit je ti sot...vepren kriminale me interrnue dhe me dëbue fëmijë 14 vjeçarë të pafajshëm ...dhe ti përsonalisht nuk merr asnjë masë ndaj tyne; mos harro se historia do të ngarkojë me fajin e mbrojtjes së tyne!
Kush janë ata që SOT i lejojnë të jenë të lirë autorët e GENOCIDIT?
Kush janë ata që lejojnë SOT të lirë e të rizgjidhen autorët e GENOCIDIT KOMUNIST, i cili ka synue zhdukjen e Popullit dhe të Shtetit Shqiptar?

Kush lejon me drejtue një shtet demokratik SOT VRASËSIT e FËMIJËVE?!

I baj thirrje Institucioneve Shtetnore Shqiptare, të hueja, Europiane e Atyne Amerikane me shqyrtue sa ma parë këte KRIM e pasojat e tij SOT, pjesë e pandame e
GENOCIDIT KOMUNIST ndaj POPULLIT SHQIPTAR!

Melbourne, 29 Prill 2011.

Nga Namik Selmani : Kaltrinë moj!

Kaltrinë moj!



1.
Kaltrinë, moj,
Jepja syrin e bukur Kalasë dhe Lumëbardhit dritësor
Po ruaj, bre
Një shtizë të vetme për të parë një dritare të pahapur.
Me këmbkën e vogël
Shkeli gurët si flutur nga agu deri në ajrin mbrëmësor
E lëre
Një hap pa hedhur për të pritur në duar një lule drejt teje zgjatur.


2.
Kaltrinë, moj,
Thuaja të gjitha ëndrrat odës, pasqyrës, çarçafëve, heronjve
E thur
Nga mbrëmja në agim ca gjerdanë me xixëllonja.
Veç prit pak
Në duar të parfumuara një farë të ëmbël shkronje
Për të thënë këngën
Që nuk e ke thënë ende kur gazi të mbushë oda.

3.
Kaltrinë, moj
Krehe me fllad Sharri floknajën e argjendë mbi supe!
E skuqi ditët
Me njat skuqje ëmbëltore të dashurisë së parë
Agimet prishtinase
Le të të ulen në gjunjë e të të falin vetëm zambakë dhe lule.
E ti
Të thurësh vjersha gatuar në zemrën dashurore.

4.
Kaltrinë, moj
Thuaj çikave e djemve se si lind dielli në atë log Kosove
Me hënën drapërore
Mos fol bre, me kukamë të përvajshme Ajkune!
Zanë qofsh,
Zanë e Lumëbardhit a sorkadhe gjoksbukur mes shqote
E zjarr lisnajash u bëfsh
Të na ngrohësh trishtimin e fjalës së lume!


5.
Rinë moj,
bëhu drenushë e një kulle, e ëndrrës sonë pëllumbeshë
Kafaz me hekura
Askurrë mos u bëftë dora jote, syri, pëllëmba.
Në një ekran të bardhë
Lodro si thëllëza që përkëdhelet qoftë dhe me sqepin e vet
Mes qiellnajës kaltërore
hidhe tej sherrnajën e flatro bukurisht fjalët e pathëna.

6.
Kaltrinë, moj,
shtoje një ninananë në rrathin e djepit të loçkës.
Vështro kah qiejt
e ruaj një bistak luleje për Loken dhe Bacën tek varret
Vajatore mos qofsh,
Po portë ku dora e nuses bajrakreshë mjaltoset
E këngë majekrahu u bëfsh
Për të bashkuar ylberet, rudinat dhe zjarret!

Përparim Demi: Kush është kali i Trojës



Përparim Demi
Vjet isha për disa ditë në Çanakale (Turqi) në kuadrin e aktiviteteve të një proiekti europian, ku merrnin pjes përfaqsues nga disa vënde të Europës. Pa hyrë në përshkrime të hollësishme, desha të përmënd një të papritur
që pata gjatë vizitës në Trojë, që kryem ditën e tretë në kuadrin e këtij programi. Në përfundim të vizitës, kur dolëm, ndaluam pran kalit të drunjtë për të bërë disa poza për kujtim. Aty ciceroni, një djal i ri turk, që fliste një anglishte për ta pasur zili, pasi na shpjegoi se kali prej druri ishte një dhurat e bërë Trojës nga grupi i xhirimit të filmit, na tha se kali i Trojës në fakt ishte nje metaforë, pasi në realitet nuk ka pasur asnjë farë kali. Pra historia e kalit, që ktheu fatin e luftës dhe rënien e qytetit të fortifikuar, ishte një përallë. Studiues të ndryshëm ishin të mendimit se kali në fakt ishte një simbol i përdorur për të mbuluar elementin e tradhëtisë së ndodhur në atë kohë.
Vet lufta e Trojës, sipas Homerit, ishte lufta midis pellazgëve të jugut dhe pellazgëve të veriut. Pra ishte lufta midis Dardanëve dhe fiseve të tjera iliro-epiriote. Preteksi i luftës ishte Helena (Elena ose E-lëna). Ajo u quajt ashtu pasi dihet historia e saj pas lufte, ku vdiq e braktisur në një ishull në mes detit Egje. E-lëna ishte vetë Troja, e cila pasi u shkatërua, mbeti vetëm si kujtim në legjendat e saj. Kjo luftë kishte të tjera shkaqe, sipas shpjegimeve të ciceronit, Troja kontrollonte rrugët tregëtare që lidhte Ballkanin me Orientin dhe Azinë. Ajo merrte taxa për çdo anije që vinte nga lindja dhe ankorohej aty për tu furnizuar, prandaj të ardhurat e saj ishin shumë të mëdha për atë kohë dhe konsiderohej si vëndi më i pasur. Fushat rreth Trojes kishin ujra të bollshme për vaditje dhe mjeshtrat trojanë kishin ngritur një sistem komples kanalesh vaditëse, prandaj ishin dhe mjaft pjellore. Për këtë e kishin zili prijsit e fiseve të tjera si Agamenoni, Menellao etj.
Të kthehemi në ditët tona, në trojet tona, ku pasardhësit e dardanëve nuk po e gjejnë llafin kush të dali në krye. A thua se partitë e Kosovës nuk gjejnë dot një njëri që ti përfaqsoj të gjithë, por sejcila do një të sajën. Ato, kur nuk qitën kandidatin e tyre, hikën nga salla, kështu që i vetmi kandidat na doli jashtë kushtetutës. Unë për vete e kuptoj kështu këtë punë: kur s’kam unë, mos kenë as të tjerët. Tani, dëgjohet se po bëhen pazare, vihen kushte, pra po bisedohet. Kjo nuk do të thotë se dolëm nga kriza, pasi me sa duken bathët prap ka për ti dalë puna gjykatës kushtetuese.
Historia përsëritet. Trojet e Kosovës janë boll të pasura, sa u lëshon lëng goja sërbëve, pra ky kusht plotsohet për tu bërë lufta, tani hajde të gjejmë kalin kush është, se pa të nuk fitohet sipas legjendës. Trojanët pas humbjes së madhe morrën dhenë dhe u shpërndanë, asnjë nuk mbeti në atë vënd të begatë. Mos vallë kjo histori do përsëritet pas 3000 vjetësh në trojet tona. Atëhere ku ta çojmë gjakun e derdhur për kaq shekuj me rradhë, perse luftuam. Të ishte për ta lënë, e kishim lënë me kohë dhe nuk ishim vrarë e torturuar kështu. Sot s’po biem dakord për kryetarin, e si do qeverisim vëndin në këtë mënyrë? Parlamenti është vëndi ku diskutohet, negociohet, ku bëhen komptomise politike, ku mbrohen trojet tona, interesi kombëtar, dhe nuk është vëndi ku shitet vatani apo shkelet mbi gjakun e dëshmorve tanë.
Partitë politike lej të hyjnë në garë me projektet e tyre, programet e tyre, kush ta bejë vëndin më të begatë dhe jetën e popullit më të mirë. Kush është pemë pa kokra, del nga loja, ani se ka fitu herën e parë. Populli i Kosovës duhet me e shtrëngu dorën në votimet e tjera, mos e gjujt votën aty ku nuk bën. Kali i Trojës nuk ka punë në Kosovë, lej të shkojë të kullosi në stepat e Rusisë po deshi.
Edhe një gjë desha me thënë në mbyllje, deri më sot nuk kam arritur kursesi ta kuptoj se përse nuk u bën lazëm Adem Demaçi për kryetar, a thua se kanë gjet ndonjë më të zot ? Apo kanë boll të zot por s’po din si me i peshu.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...