Pas botimit sot në internet të artikullit të Prof.dr. Mehdi Hysenit, me titull "Kushtetutë të re referendumiane me vulën demokratike të popullit, jo me "arna" ahtisaariane", lexuesve të nderuar dëshiroj t'u përcjell reagimin e mëposhtëm:
MEHDI HYSENI
Klasa politike e Prishtinës duhet të dëgjojë mendimin inteletual të Profesorit të nderuar Mehdi Hyseni për përgatitjen e një Kushtetute të Re të Republikës së Kosovës dhe për kalimin e saj në një Referendum Mbarëpopullor. Po nuk u realizua ideja madhore e Profesor Mehdiut, Kosova nuk do të ngrihet kurrë më këmbë, ajo do të vazhdojë të zvarritet para EULEX-it, i cili, me kalimin e kohës, sa vjen e po merr atributet e një pushtuesi të heshtur. Ideja ahtisaariane ka për qëllim që të jetësojë statusin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, me të vetmin qëllim që ajo të mbetet një subjekt përherë
BATON HAXHIU
Strukturat e EULEX-it s'përfaqësojnë gjë tjetër, veçse taborre njerëzish të papunë në Bashkimin Evropian, të cilët në Kosovë kanë gjetur parajsën me rrogat e majme që marrin nga taksapaguesit e thjeshtë evropianë.
Në atë Kushtetutë të Re që duhet të përgatitet, në qoftë se klasa politike e Prishtinës përbëhet me të vërtetë nga njerëz me dinjitet të lartë kombëtar, duhet të figurojë me domosdo neni për ribashkimin e Kosovës me atdheun amë, siç propozon Profesor Mehdiu.
ENVER ROBELI HALIL MATOSHI MIGJEN KELMENDI
Në qoftë se klasa politike e Prishtinës nuk do të eci në hullinë e përcaktuar nga Profesor Mehdiu, atëherë ajo do të bëhet palë me të tillë individë me formim kombëtarë të dyshimtë, si Enver Robeli, Migjen Kelmendi, Baton Haxhiu, Halil Matoshi e kompani, të cilët kërkojnë të krijojnë një komb kosovar dhe një tjetës shqipe - kosovarishten.
Kjo është strategjia e Moskës dhe Beogradit - Kosova të mos bashkohet kurrë me Shqipërinë, në mënyrë që asnjëherë të mos ketë mundësi të ngrihet më këmbë, si shtet i pavarur dhe sovran, strategji kjo, e cila gëzon edhe përkrahjen e heshtur të Bashkimit Evropian. Sepse duhet të jemi të bindur se Bashkimi Evropian, pas përfundimit të luftës në Kosovë, i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë një përkrahje të habitshme Serbisë, të konkretizuar përmes Raportit të senatorit Dik Marti, të sponsorizuar drejtpërsëdrejti nga Moska. Klasa politike e Kosovës e ka vetë në dorë, nëse dëshiron të hyjë në histori me tërë dinjitetin kombëtar që duhet ta karakterizojë, apo do të na kujtojë, paçka se në të tjera kushte, burracakërinë e pararendësve e saj të vitit 1946 dhe të vitit 1989.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
28 prill 2011