Nga: Bashkim Saliasi arsimtar e shkrimtar-Tiranë
( Reflektim, pas leximit të një libri interesant )
Ideja e shkrimit më lindi pasi rilexova për herë të dytë librin interesant “Enigma”, të shkrimtarit francez, Robert d’Angely. Pra, duke qenë dhe arsimtar i lëndës së historisë, dëshiroj të hedh disa shënime për vlerat dhe faktet, që ai i sjell lexuesit shqiptar, të bazuar në ngjarje dhe dekumente të kohës, në të cilën ai ka jetuar dhe studiuar.
Libri është një dokument me rëndësi, ku autori na përshkruan vlerat e Kombit tonë, të cilat janë fshehur dhe tjetërsuar nga fqinjët tanë, sidomos nga ata me synime shoviniste. Kështu, shumë autorë grekë, bullgarë, serbë etj., e mohojnë prejardhjen e gjuhës shqipe nga pellazgjishtja. Autori, duke u bazuar nëmbi studimet e disa gjuhëve europiane, në librin e tij nxjerr në pah se, ashtu sikundër ka të panjohura për gjuhën franceze edhe për gjuhën tonë ka shumë enigma, që kërkojnë studime dhe hulumtime, bazuar në kulturën e vendit tonë.
Me plot të drejtë, autori shprehet se populli shqiptar, gegë e toskë dhe i ndarë në dy fe, ëhtë provuar se besimi nuk luan asnjë rol në marrëdhënjet e tyre të ndërsjellta. Ai nënvizon se këtu ka një unitet kombtar dhe kjo është provuar në shumë etapa të zhvillimit të historisë së shqiptarëve.
Autori nënvizon se është Europa mesjetare, nëpërmjet Perandorisë Bizantine, trashgimtare e fuqive dhe të qytrimeve romake dhe greke, është ajo që realizon, konkretizon dhe na provon, në mënyrë të padiskutueshme, ekzistencën materiale të elementit shqiptar, që sundon nga Kostantinopoli e deri në Kerson, nga Athina e në brigjet e Francës, nga Shqipëria e deri në Egjipt, nga Danubi e në Romë dhe deri në Sicili, ndërsa nga kolonat e Herkulit dhe deri në Kaukaz.
Shumë autorë e mohojnë etimologjinë e vërtetë të fjalëve, duke i quajtur turke, arabe, persiane, rumune, sllave, greke, italiane etj., por asnjëherë nuk mendojnë se ato janë shqipe,-nënëvizon Angely. Me shumë të drejtë autori ngul këmbë se shqiptarëve duhet t’u kthehet ajo, që u takon dhe ishte e pellazgëve, ku nën emrin e trakëve, tirrenëve, frigëve, grekëve, etruskëve, romanëve, bizantinëve e të tjerëve, që sërbët, grekët ose helenët e bullgarët e sotëm kanë arritur ta uzorpojnë abuzivisht nëpërmjet një propogande tendecioze, duke e shtëmbëruar të vërtetën historike në favorin e tyre.
Ndërmjet të tjerash, autori Angely shprehet se, po t’i besonim Nastradamusit, shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe do ta habisin gjithë botën në arenën politike dhe ndërëkombëtare.
Autori shpjegon se “pellazg” do të thotë i lindur i bardhë, shqiptar ose i lindur nga rraca e bardhë. Me të drejtë Angely, nëpërmjet hulumtimit dhe krahasimit, që bën, del në përfundim se shqipja e sotme i ka rrënjët te pellazgjishtja.
Gjatë katër viteve, që qendrova në Greqinë fqinje si emigrant ekonomik, takova shumë njerëz të profesioneve të ndryshme. Edhe pse nuk njihja gjuhën e tyre, si një lexues i rregullt i letërsisë antike dhe artistike, arrita të mësoj në mënyrë autodidakte gjuhën helene dhe të komunikoj me ta. Lidhja e mendimeve që Angely shkruan në liber, me ato që unë jetova dhe arrita të komunikoj me grekëritë në Patra, Kallamata dhe Qelqera, më shtyn të mendoj se mbajtja e të njëjtit mbiemër, si në Greqi dhe Shqipëri, ka një domethënje për këto dy vende.
Në Patra është shumë i përhapur mbiemri Gjika, i pranishëm dhe në Himarë. Në Kallamatë është mbiemri Guzo, i pranishëm në myzeqe të Fierit. Nga prania ime dhe e disa shqiptarëve, me të cilët unë punoja, në dasma dhe vaftisje, si në Patra dhe Kallamatë, më ka mbetur në kujtesë . Të tilla ishin dhe mënyra e qerasjes, shtrimi i tavolinës, dollitë, si nga anët tona, cermonitë martesore dhe ato mortore, po thuajse të njëjta si tonat.
Në librin e tij, Angely nënvizon se, që nga koha e Jezu Krishtit, e vetmja gjuhë mbizotruese, që është folur në Perandorinë Romake, ka qënë shqipja. Latinishtja e greqishtja nuk kanë qenë ashtu si sanskritishtja, veçse gjuhë letrare dhe diturore.
Me të drejtë, autori shtronë pyetjen: Si është e mundur që, në Antikitet dhe në epokën Bizantine, gjuha greke nuk flitej nga të gjithë, sepse vazhdimisht zbulohen mjaftë mbishkrime greke, të cilat lidhen me këto epoka. Dijetarët mendojnë, shkruan Angely, se historia dhe vendosja e helenëve në Greqi përkon me shfaqjen e parë të hekurit në Ballkan. Kurse tradita, sikundër thonë ata, e bën këtë popull që të ketë ardhur nga Skitia ose Kaukazi, nëpër Danub dhe bregun e Adriatikut, rreth shekullit XV ose XVI.
Helenët, shpjegonë Angely, janë pasardhës nga përzierja e pellazgëve me mesapotamasit ose egjiptasit, që emigruan në Greqi, rreth 1.700 vjetë para lindjes së Krishtit dhe të cilët u përzien për herë të dytë, pas vendosjes në Greqi, me të tjerë pellazgë. Me një fjalë, shkruan autori, këta janë pasardhës të Danit, Kekropsit, Kodrosit, Kadamit dhe shokëve të tyre, që zbarkuan me ta dhe atyre pellazgëve të Greqisë, që u bashkuan me këta imigrantë. Nga kjo, del se pellazgët, që nuk e pranuan këtë “bashkëpunim”, përbën klasën e iliotëve, penestëve, metekëve, perikëve, robrëve të tokës etj.
Shteti social i Greqisë së lashtë përbëhej nga elementi mbizotrues dygjuhësh, që fliste në shtëpi shqip dhe mësonte në shkollë greqishten. E, këta më vonë u quajtën helenë, të dalë nga përzierja pellazge-egjiptiane, pellazge-armenase, pellazge-fenikse ose pellazge-mesapotamase, të imigruar në Greqi dhe të përzier përsëri me disa pellazgë, që kanë dashur ta pranonin këtë përzierje dhe më pas me elementin pellazgjik të pastër autokton, që fliste në shtëpi dhe kudo vetëm pellazge ose shqip dhe elita, që mësonte greqisht, quheshin helenë.
Bashkohem me mendimin e autorit, ku shkruan se: “Kur themi se pellazgët ishin kudo, nga Kaukazi deri te shtyllat e Herkulit dhe të gjithë popullësit e cituara nga shkrimtarët e lashtë ishin pellazgë ose të rracës së bardhë, flisnin të njëjtën gjuhë, ne nuk trillojmë asgjë, sepse ky fakt del nga tekstet e lashta”. Mbi bazën e këtyre teksteve, mund të konsiderohet se ka qenë gjuha shqipe, e cila në epokat e më vonta ka shërbyer si lidhje ose çimento ndërmjet popujve, që flisnin shqipen në Perandorinë Bizantine, Itali, Ovrenjë, Spanjë etj. dhe se vijonë të shërbejnë ndërmjet popullësive të Shqipërisë së lirë dhe shqipfolësve të Greqisë, Italisë, Turqisë e kolonive të tjera shqiptare.
Duke lexuar këtë liber, arrin në përfundimin, mbi bazën e krahasimit, se sa shpejt emigrantët shqiptarë, pas viteve ’90-të, të shekullit të kaluar, që emigruan në shumë shtete të Europës, si Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Angli etj., mësuan shumë shpejt gjuhën e këtyre vendeve. Një thënje e grekëve, kur u hapën kufijtë, përkon me ato çfarë shkruan Angely, se kanë një prejardhje të përbashkët, kur ata jo rrallë herë shpreheshin: “Shyqyr që erdhën shqiptarët, që të bëjmë miqësi me ta”. Dhe e dyta, që të bind, është fakti se shqiptarët, kur u bënë me dokumenta dhe morën familjet në vendet, ku punonin, fëmijët e tyre në shkolla jo vetëm që dallonin nga kombësitë e tjera për zgjuarësinë e tyre, por arritën t’ua u kalonin dhe fëmijëve grekë. Këtë e tregojnë fitimi i mjaft olimpiadave apo dhe fitimi i konkurseve, në degë mjaft të vështira.
Autori Angely, duke u bazuar në fakte dhe dokumenta, na dhuron ne shqiptarëve pjesë nga historia e panjohur, ku studjues dhe historianë duhet t’i nxisi, që ta thellojnë studimin, për të zbuluar fakte dhe dokumenta të reja.
Jo më kot, ky autor shkruan, duke u mbështetur në dekumantat e kohës, se Aleksandri i Madh, Skënderbeu, Bonoparti ishin kapedanë shqiptarë. Të tërë këta kapedanë kanë imituar komandantin e ekspeditës së parë të ariasëve dhe njëri-tjetrin…
Lind pyetja; Si ka mundësi, që nuk ka ardhur asgjë e shkruar në gjuhën pellazge, deri në ditët tona? Shkrimtari Angely, me shumë vision, na jep një përgjigje shumë domethënëse. “Që nuk ka ardhur asgjë e shkruar në gjuhën pellazge, kjo ka ndodhur sepse papiruset, ku kanë qenë shkruar të ashtuquajturat poema homerike, u fshinë për të përfituar fletën, që të shkruheshin mbi to, fletë që gjithënjë mungonin”.
Gjatë viteve, kur unë qendrova emigrant në Greqi, më tërhoqi vëmendjen se grekërit nuk i donin emrat shqiptarë. Por ata ndiheshin mirë , kur dëgjonin që shqiptarët, për të siguruar copën e bukës, kishin ndërruar emrat e tyre. Por ndodhi ajo, që nuk e prisnin, sepse shqiptarët e mësuan shumë shpejt gjuhën e tyre dhe u bënë mjeshtra në fushën e ndërtimit dhe të zotë në shkollim. Grekërit mundohen, me të gjitha mënyrat, që të bëjnë helenizimin e shqiptarëve edhe në ditët tona. Angely shkruan: “Njeriu nuk lind grek ose helen. Turp!…”
Për ta thënë të saktë historinë e Greqisë, që ishin pellazgët, domethënë të lindur të bardhë, të cilët kanë banuar, si gjithë njerëzit primitivë, nëpër shpella dhe po ashtu kanë gëdhendur në strall, si veglat dhe mjetet që kishin nevojë , i përdornin si armë, qoftë për t’u mbrojtur, qoftë dhe për të ruajtur ushqimin. Më vonë, ata kaluan në të gjitha etapat për të ardhur te gjendja shoqërore më e përparuar dhe, po ashtu, si gjithë primitivët e tjerë, mësuan të punonin metalet dhe të prisnin pyjet, për të ndërtuar trapet për lundrim.
Në shekullin VII e deri në IV, para Erës së re, Greqia ndahej në dy grupime të mëdha: Dorët dhe Jonët, rivaliteti i të cilëve ka zotëruar gjithë historinë e kohës. Por mjaftonte që Greqia të ishte në rrezik dhe këto dy grupime rivale braktisnin, për një cast, grindjet e tyre dhe bashkoheshin për të mbrojtur pavarsinë e qytetrimit grek, të kërcënuar nga vërshimi pers, në shekullin e parë, që quhet Epoka e Luftërave mediatike.
…”Po të flasim për kohët më të reja,-nënvizon Angely,-burrat më të mëdhenj të shtetit të Turqisë, vezirët më të mëdhenj, a nuk kanë qënë shqiptarë? Dhe Mehmet Aliu i Kavallës e pasardhësit e tij, mbreti Ismail, Fuat, Faruk? Princërit e Moldavisë, Vllahisë e Rumanisë, me gjithë fanariotët e tjerë, edhe gjithë burrat e mëdhenj të Greqisë; burrat e mëdhenj të Italisë, të tillë si Krispi, De Rada, Garibardi (më mirë kalëbardhi), a nuk kanë qenë me prejardhje shqiptare?”
Në librin e tij, Angely flet për vlerat e mjaft figurave të shquara, që punuan e dhansë ndihmesën e tyre në Perandorinë Osmane, si Shemshedin Samiu, Pashko Vasa, Naum Veqilharxhi etj. Për t’i shpëtuar persekutimit, me mjaftë zgjuarësi, ata ndihmuan në përhapjen e gjuhës, në çastin dhe kohën e duhur. Më tej, ai nënvizon se gjuha greke është “motra e vogël” ose, më mirë të themi, bija e gjuhës shqipe. Dhe, që të dyja, vijnë nga i njëjti burim i përbashkët, nga gjuha shumë e lashtë pellazge.
Angely, me mjaft fakte bindëse, shkruan se: “Po të mos ishte çimentoja e gjuhës pellazge unike, që lidhte gjithë popullësitë e Azisë së Vogël, ishujve të Greqisë, Italisë e gjetkë, të epokës së lashtë, popullësia, që disa duan t’i quajnë krejt ndryshe, si do ndodhte kjo lëvizje e brendshme, kjo vajtje-ardhje e pandërprerë e kolonëve të Greqisë për t’u vendosur në Azinë e Vogël ose në Itali, duke braktisur Thesalinë për të shkuar e vendosur në Peleponez etj. Me të drejtë, ai pyet përsëri: “Si do kishte ndodhur gjithë kjo zhvendosje e popullësisë? Si mund të ndodhte, që emigrantët dhe pritësit të merreshin vesh aq mirë, nëse nuk kishin një farefisni të rracës dhe të një gjuhe të përbashkët midis tyre?” Të gjitha çvendosjet kanë ndodhur paqësishtë dhe këtë e vërtetoi dhe eksodi i viteve ’90-të dhe ’97-të, në shekullin e kaluar.
Me shumë të drejtë, autori shkruan se, pas disa brezash, përdorimi i një ndërthurjeje të tillë gjuhësh, solli lindjen e një gjuhe të re, që u zhvillua mbi bazën e prurjeve gjuhësore e gramatikore të vendeve nga vinte seicili, të ndërthurura me prurjet e gjuhës pellazge. Kjo gjuhë e re u quajt latinisht, në Itali dhe greqisht, në Greqi e Azinë e Vogël.
Popullësia e krishterë dhe orthodokse në Vlorë, dinë shqipen e greqishten dhe, sipas rastit, turqishten ose italishten, nënvizon Angely në librin e tij. Kurse në Korçë, Gjirokastër e Përmet, popullësi orthodokse gjithëmonë e ka ditur shqipen, greqishten dhe, sipas rastit, turqishten, ndërsa para vitit 1914 nuk I njihnin italishten dhe gjermanishten.
Ajo, që na tërheq vëmendjen, shkruan Angely në këtë libër, është se popullsia myslimane e Jugut, me pak përjashtime, nuk e ka njohur greqishten. Gjatë shekujve në shtetin Bizantin, nocioni i kombësis nuk ka pasur , pothuajse, asnjë kuptim dhe e vetmja ide e konceptueshme ka qenë mbrojtja dhe ruajtja e shtetit, i cili mbështetej në një ushtri të madhe e të fortë. Kjo ka ndodhur në një sistem të mirë financash, në një administratë të drejtuar në mënyrë shembullore dhe mbi të gjitha e mbështetur mbi kishën.
Në përfundim të hedhjes së këtyre shënimeve, shpreh vlerësimin tim të përgjithshëm për këtë vepër me vlerë, që na ka dhuruar shkrimtari Robert Angely. Mendoj se ia vlen të lexohet dhe të merret në konsideratë, duke shërbyer si shtysë për studime të mëtejshme, me synimin që të zbulohet ajo, çka u është grabitur shqiptarëve nga fqinjët, që na rrethojnë.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...