Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/30

Ujëvarat e metaforave - Nga Ndue Ukaj (Libër)




Ujëvarat e metaforave” është përmbledhja e parë me poezi e Ndue Ukajt, pas një debutimi të disakohshëm dhe me sukses në fushën e studimeve, të kritikës letrare dhe të publicistikës. 

Poezia e Ndue Ukajt, si një poezi që përpiqet të zbresë tek honi i shpirtit të njeriut, tek ai labirinth i çuditshëm, më së pari, na vjen në trajtën e një rrëfimi të dlirtë të autorit për vetveten, si jehonë e një shpirti të trazuar, dhe që njëkohësisht prezanton një krijues të përkushtuar, të mbështjellë me ethet e vëzhgimit dhe të krijimit dhe që e bëjnë poezinë e tij sa lirike, aq dhe gjysmëepike dhe dramatike njëkohësisht, sa fantazoide, aq dhe të prekshme për shqetësimet njerëzore që ngre, për temat e ndjeshme që merr dhe rimerr, për atë frymë ekzistenciale që funksionon dhe frymon në trupin e krejt poezisë. 

Kjo ndodh, siç është thënë me të drejtë se “Duket sikur poetët do ta kenë gjithmonë punën që është bërë enkas për ta” (V. Simborska)....


No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...