Sema Kaygusuz (1972) me romanin "Rënia e namazit" përfaqësoi letërsinë turke në konkurrimin për Çmimin Letrar "Balkanika 2008". Ajo është autore e vëllimeve me tregime dhe e një romani. Tregimet e saj janë vlerësuar me çmimin e parë në konkursin "Cevdet Kudret"
.
.
Ismail Kadare (1935) me romanin "E penguara" përfaqësoi letërsinë shqipe në konkurrimin për Çmimin Letrar Balkanika 2009. I përkthyer në shumë gjuhë, fitues i "Man Booker International" (2005), Princi i Asturias për Letërsinë (2009) dhe i përmendur prej vitesh në listën e kandidatëve të mundshëm për Çmimin Nobel.
Shkrimtari Ismail Kadare nderohet në Itali. Cmimi Lerici Pea që këtë vit shënon edicionin e tij të 57-të, iu dha poetit dhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare,... 4 herë kandidat për cmimin Nobel, anëtar nderi i Akademisë Franceze, Kadare nisi të shkruajë poezi që në shkollën e mesme, në qytetin e tij të lindjes Gjirokastër. Shkrimtari Ismail Kadare nderohet në Itali. Cmimi Lerici Pea shënon edicionin e tij të 57-të, iu dha poetit dhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, shkruan sot agjencia italiane Ansa. 4 herë kandidat për cmimin Nobel, anëtar nderi i Akademisë Franceze, Kadare nisi të shkruajë poezi që në shkollën e mesme, në qytetin e tij të lindjes Gjirokastër.
Nga Flori Bruqi
Ismail Kadare, nje nder shkrimtaret me te medhenj te letrave shqipe, kandidat i cmimit Nobel ne letersi, lindi me 28 janar te vitit 1936 ne Gjirokaster. Ai eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer te pakten ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Kadare eshte nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit", ndersa ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, apo edhe i Akademise se Berlinit.
***
Ismail Kadare kaloi femijerine ne qytetin e gurte te Gjirokastres dhe jeta mitike qe ofron ky qytet duket se la gjurme te thella ne gjithe jeten dhe krijimtarine e tij. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin "Asim Zeneli". Me pas kreu studimet e larta ne Fakultetin e Historise e te Filologjise ne Universitetin e Tiranes, pastaj ne Institutin "Gorki" te Letersise Boterore ne Moske. Kadareja ka punuar ne gazeten "Drita", e me pas drejtoi revisten "Les letres albanaises".
Pergjithesisht vepra e Kadarese eshte e sunduar prej mitit te se shkuares, evokimit te lavdise se dikurshme. Kadare synon ta cliroje njeriun shqiptar prej akuzash qe e kane ndjekur nder shekuj, duke perfshire akuzen si popull i lindur me instinktin e luftes dhe te mercenarizmit, binjak me armen dhe peng i saj. Raporti midis jetes dhe vdekjes, midis te gjalleve dhe varreve, midis brezit qe shkoi dhe atij qe vjen, nje nga raportet me thelbesore te qenies njerezore, perben nje rregullator te mbifuqishem te gjithe yllesise se veprave te Kadarese. Synimi paresor i cdo letersie serioze qe te qendroje mbi kohen dhe hapesiren zuri vend kryesor qe te romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur".
Sa shume i perkthyer
Vepra e Ismail Kadarese eshte perkthyer ne 32 gjuhe te huaja, duke arritur keshtu nje rekord te perhapjes ne tere boten e qyteteruar. Ne fushen e prozes, Ismail Kadare ka levruar tregimin, novelen dhe romanin. Prozen e tij e karakterizojne pergjithesimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thelle i shprehur shpesh me ane te paraboles, mbi bazen e asociacionit apo te analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1964) eshte shpirti liridashes i popullit shqiptar. Temen e shpirtit te pamposhtur te shqiptareve neper shekuj autori e trajtoi edhe ne romanin Keshtjella (1975). Ne romanin "Kronike ne gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjine provinciale , nderkohe qe probleme te rendesishme te historise jane trajtuar edhe ne permbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtesia (1980).
E vecanta e tij, kendveshtrimi
E vecanta e Ismail Kadarese shfaqet sidomos ne trajtimin, nga nje kendveshtrim i ri, i temes historike dhe ne tingellimin e mprehte aktual qe eshte i afte t'i jape asaj. Nje nga krijimet me te shquara te Ismail Kadarese dhe te te gjithe letersise se re shqiptare eshte romani "Dimri i madh" (1977). Veprat me te mira te Ismail Kadarese jane perkthyer ne shume gjuhe te botes dhe jane pritur shume mire nga publiku lexues. Por edhe poezia e Ismail Kadarese eshte nje prej zhvillimeve me novatore ne vjersherimin shqip gjate nje gjysme shekulli. Ajo shprehu vendosmerine e shkrimtareve te brezit te viteve '60 per te realizuar qellime estetike te ndryshme prej paraardhesve.
Fillesat epiko-lirike
"Frymezime djaloshare" (1954), "Enderrimet" (1957), "Enderr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poeme e blinduar" (1962), "Perse mendohen keto male" (1964), "Shqiponjat fluturojne lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqiperia dhe tri Romat", perbejne titujt kryesore te vepres poetike te Kadarese. Ismail Kadare, ne periudhen e pare te krijimtarise se tij, u terhoq pas poemes epiko-lirike. Ne prirjen e pergjithshme ai nuk u shkeput prej frymes monumentalizuese te poezise se meparshme, por e kushtezoi kete me tipin e njeriut shqiptar, te historise se tij kombetare, te fatit te tij neper shekuj. Thuajse ne te gjitha poemat e shkruara ne vitet '60 -'70 ka nje gershetim te mjeteve te reja te te shprehurit me menyren tradicionale te te veshtruarit te jetes dhe te historise.
Poezi e qarte, pa ekuivoke
Poezia e Kadarese, ndryshe prej prozes se tij, eshte pergjithesisht e qarte, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse perhere optimiste. Ajo, ne kritiken zyrtare, eshte pritur si pasurim problematik i poezise shqipe, vecanerisht me temen e qendreses shumeshekullore te popullit shqiptar ne rrugen e tij te gjate te historise. Poezia e tij eshte poezi e sfidave te medha shqiptare. Ajo eshte e pershkuar nga qendrimi hyjnizues ndaj historise kombetare, ndaj lavdise se tyre, ndaj tokes se te pareve, ndaj gjuhes shqipe.
Qendresa hyn ne poezine e Kadarese qysh prej koherave antike, deri ne periudhat me te aferta te historise. Vecmas ajo lidhet me "motin e madh", te epokes se Gjergj Kastriotit. Por Kadare hyjnizoi nje periudhe me te hershme se kjo, qe ishte mitizuar me heret prej Rilindjes Kombetare: periudhen e humanizmit evropian (sic mendon shkenca e historise, kjo periudhe e gjeti Shqiperine ne te njejten shkalle zhvillimi me anen tjeter te Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe ne njeriun dhe qyteterimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti nje nivel te larte afirmimi me vepra te tilla te I. Kadarese, si "Perse mendohen keto male" dhe "Shqiponjat fluturojne lart", pastaj me "Shekulli i 20-te", "Poeme e blinduar", "Shqiperia dhe tri Romat" e vepra te tjera.
Edhe abstraksion
Poezia e Kadarese eshte e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Ne kete cilesi poezia e Kadarese te sjell ndermend vjersherimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet ne mungesen e cfaredo subjekti apo elementi te subjektit. Poemat e Kadarese, pergjithesisht poezia e tij, jane art mendimi, pa elemente te rrefimit (narracionit). Si te tilla, si poema mendimi, ato ofrojne shumesi leximesh, ne kohe dhe ne mjedise te ndryshme.
Gjithashtu poezia intime e Kadarese pershkruhet nga malli per qytetin e lindjes, per njerezit qe lane gjurme ne femijerine e tij, per atdheun kur ndodhet larg tij, per kohen studentore, vajzat dhe rruget e Moskes kur eshte ne atdhè dhe mbi te gjitha, per vajzen qe le gjurme ne shpirtin e tij, por qe pergjithesisht ndodhet larg.
Protagonist dhe ne jeten politike
Eshte fakt qe Kadare ka qene dhe eshte protagonist i jetes politike dhe i mendimit te vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse ne fund te vitit 1990, Kadare u largua se bashku me familjen ne Paris, ai mbajti lidhje me Shqiperine. Ai eshte nje nga personalitetet me te shquara te kultures shqiptare, ambasador i saj ne bote, eshte shkrimtari qe i ktheu mitet legjendare ne realitet, shkrimtari qe beri histori prej prehistorise; pa rene ne kunderthenie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht ne menyre te perkore dhe per kohen absolute. Ne Shqiperine e ndodhur ne udhekryq vepra e Kadarese ka qene dhe mbetet nje shprese apo nje ogur i bardhe per te. Ismail Kadare eshte autor i shume veprave ne poezi e proze, laureat i shume cmimeve kombetare, kandidat i cmimit Nobel per shume vite me radhe, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Anetar i Akademise Franceze te Shkencave Morale.
Vepra te Kadarese:
Kanditat i cmimit Nobel ne letersi eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish, ku ju mund ti lexoni me poshte . Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes. |
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
Përse mendohen këto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Kështjella - roman - 1970
Kronikë në gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Hija-1994
Shqipëri - 1995
Pallati i ëndrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
Ikja e shtërgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
Breznitë e Hankonatëve - 2000
Bisedë përmes hekurash - 2000
Elegji për Kosovën - 2000
Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
Unaza në kthetra - 2001
Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhësi - roman - 2004
Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
Përkthimi i veprave të Kadaresë në gjuhë të ndryshme të botës:
1. Gjenerali i ushtrisë së vdekur - 28 gjuhë
2. Kronikë në gur - 15 gjuhë
3. Pallati i Ëndrrave - 15 gjuhë
4. Kështjella / Daullet e shiut - 14 gjuhë
5. Prilli i thyer - 13 gjuhë
6. Dosja H. - 12 gjuhë
7. Piramida - 12 gjuhë
8. Kush e solli Doruntinën - 11 gjuhë
9. Tri këngë zie për Kosovën - 11 gjuhë
10. Ura me tri harqe - 9 gjuhë
11. Pashallëqet e mëdha / Kamarja e turpit - 8 gjuhë
12. Koncert në fund të dimrit / Koncerti - 7 gjuhë
13. Dasma / Lëkura e daulles - 7 gjuhë
14. Përbindëshi - 7 gjuhë
15. Lulet e ftohta të marsit - 7 gjuhë
16. Muzgu i perëndive të stepës - 5 gjuhë
17. Nga një dhjetor në tjetrin / Pranverë shqiptare - 5 gjuhë
18. Nëntori i një kryeqyteti - 5 gjuhë
19. Dimri i vetmisë / Dimri i madh -4 gjuhë
20. Eskili, ky humbës i madh - 4 gjuhë
21. Viti i mbrapshtë - 3 gjuhë
22. Spiritus - 3 gjuhë
23. Nata me hënë - 3 gjuhë
24. Vajza e Agamemnonit - 3 gjuhë
25. Pasardhësi - 3 gjuhë
26. Shkaba - 2 gjuhë
27. Qorrfermani - 2 gjuhë
28. Ftesë në studio - 2 gjuhë
29. Hija - 2 gjuhë
30. Qyteti pa reklama - 2 gjuhë
31. Ikja e shtërgut - 2 gjuhë
32. Legjenda e legjendave - 1 gjuhë
33. Dialog me Alain Bosquet- 1 gjuhë
34. Ra ky mort e u pamë - 1 gjuhë
35. Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - 1 gjuhë
36. Pesha e kryqit - 1 gjuhë
37. Kohë barbare - 1 gjuhë
38. Katër përkthyesit - 1 gjuhë
39. Stinë e keqe në Olimp - 1 gjuhë
40. Poezi - 1 gjuhë
Etj.