Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/30

Në trenin e linjës 16 - Nga Kristaq Turtulli



Roman


Degët e thata të ftoit trokisnin në dritare me potere, me gishtërinj të gjatë skeletorë, të breznive. Perdet ishin irnosur, grirë, vareshin trishtueshëm në gozhdën e ndryshkur të mundimit. Zërat dhe zhurmat e fshehura klithnin, luteshin, rënkonin, përgjëroheshin. Sa të sikletshme ishin ato. Përse vallë, kur nuk ishin më të nevojshme? Ajo nuk mund të kthente kokën prapa, mbasi do ngelej e ngurosur, e varur në litarin e padukshëm të nostalgjisë, marrëzisë, mallit dhe dhembjes...

Uh! Sa moskokëçarëse, nervoze, tekanjoze, të paduruara, të pamëshirshme janë dyert e trenave në qytetet e mëdha disa milionëshe të kontinentit te largët perëndimor. Ato mbyllen rrëmbimthi përpara fytyrës së nemitur të udhëtareve të vonuar. Përplasen me zhurmë sikur të mos ekzistosh fare. Qeshin me sarkazëm duke u zgërdhirë për vonesën skandaloze, hutimin, çakërdisen e udhëtarëve, lutjen, përgjërim:

“Oh! No! Please, please!” 

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...