2011-04-30

GJITHKAHNAJA E DRAMES KOMBETARE SI VERTETESI ARTISTIKE



 
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Vellimi poetik  Frutat bizare shpaloset si nje kerkim poetik i vendosur pas kuptimeve kyçe per ekzistencen, duke e dhene te qarte identitetin krijues te Basri Çapriqit. 

Ky autor qe nga vellimi i pare "Ulli me dymije unaza" eshte perfshire ne vorbullin e hulumtimit te te vertetave qe i ka pare si te rendesishme dhe shqiptimit te tyre ne formen e vertetesise artistike. Ideja themelore qe u shqiptua ne vellimin e pare te tij ishte se ambienti jetesor e kombetar ishin vlera sublime qe participonin ne integritetin shpirteror te njeriut. Poezia "A vdiq humanizmi" e perfshire ne vellimin "Ne fund te veres", e paralajmeronte qarte dhe ashper fillimin e nje procesi te shperberjes se atyre vlerave e rrjedhimisht edhe fillimin e preokupimit te ketij autori me nyjat e disekuilibreve emocionale e shpirterore te njeriut shqiptar. E fiksuar ne vellimin "Ma qet gjuhen" ne kontekstin e te ndodhurave historike, dhe ne nje cep krejt tjeter te hapesires shqiptare, ne Çameri, shprishja e ambientit jetesor e kombetar, nuancohet si preokupim i vazhdueshem intelektual e krijues i Basri Çapriqit. Ne vellimin "Frutat bizare" tash e shqipton me shume ne nivelin e stresit dhe te drames personale.

Individi i shkeputur nga ambienti i vet jetesor e kulturor, shket neper balten e anonimitetit, me identitet te deformuar e te perdhunuar. Poezia Ikja, qe eshte ne balle te vellimit, shpalos konfiguracionin e neurozes se individit me identitet te humbur ne ambientin e huaj. Vargu i kesaj poezie eshte i ndertuar ashtu qe dalin te ngjizura çastet, idete fikse ( gjysmevargu:ja tash eshte momenti), pershkrimet, gjestet, duke e krijuar te plote idene e stresit, te frikes dhe te humbjes se identitetit. Poezia pasuese Dhoma ime ne Londer, e detajizon edhe me tutje kete rrezik depersonalizimi. Vargjet e fundit, me ndertimin sintaksor te prozaizimit, shprehin situaten e individit te derrmuar: ne deren e mbetur hapur thehet drita dhe pamjet/e shumefishuara te gjymtyreve te mi ne pasqyrat e montuara/qe rrenojne boten time te fshehur nga/ sheshi e nga turma/. Permasat e depersonalizimit kane arritur deri atje sa edhe gjymtyret e trupit te duken te frikshme, dhe qe ikja, fshehja te jete e kote, ngase procesi degjenerativ e bren integritetin edhe nga brenda. Njeriu i tille nuk mund ta zgjidh dilemen se a eshte me mire qe deri sa te kthehet ne Prishtine, ta mashtroje veten duke e mbajtur simbolin e rojes se shtepise, pra mbajtjen e fijeve te jetes te lidhura per traditen, apo nje revolver te rrejshem, per t'u mbrojtur nga e panjohura qe eshte e barazvlefshme me ate qe eshte e huaj, si ambient, si menyre jetese dhe si mendesi. (Frika fq.13) Vetmia eshte gjendje reale dhe psikike e rende qe kerkon shpetimin ne klithmen :"dritaren lere hapur", e cila perseritet rrafsh 24 here ne 36 vargjet e poezise me te njejtin titull! Poezia Dhoma ime ne Ulqin, eshte nje rikthim ne ambientin e pare dhe ne vlerat sublime te tij, ku rrezaton figura e nenes me pergjerimin dhe perkushtimin e perjetshem.

eshte evidente se ne keto poezi kane nje denduri fjalet: dera, dritarja, muri, shkallet, kopshti, pasqyrat, qe behen qendra kuptimore qe e figurojne me fort mallin per ambientin familjar. Kjo do te thote se eshte shume intensive prejardhja emocionale e disa imazheve.

Gjendje stresante e disekuilibra te ndryshem sociale, politike e shpirterore qe ndodhin ne ambientin qe ka fytyren e atdheut, Basri Çapriqi ka shqiptuar ne vargjet e tij edhe ne kete vellim poetik. Retorika bastarde e hipokrite per lirine e atyre qe : ma sjellin lirine ne pjate dhe thiken ne tryeze/ ma marrin frymen kur u pelcet levozhga dhe qetesia/, eshte burim i deshperimit dhe i rezignates. Çrregullimet morale dhe shoqerore, humbja e gjasave per ta gezuar jeten, pendesa per krimin, vrujojne neper vargjet e poezive: Striptiz ne Prishtine, Vullneti i popullit, Vasha nga Lindja prostitute ne Rome, Portret gjaksi te falur, etj. Fenomenet sociale dhe politike te dhjetevjeteshit te fundit jane kontekstet tematike te ketyre poezive, mirepo ato nuk jane pershkruar, nuk eshte dhene ndonje kronologji a faktografi e tyre, duke e evituar ate rrezik qe e parasheh Adorno kur thote se ai qe pledon per artin si fakt, e shnderron artin dhe ideologjine ne nje gje te vetme. Pikat tragjike dhe absurde te ketyre fenomeneve sociale dhe politike jane veshtruar te perthyera ne shpirtin e subjekteve. Drama e gjaksit qe i hiqet ndeshkimi moral per krimin e bere, fillon tek detaji me i paparashikueshem: atij per te dalur nga ngujimi, i duhen blere kepucet, ndersa ai nuk e di sa duhet te jete numri i tyre! Distiku: nje mije vjet kepuce s'kishte mbathur/ sa s'plasi e tha: 1990 numri ta zeme/ e krijon figuren e spirales tragjike te gjakmarrjes e te ngujimit dhe e kontekstualizon nje pike kohore qe merr te shenoje mbylljen e asaj spiraleje tragjike. Figura e gjaksit merr permasa mitike; del nga humnera e mijevjeçarit dhe e njejteson vitin e rifitimit te lirise me numrin e kepuces. eshte nje prerje e forte ndermjet logjikes se ligjerimit te zakonshem dhe logjikes se ligjerimit poetik, qe i jep ngarkese semantike dhe bukuri artistike kesaj poezie. Prostituta nga Lindja nuk eshte e detyruar te jete anetare e partise se klienteve te saj dhe ky fakt perben dallimin esencial ndermjet lirise dhe jolirise. Vargjet: ketu qendron dallimi esencial/ dhe pike/ boona note/ fokusojne epersine morale te saj dhe ironizimin qe rezervon per te tjeret, qe prape ka te beje, ne fakt, me nje triumf te logjikes se ligjerimit poetik. Kjo eshte nje prirje qe i eshte afruar shnderrimit ne parim krijues tek ky autor.

Basri Çapriqi e ruan shprehjen poetike nga intonimi triumfalist dhe nga retorika vulgare, duke iu permbajtur asaj qe ka thene vete per Shejmus Hinin: " Nuk ka force destruktive qe e shtyn shkrimtarin fisnik te fjales humane te militarizoje gjuhen si mjetin kryesor te ekzistimit te vepres artistike".  
Fati i ndriçuesve shpirterore te njerezimit e te kombit ka gjetur nje aktualizim te ri ne vellimin Frutat bizare. Prometheu do te mbijetoje luften me zotrat po do t'i dale pune tjeter: Ai do te çmendet kur te vdesin zotrat/ do te flake zjarrin nga njerezit e ndezur/ ashtu i zgjidhur do te na le ne te zeza/ dhe femijet me faqe gace te djegura/ Kush i lexon sot keto vargje dhe nuk i ringjallet pamja e trishtueshme e njerezve te djegur e te gjymtuar ne vorbullin e rebelimit iracional ne Shqiperine e diteve tona? Poeti trupezon idene poetike se jane helmet e hershme, eshte e keqja brenda njeriut qe i shkakton Prometheut ate perseritshmeri te fatit ndermjet shpetimtarit e te ndeshkuarit. Ne poezine Virusi i terbimit, te botuar me 1986 tek vellimi Ne fund te veres, jane edhe keto vargje: Prof. Dr. Rifat Frasheri/ beri nje zbulim mikrobiologjik/ ne mbarim te shekullit te kaluar/ ne fillim te ketij shekulli/ konstatoi se njerezit dhe kafshet/ terbohen nga i njejti virus/ zbulim yni origjinal/. Nje perplotesim i kontekstit per prejardhjen endemike te destruksionit, te iracionalitetit dhe te prirjes per veteshkaterrim. Poezite Lasgush Poradeci, Vdekja e poetit (Mirko Gashit), dhe Lindja e poetit (Ali Musajt) jane shqiptime te dhimbjes per moskuptimin dhe mosvleresimin ndaj ndriçuesve shpirterore. eshte nje nderlidhje, nje konstante e moskuptimit.

Si per ta shpalosur edhe me fort kete absurd, ketu jane perfshire edhe poezite “Punetoret fizike te komunales” dhe “Lemi i argateve”, ku mjerimi social, moskuptimet dhe padrejtesite sociale rrotullohen si dhembezore te çrregulluar dhe me rrezikshmeri te larte per fatet e shoqerise dhe te kombit.     
Ne vellimin Frutat bizare Basri Çapriqi vazhdon te inkuadroje ne tekstin poetik nje leksik dhe nje sintagmatike qe vjen nga fusha e disiplina te ndryshme te realitetit te sotem, te cilat nostalgjikeve te poezise se paster mund t'u duken te ashpra, trup i huaj ne poezi. Nga kjo pikepamje ai eshte nje poet me prirje te forte urbane. Bartjet e vargjeve ne disa tekste poetike, qe ne planin sintaksor nganjehere duken si proza poetike, e afirmon shumesine e mundesive te leximit te tekstit, ballafaqimin dhe opozicionin e asociacioneve si dhe virtuozitetin shprehes te gjuhes poetike. Perseritja e fjaleve, gjysmevargjeve apo edhe vargjeve, inkuadrimi i fjaleve te urta ne kontekste semantike ironizuese, krijon nje shtrese te veçante intonative e semantike, duke nuancuar ligjerimin e duke e rritur mundesine e shpalosjes se kuptimeve poetike. Nje ekzemplar i veçante dhe antologjik i ketij fahu eshte poezia Sizifi.

Basri Çapriqi me kete vellim perfundimisht legjitimohet si kerkues i te vertetave te perhershme te jetes kombetare dhe si mjeshter per kumtimin e tyre me nje shprehje qe e ka te mbrujtur ne vete vertetesine artistike. Nganjehere zbulimet e te vertetave artistike te tij duken si te kishin qene aty prane syrit e mendjes sone. Pikerisht ashtu siç thote Lotman: "Ne tekstin e mire çdo gje perceptohet si te jete krijuar ad hoc".

Prapa kesaj pershtypjeje qe le teksti tek lexuesi, mbetet gjithkahnaja e drames kombetare e njerezore, puna e mundimshme per shqiptimin e saj dhe dilemat e perhershme te poetit.

Per hir te tyre, gjithmone ia vlen te shkohet me tej.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...