2011-04-30

Përparim Demi: Kush është kali i Trojës



Përparim Demi
Vjet isha për disa ditë në Çanakale (Turqi) në kuadrin e aktiviteteve të një proiekti europian, ku merrnin pjes përfaqsues nga disa vënde të Europës. Pa hyrë në përshkrime të hollësishme, desha të përmënd një të papritur
që pata gjatë vizitës në Trojë, që kryem ditën e tretë në kuadrin e këtij programi. Në përfundim të vizitës, kur dolëm, ndaluam pran kalit të drunjtë për të bërë disa poza për kujtim. Aty ciceroni, një djal i ri turk, që fliste një anglishte për ta pasur zili, pasi na shpjegoi se kali prej druri ishte një dhurat e bërë Trojës nga grupi i xhirimit të filmit, na tha se kali i Trojës në fakt ishte nje metaforë, pasi në realitet nuk ka pasur asnjë farë kali. Pra historia e kalit, që ktheu fatin e luftës dhe rënien e qytetit të fortifikuar, ishte një përallë. Studiues të ndryshëm ishin të mendimit se kali në fakt ishte një simbol i përdorur për të mbuluar elementin e tradhëtisë së ndodhur në atë kohë.
Vet lufta e Trojës, sipas Homerit, ishte lufta midis pellazgëve të jugut dhe pellazgëve të veriut. Pra ishte lufta midis Dardanëve dhe fiseve të tjera iliro-epiriote. Preteksi i luftës ishte Helena (Elena ose E-lëna). Ajo u quajt ashtu pasi dihet historia e saj pas lufte, ku vdiq e braktisur në një ishull në mes detit Egje. E-lëna ishte vetë Troja, e cila pasi u shkatërua, mbeti vetëm si kujtim në legjendat e saj. Kjo luftë kishte të tjera shkaqe, sipas shpjegimeve të ciceronit, Troja kontrollonte rrugët tregëtare që lidhte Ballkanin me Orientin dhe Azinë. Ajo merrte taxa për çdo anije që vinte nga lindja dhe ankorohej aty për tu furnizuar, prandaj të ardhurat e saj ishin shumë të mëdha për atë kohë dhe konsiderohej si vëndi më i pasur. Fushat rreth Trojes kishin ujra të bollshme për vaditje dhe mjeshtrat trojanë kishin ngritur një sistem komples kanalesh vaditëse, prandaj ishin dhe mjaft pjellore. Për këtë e kishin zili prijsit e fiseve të tjera si Agamenoni, Menellao etj.
Të kthehemi në ditët tona, në trojet tona, ku pasardhësit e dardanëve nuk po e gjejnë llafin kush të dali në krye. A thua se partitë e Kosovës nuk gjejnë dot një njëri që ti përfaqsoj të gjithë, por sejcila do një të sajën. Ato, kur nuk qitën kandidatin e tyre, hikën nga salla, kështu që i vetmi kandidat na doli jashtë kushtetutës. Unë për vete e kuptoj kështu këtë punë: kur s’kam unë, mos kenë as të tjerët. Tani, dëgjohet se po bëhen pazare, vihen kushte, pra po bisedohet. Kjo nuk do të thotë se dolëm nga kriza, pasi me sa duken bathët prap ka për ti dalë puna gjykatës kushtetuese.
Historia përsëritet. Trojet e Kosovës janë boll të pasura, sa u lëshon lëng goja sërbëve, pra ky kusht plotsohet për tu bërë lufta, tani hajde të gjejmë kalin kush është, se pa të nuk fitohet sipas legjendës. Trojanët pas humbjes së madhe morrën dhenë dhe u shpërndanë, asnjë nuk mbeti në atë vënd të begatë. Mos vallë kjo histori do përsëritet pas 3000 vjetësh në trojet tona. Atëhere ku ta çojmë gjakun e derdhur për kaq shekuj me rradhë, perse luftuam. Të ishte për ta lënë, e kishim lënë me kohë dhe nuk ishim vrarë e torturuar kështu. Sot s’po biem dakord për kryetarin, e si do qeverisim vëndin në këtë mënyrë? Parlamenti është vëndi ku diskutohet, negociohet, ku bëhen komptomise politike, ku mbrohen trojet tona, interesi kombëtar, dhe nuk është vëndi ku shitet vatani apo shkelet mbi gjakun e dëshmorve tanë.
Partitë politike lej të hyjnë në garë me projektet e tyre, programet e tyre, kush ta bejë vëndin më të begatë dhe jetën e popullit më të mirë. Kush është pemë pa kokra, del nga loja, ani se ka fitu herën e parë. Populli i Kosovës duhet me e shtrëngu dorën në votimet e tjera, mos e gjujt votën aty ku nuk bën. Kali i Trojës nuk ka punë në Kosovë, lej të shkojë të kullosi në stepat e Rusisë po deshi.
Edhe një gjë desha me thënë në mbyllje, deri më sot nuk kam arritur kursesi ta kuptoj se përse nuk u bën lazëm Adem Demaçi për kryetar, a thua se kanë gjet ndonjë më të zot ? Apo kanë boll të zot por s’po din si me i peshu.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...