2011-04-29

Nga Përparim Hysi : Shkrepset e xha Thomait...(Tregim)

Xha Thomain e kam njohur aty,prag viteve '60-të,kur sapo nisa punën si mësues.Qe njeri ,pak i çudtishëm.Them kështu se edhe në ato vite,xha Thomai nuk kish ndërruar lëkurë.Vishej si njëherë e një kohë:me veshjen karakteristike myzeqare,me ca poture të fryra,të mbërthyera me patone aty ku mbaronte këmba dhe dimrit mbi mbërthecka vinte dhe dollakë.Takijen e bardhë,karakteristike për gjithë Myzeqenë,asnjëherë nuk e hiqte nga koka dhe.mbi të gjitha,tërë jetën e tij,deri sa vdiq,vishte në këmbë opinga lëkure.Ua kish marrë dorën dhe i qepte vet pas këmbës dhe,dimër-verë,me to trapiste.Trapitjen në atë krahinë e quajnë "gjërimë" dhe xha Thomai,po të shprehemi sipas zonës,me ato opinga "gjëronte",pa i hyrë një pikë ujë në këmbë.Sikur qe prej ajëri,se e kisha parë me këta dy sy:ndërsa unë veshur me çizme llastiku,ai me ato opingat dhe që të dy bëmë një copë rrugë goxha të gjatë:nga Libofsha deri në Rustamas,nga ishte xha Thomai.Plot 10 km të mira dhe ai dinte ta zgjidhte rrugën e përbaltur dhe vënde-vënde me pellgje ujë e soste tej matan.Merrni me mend që flas për një terren,pothuaj,të përmbytur nga një dalje nga shtrati të një "lumi të vdekur".I "vdekur",i vdekur qe ky lumi,po kur u"ngjallti qy- tha Xha Thomai,- mjerë ne të gjallët.Kur më vonë lexova"Lumi i vdekur" të prozatorit të pavdekshëm,Jakov Xoxa,i hasa këto fjalë dhe thashë:tek do të ket takuar me xha Thomanë,ky,mjeshtëri i prozës.Këtë trapitjen me opinga të Xha Thomait e dinin rreth e përqark,po dhe deri në Tiranë.Se kur e shpinte halli,ai po me opinga lëkure e drejt e tek një mik i këtyre anëve që kish bërë emër deri në qeveri.Se kjo zonë kishte qenë e lidhur me Çlirimtaren dhe disa prej tyre,xha Thomai i njihte mirë.Këta"kuadrot" e Tiranës,me origjinë nga enjëjta zonë me xha Thomanë,tregonin jo pa shpoti se si fëmijtë e tyre,kur hapni derën që kish trokitur,mblidhnin buzët tek shihnin një plak me takije të bardhë,me një peshqir,po të bardhë në qafë,dhe,kur hidhnin sytë nga këmbët,alarmoheshin.Opingat e mikut myzeqar,i bënin me alergji dhe gati që t'i mbyllnin derën.-Jam THoma Kuqi una,- thoshte mysafiri.Kërkoj tët atë(thoshte emrin) dhe fëmijtë,donin s'donin,hapnin derën.Kur takohej me të zotin e shtëpisë,shtëpia mënd bubullonte dhe fëmijët kuriozë shqyenin sytë nga habia.Ç'është vallë ky mysafir?Mos ka dalë nga një muzeum dhe ka bërë këmbë këtej nga ne?!

* * *
Mbasditja e kish zënë në Libofshë.Rruga aso kohe nuk qe shtruar dhe,vënde-vënde,kishte dhe pellgje me ujë.Por xha Thomai gjëronte,mezhdë pas mezhde,dhe ndërsa shihte vënde pa ujë,dilte në rrugë të madhe.Atje,në rrugë të madhe e arritën tri makina.Tromobila,- tregonte xha Thomai.Fare ia padalë nuk qe,se kish qenë në Tiranë disa herë dhe këta"tromobilat" i kishim dhe në kooperativë.Një tromobil Libofsha dhe një Ndërnënasi.Sado vëdas i këtyre anëve dhe shpesh duhet të binte deri në Libofshë,kurrë nuk kish hipur në makinë.E bënte në këmbë rrugën.Dhe ecte njësoj si ata atletët që bëjnë 10 mijë metrshin.Sikur e ndiqte dikush me shkop nga prapa.U nise për rrugë,- thoshte,- bitisu sa më parë.Mbollisja rrugës është veç për dembelat.Nuk hipte në"tromobil" edhe nga një hall tjetër.Të dy shaferat e tromobilave,- thoshte,- sikur i ka bërë një nëne.Sikur u ka ngrënë gomari bukën dhe unë,or tynjatjeta,të më rrojnë opingat dhe u kam bërë m...mu në tromobil.Dhe ç'është e vërteta,të dy shaferat(po shprehem si xha Thomai),të tillë ishin.Në nuk ua përmënd emrat jo se nuk i mbaj mënd,jo,por kanë vdekur dhe nuk dua t'i cënojë deri atje. E,pra,tek po "gjëronte" për të zgjedhur rrugën,nga prapa dëgjoi një borie tromobili.Ktheu sytë dhe pa që nuk qe një tromobil,por nja tri të tillë.Dhe nuk qenë si ata që ka komprativa.Jo.Qenë soj model tjetër dhe,tek mendonte të hipte në një mezhdë për të liruar rrugën,dëgjoi një zë:-Xhaxha,hajde hip në makinë. Ta marrim këtë plakun,kish urdhëruar ai makinës,se qenka puro myzeqar dhe këto opingat që paska veshur,më shpien në tjetër kohë.Ndaj shoferi frenoi dhe e ftoi xha Thomanë në makinë.Hipi atje dhe pa u ulur mirë,uroi:-Paçë uratën e Zotit,o bir!Shoferi nuk u ndie,por as dhe ai tjetri.Xha Thomai qe terjaki duhani dhe,sa u ul,nxorri tërvaçin e duhanit,e drodhi me nge dhe,pasi ia zgjati tërvaçin edhe atyre të makinës,nxori me kujdes masatin dhe provoi të ndizte copën e eshkës që kishte enkas në xhep.Mysafiri nxori shkrepsen dhe provoi të ndizte me të.-Mos,- bërtiti xha Thomai.Mos e bëj dëm.-Po për çfarë dëmi flet,- iu lëshua mysafiri,- kjo mut shkrepse është.-Shkrepse,shkrepse,- thuaj zotrote se më je ulur shesh gjakundi në qytet apo,largg qoft në Tiranë,po nga qo ana jonë ka nja tri muaj që i është zhdukur boja.Nuk gjen një fije për be.Na,në dyqan,po ra miu bie e thyen kokën.Veç krypë ka.Mysafiri u bë i zi sterrë.Udhtëtari me opinga e kish qëlluar me top.Xha Thomai as që e dinte se me kë po udhëtonte.Por dhe,po ta dinte,nuk e kursente fjalën.Thoshte:-Dëgjo,të keqen xhixhai tyja,gojës jepi të hajë,por mbyllur mos e mbaj kur duhet.-Domethënë,bie miu dhe thyen kokën,- përsëriti fjalët një për një ai i makinës.-Aha,- tha udhëtari me opinga,- jam rrobë e vjetër unë dhe nuk mbaj andra.S'di të gavnjej una.Se kam radhën për atje(bëri shënjë mbi kokë,aludohej për qiellin dhe Zotin,domosdo).Ç'të ka thënë xha Thomai,nuk e luan topi. Kur hyn në afërsi të fshatit,xha Thomai,i tha ta mbanin makinën.-Ju falaminderit se xha Thomai këtu e ka"hijzën" e tij.Ju jini jambanxhinj dhe ,në ju pret puna,urdhëroni të kalojmë darkën.-Po jemi shumë.Shumë, pak,lugën do shtoni.Në mos kemi bukë,e kalojmë me ujë natën,se ne,myzeqarët,jemi dru që nuk na ha mola.I zbrazim sapllakët hapur ne.Edhe ne të falnderojmë,- i tha mysafiri.Se qenke "ilaç".E,e,- qeshi Xha Thomai,-"ilaç" jam po nuk më lënë opingat për doktor.Tani mysafiri qeshi dhe më shumë.

* * *
-Dëgjoni këtu,- na tha sekretari i partisë.Nxënësit që mbani për studim mbasdite,nuk do t'ilini të dalin në oborr.Se është duke mbrritur kryeministri,Mehmet Shehu.Salla ku do prisnin kryeministrin nga shkolla qe dy çapa larg.Vetëm një rrugicë i ndante.Dhe ne,mësuesët,në krye të klassave.Mbrritën makinat.Qenë tri.Ne sytë andej,nga salla.Por ai,sa zbriti,urdhëroi:tek shkolla.Se atje ka dhe shesh.Sado që erdhi tek oborri,ne brënda.Kur erdhi urdhëri:-Nxirrini nxënësit jashtë! Dolën nxënësit dhe tek e rretthuan atë me gjithë shpurë,ai na ftoi dhe ne,mësuesët,që të afroheshim.Shkuam të ndrojtur,se ai kish hije të rëndë dhe nuk i afroheshe me kollaj.Na pyeti:-Ju me çfarë arsimi jini?-Me të mesme,- foli drejtori për të tërë.Me të mesme,- thonë italinaët,-je në mes të rrugës,-tha ai.Duhet të mbaroni të lartën,pa tjetër.Por një gjë duhet të dini mirë:-Sido që ta mbaroni shkollën,ajo të jep një faturë( e kish fjalën për maturë),është zor të bëhesh njeri.Këtë mundohuni të bëni.Pastaj u kthye nga nxënësit.-Çfarë do të bëhesh ti?- pyeti.-Unë dua të bëhem doktor!- tha,pa teklif,nxënësi.Mysafiri,në vënd ta inkurajonte,mblodhi buzët.Pas tij pyeti një tjetër.-Po ti?-Traktorist!-Hë më të lumtë.Hajde bjerë dorën këtu.Dhe ia pushtoi në duarët e tij(nuk e di në qenë të ngrohta?!),por pashë një qeshje nën buzë.Dhe kryeministri qeshte rrallë,shumë rrallë.Pastaj,për ta bërë bisedën sa më të lirshme,thirri fotografët:-Pa na bëni ndonjë resme për ta patur si kujtim.Shkrepën ata dhe, prapë për ta bërë sa më intim takimin,na tha:-Po nuk i morët fotografitë,fajin e kanë këta dhe jo unë.Se këtu,në zonën tuaj,kam takuar një plak të lezetshëm.Dhe për ta bërë edhe më të njohur atë plakun,tha një plak që mban veshur opinga:-Xha Thomai,bërtitëm si në kor.Xha Thomai,me opinga,me opinga,po më duket se i hoqi nga këmba dhe na i veshi dhe ne.Aluzioni mbeti pak në hava dhe ne,sado hamëndsonim,as na shkonte mëndja për"dogranë" që kish shkrepur xha Thomai.

* * *
Ky tregim vazhdon dhe më,por,sa për këtë radhë,dua që t'i them lexuesit se që të nesërmen e takimit rastësor të Xha tThomait,me këtë mysafrin e tri tromobilëve,dyqani i Libofshës u mbush me të gjitha dhe ,veç tjerash,me shkerpse.Aso kohe i quajtën shkrepset e Xha Thomait...


28 prill 2011

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...