“Keta tanet e nisen luften e mua me shkuan djemte”, me pati thene para disa kohesh nje burre i Anadrinit, i mbytur ne dhembjen e tij paralizuese per dy djemte dhe tre nipat e ekzekutuar nga forcat terroriste serbe. Edhe pas nje bisede mjaft te gjate ishte e pamundur te depertohej perdja e trashe e traumes se tij, per t’i arritur atij ne ndergjegje argumenti per shkaktarin e vertete te luftes. Trauma bllokuese e mban plakun peng ne idene fikse se ‘keta tanet e nisen sherrin” dhe se po te mos ia nisnin “keta tanet”, kurrgje nuk do te ndodhte, sepse “boll mire ishim”. Rasti i tij me siguri bie ne ate numrin shume te larte te njerezve me trauma psikike, qe eshte evidencuar vitin e kaluar nga nje ekip mjekesh amerikane. Po per shkak te humbjes se pese meshkujve te shtepise, ajo traume eshte e permasave teper bllokuese dhe nga kjo ane ajo vetem te shkakton keqardhje dhe bashkedhimbje. Kush e ka filluar luften, Serbia apo UÇK? Mirepo, tema si e tille, per filluesin e luftes ne Kosove, paraqitet e mjegulluar edhe ne kokat e disa njerezve qe kane mendje te paprekur nga traumat e luftes. Ne fakt, ne kokat e tilla, eshte fjala per mjegullim te qellimshem, pra per te krijuar mjegull. Nje numer jo i vogel aktivistesh dhe funksionaresh politike, qe luftojne per te mbrojtur diçka nga pozitat e dikurshme dhe per t’u mbrojtur nga falimentimi moral e politik, tregojne nje entuziazem te madh per te “argumentuar” se luften e kane filluar “keta tanet”, duke ua mveshur edhe fajet per pasojat qe jane shkaktuar nga lufta. Sipas tyre, po te mos e fillonin luften “keta tanet’, Kosova do ta fitonte protektoratin pa e pesuar asnje te keqe, sepse ajo paskesh qene kerkese e udheheqjes se atehershme te Kosoves. Ata duan te argumentojne se vetem kerkesa, e thene ne konferenca shtypi, pa bere asgje per realizimin e saj, ka mjaftuar per arritjen e protektoratit, gje qe eshte krejtesisht e pavertete. U deshen bombardime te parreshtura gati tremujore te NATO-s per ta detyruar Serbine qe te terhiqej nga Kosova, sepse me fjale nuk munden ta bindin as Grupi i Kontaktit, as Keshilli i Sigurimit, as OSBE-ja, as Bashkimi Evropian dhe as vete NATO-ja. Ne fund te fundit, u deshen rreth 20.000 shqiptare te vrare, mijera te plagosur, gati nje milion te debuar nga Kosova, rreth 150.000 shtepi te djegura e te plaçkitura, per te imponuar protektoratin e tashem. Propaganda negative kunder Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, si shkaktare e luftes, e perhapur si thashethemnaje, si fjale ne vesh, si intrige politike, e prodhuar nga aktiviste dhe funksionbare politike, qe kane qellime imorale politike, ka shkuar e ka gjetur terrenin e vet te pjesa e traumatizuar e popullates, te ata qe kane humbur anetaret e familjes, shtepite dhe pasurite, qe do te thote te nje pjese mjaft e madhe e popullates. Ndryshe nuk mund te kuptohet lidhja aq e forte e asaj pjese te popullates per idete dhe subjektet e te kaluares, “kur e kishim boll mire”, dhe tendenca e refuzimit dhe e zhvleresimit te bartesve te projektit çlirimtar. Manipulimi me ndjenjat dhe me dhimbjen e njerezve, ka dhene disa efekte afatshkurtera, duke e deformuar deri dikund edhe pamjen e vete lirise se fituar me gjakun dhe me saktificen e nje populli te tere dhe me ndihmen vendimtare te aleateve. Por, edhe manipulimet, si artikujt e konsumit te gjere, e kane nje afat pas te cilit u del garancioni dhe pastaj behen te paperdorshme. Keshtu do te ndodh edhe me manipulimin per shkaktarin e luftes ne Kosove. Çdo kush qe eshte i kthjellet dhe di te mendoje, e di se luften ne Kosove e ka projektuar dhe e ka filluar regjimi terrorist i Serbise. Pas rrenimit me tanke te autonomise se Kosoves ne vitin 1989, terrori serb ka ardhur duke u shtuar. Pushtimi me tanke i institucioneve politike dhe te informimit ne korrik te vitit 1990, ishte fillimi i luftes se hapet kunder shqiptareve dhe kunder Kosoves. Mirepo, pasoi nje terheqje nga lufta e hapet, per shkak se Serbia arriti ta konsolidoje gjendjen e pushtimit te Kosoves, (sepse nuk kishte as kush te vetembrohej!). Lufta agresive e Serbise atehere u drejtua ne fillim kunder Sllovenise, pastaj kunder Kroacise dhe me vone kunder Bosnje e Hercegovines. Ne ato luftera Serbia ishte e angazhuar deri ne vitin 1995, kur Marreveshja e Dejtonit praktikisht krijoi nje harte te re te pjeses perendimore te ish federates jugosllave. Humbjet e medha ne Kroaci dhe ne Bosnje e Hercegovine, pasojat e embargos, inflacioni shumeshifror, e detyruan Serbine qe te bente nje pauze prej dy vjetesh, per te konsoliduar strukturat politike, ushtarake dhe ekonomike, per te vazhduar luften agresive kunder Kosoves, perkatesisht per ta finalizuar projektin e spastrimit etnik te saj, qe ishte shpallur politike zyrtare shteterore. Duke aktruar “garantin e paqes” pas Dejtonit, krimineli Millosheviq, pati aritur qe ta amortoizonte presionin nderkombetar, deri ne masen qe Bashkimi Evropian i lejoi preferenciale ekonomike Jugosllavise se veteshpallur dhe madje e pranuan si shtet “Jugosllavine e Zhablakut”, me Kosoven si pjese te saj, edhe pse gjashte vjet me pare ajo e kishte shpallur pavaresine e saj me anen e nje referendumi. Kishte mbetur vetem “muri i jashtem” i sanksioneve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pengese e integrimit dhe e rehabilitimit te “Jugosllavise se Zhablakut”. Cka eshte agresioni ? Ne ate situate te konsoliduar politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, Millosheviqi e filloi agresionin e ri kunder Kosoves. Perveç provokimeve te policise dhe te serbeve lokale, ushtria filloi demonstrimin e forces anekend Kosoves, madje edhe me aviacionin luftarak qe vetem sa nuk prekte kulmet e shtepive. Armata serbe e minoi kufirin ne drejtim te Shqiperise dhe te Maqedonise, shpeshtoi provokimiet e hapeta kunder popullsise shqiptare dhe bllokoi teresisht zonen e Drenices. Sipas rezolutes se Kuvendit te Pergjitshem te OKB-se, te aprovuar ne sesionin XXIX te vitit 1974, “agresion eshte shfrytezimi i forcave ushtarake te nje vendi kunder sovranitetit, teresise territoriale, ose pavaresise politke te jnje vendi tjeter, si dhe shfrytezimi ne ate plan i mjeteve te tjera, te cilat nuk jane ne pajtim me Karten e OKB-se. Thene me qarte, aktet e agresionit jane te shumellojshem dhe te ndryshme. Si agresion perkufizohet bombardimi ndaj nje territori, bllokada e territorit, sulmi me forca ushtarake, etj.”. Meqe Kosova ne shtator te vitit 1991, me anen e nje referendumi ishte shpall shtet i pavarur dhe sovran, vetem prezenca ushtarake e Serbise ishte akt agresioni, e lere me veprimet e hapeta kunder territorit dhe kunder popullsise. (Ky vleresim nuk vlen per ata qe kane menduar se referendumi i vitit 1991, ishte vetem njefare loje politike.) Agresioni i armatosur filloi se zbatuari plotesisht me 22 janar 1998, me sulmin kunder familjes Jashari, vazhdoi me masakren e 28 shkurtit ne Likoshan dhe Qirez dhe kulmoi me masakren ne Prekaz te Ulet. Atehere, çka eshte agresioni i armatosur, nese nuk eshte rrethimi me mijera trupa policore dhe ushtarake, granatimi me topa dhe me helikoptere, dhe debimi masiv i popullsise nga shtepite e veta? Dhe çka eshte dashur te bejne burrat dhe grate e zonave te goditura me brutalitet te tmerrshem policoro-ushtarak? Çka eshte dashur te bejne bashkekombasit e tyre, qe kane ndier dhembje per tragjedine e tyre dhe per tragjedine e atdheut, i cili kercenohej me zhberje totale? Organizimi i vetembrojtjes si akt mbijetese dhe aspirate çlirimtare, ka qene dhe eshte kudo ne bote nje veprim me legjitimitet dhe moralitet te shkalles me te larte, prandaj ky rregull ka vlejtur edhe per ata shqiptare te Kosoves, te cilet kane pasur guximin per te rrokur armet per t’u mbrojtur nga shfarosja. Edhe vete raporti i pabarabarte i forcave ndermjet agresorit serb dhe UÇK-se, e ilustron plotesisht faktin se ka qene fjala per agresion te armatosur kunder Kosoves, me qellim final spastrimin etnik te saj, para se UÇK-ja eventualisht te shnderrohej ne nje force me te fuqishme ushtarake. Ndersa, pretekstin per ta filluar sulmin final, Serbia do ta sajonte ne çfaredo varianti, sikunder qe e sajoi ne korrik te vitit 1990, kur pushtoi me tanke te gjitha institucionet, sikunder qe e sajoi me helmimin e rreth 7000 femijeve, etj. Dihet se pretekstin per fillimin e agresionit ushtarak kunder Bosnje e Hercegovies, Serbia e sajoi pas vrasjes se inskenuar ne Sarajeve te nje te riu serb, qe po martohej. Pra, lufta agresive e Serbise kunder Kosoves ka qene e planifikuar deri ne detaje shume vite para se te ndodhte. Plani famekeq “Patkoi”. Ankesa e pabazuar e plakut te Anadrinit, meqe buron nga dhimbja e parrefyeshme per bijte dhe nipat e ekzekutuar, mund te kete mirekuptimin e te gjitheve. Por, mjegullat e perhapura qellimisht per te ngarkuar me faj luftetaret e lirise, si gjoja shkaktar te luftes e rrjedhimisht te tragjedise se njerezve, nuk mund te prodhoje gje tjeter perveç indinjates dhe neverise. Kur ka filluar lufta serbo-shqiptare ne Kosove “Kur hini Serbia e pare, na dogj me rob e me thmi”, e kishte zakon te perseriste nje plak i fshatit tim, sa here qe permendej ndonje lufte, qofte ajo e Korese, apo e Vietnamit. Ai e kishte perjetuar edhe hyrjen e “Serbise se dyte”, edhe te te tretes, por i kishte ngelur me fort ne kujtese tmerri i barbarive serbe, qe kishte perjetuar ne rini. Pushtimi i Kosoves nga Serbia ne vitin 1912, kishte qene thyerja e madhe e jetes shqiptare ne keto hapesira, permbysja e githçkaje. Egersia e forcave pushtuese serbe kishte tmerruar çdo kend qe e kishte pare me syte e tij. Fjala vjen, gazetari i Nee York Times-it, Pickthal, i cili kishte qene deshmitar okular, pati shkruar keto fjale: “ Masakrat qe bene serbet ne Kosove, nen Kryqn’ e Krishtere, kapercejne çdo instikt gjakpiresije”. Ndersa, konsulli austro-hungarez ne Shkup, raportonte se me te hyre ne Prishtine, me 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pese mije shqiptare. Ekzekutime masive jane bere edhe ne Prizren dhe praktikisht ne çdo vend ku ka shkelur qizmja e ushtareve te kral Petrit, nen komanden e kriminelit monstruoz, Bozhidar Jankoviq. Si u pergatit pushtimi dhe si pushtua Kosova Agresioni ushtarak i Serbise kunder Kosoves me 1912 eshte pergatitur nje kohe te gjate dhe eshte perpunuar deri ne detaje. Se pari jane vu ne veprim organizatat terroriste si “Keshilli Kryesor i Organizates çetnike”, i cili sipas idese se Spallajkoviqit, objektiv e kishte edhe likuidimin e udheheqesve te levizjes shqiptare. Ne vitin 1907, sipas idese se konsullit serb ne Prishtine, Millan Rakiqit, per realizimin e atij qellimi, fillon bashkepunimi edhe me turqit. Ne vitin 1908 formohet organizata terroriste, “Narodna Odbrana’, shef i se ciles emerohet vete krimineli Bozhidar Jankoviq. Kjo organizate infiltronte grupe kriminelesh ne Kosove per te ushtruar terror. Me 1911 formohet organizata tjeter terroriste, “Dora e Zeze’, e cila udhehiqej nga terroristi Dragutin Dimitrijeviq- Apisi. Fushaten e pushtimit te tokave shqiptare, me theks mbi Kosoven, e perkrahnin me propagande te tmerrshme antishqiptare gazetat serbe si “Dnevni list”, “Mali zhurnall”, “Zastava”, “Odjek”, “Vardar”, “Politika”, si edhe grupet e intelektualeve, te prifterinjve, e te mesuesve. Ndersa, politika shteterore e Serbise, nga ana e vet, pergatiste terrenin politik dhe diplomatic per pushtimin e Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare, nen masken e çlirimit te Ballkanit nga Perandoria otomane. Serbia nenshkroi me Bullgarine (13 mars 1912) Traktatin e Miqesise, i cili kishte edhe nje “Shtojce speciale”, sipas te cilit Serbise i njihej e drejta ne territoret shqiptare ne lindje te Sharrit. Traktate te ngjashme Serbia nenshkroi edhe me Malin e Zi dhe me Greqine, duke krijuar te ashququajturen “Aleance Ballkanike” gjoja kunder Turqise, po qe ne fakt ishte ne funksion te copetimit te tokave shqiptare dhe te shkaterrimt te kombit shqiptar. Pas arritjes se traktateve te miqesise me shtetet ballkanike, pas infiltrimit te grupeve terroriste serbe ne Kosove, pas infiltrimit edhe ne disa segmente te levizjes shqiptare, pas korruptimit te disa segmenteve te administrates osmane, (furnizimi i Serbise me arme behej nga porti i Selanikut), pas krijimit te opinionit ne favor te luftes, Serbia e filloi mobilizimin me 30 shtator 1912, ndersa grupet terroriste te Narodda Odbranes dhe te Cerna Rukes, po kryenin aksione ne brendi te Kosoves, per ç’shkak atasheu ushtarak francez, qe me 2 nentor shkruante: “Kosova ishte e pushtuar praktikisht disa jave para se te fillonte lufta. Atje ishin derguar oficere serbe dhe njerezit e tyre me te zgjedhur te veshur me kostume fshatare, ose si tregetare ambulante, te cilet kishin per detyre te siguronin marshimin e trupave te kral Petrit”. Turqise ultimatumi i ishte dorezuar me 13 tetor 1912, kurse shpallja e luftes nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia, u be me 18 tetor (Mali i Zi kishte hyre me heret ne lufte.) Agresioni ushtarak i Serbise kunder Kosoves hasi ne nje rezistence te fuqishme te forcave shqiptare, te cilat ne ditet e para i gozhduan ne Merdar forcat serbe. Rezistenca shqiptare e kryesuar nga Ise Boletini ne Merdar, zgjati disa dite, ndersa me vone u thye per shkak te epersise (6:1) te ushtrise serbe, e cila kishte edhe artileri te forte. Isa Boletini organizoi forcat shqiptare edhe ne mbrojtje te Prishtines, e pas renies se saj, organizon edhe mbrojtjen e Mitrovices, ku i kishte kater mije luftetare. Pas renies se Ferizajt ne duart e pushtuesit serb, rezistenca e armatosur shqiptare ne Kosove vazhdon ne disa lokalitete, ndersa Ise Boletini kalon ne Prizren e mandej zbret ne Vlore. Pra, pushtimi i Kosoves nga Serbia eshte bere me agresion te armatosur, dhe rezistenca e shqiptareve ka qene mjaft e forte, perkunder pengesave dhe mashtrimeve qe ia bene autoritetet ushtarake osmane. Pas pushtimit te Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare, kurre nuk ka nenshkruar ndonje perfaqesues i Kosoves ndonje marreveshje qe te perligjej gjendja e re e futjes se Kosoves nen Serbi perkatesisht nen Jugosllavi. Nuk eshte organizuar ndonje referendum, ose Asamble, e cila do te sanksiononte poziten e Kosoves ne kornizen e re shteterore te Serbise apo te Jugosllavise. Konferenca e Londres me 22 mars 1913 caktoi kufijte e Shqiperise se cunguar, por pa marre kurrfare miratimi te kombit shqiptar. Edhe Konferenca e Paqes e Versajit, ka vendosur pa e pasur ndonje miratim te Kosoves. (Madje as te shtate delegacionet shqiptare qe ishin ne Paris, nuk e kishin asnje njeri nga Kosova ne perberjen e tyre!) Gjendja e luftes ndermjet Kosoves dhe Serbise- nga tetori i vitit 1912 Mund te thuhet me siguri te plote se qe nga tetori i vitit 1912, ndermjet Kosoves dhe Serbise, faktikisht ka ekzistuar gjendja e luftes. Intensiteti i konfliktit ka osciluar varesisht nga regjimet qe kane qene ne Serbi e Jugosllavi, nga fuqia qe ka disponuar levizja çlirimtare shqiptare, nga kontekstet ballkanike, evropiane dhe boterore, por ai konflikt ka qene gjithmone i prekshem, present. Lufterat ballkanike, Lufta e Pare Boterore, Lufta e Dyte Boterore dhe periudha ndermjet tyre, kane qene te mbarsura me konfliktin serbo-shqiptar per Kosoven. Qellimi konstant i Serbise ne te gjitha situatat ka qene serbizimi i Kosoves, debimi shqiptareve prej saj dhe mbyllja e çeshtjes shqiptare. Per kete jane bere projekte, elaborate, “reforma agrare” dhe gjithfare politikash shteterore. Te njejten politike si ate te pushtuesit kral Petrit, (te Serbise se pare), e kane mbajtur edhe pasuesit e tij te monarkise serbe, te regjimeve komuniste, te rrymave radikale e deri te regjimi fashist i kriminelit te radhes, Millosheviq. Fjala vjen, i njejti person, Vaso Çubriloviq, ka pergatitur elaborat per debimin e shqiptareve nga Kosova per nevojat e Mbreterise SKS (1938) dhe per nevojat e Republikes Popoullore te Jugosllavsie, (1945), madje duke qene dhe minister i kesaj te fundit. Debimi shqiptareve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare eshte bere sipas Traktatit ndermjet Mbreterise SKS dhe Turqise (Stojadinoviqit e Ataturkut), po njesoj edhe ndermjet Republikes Popullore Federative te Jugosllavise dhe Turqise, (Tito-Kyprilli). Nuk mund te shpjegohen as te kuptohen jashte ketij konteksti as masat e terrorit ne vitin 1981, as te vitit 1990 dhe aq me pak gjenocidi i viteve 1998-1999. Gjenocidi i viteve 1998-1999, ka qene perpjekje finale e politikes shteterore te Serbise, qe ne katrahuren e krijuar nga shperberja e ish federates se Jugosllavsie, te mbyllte njehere e pergjithmone çeshtjen e Kosoves si çeshtje shqiptare. Serbia ka ardhur per keto tetedhjete vjet ne perfundimin se shqiptaret nuk mund t’i integroje kurre, (siç genjente veten ne fillim Pashiqi), prandaj edhe ka provuar qe t’i heqe qafe me anen e spastrimit etnik dhe te gjenocidit. Dhe shqiptarte e Kosoves nuk kane pasur shume zgjidhje ne dispozicion:ose eshte dashur te nenshtrohen plotesisht, te behen serbe, ose eshte dashur te ikin nga Kosova dhe t’ia lene perfundimisht Serbise Kosoven, ose eshte dashur te rezistojne, pra te mbrojne te drejten e vet natyrore dhe kombetare, per te jetuar te lire ne kete vend. Lufta me e fundit serbo- shqiptare per Kosoven, e viteve 1998-1999, e shikuar nga pikepamja e politikes shteterore te Serbise, e cila ka pasur per qellim debimin e shqiptareve nga Kosova dhe serbizimin e plote te saj, ka qene e pashmangshme, sepse nuk ka pasur mundesi te integroje Kosoven ne Serbi. Nga ana tjeter, shqiptaret kane bere perpjekje per t’iu shmangur luftes, duke e ditur se kane pune me nje agresor te perbindshem, dhe kete e kane bere deri ne piken kur thika u ka arritur ne palce si thuhet, pra kur per shtate vjet jane debuar nga Kosova se paku gjysme milioni shqiptare per ne Evropen Perendimore dhe kur ka filluar shkaterrimi masiv i familjeve shqiptare te mbetura ne Kosove, me tytat e topave dhe me bombardimet e helikoptereve luftarake, sikunder ndodhi ne Likoshan, ne Qirez dhe ne Prekaz te Ulet. Mospergjigjja ndaj ketij agresioni shfaroses, faktikisht do te ishte gjunjezim definitiv i ketij populli dhe dorezim i ketij vendi ne duart e armikut pergjithmone. Mizorite e Serbise se fundit, kane qene vetem vazhdim i mizorive te se ashtuquajtures Serbi e pare, cila e ka pushtuar Kosoven ne vitin 1912. Ne fund te fundit, nje Serbi, agresor dhe pushtues ka qene, sikunder qe Kosova ka qene gjithmone nje e vetme-viktime e agresionit dhe e pushtuar. Paralele shqiptare: çfare lidhjesh ka ndermjet KMKK-se dhe UÇK-se? “Çka dini per Komitetin Mbrojtja Kombetare e Kosoves” eshte pyetje qe keto dite ua kam parashtruar se paku njezet njerezve te moshave dhe te kualifikimeve te ndryshme. Kam dashur qe me anen e ketij minihulumtimi te gjej nje argument me shume per tezen time lidhur me luften serbo-shqiptare per Kosoven, te parashtruar ne kete tekst. Nuk e mohoj se perzgjedhja e te pyeturve ka qene paksa tendencioze, (nuk kam pyetur intelektuale), pra kam perfshire vetem ata qe zakonisht i emertojme si popull. Por, rezultati eshte shokues: asnjeri pej tyre, nuk ka ditur te thote ndonje fjale per Komitetin Mbrojtja Kombetare e Kosoves! Nuk dua te bej asnje lloj gjykimi te ketij problemi ne baze te nje minihulumtimi tendencioz, por megjithate marr lirine te konstatoj se kjo na tregon se ka elemente te fshirjes se kujteses historike. Mbase thene me sakte, ka nje informacion te fragmentuar dhe te deformuar per historine kombetare, edhe ne rastin e tematikes qe gjithnje do te duhej te ishte aktuale: te luftes se shqiptareve te Kosoves per çlirim nga pushtuesi serb. Kosova eshte pushtuar nga Serbia ne vitin 1912 (te kesaj epoke!) qe do te thote se ende jane gjalle njerez qe e kane perjetuar ate pushtim, qe do te thote se per ato ngjarje tragjike te permasave kombetare, asgje nuk do te duhej te ishte harruar asnjehere. “Qellimi dhe ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin e Kosoves nga Serbia” Pushtimi i Kosoves dhe i territoreve e tjera shqiptare nga Serbia, ndodhi ne kontekstin e Luftes se Pare Ballkanike, e cila u pasua nga Lufta e Dyte Ballkanike, si mosmarreveshje e pushtuesve te rinj lidhur me ndarjen e plaçkes. Pas vrasjes se Franc Ferdinandit ne Sarajeve nga terroristet serbe, plasi Lufta e Pare Boterore, e cila mori ne vorbullin e vdekjes edhe fuqite e medha evropiane, te cilat kishin miratuar poshtersisht pushtimin e Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare nga pushtuesit ballkanike. Pas disfates serbe, Kosova u nda ne zona pushtimi ndermjet Austro- Hungarise dhe Bullgarise. Krimet monstruoze qe bene bullgaret kunder popullit shqiptar, rrefehen me trishtim edhe sot, sikunder qe favoret qe krijuan autoritetet austro-hungareze mbahen mend si dite te mira per popullin shqiptar. Ne ate turbullire planetare, ku gjaku rridhte rreke nga te kater anet, per shkak te çmenduridse kolektive, atdhetare shqiptare te Kosoves, te udhehequr nga Hoxhe Kadri Prishtina, filluan riorganizimin politik e ushtarak, per t’u faktorizuar qe ne reliefin e ri politik e gjeopolitik te pasluftes, te fitohej liria e Kosoves. Ne kete kuader perpjekjesh, Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves, (1918-1924), si nje organizate politico-ushtarake çlirimtare, ka qene projekti me madhor. Perveç kontributit te jashtezakonshem per Shqiperine e 1913-tes, (mbajtjen e Kongresit te Lushnjes, perkatesisht rimekembjen e Shqiperise, mbrojtjen e Korçes e te Shkodres nga rreziku i ndarjes nga trungu shteteror gjate punimeve te Konferences se Paqes), Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves beri politike dhe beri lufte te armatosur per çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. KMKK ka idejuar dhe ka organizuar kryengritjen e armatosur te vitit 1919, dhe lufterat e tjera deri ne vitin 1924. Te gjithe ata atdhetare qe i kemi mesuar ne fragmente mesimesh nga historia, si Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mehmet Delia, Dan Derovci, Sali Rama, Ramadan Shabani, Sadik Rama, Zefi i Vogel, Rame Binaku, Ilaz Reçaku, etj. (shih librin e Lush Culajt me titull: “Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves!), kane qene anetare te KMKK-se. Pra, ata nuk kane qene kaçake, (ne kuptimin e veprimeve individuale dhe kokeforta), por politikane dhe luftetare per çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. Kryetari i KMKK, Kadri Prishtina ne nje rast ka shkruar:” Qellimi dhe ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin e Kosoves nga Serbia”, duke e perjetesuar synimin e brezave te tere te shqiptareve , deri te luftetaret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Pra, lufta çlirimtare e popullit shqiptar te Kosoves nuk eshte shuar pas deshtimit te rezistences se armatosur te Isa Boletinit ne vjeshte te vitit 1912, kur hordhite serbe pushtuan token e Kosoves, po ka vazhduar, duke u pasuruar edhe me nje klase politike shqiptare, e cila ishte e afte ta udhehiqte politiken dhe luften. Ka qene qendrimi kriminal i Konferences se Paqes (18 janar 1919- 21 janar 1920), ai qe ka rikthyer Kosoven ne ferrin e kthetrave serbe. Mund te sajohet nje pyetje edhe per dijenite qe kemi per Lidhjen e Dyte te Prizrenit, (shtator 1943), per Levizjen Nacional-Demokratike Shqiptare, (1945), si forca qe luftuan me arme ne dore per çlirimin e Kosoves nga dhunuesi serb. Nuk mund te flas per nje rezultat te qarte te pergjigjeve, sespe nuk i kam perfshire ne minihulumtim, por kam frike se eshte pothuajse i ngjashem me ate lidhur me MKK-ne. Tash fajin mund t’ia leme periudhes titiste, kur vertet ka qene rreptesisht i ndaluar mesimi i historise sone kombetare, mund t’ia leme bash kujt te duam, por rezultati do te mbetet po ai: ne kemi pak dije per historine e lufterave çlirimtare te shqiptareve te Kosoves kunder pushtuesit serb. Nga ana tjeter, jane bere perpjekje çnjerezore per te injektuar ampulen e “lufterave te perbashketa’, te “fqinjesise se mire’, te “vellazerim-bashkimit” dhe keto eksperimente kane ndikuar bukur shume ne deformimin e pamjes sone ndaj historise sone kombetare. Fjala vjen, edhe sot ka shume njerez politike, qe jane te bindur se ka mundur te zgjidhet konflikti serbo-shqiptar per Kosoven “me mjete paqesore”, “me mirekuptim fqinjesor”, “me demokratizimin e Serbise’ e profka te tjera. Disa shkojne edhe me larg dhe akuzojne pikerisht UÇK-ne, e cila sipas tyre, e prishi punen sepse po te mos e prishte “ ne do ta arrinim pavaresine me mjete paqesore”. UÇK- faktori qe e rindezi zjarrin e lirise kunder pushtuesit te eger serb Kush i hane keto llokume? I hane ata qe nuk e dine te verteten per permasat e konfliktit serbo-shqiptar, bile se paku nga pushtimi i Kosoves me 1912. Konflikti serbo-shqiptar eshte konflikt territorial. Dy kombe pretendojne ne te njejtin territor, duke e konsideruar prone te veten. (Kur jemi ketu te riaktualizojme çeshtjen e pronave te tokave: shqiptareve u jane marre prona kolosale nga viti 1914 me “Urdheresen per kolonizimin e viseve te aneksuara nga Mbreteria Serbe’, si dhe nga e ashtuquajtura “Reforme agrare” e vitit 1918. Do te duhej qe te aktualizohej çeshtja e kthimit te atyre pronave pronareve te ligjshem). Serbet nga ana e tyre, kane si argument “te drejten historike”, per te cilen Kadri Prishtina tek i shkruante qeverise amerikane ne vitin 1919, thoshte: “E drejta e serbeve mbi Kosoven eshte edhe me e vogel se e drejta historike qe kishin turqit per ta pushtuar Shqiperine, Hungarine, Bullgarine, Serbine”. Ndersa, shqiptaret, me gjithe debimet e dhunshme, me gjithe uzurpimin e tokave nga kolonistet, me gjithe terrorin e eger shteteror serb, mbeten te ngulitur ne te drejten e tyre konkrete, jetesore ne kete vend, dhe nuk reshten se luftuari kunder pushtuesit serb, sa here u erdhi ndoresh. Megjithate, duhet pranuar se pasojat e pushtimit te gjate dhe te eger serb, ne mendesine shqiptare kane lene pasojat e renda, edhe ne aspektin e fshirjes se botekuptimit per kontinuitetin e historise se tyre perkatesisht te luftes çlirimtare kunder pushtuesit serb. E verteta eshte se shqiptaret e Kosoves kane organizuar dhe kane bere luftera te armatosura kunder pushtuesit serb, prej vitit 1912 e kendej, sa here qe u jane krijuar sado pak mundesi, por vlera e atyre lufterave çlirimtare nuk eshte deponuar e plote ne kujtesen tone historike. Ndersa, periudha pas shkaterrimit te LNDSH, ka qene periudhe e nje letargjie luftarake, kur eshte menduar se projekti i çlirimit mund te arrihej me pune ilegale, me vendosjen e flamujve, me demostrata dhe me politike paqesore. Te gjitha ishin perpjekje atdhetare dhe te dobishme per te mbajtur gjalle frymen çlirimtare, deri ne çastin kur u duken shenjat e shperberjes se ish Jugosllavise. Por, ishin vetem komponentat luftarake ilegale, te cilat u shnderruan ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves faktor qe e rindezi zjarrin e lirise kunder pushtuesit te eger serb. Sado me shkeputje, sado me shfytyrime, sado me ndryshime, mund te thuhet lirisht se Ushtria Çlirimtare e Kosoves ishte vazhduese e asaj lufte çlirimtare te Ise Boletinit, te Komitetit Mbrojtja Kombeatre e Kosoves, te Lidhjes se Dyte te Prizrenit dhe te Levizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. Kombet e konsoliduara historine e kane koherente, te pashkeputur. Nje ngjarje e ndodhur para qindra vjetesh perjetohet si te kishte ndodhur dje. eshte koha e fundit qe edhe ne te fillojme ta perjetojme ashtu historine tone. Milazim Krasniqi |
2011/04/30
LUFTA E ARMATOSUR
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI
Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Nga Flori Bruqi Donald Trump bëri një fushatë që kishte në qendër maskilizmin e theksuar, duke u përpjekur në mënyrë aktive të bënte për vet...
No comments:
Post a Comment