Kuba, kthimi ne te kaluaren

Kuba, kthimi ne te kaluaren


Nga Baton Haxhiu



Jane disa fotografi qe e ndertojne nje periudhe, nje simbolike mburrese ne qytetin e Havanes. E ndertojne te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Lidhen me emrin Heminguej. Emrat e artisteve te medhenj qe kishin shetitur ne Kube viteve te pesedhjeta dhe gjashtedhjeta duken si nje histori revizioniste, Erroll Flynn, Gary Cooper, Spencer Tracy. Ata gjenden edhe sot ende te varur ne pabin me te famshem te Havanes ne shoqeri me shkrimtarin nobelist, qe, ne ne boten shqiptare, e njohim nga shkolla, per librin “Plaku dhe Deti”, kurse shume te tjere e njohin edhe per “Nobel”-in dhe filmin e famshem me skenar nga libri “Per ke bien kembanat”. Por jo vetem per kete. E njohin si reporter lufte, gazetar nga Havana dhe per shoqerine e famshme me peshktarin Gorio.

Floridita do te dukej lokal i zakonshem sikur mos te imazhohej me rrefimin e vazhdueshem te banoreve qe tregonin per simbolin e ketij qyteti, qe pashmangshem lidhet me emrin e Ernestit. Nje vertetim per vleren e pamohueshme te cilesive qe banoret kishin arsye t’i gezoheshin jetes me kujtesen per te gjitha pijet e famshme qe shijoheshin qe nga buzet deri te mukoza e lukthit. Mojito, pija me dekor gjethi –hierbabuena, menta ose basiliku i jepnin shijen e posacme koktejit, qe ende mbahej si symbol i se vecantes ne te gjitha kafet e Havanes.

Floridita eshte nje prej lokaleve me te famshme ne bote. Ishte ndertuar ne periudhen e diktatorit Batista, nje autoritet kubanez i vendosur nga amerikanet, qe ishte veshur kuq dhe i dekoruar me nje dru te posacem arre. I vecante per nga stili edhe pas gjashtedhjete vitesh, mbahej ende nder pese lokalet me te famshme qe krahasohej me Depari ne Rome, 21 Club ne Nju-Jork, Shelborn ne Dublin, Ritz Bar - Paris dhe Londer.

Ai hynte dhe shume here pinte nga dhjete ose pesembedhjete Daiquiris, duke lexuar gazetat. E dinte vendin ku ulej dhe bente ritualin e zakonshem te qendrimit ne kafiq. Dhe, natyrisht renditeshin koktejlet. Keshtu e pershkruajne kubanet ngjarjen Heminguej qe per ta ishte nje ndodhje e perditshme dhe e pavdekshme.

Ne vendin dhe karriken ku ai kishte kaluar shumicen e kohes ishte vendosur nje biste bronzi. Njerezit rrefeheshin apo tregonin ngjarjet per te. Tregonin te verteten dhe historine e nje gjeniu. Mund ta pyesje dicka per bisten dhe secili nga ata qe degjonin pyetjen kishte nje rrefim. Kishte nje tregim te bukur, te hidhur apo te kendshem. Citonin bemat e tij si dicka qe iu zgjaste diten bajate dhe te lodhur nga ndeja. Rrefenin te gjitha qe kishin ngelur ne mbamendje, sepse asgje e re nuk ndodhte ne Floridita, pervec nje rrefimi te njejte e te ngjajshem per Ernestin. Ai ishte bere lajtmotiv per banoret havanas sepse kubanezet jetonin ashtu – lirshem, qejfli dhe me jeten krejtesisht te shlire karaibike. Kenga, sefaja –atyre kurre nuk iu behej vone per asgje – performancat rrugeve, qe te krijohej pershtypja se ata jetonin bukur dhe gjithmone duke kujtuar shkrimtarin qe ne shumicen e kohes ekzaltohej, e gjithnje behej i kendshem kur ishte i dehur.

Nje e shkruar si rrefim ishte diku ne trurin e gati secilit keriok, mullak ose te bardhe qe takoje ne Floridita. Ishte si nje kujtese per autorin e famshem qe e deshi Kuben me shume se Ameriken. Por koha e gjate e rrefimit per te dhe mungesa e nje ngjarje jashte kornizave te kengeve per CHE dhe Guantanameren, thuhej ne menyra te ndryshme. Perflitej gjithcka sikur te kishte ndodhur dje. Edhe pse e djeshmja e kubanezeve ishte vertete afer. Aty ishte ngrire gjithcka. Ndertesat e bukura te kolonializmit spanjoll, hotelet e ndertuara nga investitore amerikane; parate e pista te Fohenso Batistes dhe Al Capones, qe kishin perfunduar ne ndertime, shtepi, hotele, fabrika alkooli qe ende kishin pamjen e viteve te tridhjeta. Viti 1961 i kishte lene ato pa pronare. Kishte lene edhe ndertesen e bukur te Bacardit, familjes se njohur per prodhimin e alkoolit, qe numerohej ende si me e bukura e Havanes.

Por edhe kur flet per pijen e tij, dhe per dehjen ne ekzotiken kubaneze, nga ai gjithmone kishte dale nga nje fjali gjeniale. Edhe per deshiren e tij qe te jetonte vetem nje dite, por ama bukur dhe guximshem.

“Kam ardhur ne perfundimin se nuk eshte fare e veshtire qe gjithnje te jetosh vetem nje dite te tere brenda jetes tende. Une mesova ta harroj te djeshmen. Dhe mesova te mos humb kohe duke vrare mendjen vend e pa vend per te nesermen. Secilin mengjes i them vetes: Sot fillon jete e re”. Keshtu fliste Heminguej sa here qe Mojito apo Daiquri i tij i perditshem ia nderronin gjendjen e tij esullore prej shkrimtari. Keshtu fliste kur ishte qejfli dhe kur behej se po jetonte vetem nje dite te jetes.

Pinjar Delrio (pije e vecante) ishte nje symbol tjeter i ketij qyteti qe lidhej me nje personazh te madh te kohes, Al Caponen. Rumi i bardhe, akulli i bluar i perzier me ananas shenohej si pija qe i takonte njeriut te famshem, qe per vite kishte perdorur Kuben si vend per ta cliruar veten nga Amerika. Nje shtepi buze oqeanit edhe sot merret si me e bukura e ndertuar ndonjehere ne Kube. Varadero, nje qytet me plazhe te mrekullueshme mbante shtepine e Capones si simboliken e se keqes dhe te bukures bashke. Simboliken e disejnit qe mbahet te jete nder me te bukurat qe eshte ndertuar.

Gjithashtu, mbante simboliken e shperdorimit te nje vendi dhe nje popullate, ku Capone dhe Batista simbolizonin gjithcka. Simbolizonin edhe arsyet pse nisi nje revolucion nga nje njeri qe behej te ishte nder me te pasurit e Kubes, Fidel Kastro.

Por Havana gjithcka mbante frymen dhe simboliken Heminguej. Gjithcka mbante emrin e tij dhe per nder te tij “Papa Heminguej” mbante simboliken e kujteses, sepse asgje nuk kishte ndodhur pas revolucionit.

Papa daiquiri... nje gote uje mineral, pakez lenge portokalli dhe dy gota te vogla me Rum e benin kujtesen e qejflive kubaneze. Atyre iu kishin mbetur rrefimet nga e kaluara, sepse e tashmja ishte e ngaterruar. E tashmja ne Kube nuk ekzistonte si jete apo si deshire, por ekzistonte si e ardhme dhe si e kaluar. E tashmja ishte ne “stand by”.

Atyre iu dukej gjithcka qe kishte mbetur si dikur, sic shkruante ne letrat e tij nga Havana se Floridita ka qene me shume si nje Varke humane e Noahs. Ai kishte shnderruar veten ne nje legjende. Ne nje legjende qe qytetaret e mbanin per ta kujtuar jeten e tyre bashke me te, sepse me te dhe ne emer te tij fitonin pezose.

Libra, restaurante, suvenire, turizem, ndjenje, shkrime dhe batuta mbanin Havanen ne kujtesen e se kaluares dhe ne pasurine shpirterore te nje qyteti qe jetonte me Cha cha cha dhe ishte zhytur ne varferine e tij. Librezat per te regjistruar dozat e ushqimit per t’i ikur urise, qe quheshin fletore sociale te regjimit te Kastros per te mbajtur paqen sociale ne vend. Kjo fletore pasqyronte pjesen e jetes se kontrolluar per te gjithe njerezit qe jetonin ne varferi pas sanksioneve amerikane te vendosura ne vitin 1962.

Jeta e vitit 1962 shihej ne veturat kubaneze. Old Timer-at: Buick te vitit 1958, Lincoln te viteve ‘56 dhe Cheverolet te viteve ‘60, kishin mbetur ikonat e nje periudhe amerikane ku Heminguej me jeten e tij dhe Al Capone me gjithe suiten e tij te krimit merren si simbolika e nje Amerike te ndaluar ne Amerike (Periudha e Prohibicionit) dhe te bartur me te gjitha allashverishet ne nje vend ekzotik.

Mijera cigare Habana ishin nisur per ne Amerike, ne adrese te Presidentit Amerikan Kenedi, nje dite para se ai si president i SHBA-se te nenshkruante dokumentin e famshem per sanksionet kunder Kubes. Ishte koha kur ishin vrare mijera kubanez te derguar nga Amerika per ta fundosur regjimin e Kastros vetem disa muaj pas revolucionit. Ishin vrare shume qytetare amerikano-kubaneze dhe burgosur dhjetera prej tyre. Ketu perfundon ideja amerikane per Kuben dhe fillon miti per Che Guevaren. Nje histori e rralle rrefehej per kohen e revolucionit. Rrefimin e bukur e gjejme te libri i shkrimtari britanik Graham Grin, “Njeriu yne ne Havane”.

Ai rrefente per revolucionin dhe kohen kur gjithcka kishte qene konspirative. Si shkrimtar eksentrik qe ishte, ai shkruante per atmosferen e turbullt ne qytetet e Batistes dhe sfondin e trishtuar politik te burgimeve arbitrare dhe torturave. Si cdokush qe e do ekzotiken, edhe Graham Grin kishte shkuar ne ate qytet ne kerkim te kenaqesise per te ndeshkuar vetveten, per hir te restaurantit Floridita, per gaforret moro dhe aragostat me te shijshme ne bote. Kishte shkuar si edhe te tjeret, por edhe si shkrimtari tjeter Vilfred Bllanti, per jeten e shtepive publike, per ruletat qe gjindeshin ne te gjitha hotelet, per automatet me monedhe (slot machine), per teatrin e famshem Tropikana, ku vajzat balerina benin vallezimin me te bukur dhe me te shkathet ne bote. Per lokalet e prostitutave dhe kenaqesine poshteruese qe te bardhet e kishin bere per shume vite ne Kuba.

Ne kete qytet te jashtezakonshem kuban kishin qene te lejuara te gjitha veset qe dukej si skene komedie. Batista ishte qene pronar i gjithckaje. Edhe i skenes se keqe dhe skutave te erreta qe kishte ndertuar prej kohesh. Derisa ndodhi ngjarja e famshme e Gjirit te Derrave, ku majtistet ishin ngritur kunder diktatorit Batista, jeta e shfrenuar dhe e padurueshme kishte bashkuar lafundistin Kastro, borgjezet kubanez qe ishin irrituar me jeten ofenduese ne Kube dhe revolucionarin ekscentrik nga Argjentina, Che Guevara, te udhehequr nga nje ideolog me emrin Hose Marti.

Por edhe gabimet diplomatike dhe qeveritare e kishin fundosur nje regjim diktatorial. Rrefimi eshte sa i bukur, aq edhe interesant per rrezimin e Batistes, sepse Britania ishte vonuar per t’i shitur aeroplane Batistes qe ta permbyste Kastron dhe majtistet. Vete lordi britanik Selvin e kishte humbur rastin, por edhe Ministri i Jashtem e kishte pranuar se kishte dhene nje urdher per shitjen e aeroplaneve te vjeteruar. Por ne kohen kur kishte dhene ate leje, nuk e kishte ditur se ne Kube po behej revolucion dhe lufte civile. Ne kohen kur ishte nenshkruar shitja, Kastro ishte tashme ne Havane.

Ketu fillon Kuba revolucionare. Ketu fillon fundi i miqesise borgjeze te te gjithe kubanezeve. Perfshi edhe liderin e sotem gjysme te gjalle, Fidel Kastro.

Pasrevolucioni kishte sjelle gjithcka te papritur. Nje revolucionar mjek, i pashem dhe heroik me emrin Che, po behej njeriu qe po nenshkruante fundin e pronave private. Po nenshkruante ikjen e njerezve te Batistes dhe vendosjen e te gjithe sherbetoreve neper shtepite me te bukura kubaneze. Ishte bere bankier pa ditur se cka ishte ajo pune dhe po mesonte ruset se cfare ishte ideja e se majtes. I kishte rene ne hise qe edhe borgjezeve, miqve te Kastros, dhe vete atij, t’ia nenshkruante humbjen e pasurive dhe nacionalizimin e tyre.

Kubanezet nuk e kishin ditur cka eshte e majta dhe cka eshte nacionalizimi i prones. Edhe vete familja Bacardi, pronare e fabrikes se alkoolit dhe nderteses me te bukur ne Havane, ishte larguar nga qyteti, duke e lene ne duar te revolucionareve.

“Hotel Nacional”, me pamje madheshtore, dukej ne formen e njejte, por i lene pa pronar, te mos themi me dhjetera hotele dhe ndertesa te tjera qe kishin mbetur ose si muze ose te mbyllura derisa te gjendej nje destinim per to.

Per dallim prej revolucioneve tjera, ku gjithcka e regjimit ndizej flake, kubanezet kishin ruajtur gjithcka. Edhe shtepite private, ku tashme banore jane ish- sherbetoret, edhe hotelet, edhe fabrikat qe e kishin formen e njejte, por ishin rrjepur nga koha dhe lageshtia qe vinte nga oqeani. Edhe “Havana Club”, varianti kubanez i “Bacardi”-t, kishte po ate ngjyre dhe po ato fuci qe ruanin shijen e viteve te dyzeta. Fuqite e “Bacardi”-t ishin te ndertuara nga nje dru i vecante qe mund te merrej vetem ne Amerike. Por meqe sanksionet kishin filluar, gjithcka qe ishte amerikane kishte filluar te numerohej si ne parahistori. Vitet shkonin ne minus. Ose i ruanin ne vitin zero.

Keshtu ishte edhe me Old Timerat. Ishin te viteve te pesedhjeta. Te bukura dhe te ruajtura me xhelozi. Kubanezet dalloheshin per mjeshteri te jashtezakonshme. Kishin ndertuar vende te shumta ku mund te riparoheshin Old Timerat. Ngjyroseshin dhe ruanin freskine. Kur shihje rruget me keto vetura, dukej se ishte ndalur koha apo me syte e tu shikoje nje film ne qender te Havanes.

Kthimi ne te kaluaren dukej per secilin te huaj qe shijonte Kuben, pervec atyre qe jetonin cdo dite me vitin zero. Vitin 1961. Edhe Perestrojka e vitit 1980 e kishte goditur rende Kastron. E kishte bere te kerkonte lemoshe vetem pse kishte refuzuar Gorbacovin qe te hynin se bashku ne ndryshimet e jetes komuniste.

Kishin zene rend banoret per te kerkuar ushqime, sepse asgje me nuk shkonte me Rusine. Nje diktator kryenec po sfidonte nje popull te tere per hir te nje ideali dhe nje ideje. Por dikush i kishte treguar se duhet te hapte rruget. Plot anije ishin renditur ne portet e Kubes per ta marre rrugen e Majamit, qe s’ishte me larg se 90 milje.

Qe nga ajo kohe nje gje eshte e perbashket per kubanezet ne Amerike dhe qytetaret ne Kube, Hose Marti. Eshte nje radio ne Majami me kete emer dhe nje hero me nje permendore te madhe qe eshte ngritur per nder te ketij mesuesi te madh te revolucionit. Lufta per Hosen duket te jete edhe lufte politike e se ardhmes. Lufte qe do ta ruaj nje mit dhe do ta fundos nje diktator. Qe beri nje revolucion kunder diktatorit dhe krijoi mitin e heshtur per veten e tij.

Mitet e tjera ishin rrugeve te Kubes. Che Guevara, Hose Marti, ose ndonje thenie qe mbante emrin e tij sa per t’u shenuar se eshte edhe ai i tille. Kastro ishte kujdesur qe miti i tij te shihej nje here ne vit. Ne festat e Majit, ku te gjithe njerezit ishin te detyruar te degjonin fjalimet e tij te gjata prej shtate oresh. Rrefimin e njejte te nje revolucionari qe jetonte me kujtesen e revolucionit pa bere asnje hap ne vendin me varferine me te pasur. Nje dhurate zoti qe te linte shijen e paperseritshme te bukurive te panumerta. Mungonte vetem dora e njeriut. Edhe pse ajo dore shume here mund ta prish ate qe Kuba e tanishme mbante. Pamjet me te bukura te ujdhesave dhe bregdetit qe shtrihej ne 8 mije km. Asgje me te bukur se rera dhe pamja e oqeanit nuk kishte. Kishe pershtypjen qe i eshte hequr logoja e “Discovery Chanel” dhe po emetohej nje emision me gjerat me te bukura. Nuk kishte asgje me te bukur se ajo qe shihej.

Por gjithcka e bukur, hotelet, shtepite, rruget, e kishin nje falsitet. Nuk shkonin me menyren e jeteses brenda. Sallonet e bukura, shtepite e medha, dhomat e lena nga spanjollet dhe amerikanet, kishin mbetur ne trashegim te sherbetoreve, qe nuk i ushqenin mburrjet aristokratike te lena pas revolucionit. Vetem dy lloj ushqimesh shiheshin neper shtepite kubaneze: “Moro i Kristiano” i thonin, qe perfshinte pasulin e zi dhe orizin e bardhe. Natyrisht deri ishte specialitet per te cilin ata mburreshin.

Mburrjet kubaneze kishin tre emra. Cigaret (Habana, Cohiba, Romeo e Xhulieta) dhe kishin marre emrin varesisht se kush cilin liber nga udheheqesit e fabrikes kishte lexuar ne ate kohe. Curchill ka qene pasionant i cigareve “Romeo dhe Xhulieta”, ta zeme. Viniales, nje lugine e mrekullueshme e cigareve, kallamit te sheqerit dhe drunjte te bukur te bananeve hiq ketu edhe palmat e mrekullueshme qe i quanin me dy emra. Sepse ishin te vecanta nga vendet e tjera. Palma shtatzene qe dallohej me nje gunge ne mes te drurit dhe ajo dinjitozja e pakrrusura, mbreterorja ishte si sinonim i durimit dhe dinjitetit kubanez.

Rumi i njohur “Legendario” dhe plazhet me reren e bardhe karaibike qe ishte shkrire nga kermijte e bardhe te detit prej shekujsh. Keshtu thuhej per ate bukuri perrallore qe nga larg dukej si nje vizatim i bukur i nje mali me palma dhe nje rrethoje te bardhe qe vetem reres nuk i ngjante. Vetem kur e shkel e sheh plazhet Santa Maria Delmar ne Havana, ujdhesa Kaja Largo, Kaja Blanko, Kaja de Cosores, dhe plazhet e shumta ne Varadero, tregojne per bukurine e pamohueshme dhe te skajshme qe natyra i jep dikujt.

Ne keto jete aristokrate qe behej dikur kishte nderruar vetem ngjyra e lekures. Tashme e mendonin te gjithe, por me se paku e shijonin kubanezet. Kishte nderruar ngjyra e lekures, por te bardhet prape e shihnin Kuben me shume se kubanezet. Ngjyra e lekures ishte vetem sinonim i se bukures kubaneze. Kur shihje njerezit e moshave te reja, te vinte siklet qe ishe i bardhe. 23 ngjyra te races kubaneze ishin alkimuar nga nje jetese e gjate. Kishin mbetur shume pak te bardhe per te rezistuar qe te mos martohen me ngjyrat te tjera. Por edhe ashtu kishte dale nje kombinim i bukur qe ia vlente ta shijoje me sy.

Te bardhet spanjolle dhe indianet autoktone kishin krijuar nje ngjyre te vecante mulate qe e shijoje me kenaqesine e syve. Bashkimi i te zezes dhe te bardhes kishte krijuar nje ngjyre tjeter qe e quanin kreoki. Edhe pse te ideologjizuar, megjithate ngjyrat percaktonin ne heshtje te kaluaren e Kubes.

Ngjyrat ndanin njerezit ne kater kategori:

Te bardhe, mullate, kreok dhe ngjyra afrikane e roberve ishte ajo e zeza. Vetem gjate ndonje zenke mund t’i shihje ata qe po permendnin te kaluaren e tyre, duke ofenduar me ngjyren e lekures, qe ne qe vinim nga jashte veshtire t’i dallonim dhe veshtire t’i kuptonim.

Ne te bardhet kuptonim nje gje. Qe ne Kube gjithcka kishte perfunduar dikur. Edhe kenget Ch Cha Cha, Komandant Cheguevara, Guantanamera, qe per 50 vite ishin si pllake e prishur e gramafonit. Edhe nje ritem i bukur per vallezim qe e shijoje me levizje te hatashme bythesh, qe dukej se po shikoje nje performance prapanicash te futura ne prize elektrike, prape se prape kenaqesia te kubanezet ishte ndryshkur. Per ne ishte ekzotike, per ta ishte sikur te dilte Shkurte Fejza dhe Fadil Ferati me ritem patriotik te stilit “Oj Kosove, oj Nena ime”.

Atje gjithcka duhet te nis prape, por kur kthehesh ne Kosove, e sheh qe 50 vite te Kastros jane me pak te shemtuara, shume me pak te shemtuara se sa 5 vite te Ismet Beqirit. Prishtina dhe Kosova m’u duken si Kandahar. Ngado qe shkon me mire se ne Kosove eshte. Gjithcka ketu eshte me keq se sa revolucioni kubanez.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit