2011-04-29

Nga Remzi Limani :NJERIU ME FRYMË PREJ ARTISTI TË VËRTETË





Se arti është pasqyrë e botës së qytetëruar, duhet dëshmuar me punë, cilësi dhe artefakte, të cilat na dëshmojnë dhe flasin për vlerat dhe identitetin tonë nëpër kohë dhe hapësirë...





Njëri prej artistëve më produktiv në fushën e arteve figurative e veçmas në lëmin e grafikës dhe arteve aplikative ku bën pjesë dega e dizajnit grafik, pa dyshim veçohet krijuesi, Salih Lutolli - Agi, i cili, tashmë, një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Mallmo të Suedisë.

Artisti: Salih Lutolli - Agi
Ky artist i veçuar u lind më 1951 në fshatin Llapashticë e Epërme komuna e Besianës. Pas mbarimit të Shkollës Normale në Prishtinë, fillimisht nisi me punë në vendlindjen e tij ku punoi arsimtar i gjuhës frenge dhe më pastaj kaloi në Radio Televizionin e Prishtinëas në cilësinë e TV ilustratorit.


 Pas kësaj, Salihu zuri me punë si redaktor artistik në revistën “Zëri i Rinisë” dhe pas një pune të gjatë dhe mjaft të frytshme, artisti ynë kalon me punë në Edicionin e Botimeve në ndërmarrjen botuese “Rilindja”, po ashtu në cilësinë e redaktorit artistik.



Shumë adhurues të letërsisë, atëherë dhe sot, patën rastin që emrin Salih Lutolli ta hasin në shumë vepra letrare, ku emri i artistit në fjalë shënohej në cilësinë e redaktorit artistik, ku roli i Salihut ishte përkujdesja artistike e veprave letrare të autorëve ndër emrat më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe asaj botërore.
Akt Qjellor, by Salih Lutolli

Gjatë punës së tij krijuese shumëvjeçare, Lutolli realizoi me qindra kopertina librash për fëmijë dhe për të rritur. Po ashtu, ai realizoi mijëra ilustrime me të cilat visheshin faqet e revistave të ndryshme për fëmijë si dhe ato të gazetave tona të botuara në gjuhen shqipe.

A Woman's Head, by Salih Lutolli

Perveç realizimeve artistike të sipërpërmendura, Salihu, kohë pas kohe zuri të merrej edhe me karikaturë.

Beyond the See, by Salih Lutolli

Në kuadër të krijimeve të shumta, vlenë të përmendim se, Salihu e deshi dhe mbeti peng i qytetit të Prishtinës, ngase, këtu përveq që mbaroi shkollën e mesme, ai po ashtu edhe diplomoi në Akademinë e Arteve (Dega e Grafikës) Shih për këtë, Lutolli i kushtoi shumë realizime të fletëgrafikave me motive nga shumë pjesë të qytetit të vjetër të Prishtinës, të realizuara nga syri, mendja, dora dhe ndjenja për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe për të bukurën artistike, të cilat, mjerisht, shumë prej tyre tashmë janë zëvendësuar me ndërtimet e betonarmesë duke e ngulfatur frymën e të bukurës dhe ndjenjen e njeriut për nostalgjinë e kohës së tij



Salih Lutolli – Agi: “Refugjati
.

Absurdi i kohës sonë të re

Si shumë artistë të mirëfilltë, edhe Salih Lutolli u muarr me krijimtari duke menduar se shoqëria jonë do të ketë respekt dhe konsideratë për punën e tij dhe artefaktet artistike si deshmi dhe vlera të pa diskutueshme për punën e tij në fushën e arteve figurative.



 Mirëpo, ai, dhe shumë artistë të merituar, fatkeqësisht, mbeten jashtë protokolit zyrtar, ku nëpër kafenetë e qytetit, krahas emrave të merituar shënoheshin edhe emrat e krijuesve anonim. Pra, në vargun e artistëve të merituar, qëllimisht dhe fatkeqësisht emri i Salihut nuk zuri vend.

Salih Lutolli – Agi:“Gjeli e hëna”
Në monografitë e përpiluara para dhe pas luftës, të botuara nga Galeria e Arteve e Kosovës, krahas emrave të njohur në panoramën e kulturës kosovare – aty gjinden edhe emrat e artistëve të pa emra, të cilët asnjëherë nuk i njohi opinioni si krijues dhe as si emra.



Kjo, nuk ishte rastësi, por një punë e matrapazëve të cilët i botuan këto monografi të cunguara, në të cilat mungojnë emrat e artistëve, pa të cilët bota nuk do ta ketë kurrë pasqyrimin e duhur mbi artistët dhe vlerat e vërteta mbi artin shqiptar.


Salih Lutolli, asnjëherë nuk i zuri në gojë njerëzit të cilët manipuluan me emra dhe me artin, të cilët për qëllime e konflikte interesash ndër më të ndryshmet, pa fije turpi i anashkaluan shumë vlera për t`i prezantuar antivlerat duke i injoruar artistët e vërtetë.

untitled, by Salih Lutolli

 Salih Lutolli, vazhdon pa bëza, duke qenë i bindur se koha do të flet për të gjitha dhe për të gjithë ne. Ai, jeton me punën dhe veprën e tij prej një njeriu me frymë prej artisti të vërtetë.

untitled, by Salih Lutolli
*******


http://www.albanianarts.com/aart/files/image0000001230.jpg
untitled, by Salih Lutolli

Name: Salih LutolliBorn: 1951, Llapashtica, Llap, KosovaCountry of Residence: SwedenSpecialities: IllustrationPromoted By: Self promotion The Escape, by Salih Lutolli
 
Member of: The Association of the Applied and Figurative Arts of Kosovo – SHAAFK The Painters Club (of the Region) of Skone, Sweden - Skånes Konstnärsklubb, Sweden The Institute for Painters and Mediator of Art - Institut för Konstnärer och Konstförmedlare - IKK, Malmö, Sweden The Illustrators Centre - Illustratörcentrum, Sweden The Swedish Artists National Organisation - Konstnärernas Riksorganisation – KRO, Sweden The International Association of Art – IAA (AIAP) - UNESCO

Breathing Peace, by Salih Lutolli


Personal Exhibitions
 
2004 Place: The Perstorp’s Library, Perstorp, Sweden 
2002 Place: The Hyllie’s Church, Malmö, Sweden 
2000 Place: Albanian Centre for Informations and Mediums "Besa", Malmö, Sweden 
1999 Place: College "Nicolas Boileau", Chennevières sur Marn, France 
1997 Place: Cafe-Gallery "Koha", Prishtina, Kosova 
1995 Place: The Gallery “Kalaja”, Ulqin, Yugoslavia 
1994 Place: The Painters Club "ABC", Rahovec, Kosova 
1993 Place: The Palace of Young "Boro - Ramizi", Prishtina, Kosova 
1991 Place: Foire Internatinal du Livre, Brussel, Belgium 
1990 Place: The Collegium Cantorum, Prishtina, Kosova 
1986 Place: The Palace of Young "Boro, Ramizi" - Prishtina, Kosova 
1978 Place: The Dom JLA, Tolmin and Kranj, Slovenia 

untitled, by Salih Lutolli

Awards



Portrait of the Endless Road, by Salih Lutolli





 
1986, Second Prize for Poster design Event: 19th Traditional Meeting of Journalists and Graphics of Yugoslavia 
Place: Koviljacka Banja, Yugoslavia 
1986, Worker of the Year '86 Event:  
Place: NGBG Rilindja, Prishtina, Kosova 
1986, First prize for Graphic Design Event:  
Place: Prishtina, Kosova 
Description: from three associations : The Kosovo Art Gallery, Association of Applied and Figurative Arts of Kosovo and "Rilindja" Publishing House
1986, Achievement Award Event:  
Place: Kosova 
Description: given by "Pionieri", children journal
Education and Training
 
1983-1987, Degree in Graphics Education type: High Education
Institution: Academy of Fine arts, University of Prishtina, Kosova 
1972-1974, diploma in teaching Education type: Collage
Institution: Teaching college, Prishtina, Kosova 
Jobs and Projects
 
1984-1999, Graphics DesignerProject:  
Place: "Rilindja" Printing and Publishing House, Kosova 
1983-1984, Art directorProject:  
Place: Albanian language weekly "Zëri i Rinisë", Kosova 
1975-1983, IllustratorProject:  
Place: TV- Prishtina, national broadcaster, Kosova 
1974-1975, French teacherProject:  
Place: freelance, Kosova 
Contact Information
 
Address: Bennets väg 39, lgh 174 213 66 Malmö Sweden
Home: 
Mobile: +46 (0)70 41 84 912
Email: salih_lutolli@hotmail.com
Website: 

Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...