Nga Skënder Hushi
Unë, Thot Atlantideo, zot i mistereve, roje i regjistrave, madhështori mbret, magjistar, që po jetoj nga njëri brez në tjetrin, jam shpirti që kalon muret e Amentit, i ulur atje për të drejtue të gjithë brezat që do të vijnë pas këtij regjistrimi të të gjitha mendimeve të fuqishme të Atlantidës.
Tash, për pak kohë, unë po zbres dhe njerëzit e Khem (Egjypti i vjetër) nuk do më shohin ma, por në një kohë që nuk ka lindun akoma, unë do të buroj madhështor dhe i fuqishëm, duke kërkue kujtimet që kisha lanë pas. Atëherë kujdes, njeriu i Khemit, nëqoftëse ti ke fallsifikue tradhëtisht mësimet e mia, unë do të hedh poshtë nga aty ku je dhe do të përplas në errësinën e frikshme të greminave nga ke ardhë. Mos ia zgjo sekretet e mia njerëzve të veriut dhe as njerëzve të jugut, frykësohu nga mallkimet e mia që do të bien mbi ty! Kujtoji gjithmonë dhe baj kujdes nga fjalët e mia, sepse me siguri do të rikthehem prap dhe do të kërkoj llogari për ato që duhet të ruejë. Përgjithmonë, dhe në qoshen ma të humbun të kohës, dhe matanë vdekjes të jem, unë do të kthehem, do të ripaguej ose të denoj sipas qëndrimit dhe besnikërisë tande.
No comments:
Post a Comment