LIRIZMI NË ART

Nga Thani Naqo





Sa emra krijuesish lirikë në llojet e artit rënditen në trojet dhe rrethinat korçare?

Janë shumë dhe asnjëherë nuk kanë për tu sosur.

Prozatorë të tregimit, novelës dhe romanit. Dramaturgë dhe komedianë. Skenaristë dhe kineastë. Kompozitorë, serenatistë të famshëm, piktorë, fotografë, aktorë dhe...ca më shumë poetë!

Talentin e tyre e ka tërhequr kërraba e muzës nga lirizmi dhe lirizmi përshkon jo vetëm prozën, artin skenik, artin kinematografik, por edhe pikturën, fotografinë, muzikën dhe...ca më shumë poezinë!

Në këtë trevë të gjërë, me strumbullar Korçën, trevë e cila shtrihet nga maja e Gramozit dhe ndjek rrjedhën e lumit emërmadh Devoll dhe shkon gjer në Shën Naum ,e gjer në Kolonjë, është kultivuar shija krijuese nën presninë e bukurisë natyrore, e ndërthurur me ndikimin e kulturës ndërshtetërore ballkanike, por ky ndikim shkon edhe ca më thellë, deri në Kërthizë të Evropës, piqendra e mërgimtarëve të këtyre trojeve.

Të përkundesh nën rritmin e këngëve të djepit, të përkundesh në krahët e nënës që vë në gjumë fëmijën me këngën rritmike, të përkundesh në preherin e gjyshes që tregon e ritregon përrallat dhe legjendat më të magjishme dhe ca më shumë, të rritesh nën tingujt e kitarave të serenatave dhe të dashurosh nën ndikimin e magjishëm të vargjeve dhe muzikës lirike, jeton me lirizmin e jetës dhe nuk mbetet boshllëk në jetën e kujtdo.

Të gjitha këto që përmënda pak më lart kanë ndikuar në formimin e karaktereve krijuese.

Vargjet lirike bëhen këngë edhe atëherë kur ato duan ti pengojnë sepse magjia e tyre i jep guxim muzikantit të hedhë në pentagramin e zemrave melodi lirike.

Më shkon mendja se edhe i famshmi Vangjush Mio, ndërsa penelonte mbi kanvacë përfytyrimet e tia, patjetër ka fishkëllyer këngët e bukura korçare dhe talenti i tij shpërrthente nën tingujt e kitarave të serenatave duke i dhënë gjallërinë peizashit, me ato kombinime ngjyrash, pikërisht ashtu sikundër e dëshironte një qytet i civilizuar.

Atëherë, përse në pikturën e tij gjeniale ka aq shumë lirizëm?

Lirizmi, në çdo fushë të artit, përcjell mesazhin e çiltërsisë, gjallëron artin e prozës, por ca më shumë rrit magjinë e poezisë.

Lirizmi përcjell mesazhe të hapura e të fshehta në zemrën e dashuruar dhe ai, lirizmi, ka sfiduar edhe censurën më të egër komuniste, siç ka qënën ajo e jona. Nëpërmjet këngëve të serenatave korçare lirizmi shtriu rezonancën edhe në rrethinat e tjera në Kolonjë, Devoll, Poradec, por i shriru rrënjët gjithandej trojeve shqiptare.

Poezia lirike nuk është bejte sikundër mund të mendojë dikush. Poezia lirike është më e vështira në gjininë e poezisë. Kërkon kohë dhe durim për të lëmuar vargun dhe krehur edhe gërmën e tepërt. Kërkon shkallën e tejnjohjes të krahasimeve dhe kompleksitetit natyrë-qënie humane, sepse pa metafora dhe pa ndjeshmërinë e hollë që përcjell detajet artistike, duke ia përshtatur shijeve të kohës, ajo nuk do të quhej POEZI LIRIKE.

Kërkon tempin dhe rritmin muzikor, pa të cilën, ajo do të çalonte, do te mbetej e shurdhuar dhe melodi pa vlerë.

Është vargu më i civilizuar, i ndjenjave intime të zemrës. Lirizmi nuk ka drojtje dhe nuk do t'ia dijë për çensurë dhe autoçensurë dhe as për hezitimet patriarkale, por mbjell lule edhe në kopshtin më intim të femrës dhe mashkullit. Lirizmi në art nuk është perversitet dhe amoralitet, sikundër mund të mendojë dikush. Shpesh bëhet kaq i "paturpshme"" sa mer guximin civil të pudrojë arome djalërie dhe vajzërie. Poezia lirike, proza që përshkuhet nga lirizmi, kënga, komedia, kinokomedia, etj, kërkojnë ndiimën e humorit lirik më të hollë kur vjen çasti për të shprehur bukurinë e natyrshme.

Lirizmi në art bashkon në një shtrat të bukurën e natyrës me hijeshinë e qënies humane.

Poezia lirike është maja e majave në artet botërore, sepse ajo, poezia lirike, nuk ndjehet e lirë në një Atdhe jo të lire dhe pikërisht për këtë, e gjen shtegun në çaste gazmore për t'i kënduar me zjarr edhe lirisë dhe pleks erotizmin me lirinë si dy pjesë të pandashme të jetës.

Lirizmi, në çdo fushë të artit, nuk është perversitet dhe as amoralitet, nëse këndohet çiltërsisht.

Ti këndosh dashurisë, edhe asaj më intimes, nuk është sakrilegj.

Lirizmi, në çdo lloj arti, lë shpirtin e lirë në ëndërrimin idilik, pa të cilën nuk ka kuptim jeta. Nëpërmjet ëndërrimit përsoset subkoshienca, zbukurohet shpirti njerëzor dhe rritet komunikimi poetik midis njerëzve dhe përmirëson jetën e kujtdo. Lirizmi në arte trasmeton tek të tjerët harmoninë që ndjen krijuesi, pavarësisht nga "kusuret" që bien mbi të nga lexues dhe shikues mediokër dhe patriarkalë.

Lirizmi ka guximin të shkulë nga rrënjët trishtimin dhe ankthin dhe nuk e pranon vargun e përçudnuar.

Lirizmi ka marë përsipër barën e rëndë shekullore që t'i këndojë jetës, t'i japë shprese asaj, t'i thurrë hymn edhe lules së veshur me gjemba.

Mirëpo herë- herë bëhet tekanjoz, shfaqet delikat, lodron dhe loton por, shpejt e gjen çastin e volitshëm dhe shpërrthen dufin e humbjes duke hapur shtegun e ri të shpresës.

Lirizmi ngre në valle fukarain, sepse kënga nuk është monopol. I këndon shpresës se e nesërmja nuk vonon. Nuk do t'ia dijë aspak se tavolina është e mbushur me mishra të pjekura dhe verëra të zgjedhura, mjaftohet edhe me një qepë, një kokër ulli dhe, me gotën e parë, shpërthen në harmoni ndjenjat dhe të bën të harrosh se je i varfër. Lirizmi nuk druhet t'i këndojë djaloshit, i cili "në një tra e mban shtëpinë" dhe kjo nuk e pengon të bëhet dhëndërr. E nxit poetin dhe poeti vë në seder lexuesin t'i kacaviret pa frike qiellit dhe t'a rrëmbejë hënën e nxehtë flori, për një unazë dhe gjerdhan për të dashurën e tij.

Lirizmi mbush me ndjenja zemrën ku strehohehen dashuritë.

Arti lirik nuk çirret, nuk deklaron, nuk pranon përçartjen poetike, por ai nuk pranon as miqësinë me ndjenjat e ftohta. Nuk i pëlqen të flasë për pushkë, por përgatit shpirtin atdhetar që të rrëmbejë pushkën kur e lyp nevoja. Nuk u këndon reve kërpudhore, as raketave dhe bombave, as stralleve dhe gjakderdhjeve. Ngre tempuj humanë dhe jo kështjella.

I këndon ditës që lind, vesës në livadhe, i këndon aq bukur femrës që "mbi bar në kuriz ka rënë", mbasi në atë cast mbillet fara e jetës dhe "guguçja mbi degë gugit".

Mëkon krijuesin me qumështin e qënies njerëzore.

Shpeshherë shfaqet fondamental, pasi shpirti nuk i ndahet lehtë nga natyra që e ka lindur, por gjen shtegun dhe arrtaiset nga burgu i partiarkalizmit.

I këndon natyrës dhe ngjyrat e saj ia penelon qënies humane.

Mbjell në zemër farën e lirisë dhe të rebelizmit. Lirizmi, në çdo fushë të artit, përligj dëshirën për heroizëm dhe flijim.

Bart magjinë, që të kujtojn në çdo çast, se jeta është e bukur, sado e vështirë, ajo duhet jetuar. Nuk bën pazar me biznesin e hidhur të fjalës, por e tret atë dhe ka guximin t'i tregojë krijuesit se çfarë e pret atë dhe pasuesit e tij nëse i këndon ndryshe jetës.

Tallet me vargonjtë e hidhur kur robërojnë shpirtin dhe ndihmon qënien humane të jetojë ndryshe. Hap lajmin e gëzueshëm dhe mbledh njerëzit gazmorë. Nëse dikush nuk është formuar i tillë, d. m. th. hokator e gastor e i çiltër, ajo ka magjinë dhe e ndryshon atë shpesh brenda një nate.

Qesh me krijuesin e vetmuar, ia shkel syrin dhe i flet me guxim:

Qesh, mos u bëj mjeran!

Mos var vetullat.

Këndo!

Jeta është edhe këngë!

Përmasat e madhështisë të çdo dashurie ia dedikojmë lirizmit dhe i detyrohemi vetëm atij.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit