Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/29

Poezi: DHURATA GRAVE‏





Vullnet Mato
 
DHURATA GRAVE

Ju dhuroj buzëqeshjen time më të ngrohtë se dielli,
ta bëni qumësht për fëmijët tuaj të gjirit.
Ju dhuroj vargjet më të frymëzuara nga pena e krijimit,  
t’i  bëni ninulla të ëmbla për gjumin e bebeve.
Ju dhuroj dhemshurinë më të ndjeshme të shpirtit,
ta shtoni te meraku juaj për dhimbjet e njerëzve.
Ju dhuroj orët më qetësuese nga gjumi im i pakët,
të plotësoni zgjimet për të sëmurët e mesnatës.
Ju dhuroj ngrohtësinë më të zjarrtë nga gjoksi i valë,
të thani djersët tuaja gjatë raskapitjeve nga jeta.  
Ju dhuroj frazat më të urta të formuara me fjalë,
ta shtoni te durimi juaj për fyerjet e padrejta.
Ju dhuroj puthjen e dy faqeve me shumë dëshirë,
të plotësoni përtesën e burrave të shkujdesur.
Puthjen e buzës ia dhuroj vetëm gruas sime të mirë.
 

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...