2011-04-30

"Vepra e Gjergj Fishtes e rizbuluar"



Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Lahuta e malcis e Gjergj Fishtes, e perbere nga 15612 vargje, te organizuara ne tridhjete njesi te veçanta, te cilat autori i quan kange, pershkohet tejembane nga rima si element i qarte dhe i theksueshem i strukures artistike te saj. Veshtrimi i funksionit te rimes ndaras nga ritmi, nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut, sikunder veprohet kesaj radhe ne kete kumtese, mund te behet vetem kushtimisht, sepse keto elemente te struktures artistike te tekstit poetik jane gjithnje te mpleksura, duke futur ne trupin e njesise ritmike vazhdimisht skemat e ndryshme te perseritshmerive, kundershtite dhe plotesimet e tyre, te cilat jane fijet e semantikes poetike dhe te perjetimit estetik te tekstit. Ne vepren Lahuta e malcis, rima eshte nje element me fort i identifikueshem dhe me veprues ne konstruksionin artistik dhe semantik te saj, prandaj, kujtojme se funksioni i saj mund te behet objekt analize dhe vleresimi, pa cenuar integritetin e elementeve te tjere artistike.

Aplikimi i rimes ne kete veper poetike kaq voluminoze, e ka te deshifrueshem fillim e mbarim synimin e autorit qe ta beje sa me funksional monumentalitetin artistik te kryevepres se vet. Monumentalitetit te Lahutes se malcis ne planin e tematikes, ne planin e ideve, ne planin e ndertimit dhe te funksionimit estetik, i pergjigjet edhe perfundimi kumbues i vargut dhe koncentrimi jashtezakonisht i madh i kuptimeve poetike ne vargjet e rimuara.

Ndoshta nuk duhet perkujtuar se rima perveç funksionit tingullor, ka funksion semantik, i cili eshte edhe funksioni paresor i saj, sepse sikunder na e pohon Lotman, ne artin, i cili e perdor gjuhen si material, eshte e pamundur te ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thote se tingullimi muzikal i rimes eshte prodhim jo vetem i fonetikes por edhe i semantikes se fjales, pune qe shihet qarte ne rastet e rimave homonimike dhe te rimave tautologjike, ku keto te dytat karakterizohen edhe nga varferia tingullore ne krahasim me te parat.

Gjergj Fishta e krijoi Lahuten e malcis me aspiraten krijuese qe t'u dhuronte bashkekombasve te tij nje veper qe do te ishte burim i pashterrshem i atdhedashurise dhe i mbrojtjes se identitetit kombetar, te integritetit kulturor e moral dhe te lirise kombetare si shkalla supreme e realizimit te jetes se kombit.

Perderisa ne planin qytetar e njerezor ai u udhehoq nga dashuria e madhe per atdheun, per gjuhen dhe per kombin, ne planin krijues ai u udhehoq nga frymezimi i fuqishem, çka shqiptohet qarte ne vargjet:

" se pa ty, besa, moj Zane,/veshtire se' i fjale un muje m'e thane"* .

E frymezuar nga provinienca e zanws sw malit, vepra s'ka si te mos e synoje plotnine dhe persosmerine. Shqiptimi sa me i forte i ideve atdhetare dhe modelimi sa me i bukur artistik i tyre, jane dy koordinatat ku shpaloset dhe ku rrezaton aspirata krijuese e Fishtes, e shqiptuar perjetesisht ne vepren Lahuta e malcis.

Funksioni i rimes si element i struktures teresore artistike, ne kete kontekst, fiton legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima ne vepren Lahuta e malcis eshte perdorur ne kombinime te ndryshme dhe kjo eshte bere per te rritur larmine tingullore e semantike dhe per te evituar rrezikun e automatizmit. Nga veshtrimi teresor i kombinimeve te saj, shihet se dominon rima e puthur. Ky kombinim aplikohet ne vargjet ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat me shume paraqitja e aksioneve, e veprimeve te heronjve te vepres. Rima e puthur jep mundesi me te madhe te zhvillohet ligjerimi poetik pa nderhyrje dhe pa komente, te cilat verehen me shume aty ku aplikohet rima e alternuar. Ne aplikimin e rimes se puthur, verehen afri te vargut te Lahutes se malcis me modelin e kenges popullore historike, e cila kryesisht eshte e krijuar ne teterrokesh dhe kryesisht ne rima te puthura. Vete lenda qe trajtohet ne vepren Lahuta e malcis, (e marre nga historia e re shqiptare per te cilen jane krijuar nje numer i madh kengesh popullore historike) dhe synimi i autorit qe vepra e tij te komunikoje e te ndikoje ne sa me shume recepiente (lexues e degjues), e ka kerkuar aplikimin e rimes se puthur ne pjesen me te madhe te vepres. Edhe fillimi i saj eshte ne kete skeme:

Ndihmo, Zot, si m' ke ndihmue!
Peseqind vjet kishin kalue
çese te buk' ren kete Shqipni
Turku e mbate ne robni*

Fishta ben nderrime te shpeshta te rimave femerore e mashkullore ne rastet e rimave te puthura dhe ka nje arsenal jashtezakonisht te pasur leksikor qe parakalon ne pozicion fundor te vargjeve. Duke qene bazamenti tematik i vepres gjakimi i lirise kombetare dhe flijimi per pavaresine e atdheut ne luftera me armiqte, eshte e qarte se shqiptohet perplasja e ashper ndermjet idealit te lirise (flijimit per te) dhe realitetit te ashper jetesor e historik. Kete vije te pergjithshme e shquan edhe rima. Fjalet e gjendura ne pozicion rime, kur jane te tilla qe si fenomene gjuhesore nuk kane lidhje ndermjet tyre, pra, semantikisht jane divergjente, ato ne varg krijojne rreze me te madhe semantike, sepse shpalosin hapesira te reja, here jashtetekstore, here tekstore, po gjithnje me mundesi me te medha te perjetimit estetik. Ja nje shembull:

un Shqiptar ata jane Shkje:
ne na dane nji gjak e' i fe;
n'meni t'sho'shoqit kemi le:
keme ndermjet nji qielle e'i dhe!...*

Emertimi i identiteve nacionale te veçanta, me tej evidencimi i dallimeve dhe konstatimi i papajtueshmnerise supreme, fiksohen edhe ne fjalet qe rimohen:/Shkje; fe; le; dhe/, te cilat si fenomene gjuhesore jane divergjente por ne keto vargje krijojne nje teresi tingullore e semantike jashtezakonisht te fuqishme.

Rimat si: vellau/Shkjau, mizore/gratçore, Vranina/Cetina, Shqiptarit/Gospodarit, tagana/nana, rrfese/krese, rreziku/miku, Shqipni/Turki, t'zi/liri,etj, korelacionin semantik e krijojne ne ballafaqim te ndryshimeve kuptimore qe kane ne sferen e gjuhes konvencionale fjalet qe rimohen. Mirepo, ligjerimi poetik qe synon pershkrimet sa me te detajuara, s'ka si te evitoje edhe krijimin e rimave nga fjale qe semantikisht jane mjaft konvergjente si bie fjala: vetime/bubullime, Kosove/Gjakove, nama/gjama, robni/zi, vorrue/pushue, shkrete/mbete, Xhemjetit/Mbretit, etj. Nje balansim i ketyre rrymimeve eshte tipar i dallueshem ne te gjithe Lahuten e malcis.

Ne raste me te rralla rima e puthur shnderrohet ne rime-kolone ,duke unifikuar ritmin dhe kuptimin poetik, ndonjehere deri ne kufirin ku nxjerre krye mundesia e parashikimit te zhvillimit te rimes. Per shembull:

Hej, moj Zane,ty t'kjosha true,
si s'po t'bjen nder mend per mue,
pune te hershme me m'kumtue,
kange e valle me m'fillue;
por me rrin tue fluturue
molle me molle e ftue ne ftue
me ato shoqe tue kendue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj, tue lodrue*

Rima e alternuar aplikohet me rralle, por duke pasur parasysh vellimin e Lahutes se malcis, ajo kap nje numer shume te madh vargjesh. Perveç ne funksion te evitimit te automatizmit, rima e alternuar eshte esencialisht ne funksion te nuancimit te ndjenjave, te ideve dhe te qendrimit te subjektit krijues. Ja nje shembull qe eshte krejt emblematik ne favor te ketij konstatimi:

Po a kujton, mori gabele,
se Shqiptaret kane dalun fare,
qi me ardhe Knjazi, me' i kale zhele,
per t'sunduem mbi toke shqiptare?*

Konflikti i shqiptareve dhe i malazezve eshte perplasur edhe ndermjet zanave. Zana shqiptare e Vizitorit e mund Zanen malazeze te Durmitorit (kjo na kujton perplasjen ndermjet perendive te Olimpit gjate luftes ndermjet akejve e trojaneve) dhe Fishta shqipton fjalet e Zanes shqiptare ne ate konflikt me emocionet, me ironine dhe me krenarine e tij transparente.

Ia vlen te permendet ketu se ne vellimin Mrizi i zanave, rima e alternuar ka aplikim shume me te gjere si ne poezite: Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheut, 28 Nanduer 1913, Nji gjame desprimit, Gurrave te Jordanit (ku perdoret strofa safike), etj.,çka edhe verteton afinitetin e autorit per kete skeme ne rastet e theksimit te ndjenjave, ideve dhe qendrimeve te tij.

Nga veshtrimi teresor (megjithese jo statistikor) i rimarit te Lahutes se malcis, shohim se ne pozicion te fjaleve te rimuara me me shumice jane fjalet emra. Fishta eshte poet epik qe e shtrin ligjerimin e vet ne gjeresi dhe qe di te theksoje emra heronjsh, toponime, dukuri, te cilat duke u vene ne pozicion ku krijojne korelacione me fjale te tjera, theksohen me shume dhe behen qendra te theksimit te ideve e te kuptimeve poetike. Theksimi i emrave te heronjve dhe veprimeve te tyre me ndikese ne fatet njerezore po edhe te natyres, i jep kumbim dhe dramacitet vargut poetik. Per shembull:

pse me gjase, ke dridhet suka,
asht tue ardhe tash Oso Kuka.*

Rimari i Lahutes se malcis eshte jashtezakonisht i pasur dhe e shpalos individualitetin dhe origjinalitetin e vepres dhe te autorit. Ka çifte fjalesh qe perseriten ne pozicionime rimash nga disa here dhe ne kontekste te ndryshme, duke na dhene dore te hetojme veçantine e gjuhes poetike te Fishtes ne nivelin leksikor dhe figurativ. Fjalet dhe sintagmat si:zhari, vigma, çeta-çeta, rrfe mizore, leket, re mizore, t'bardhen Fe, zogu i shkines, si kokrrat n'shege, etj., marrin funksionin e poetizmave, pra, te gjuhes poetike qe e legjitimon ligjerimin poetik fishtian.

Sa i perket rimes dhe funksionit te saj te paramenduar e te realizuar tek Lahuta e malcis, do te ishte me interes te madh krahasimi i varianteve qe ka krijuar autori, sepse aty do te shiheshin qortimet dhe motivet qe i kane nxitur ato, ku pa dyshim do te jete marre gjithmone ne konsiderate, krahas ritmit dhe skemes metrike, rima si element i konstruksionit artistik te vepres.

Te perkujtojme ketu se ne disa fragmente te njesive te ndryshme te Lahutes se malcis, Fishta e eliminon krejtesisht rimen, duke iu afruar ne ato raste me shume intonacionit dhe ritmit te kengeve tona kreshnike, per te cilat Gjergj Zheji me te drejte ka konstatuar se jane ne arealin e vargezimit tonik. Ne ato fragmente (letra e carit te Rusise knjaz Nikolles, kenga e Kaçel Dodes, letra e krereve shqiptare te shtate krajlave dhe mbretit te Stambolles, dyluftimi i Preles me Vasilin,) vijne e dalin ne plan te pare intonacioni dhe ritmi, duke afirmuar ashtu rrezatime edhe me te medha estetike te vepres. Rikthimi i rimes pastaj, kombinimet e ndryshme te saj, pasuria leksikore e fjaleve te rimuara, tingullimi dhe rrezatimi semantik qe prodhojne, ia krijojne rimes ne kete veper statusin e kodit rregullues te vargut dhe te njerit nga elementet fundamentale te struktures artistike.
-------------------------------------------
Shenime
1.Jurij Lotman, Struktura umetnickog teksta, Nolit, Beograd, 1976, faqe 176
2.Gjergj Fishta, Lahuta e malsise, Lubjane, (pa vitin e botimit), faqe 451
3. Po aty, faqe 3
4. Po aty, faqe 157
5. Po aty, faqe 445
6. Po aty, faqe 442
7. Po aty, faqe 56
Tirane, gusht 1996

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...