2011-04-25

OLTA GREM- Shqiptarja që pozon nudo në Itali, por që ëndërron të bëhet mjeke




Çfarë kanë të përbashkët Sara Lleshi, Anila Resuli, Alma Ajazi, Xheni Çuni, Lorena Çika dhe së fundi Olta Grem? Janë të gjitha vajza shumë të bukura, shqiptare dhe kanë guxuar më shumë se disa modele të tjera shqiptare, sepse kanë pozuar nudo. Aktivitetet e tyre nuk janë zhvilluar brenda kufinjve të Shqipërisë, maje ato as janë rritur në Shqipëri, përjashto këtu Sara Lleshin, e cila ka lindur dhe jeton në Maqedoni. Mbase edhe fakti që janë rritur me një kulturë perëndimore ia ka bërë akoma më të lehtë vajzave që të mos ndihen keq teksa pozojnë të zhveshura para aparatit të fotografit. Për Almën, Xhenin, Lorenën ne kemi folur edhe herë të tjera, për mënyrën si e kanë nisur karrierën në fushën e modës për të arritur në një hap më të guximshëm, siç është të pozuarit nudo. Të gjitha këto vajza kanë pasur fatin të jetojnë në një vend ku një personazh VIP femër, në një moment të caktuar të karrierës së saj, qoftë si këngëtare apo aktore, ka pozuar nudo, duke e konsideruar si një hap normal në karrierën e tyre. Pa dyshim, këto femra janë 

joshur nga pagesat marramendëse që bëhen në këto raste. Prandaj, dhe këto vajza shqiptare shumë të reja në moshë, kanë parë zhveshjen jo si diçka vulgare dhe atribut i njerëzve të panjohur pasi tradita fliste krejt ndryshe. Kësaj here do të flasim për Olra Grem, një tjetër shqiptare që ka zbuluar hiret e saj kur ka pozur për një kalendar italian. Ajo që kur është prezantuar për herë të parë ka rrëfyer se vjen nga Shqipëria, është 19 vjeçe, ka mbaruar studimet në Pescia, një krahinë të Pisojës në Itali. Olta ka patur fatin që të pozojë përkrah shumë modelëve të famshëm, që kanë një karrierë të gjatë si top modelë. Fama e saj tashmë ka kaluar kufijtë e Italisë, për t’u bërë e njohur në mbarë Europën, por në Shqipëri, në vendlindjen e saj, ajo njihet pak. Tashmë vajza superseksi zeshkane është vendosur në Toskana, ndërkohë që është përzgjedhur nga një agjensi modelesh në Firence, ku kontratat për punë nuk i mungojnë. Në intervista të ndryshme, Olta ka pohuar se pozimi është një hob i saj, por mbetet gjithsesi sekondar pasi vitin tjetër ajo dëshiron t’i futet studimeve për mjeksi, por që gjithsesi ëndrra e saj e madhe është të vazhdojë të punojë edhe si modele. Por ëndrrat dhe ambiciet e Oltës nuk mbarojnë me kaq, pasi është pikërisht agjensia e Firencës që e ka propzuar Oltën si një aktore të mundshme tek disa regjisorë shumë të njohur atje, duke parë dësirën por edhe talentin e saj për të aktruar. Olta ka thënë se do të jepte gjithçka që të luante në një film me Castelliton dhe Mucinon, dy nga aktorët më pikantë të kinematografisë italiane.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...