Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi Poema "Perse mendohen keto male", me simboliken dhe me idete e veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve te vet, veçmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t'i rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me shume vepra te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe estetike. Mbijetesa shqiptare neper humnerat e historise, duke qene njera nga shtyllat me te forta te tematikes se letersise shqipe, ka ushtruar nje ndikim jo te paket per krijimin e nje ideje te reagimit dhe te vetepercaktimit te njeriut shqiptar. Sipas ketij vetepercaktimi, edhe njeriu me nente plage ne trup ( Gjergj Elez Alia), e mund armikun dhe le pas vetes kujtimin e nje figure heroike e tragjike njeheresh. Pikerisht kjo simbioze e heroikes dhe e tragjikes, qe shpalos nje veteeprcaktim shqiptar, eshte bosht tematik dhe ideor i poemes "Perse mendohen keto male" te Ismail Kadarese. Kjo poeme mund te mirret si nje shembull i krijimit te nje vepre shenjuese te mbijeteses, me nje ngjizje te heroikes dhe te tragjikes shqiptare. Nje intonim i fuqishem psikologjik Poemen "Perse mendohen keto male" Ismail Kadare e shkroi ne vitet 1962-64, qe ishin vite te pershkuara nga vetizolimi ekstrem i Shqiperise, nga kercenimet e jashtme dhe nga glorifikimet ideologjike te vetizolimit. Por, duket se rrenimi i brendshem i Shqiperise kishte filluar te jipte shenja alarmante, aq sa poeti ndiente nevoje qe te rikonfirmoje edhe nje here fuqine e mbijeteses shqiptare. Edhe pse Kadare nuk i referohet ne menyre eksplicite kohes aktuale dhe vetizolimit aktual, eshte evidente se aty eshte konteksti i frymezimit/ shqetesimit, prej nga poeti del subjekt aktiv, nje deshmitar dhe nje pjesemarres ne ate levizje deshmuese te mbijeteses: Vrapon hija e pushkes Pret male, fusha, fshatra, Hija e tytes leviz shpejt ne muzg. Eci dhe une ne nje pllaje te pjerret Me nje mendim ne koke Diku. Nje poet i vetmuar, "ne nje pllaje te pjerret", i preokupuar me pamjen gjigante te hijes se pushkes, (Hija e mendimit dhe hija e pushkes/ Kryqezohen e perplasen ne muzg), vete shnderrohet ne nje protagonist te izolimit dhe te meditimit per enigmat e fatit. "Hija e mendimit", e cila kryqezohet me hijen e pushkes, eshte ndergjegjesimi/veteeprcaktimi autorial, i cili u huazohet maleve, qe ato te mendojne per fatet e veta dhe te banoreve te vet. Ajo vetmi dhe ai muzg, jane ambienti i nje introspeksioni dramatik per kohet e kaluara dhe fatet e ardhshme. Me duket se kapja e ketyre dy elementeve, vetmise dhe muzgut, ka bere qe teksti poetik te kete nje intonim te fuqishem psikologjik.Ndersa, pushka eshte figura qendrore e poemes dhe boshti i ideve te poetit per vetepercaktimin e njeriut shqiptar neper shekuj: Keshtu ke ecur gjithmone, Shqiperi, Me kembet e gjata, Me nje pushke te gjate, Ecje dhe s'dije ku veje ti. Pushka eshte shembellim i gjymtyreve, nje gjymtyre faktike, ne te cilen eshte mbeshtetur Shqiperia, per te qendruar ne kembe. Me tej, pushka eshte edhe vlere e riperteritjes, e barazvlershme me riperteritjen biologjike te njeriut shqiptar, e krahasuar me gruan: Se gruaja lindte femije, Por pushka lindte krisma, Dhe per shqiptarin ishin Po aq te shtrenjta te dyja: Dhe krisma dhe femija. Ne shpalosjen e nje introspeksioni dramatik te fateve kombetare, me nje intonim te fuqishem emotiv, pushka figurohet edhe si njesi matese e tokes se atdheut, si leva e Arkimedit, si vazhdim i shtylles vertebrore, si fat mbi shpine te njeriut shqiptar. eshte nje seri e argumentimit te fuqise se mbijeteses, e koncentruar neper shume vargje, me nje ngulmim imponues. Por, si gjithnje fati ka me vete edhe fatkeqesine. Pushka i hante njeriut edhe yndyren e paket, po i shkurtonte jeten, gje qe eshte me anen e nje figure mbreselenese ne vargjet ( Me te gjate shtatin ia bente pushka,/ Megjithese shpesh jeten me te shkurter ia bente./ Akuza ndaj historise Introspeksioni i dominuar nga ndjenja te rrembyeshme, zbulon armiqte e simbolit shqiptar te rezistences dhe te mbijeteses, edhe atje ku nuk mund te kerkohen racionalisht. Ne nje atmosfere tjeter poetike, poeti mbase do te kerkonte fndryshkjen e mjetit te vrasjes, (pushkes), por i rrembyer nga ideja e heroikes, ne nje ligjerim per vetepercaktimin kombetar, ai akuzon ata qe nuk kane predikuar perdorimin e pushkes: Dhe fjalet latinisht dhe fjalet arabisht Mbi tyten e pushkes binin si ndryshk. Dhe jo vetem fjalet latinisht e arabisht shenjohen si elemente te pergjumjes, te kllapise e te mashtrimit. "Ca poete" qe shkruanin per zanat e shtojzovallet, per bjeshket epike, Kadare i sheh si pergjumes dhe mashtrues, mbase duke menjanuar per nje çast faktin se pikerisht ne kohera deshperimesh te renda, poetet hymnizojne te kaluaren, perpiqen qe permes saj te ngjallin te njerezit krenarine dhe ndergjegjesimin. (Poetet romantike dhe postromantike nuk mund te benin ndryshe as ne Shqiperine e mbytur ne mjerim e vuajtje.) Molloket e zemerimit dhe te fajesimit perplasen edhe per Pallatin e mbretit, per shtetin, per jeten mondane, per mitet, per tere historine. eshte nje zemerate rrenuese, qe sfidon gjithçka, ne perpunimin e idese shpetimtare, e cila vjen ne formen e nje shpetimtari, (Partine Komuniste), megjithese ne tere intonimin e poemes, duket si nje shartim disi i panatyrshem. Me duket se edhe ndarja e poemes ne 24 njesi, me shume se si konstruksion artistik, eshte bere per te strukturuar idete autoriale per rendin e defekteve te vlerave dhe te historise kombetare, per numerimin e armiqve te Shqiperise, duke i theksuar veç e veç. Ndarja ne njesi te vogla, pa nje rend kronologjik motivor ndermejt tyre, e ben konstruksionin artistik te poemes qe te jete i brishte, aq sa disa nga njesite mund te funksionojne edhe si poezi me vete. Ligjerimin me emocione te forta Kadare e ka materializuar me nje varg te larmishem, qe materializon oscilimet tematike dhe te ideve poetike. eshte nje varg i lire, i mbushur me interpunksion, si per te sugjeruar nje te folur me ngulçe. Ne pjesen derrmuese te poemes vargjet shtrihen ne gjeresi narrative: Dhe Shqiperia prape strukej ne kasolle, Ne netet e saj te zeza mitologjike: Ne ca tela lahute kerkonte te thoshte diçka Nga shpirti i pakuptueshem i saj. Mirepo, ka edhe njesi ku ndodh reduktimi i vargut, kapja e detajit: Dhe permbi trup, Si shtese e hekurt, I rritej e zeze Pushka e gjate. Nje çast i shkurter dhe nje histori e gjate Pozicioni kohor fiksohet qe ne vargun e dyte te poemes: "Ndersa dielli tutje perendon ne xhade?" dhe poema mbyllet me vargun qe serish e fikson gati te njejten kohe: "Ndersa muzgu po bie tutje ne xhade". Pra, eshte nje kohe fare e shkurter, kohe nga nje perendim dielli ne nje muzg po ne te njejten xhade, ndersa ne mes eshte introspeksioni per historine e gjate, heroike dhe tragjike te atdheut, me nje zemerate rrenuese. Poema "Perse mendohen keto male", me simboliken dhe me idete e veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve te vet, veçmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t'i rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me shume veprat te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe estetike. |
2011-04-30
Heroika dhe tragjika - nje zemerate rrenuese
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...