2011-04-29

NGA FLORI BRUQI DHE PETRAQ KOTE:Ashtu si te trungu i vjetër i lisit...,ashtu edhe unë Përparim Hysi tani i moshuar, bie në dashuri…




Përparim HysiMbi 40-vjet Përpraim Hysi ka punuar mësues dhe gjithmonë ka dhënë gjuhë dhe letërsi shqipe.Pothuaj gjithë vjetët ka punuar në fshat dhe kjo ndodhte për arsye biografie.

Ka lindur në fshatin Petovë të Fierit më 21 janar 1943.
Në vitin 1959 ka mbaruar shkollën Pedagogjike (ish Normale ), në Elbasan .

Është diplomuar për gjuhë-letërsi (me korrespodencë)në vitin 1973. Gjatë kohës së diktaturës nuk ka shkruar asnjë rresht. Kur erdh Demokracia ka filluar të shkruaj,fillimisht në poezi e , mandej, në prozë. Në Shqipëri deri në vitin 2000 ka botuar 4 libra me poezi.
Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë qysh nga krijimi i kësaj shoqate...Gjithë  kohën ka qenë kryetar i zonës për lëndët e sipërme: ka marrë pjesë ne seminare kombëtare,i dërguar nga rethi,dhe ka drejtuar kurse kualifikimi për mësuesët jo vetën në zonë,por edhe në rreth.Është  rast i jashtëzakonshëm:nuk është  dekoruar asnjëherë se,megjithëse propozohej,pothuaj,një herë në 5-vjet,kurrë nuk u pa e “arsyeshme”,për “arsye shtetërore?”


Ndaj ka të drejtë të shkruaj poezinë metaforë ”Koha”ku shkruan:



Koha

Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon pa u ndjerë
Po mua pse më bloi në mokrra?
Ç’është ky mister?.


Ka qenë drejtor shkolle,formator për mësuesët e qytetit(sado që punnte  në fshat!),inspektor në Drejtorinë Arsimore të Fierit për 4-vjet(1996-2000).Në vitet e demokracisë ka kandinduar për deputet si përfaqësues i PD në zgjedhjet e para pluraliste dhe nuk fitoi.Ka qenë kryetar i Komitetit Ekzukutiv Pluralist për zonën Qendër në Fier dhe ka dhënë dorëheqje pas 4-muajësh ku dhe  deklaron:
“Pushteti ma shpallë.Më tremb më shumë edhe se lufta.Është kalë që më hipën dhe shtylla ime kurrizore nuk e duron një suport të tillë”.Mund të haja me “lugë floriri” se ndava mbi 120 troje në Fier dhe bëra mbi 300 pashaportizime.Dhe mbeta pa kacidhe,Kam shkruar dhe botuar në Shqipëri 4 libra me poezi lirike dhe,kur po bëhesha gati të nxirrja të pestin,erdha në Amerikë.Ky,libri i pestë,pret i ndrymë në sirtar ashtu siç presin qindra poezi dhe disa tregime që ,për”arsye objektive” tani nuk i botoj dot.Në s’arritsha t’i botoj,se plak jam tani,do ngjallem luvgat,se ky është pengu im.Sa për shkrimet e mia,mos kujtoni se jam narcisist.Për të formuar edhe një përshtypje më të plotë për mua,lexoni këtë poezi:

Po thanë për mua
Po thanë për mua
Si mësues?Ç’ka!Mesatar…
E çfarë ka këtu për t’u zëmëruar?

Po thanë
Si krijues?Shkruan shumë
Dhe për lumë?!…
E pse do hidhërohem unë?!

Por po thanë
Se zhgënjeva dikë si njeri
Atëherë kush t’më dojë
Të më qajë me oi…

Botime:

1.Rekëtimat e dashurisë
2.Prushi i dashurisë
3.Më piku dashuria 
4."Luftë me dashurinë 
5.Mbeta dashurive 
6.Kot jam i vdekshëm 
7.Njerëz që du a 
8.Kurthi i mallit 
9.Tregime.


Etj,
******



Në poezitë e tij të këtij vëllimi autori i çmon lart virtytet dhe cilësitë e fëmrës, që e dashuron dhe që i jep “leksionin e parë”. Faqe pas faqeje, “plakushi” Papi, me zemër të re, bie në ekstazë dhe magjepset para shikimit zhbirues të femrave, e vë kokën në prehërin e tyre, ku gjen qetësi e shikon dritën verbuese në sytë e tyre. Figurat janë të gjetura, gjuha e pasur e, së bashku, të joshin e të bëjnë të ecësh në rrjedhat e dashurive të Papit. Ato, megjitëhse ai është ca i moshuar, nuk kanë të sosur, se edhe jeta e tillë është.

Vëllimi i dytë mban titullin simbolik “Kurthi i mallit”. Janë 99 poezi, se, me ato që shkruan, Përparim Hysi ka bërë e bën të 99-tat në fushën e dashurisë (ha,ha). Por, siç dëshmon dhe përvoja e tij, shpesh në këtë udhë mund të ndodhesh edhe në “kurthin” e paparitur të saj. Ndërsa kësaj here ai e ka fjalën për një dashuri tjetër, që është mbi të gjitha dashuritë: ajo për vendlindjen, për Atdheun. I ndodhur kaq vite emigrant, kur mediton, kur udhëton ose kur pushon, por edhe në gjumë atij i shfaqen bukuritë e tij, e pushton malli i pashuar për të. Vërtet e ndan një oqean me kontinentin e tokës, ku ai ka të parët, por malli e zhurit për gjithçka: “Oqeani duket sikur ka marrë zjarr,/ në këtë perëndim krejt të kuq,/ po mendja ime s’di nga ka marrë,/ që “vidhet” nga unë, e ka bërë huq…”.Ai pret të daravitet mjegulla e të hidhet përtej Oqeanit Atllantik: “Për matanë, ku më është Shqipëria;/ më griu, më griu malli për të,/ largohu, o mjegull, nga gjithësia,/ nuk pres, nuk pres dot më!” Atje, në dhe të huaj, ai sjell ndërmend fusha e male, lumenj e liqenet, ndjen aromën e mirë të tokës stërgjyshore. E ka marrë malli për fshatra e qytete, për Fierin, Elbasanin, Tiranën…Sepse “Unë kam lindur në Petovë,/ njoh çdo lagje, çdo shtëpi;/ edhe sikur të mbetem qorr,/ unë, s’humbas, rrugët i di…”.

Në përgjthësi, në tërë këtë vëllim, me vjarsha malli e dashurie, autori na jep detaje të dhimbjes, brengave  e mallit të tij të zjarrtë për Shqipërinë e tij të dashur, që asnjë çast nuk i del nga mendja: “Kur them kështu, e kam për mallin për Atdhenë,/ që ngrihet mbi çdo mal, më i lartë se Everesti,/ këtë mall e kupton kush lë si unë Atdhenë,/ nga kurthi i këtij malli, s’shpëton deri sa të vdesi!” Me zemër të plagosut, ai thërret me vargun e tij, që ta dëgjojnë të gjithë e kurrë të mos largohen nga pragu, ku u ka rënë koka: “M’u ça zemra, m’u bë thela-thela,/ se ika nga vendi, nga vendi ku leva./ Kështu jam këtu, me zemër të çarë,/ s’e di si rroj, i vdekur apo i gjallë?!” Prandaj shkruan me lotë në sy dhe një vjershë me titullin domethënës, për tokën ku i ka lënë rrënjët e tij: “Ma lini derën hapur, se jam nisur dhe do të vij!...”

Një njeri me ndjenja të holla, buzagaz e shpirtgjerë si Përparim Hysi, shkruan dhe vëllimin me poezi “Njërëz që dua”. Janë 92 krijime të tilla, që na mbërthejnë me bukurinë e vargjeve të tij. Prandaj janë që në fillim krijime të frymëzuara, kushtuar profesores Vjollca Omari, “Nderit të Kombit” Petro Marko, babait Hazis Hysi, vëllait Hilmi, kunatit Ismet, bashkëshortes Sika e mbesave Alba, Jola e Megi dhe bashkëkrahinasit Avdul Çepele. Në kujtimin për nënën e paharruar, Zegjine,  shpërthen: “Vdiq nëna, po unë nuk jamë atje,/ që t’i hidhja qoftë dhe një grusht dhe./ A ka mallkim më të rëndë në botë,/ pse më ke mallkuar kaq rëndë, o Zot?” Por  autori i kujton me vargun e përmalluar edhe mësuesit Dhoksi e Sotir Meço, poetin Bashkim Çepele, Profesor Dhimitër Shuteriqin, Vangjush Mion, mikun Zenel Sallata, poetin Spiro Sota e Kujtim Spahivoglin. Ashtu si në poezitë e mëparshme të këtij vëllimi, në vargjet e dhimbshme, në kujtim të Prof.Jup Kastratit, shkruan: “Një vit u mbush. Ku je, Profesor?/ Mungesa juaj: e madhe, e dhimbshme,/ të presim, si gjithmonë, në auditor,/ të dëgjojmë fjalën tuaj të magjishme”.


Varg e varg dhe kujtonn e nderon me poezitë e tij shkrimtarë, poetë e artistë, si: Migjenin, L.Poredecin, F.Rreshpjen, Ali Asllanin, Nexhat Hakiun, Dhori Qiriazin, Agim ë penën e tij gjejnë vend edhe kolegët e sotëm të fjalës së gdhendur në poezi: Vangjush Ziko, Xhevahir Spahiu, Monda Moisiu e Grigor Jovani…Po a mund t’i përmendësh të gjithë ata, që Papi u ngriti “lapidarë” me vargjet e tij?
Në vëllimin tjetër, “Kot jam I vdekshëm”, në 104 poezi të bukura, Përparim Hysi  përsëri e rimerr temën e dashurisë, kësaj ndjenje të përhershme njerëzore. Por, tashmë, ai shkruan me nostalgji për kohën e shkuar dhe nuk do që ta pranojë se i ka ardhur pleqëria. Një femër atë e sheh ngultazi, por ky e mallkon me zemër e shkruan: “Se s’duroj, kur sytë m’i ngul,/ një mendim më vjen, më shkul,/ vjen më shkul, më ngre nga vendi/ dhe ndjek syrin që më “hëngri”. I përhumbur në vitet e tij, ai kujton vajzën nga fshati: “O, moj vajzë nga Libofsha,/ s’të harroj, që unë mos qofsha!/ Si ta harroj syrin filxhan?/ Jo nuk mundem, moj, aman!” Plakushi është në siklet dhe shpërthen: “Mirë llërët përjashta; gjoksin pse zbuluar,/ apo më fut dreqin, sa për t’më ngacmuar?/ Po fundi i shkurtër, prapa pse i çarë,/ apo më fton, diku për të shkuar?” Me shqetësimin e moshës, ai shkruan: “Mos u qesh, mos u llasto!/ (Gjasme, ja, të dukem plak?!)/ Mos kujto të bësh si do,/me demek, nuk u ndizkam “flakë”?!”
Janë të shumta poezitë, që Papi shkruan për “gushëpëllumben”, “lulen kryeneçe”, “zezaken”, “vajzën kaprolle”, “zogëzën lariskë”,”zonjën si tulipan”, ”dardhën elbasanase”, “qershien përmbi tortë”, “trëndafilen e bardhë”, “boshnjaken”, “mëshqerrën”…Dhe meraku i pandarë i tij është, kur pyet me emocione:” A më lë, që të “kullos” në “livadhin”, që ke pronë?” ose harliset, kur shikon nga vajza e shkruan: “Gjiri yt si luleshtrydhe,/ mendja ime aguridhe…”. Pastaj : “Unë të thashë:-a të puthi pak?/ Ti ma ktheve:-Dashke shumë!/ Dhe u bëra zemërak,/ pa marrë leje t’putha unë”. Megjithatë, më në fund, poeti Papi kujtohet për moshën, që ka e vargëzon me trishtim: “Ziliqar, po kam dhe neps,/ ku s’më qasin, kërkoj pjesë;/ dua pjesë e zë e grindem,/ pleqërisë aspak s’i bindem!”
Po të mos e kisha në dorë librin tjetër të Përparim Hysit, “Tregime”, do të thoja se ai vetëm di të thurë poezi dhe, shumicën e tyre, për dashurinë. Po ja që ai edhe ka provuar të shkruajë tregime. Janë tetë të tillë, në një vëllim modest, me 64 faqe. Përmbajtja është e larmishme, si ai “Pas orës së këngës”, kushtuar kujtimit të Hilmi e Mynever Hysit. Më tej, tregimi “Nusja” flet për një ngjarje  a “mesele” interesante. Por autorin e ka ngacmuar edhe tema atdhetare, kur shkruan tregimin “Gjëmon historia”(Në Petovë e në Mbrostar…). Ndërsa tema e mallit e dhimbjes së kurbetit gjen pasqyrim te tregimi “Valixhja e kurbetçiut”.  Me kërëshëri lexohen edhe tregimet tjera: “Pakot”, “Veç…”(kujtimit të babait) e “Burrëria” (kujtimit të Bajram Makes). Libri mbyllet me tregimet “Rrëfenjë e lashtë” e “Ç’bëri Runja, ç’ bëri Kupja”.Tregimet janë shkruar me gjuhë të pastër e të pasur, me motive popullore e që e bëjnë lexuesin të krijojë ndjesi të mira.



Dita e dashurisë







Të rinjëve për Shën Valentinin



Jam krehur,jam ujdisur si dikur kur kam qenë djalë
Edhe pak jam"kashaisur",si një kalë që pret për shalë
Hoqa vite unë nga supat,s'jam më gjysh,po jam"riosh"
Tani pres të vijnë çupat,për ato jam kthyer"djalosh"

Pres,or pres,po pak si kot, sepse pritja shkoi pak gjatë
Vjen një zogë dhe me një zog;unë po mbeta duarthatë.
Zoga zogun ka për dore dhe zë puthet ashiqare
Unë,dikur,dashkëmbore; mbeta thatë në  rrugë të madhe.

Ta hajë dreqi ,them me vete, a më panë apo s'më panë?
Ata puthen për  7-qejfe(duket njëri-tjetrin "hanë?!")
Ja,ja djali po puth çupën(ku është parë?Në sy të botës!!!)
Mua me gropa ma bën rrugën,se më luajti çargu i kokës.

Ca më"keq?!":çupa puth djalin dhe i hipën kaliqafë
Sado plak,s'e mbaj "inatin";mënd tani bëra "bërdaf!"
Ç'është kështu?U "prish" dynjaja( a dynjanë unë shoh përmbys?)
Të kërcas sheshit sevdaja?Jo.U bë  apokalips!!!

Puthen,puthen dy nga dy, edhe qeshin apo s'qeshin
Ah,më plaçin që të dy!Mua më duket:më përqeshin!!!
Pastaj shkundem,vij në vete(pas kthiellies,vjen gjykimi)
Çiftet puthen për 7-qejfe,se është Shën Valentini!

Është ditë e shënuar,ditë e madhe e dashurisë
Ndaj të rinjtë kanë"harbuar" dhe zënë qielln' e lumturisë
Pa i shoh dhe unë,plaku;(se,ende,mua më sheh syri)
Pak nga pak më ngrohet gjaku(se më zë dhe mua"gripi")

Edhe zë e "kollitem" për një kohë që iku,shkoi
Pak nga"kolla",edhe"mbytem";kush në botë nuk dashuroi?!
Kur shoh puthjet dashurisht,edhe po shkëmbejnë peshqeshe
I  bekoj si babagjysh,unë,plakushi me  shtatë teste.

13 shkurt 2010




.Moj e bukur si prilli


Moj e bukur si prilli
Dil,moj,dil atje,tek pylli
Dil,moj,se më iku syri
Se s’duroj dot

Hajde se këndon bilbili
Apo nuk fryn zefiri
Se u dogja si qymyri
Frymë s’po marr dot

Moj e bukur si prilli
Hajde se të pres fakiri
Mu si dallgë më hidhet gjiri
Zemra fshan me lot…
1 prill 2001


Analogji


U mek bilbili tek këndon në pyll
Po ti ku je,e dashura si yll?
Pa shih si e dredh zërin,me derte e qarje
Bilbileshën po ndjell…duket ashiqare

E ndjek nga afër:e shoh që derdhë mall
Mendja tek ti;ku do jeshë,vallë?
Tani s’është punë:i shqeu kordat fare
Duket është si unë:ngarkuar me malle.
2 prill 2001

Amor


Shpirtin diçka përbrenda ma bren
Se ç’diçka është,askush nuk e gjen.
Ma bren avash,ma bren ngadalë
A s’bën kështu mola që bren ca trarë?!

Nuk gjej rehat,nuk gjej qetësi
Si mund të qetohem kur ike ti?
S’më vjen të dalë dhe mbeta brenda
Oh,ç’plagë që kam,këtu,përbrenda!

Dhe plaga rrjedhë,dhe plaga dhëmb
Unë vj vërdall dhe hiç nuk zë vënd
Se është një plagë që s’do doktor
Ilaçin e plagës:e ke ti,amor…
2 prill 2001

Fati


“Me fatin veç u gridkam kot
Ai më talli dhe më fort…”
Lermentov
Fati me mua bëri si deshi
Kur doja baluke,ai më qethi.
Më la pa punë;pa plangë e shtëpi
Më nisi kurbetit,në pleqëri.

I humba unë me miq e shokë
Dhe vërdallisem,por fare kot
Ditët i shtyj sikur jam murg
Trupin të lirë,po shpirtin në burg.

Më talli dje,më tall dhe sot
Po pse,kështu,o i Madhi Zot?!
Kur e kam radhën të më qeshë fati?
Apo kështu do vdes unë,i ngrati?
3 prill 2001

Unë


Unë s’renda pas një dashurie të kotë
As dashuri nuk kërkova me dhunë
Për dashurinë kam qenë zemërdobtë
Gënjështër si Don ZHuan s’përdora unë.

Mua vërtet më rrëmbente një sy
Apo një buzë sensuale që të ndjellë
Unë kam bërë vërtet dashuri
Kur ndjenja qe reciproke,e thellë.

Ndodhte që dikush s’më priti krahhapur
(se bukurosh nuk qeshë si Esenini?!)
Po urrejtje kurrë-kurrë nuk kam shfaqur
Për iksin që s’i pëlqeu Përparimi.

Thashë që kam dashur me zemër,me gjak
Dersa tek unë një ditë erdhë Sika
Dhe ndjenjat i shtypa,i zura në lak
Për Sikën,dhe tash,më bie pika.
3 prill 2001

Pritja


Qielli i mbushur plot me yje
Disku i hënës-gjak
Po ti hajde,mikja ime,
Se u mardha pak.

U këput një yll nga qielli
(thashë unë emrin tënd!)
Hajde,moj,të pres,i mjeri
Meraku më çmënd.

Qielli i mbushur plot me yje
Ç’qetësi ka kjo natë!
Ja tek vjen,o shpirtja ime,
Dal të pres me vrap.

Disku i hënës kuqëlon
Në qiellin me yje
PO ne hiç s’na bëhet vonë
Shtrirë në korie.
4 prill 2001

Prilli


Ja dhe prilli i magjishëm
Hapi krahët,më pushtoi
Se natyrën ka stolisur
Shih se ç’lule:gjithëfarësoj.

Gjelbërosh e ka bërë pyllin
Shih se ç’fresk e mrekulli
Të dëgjosh një çast bilbilin
Me gojëhapur mbetesh ti.

Ja dhe bletët marrin pjalmin
Tek shetisin nëpër lule
E,mandej,gatisin mjaltin
Mjaltë,se ç’mjaltë, i tëri lule.

I shikoj këto bukuri
Dhe tundohem nga një trill
Them pse,moj bukuri,
Them pse nuk quhesh prill.

Ka më bukur vallë nga prilli
Qielli i pastër dhe pa re
Pale kur ia thotë bilbili
S’ka më bukur përmbi dhe.
6 prill 2001

Thanë
Kur humba paratë unë tek “GJallica”
Përjashtim s’do bëja:i vetëm s’isha!
Lajmi u përhap,derë më derë në fshat
Ja,më së fundi,e merr vesh një plak

-Pse edhe Papi i humbi paratë?
Dhe ne e dinim me shkollë,me kartë
Unë e dija të mënçmin e kazasë
Paska qenë budallai i dynjasë…
7 prill 2001

Mbi hamak


Mbi hamakun prej rrjete unë tund mbesën
Përballë.mbi hamak,tund çupën ti!
Gjumi të vegjëlit i zë si mbi djepe
ne shikohemi,buzëqeshim,por çfarë tundim me sy?
8 prill 2001

Vargu im
Vargu im si dre i plagosur
sa plagë,ka marrë,sa plagë!
Shpirtin e kam të sakatosur
Ndaj vargu më del i vrazhdë.

U vra,mjerisht,vargu im
Poezia,njëkohësisht,u vra
Kurbeti më mbyti hidhërim
Ndaj vargjet i shkruaj me “ah!”

Në se poezia del e stisur
se “majaja” shqiptare mungon
Ndodh se jam i mërzitur
Dhe vargu,s’do mend,që çalon

Çalon si dre i plagosur
Veç plagës do shihni dhe lotë
Por zemra ime e rrebelosur
Skruan se dhimbjen s’mban dot.
8 prill 2001

E kam vendosur

Poezinë time do tabëj pushkë
Fishekët me të ardhme do t’i mbush
Do vrasë prapësitë,zëniet-mëritë
Dhe politikanët:cmirëzinjtë!

Me pushkë do dal ballas
Fishekët do zë t’i zbraz radhas
Derisa,ç’thashë lart,t’i shoh shtrirë
Të shpëtojë Shqipëria,njëherë e mirë
8 prill 2001


Durimi m’u sos
Drita e agimit u derdh mbi dritare
Unë,shtrirë,si snob,këtu,mbi krevat
Moj dritë e agimit,ç’më sjell kësaj radhe?
Se jam duke pritur,po mbeta shpresëthatë.

Mendime gjithfarësh vijnë,më turbullojnë
Humbas mendimesh dhe bëhem kaos
Shpresëthatët si unë shpresojnë e shpresojnë
Thinjur jam mendimesh:durimi m’u sos.
11 prill 2004

S’jam i trashë
“Duhet të jesh i trashë që pret të rrosh
me poezi”
Xhek London
S’jam i trashë që pres të rroj me poezi!
Poezitë më dhimben.Për to kam nderim.
E di që do vdes pa patur pasuri
Po mbetën në sirtar,ky është pengu im.

Vetëm dua që të dalin në dritë
Lexuesi,mandej,t’u vërë notën
Në to do të gjeni timin shpirt
Të shihni sa e kam dashur botën.
11 prill 2004

Ah,ky shi!

Ah,ky shi që bie pa pushuar
Një kohë tjetër më sjell ndërmënd
Ku,nëpër shi,të dy përqafuar
Nuk pyesnim për shiun,se kishim vënë pëndë.
12 prill 2004

Në s’të thashë
Në s’të thashë çfarl mbaj fshehur,
Kjo e fshehtë për ty nuk qe.
Se lexohej ç’mbaje fshehur
Qe e njohur për ty,de!

Në se gojën unë s’e hapa,
Kjo lexohej mu në sy.
Në pa folur unë të “kapa”
Mos ma quaj ti përdhuni.

Ja e fshehta doli qartas
Ja misteri u zbulua
Çfarë t’i them e ç’t'i vij anës
Çdo gjë ndodhi se të dua.
12 prill 2004

Ata sy aq të bukur

Ata sy aq të bukur që s’i pashë asgjëkund
Ku i vodhe,o moj flutur, se i pashë dhe dot nuk mund
S’mund të rri fare i qetë;iku-iku nga unë gjumi
Ata sy dhe qiell,dhe det:po s’i putha,më erdh fundi.
12 prill 2004


Unë
Unë një zog i “arratisur”,dua të kthehem në fole
Se më duket jam mbollisur,sikur kohën kam me nge!
Se më s’mban ujë pilafi,malli i madh më ka pushtuar
Ah,ç’po heq,ç’po heq,i ngrati:jam këtu i “robëruar”
12 prill 2004

Shpirti im
Shpirti im i dashuruar,ka vënë krahë,ka vënë fletë
Se nga malli i përvëluar,fluturon si shpezë e lehtë.
Niset larg e duke qarë,duke qarë e bërë oi
Dhe qëndron tek malli i parë:në të bukurën,Shqipëri.
12 prill 2008

Ka ca gjëra
Ka ca gjëra që s’i bën,kur je ballas me një tjetër
Edhe veten pak e nëmë,sado je ti “stekë e vjetër”
Qejf ke shumë,po nuk guxon:të bien pëndët lepurak
Dhe,sado që dashuron,rri si vuv a belbacak.

S’e ke pranë?Zë bëhesh trim:mend të merr ti gjak në vetull?!
Edhe mbushesh me guxim:ti tani gati thyen hekur?!
Ballë për ballë si pulë e lagur,as ehap ti gojën fare
E,ku je,mor trim i çartur,katandise për 5 pare.
12 prill 2004

Shikoj buzën
Shikoj buzën miturake që po çelë si një burbuqe
Ti më je si një zambake,unë një plak imbushur huqe.
tek hepçohet buza jote,tek hepohet miturisht
Sado plak dhe jo pa droje,e puth buzën dashurisht.
12 prill 2004

Sot
Sot më zu një mall i rëndë,më zu keqas dhe s’më lë
Ah,them unë,që nuk kam pëndë!MU si zog unë krahë të vë!
E të nisem fluturim,pa ndaluar asgjëkund
Vij tek ti,o shpirti im,Të qëndroj gjëkund nuk mund.

S’mund që mallin unë ta mbaj,po më bluan e po më mpak
Se nga malli,sa s’po qaj;si të jem paloçunak.


Zë mendohem këtu,larg


Zë mendohem këtu,larg;zë mendohem si me nge
Sepse shpirtin e kam plagë,se në shpirt unë kam shëndre!
Dhe më mbysin mua kujtimet:ca të vjetëra,ca të ra!
Zemra pasi nga rënkimet:sa po vuaj,i shkreti,sa?!

Ç’është kështu,them me vete?Nga më erdhi ky mallkim?
Edhe gjej njëmijë sebepe,për të gjetur ngushëllim
Por së fundi,zë ekthiellem,nga i dehur,bëhem esull!
Pyetjes,tani,i gjej gjegjen:në Shqipëri të shkoj që nesër.
12 prill 2004

U rrit gjitonia
U rrit,gjitonia,u rrit
Si lule që hedh shtat çdo ditë
Dhe gjoksi miturak po i rritet
E sheh… dhe më s’më avitet.

Kjo gjë s’më pëlqen aspak
Se lulet i dua,sado plak!
Gjitonia që u rrit,s’ma varë
Dhe kjo më bën për të qarë.
12 prill 2004

Kur të shoh


Kur të shoh aq të ujdisur
Sikur nisesh për sfilatë
Zemra tak e merr të krisur
Se s’duroj,jam plak e ngratë.

Ky fustan kaq i hapur
Gjiri varet si bostan
Mbeta unë me gojë të hapur
Se s’e duroj “hatanë”

Se hata e shkuar hatasë
Kjo stolisje kaq e rëndë
S’i bëj ballë,moj zonjë,sevdasë
Se dhe zemra më rreh “tëng!”
12 prill 2004

Shpirti im


Shpirti im i përvëluar si i pjekur përmbi zjarr
Po regëtin i dëshiruar,po regëtin i mbushur mall.
Ca më keq u poq mërgimit dhe u mbush i tëri plagë.
Shpirt,o shpirt I Përparimit, po regëtin se je i vrarë.

Mall për miqtë që u në i pata,që i pata po s’i kam
Ja u thinja,ja u plaka,porse mallin-mal e kam!
Mall kam më shumë për vendin,ky është malli përmbi mall
Ndaj,o shpirt,s’ embaj dot helmin(fryj e shfryj unë me ngadalë)
13 prill 2004

Do këndoj pleqërisht
“Këmbëkryq përmbi selishte
Po nis këngën pleqërishte…”
Lame Kodra
Do këndoj unë pleqërisht,ndaj avazi është i vjetër
Këtë këngë do ta ujdis dhe s’dua saze as orkestër
Do këndoj si babagjysh:qysh këndohej nga qëmoti
Mos më thoni si a qysh,se s’këndoj unë kot së koti.

Kënga ime,këngë plaku që buron nga thellësia
Është malaksur gulçegjaku dhe është valë si dashuria
Kënga ime mbushur mall:sa për miq dhe sa për shokë
Se nga malli jam dangall,ndaj këndoj si një ulok.
13 prill 2004

Dyzim
Fuqi vërtet s’kam,po nepsi s’më lë
se sa nuk bëj bam,kur shoh unë “një?!”
Një femër po them, të bërë si me dorë
Veç bëhem ujem dhe gati marrë horë.
13 prill 2004

Shpresë
“…shpresa- malli që shitet më lirë”
Asdreni
Jetojmë me shpresë
Dhe mbetemi duke pritur
Çdo darkë e mëngjes
Si të uritur?!
Dhe rrimë e presim…
Deri sa të vdesim.
14 prill 2004

Shija e dashurisë
Shijen e dashurisë e kam provuar
Është e ëmbël,pothuajëse,mjaltë!
Po s’ka si dashuria e parë
Atëhere kur zë qiellin e shtatë…
15 prill 2004
9.E,si mundet?
E,si mundet?Si mundet t’i harrosh
Ata sy aq të bukur,të mbushur qiell?!
i pija këta sy dhe bëhesha “sarhosh”
se “rakia”qe e fortë:si e zirë dy herë!

Dhe rakia e fortë të goditë në kokë
Së pari,të merr mëndjen,mandej ymrin?!
Jo,jo:kurrë nuk mund të harrosh
Ata sy mbushur qiell që më sillnin prillin.
15 prill 2004

Tek frashëri i Sulit
Tek frashëri i Sulit në Petovë (1)
Kam hipur dhe po nxjerrë lëkurë.
Lëkura e frashërit,tani,e njomë
E mirë për bori apo culë.

E bëra borinë dhe nisa t’i bie
Një avazi të vjetër myzeqar
O mall,o mall,Ç’më shpie
Në fshatin që kam vjete pa parë?

Atje,në Petovë,më ka rënë koka
Dhe kalova atje fëmijërinë
E dua Petovën sa bota
Si mal për të kam dashurinë.

Çerek shekulli atje qeshë mësues
S’humbas atje dhe po u bësh i verbër
Cylën e qaj unë si rrallëkush
Se kot për të nuk jam “mjeshtër”

!.Petovë-vendlindja ime,në Fier.

Somnabull

Jam i verbër siç është dashuria
I shurdhët nga veshët;memec,s’kam gojë!
As di gjë seç ndodh nga Shqipëria
Dhe s’kam kërkë që të më lajmëroj.

Jam si somanabull që eci nënpër gjumë
Apo si një robot që iu sos bateria
Me thoni tani a ka më keq nga unë?
Si të mos jem keq,kur më mungon Shqipëria?…
6 prill 2004

Ti


Ti për mua je si shpresë e dhimbshme
Apo si një hare misterioze,e mjegullte
Nuk di se çfarë pres nga kjo shpresë e dhimbshme
Por shpresoj e shpresoj që të zbardhë këtë”çast të errët”.
6 prill 2004

Stres


Goja m’u tha dhe koka m’u thinj
Mbështyma më iku;s’ka më!
Nga malli për vendin,u bëra finj
E fryj e shfryj pa zë.
7 prill 2004

Dëshirë
M’i shtroni çarçafët e bardhë si bora
Që bëjnë”tëng”,kur shtrihem,si kallkan
Nga malli u thinja,si grushti u mblodha
Dhe zemra zë hidhet ,shpërthen si vullkan.
7 prill 2004

Tjetër dëshirë


Shtëpinë ma lyeni me gëlqere
Dritaret m’i hapni kanatë më kanatë
Të mbushet shtëpia me erë pranvere
Se ja tek vij,unë,mërgimtari i ngratë.

Era e gëlqers të më ngopë mushkërinë
Dhe bashkë me të dhe era e pranverës
Jo.Jo.S’e mbaj dot dashurinë
Dhe shtrihem gjer e gjatë aty,pas derës.
7 prill 2004

Fjalët e mia
Fjalët e mia,të mbushura me dhimbje therëse
Fjalët e mia,të mbushura mall e dashuri
Fjalët emia të mbushura me dritë shprese
Por në thelb të tyre,kanë veç Shqipëri.
7 prill 2004

Pranvera
Pranvera gjelbëroshe,çapkëne,e praptë
Më gjuanme puhizë,më vretë me fllad
Më futet në mushkëri dhe keqas më”plagos”
Dhe dehem nga flladi,dhe bëhem sarhosh

I “pirë” siç jam,çfarë bëj,s’vë re
Gjelbërimin të tërë zë pi si me nge
Tani jam “pirë” e jam bërë karroqe
Pranverë,të dua!Je përmbi shoqe.
7 prill 2004

Kur them nënë
Kur them nënë,
Sikur i kam thënë të gjihta
Se aty është dhe malli,
dhe dhimbja.

Kur them nënë,
Vjen dita
Pas një nate të gjatë
Plot ëndrra të liga.

Kur them nënë,
Më ikën hidhërimi nga shpirti
dhe vjen buzëqeshja
Siç vjen pranvera,pas një dimri.
7 prill 2004

Monotoni
Dal jashtë…
Askush nuk më thotë:mirëmëngjes!
Nga mos më zënë djajtë,
Nga mos bëhem teknefes?!…
7 prill 2004

Duke medituar për gruan
Këta thelpinj hudhrash që po shtyp në havan
Me ditët e tua të jetës më ngjajnë?!
Kështu je “shtypur” si thepi hudhre
Tër ditën në këmbë,belthyer pas pune.

Me kovat me ujë,me duarët mbi govatë
Dhe krahët u “zgjatën”;nga këmbët sakat!
Një herë s’u ankove:as oh,as ah!
Si bleta punëtore:në darkë a sabah

Njësoj po punon,sado që po plakesh
Për ty imi varg si peng i madh mallesh.
7 prill 2004

Bosh
Bosh dhomat e mia atje,në fshat
Shtëpia,krejt zbrazët,lëngon si sakat!
Të vretë kjo boshës;ca më shumë të plagosë
Jo.Jo.Do ta mbuhs:S’e lë më bosh.

Do shkoj të rri dhe më nuk luaj
S’elë më bosh,s’e lë që të vuajë
Shtëpia do gjallërohet,do gjërojë jetë
Boshësinë e varros dhe e bëj lanet,
7 prill 2004

Snobizëm amerikan
Dhe vendosi snobi të shtronte një darkë
Të ftuarit i veshi si ushtarë roamkë?!
Vet u ul në krye,kot nuk qe Cezar
Për darkën harxhoi 2 milionë dollarë?!…
8 prill 2004

Përse?
Rrufenë që kishe në sy
Të gjithë mbi mua e shkarkove
Më dogje,më bëre hi
Përse?Përse më shkrumbove?!..
9 prill 2004

Kaq
Një dëshirë kaq
Kaq e kaq e kam
Sa të shoh dhe aq
Dhe të bëja bam.

Se gati po plas
Aq unë mall kam
Më prit,o ti gaz
Se plasa,aman.
9 prill 2004

Meditim
Me mend kam ardhur në kopshtin e vashërisë
Dëshirat i kam lëshuar azat,ua hoqa kapistallin
Dhe ndjej të më hidhet zemra prej dashurisë
Si dikur djalëërisë,aq shumë s’e mbaj dot mallin.
10 prill 2004
16.Sytë e tu
Sytë e turpshëm dhe të butë
Mos ia vodhe gjë pëllumbit?
Apo gjak më ra në trutë
Se s’i bëra ballë “zullumit!

Më kërceu gjaku në trutë
Sa pashë sy si të pëllumbit
Sado turpshëm dhe të butë,
Unë s’i vura fre sulmit.
11 prill 2004.


Atë Gjergj Fishtës

Po të falem Atë i shtrenjtë
Po të bie në gjunjë i ngrati
Se këndove me “lahutë…”
Trimërinë me derte Frati.

Kush fytyrën ëngjëllore
Masakrisht e nëpërkëmbi
Kush mbështyu mbi Veprën tënde
Kush varrin tënd e nëmi?

Ti Lahutë e Gjallë Malësie
Që lëshove zë kushtrimi
Ti Apostull Shqipërie
Humbe siç humbet harrimi.

Ti e mbrojte Shqipërinë
Në New-Jork e në Evropë
E shpërblimi qesharak:
As për varr një copë tokë.

E kërkova varrin tënd
Dhe s’e gjeta asgjëkund
Ngushëllohesha kur të gjeja
Nëpër këngë me lahutë.

Andaj falem para teje
Tash që erdh Demokracia
Apostull i Shqiptarizmit
Ti je vet krenaria.


STUDIUESI  DHE POETI I MIRËNJOHUR SHQIPTAR PETRAQ KOTE NË ARTIKULLIN E TIJ STUDIUES ME TITULL:"
Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tre prizma të rubintë të lirikës botërore"(
Shënime rreth librit me lirika “ Mbeta Dashurive “ botim i GEER, Tiranë  2010) në mes tjerash  shkruan:



 
     PETRAQ KOTE

E gjithë poezia e Hysit nuk është gjë tjetër veçse kënga e dashurisë pa kufizime e njerëzve tanë shqiptarë ndër shekuj e risiell në sytë  e lexuesve të rinj me përmasa e perceptime brilante, me shije e ndjesi difuze. Ajo është njëherazi rrjedhë dhe vazhdimësi poetike...

 Mollzave që, pika mua!
Me një pikë të zez në mes,
që ti thith  një herë si dua,
jam gati dy herë të vdes!...

 shkruante Ali Asllani te “ Vishet mëni, zhvishet vasha… “ më 1930. Një lëvizje e shkëlqyer e lirikës shqiptare erotike e vendosur në vetën e parë, në mënyrën dëshirore, folja. Në emfazë diskursi. Një pasndjenj ëndrrante, përsëritëse deri në të pamundur, deri në të pa moshë… ( E çdo të donte më shumë arti letrar?! )
 do të riciklohej fiks pas 80 vjetësh në veri të fshatit Vajzë ( vendlindja e Ali Asllanit ) një rreth e gjysmë administrativ larg, në Fier, kjo poezi, me një gjeografi shpirtërore edhe më të gjërë, me rregjistër semantik edhe më të lartë. Nën një qiell me re të përhimta, ku frymon e këndon këngën e tij të përmotëshme pylli i trazuar letrar fierak. Ku letërsia Shqipe tashmë ka lisat e vetë.
Ku mbi të vrapojnë e shkallmojnë stuhitë leximore e kritike duke thyer e shqyer degë e gjethe, të vjetra e të brishta. Nën një klimë tejet të dyshimtë e rraskapitëse të ndikuar dhunshëm nga malet e egra e të thepisura të politikës  kombëtare shqiptare të këtij drejtimi. Vini re sot luftën që bëhet ndaj arritjes më të bukur që ka patur ndonjëherë në historinë e këtij kombi, njehësimit të gjuhës, standartizimit të sajë ( 1972 ). E pas kësaj lufta do të shtrihet në letërsi. Që gjëma të jetë edhe më biblike. Po a mund të shkatërrohet një gjuhë e tillë standarte, e njehësuar si gjuha e kësaj poezie?!
 në se sot që po të presë,
nuk do dalësh në takim;
do të thotë që imja shpresë
ja, u kthye… pikëllimë!

Dhe po erdhe, kjo sdo mend
do më mbushësh me gëzim;
se ta dish në kalamend,
ti je gaz për shpirtin tim…

sikur vazhdon lirikën liriku ynë i sinqeritetit erotik Përparim Hysi, ose dhimbja e  mallit që qan për “ pak atdhe “, atje ku fillon dhe mbaron dheu i seminolëve, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dielli gjen fytyrën e vetë dhe ia fal  pa shpag e grimë njerëzve të çdo  llojë klase shoqërore, ngjyre e rrace qofshin, ku gjen  fatin, shpesh herë të ndaluar diktaturash kjo poezi jetësore, me “ Në se sot…
Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tre prizma të rubintë të lirikës botërore,
nga ai Robert Bërns, Sergej Esenin dhe Hainrik Hajne, por i veshur stilistikisht me ngjyrat e arta të gjuhës së madhe Shqipe, duke u përmasuar saktësisht si, Ata. E pra ky digresion poetik gjendet në trojet e mia me fytyrën e sinqertë të poetit Hysi. Në unin e tij të mënëfundshëm, të skalitur bukur me daltën e shpirtit, me daltën e kohës. O Zot, përse nuk kërkon piedestal Përparim Hysi?! Atij i takon një piedestal. Vend ka… dhe kohë ka…
Poetika e kësaj poezie sinqerore është jashtë çdo intrige letrareske, është jashtë çdo kontakti manipulues. Kjo platformë e mrekullisë naive poetike shpesh herë e qelqët siç janë edhe vetë gratë, siç është edhe vetë dashuria, mbështetet në katër këmbët gjigande të ligjërim - komunikimit, në atë të stilistikës, të kontekstit, të koherencës dhe oratorisë.
Në se dikush nga poetët shqiptar manget në këtë kompleks, liriku Hysi përveçse i ka me tepri të pa tepruar, është gati dhe kohë pas kohe i shton kompleksit ligjërimor element të tjerë të komunikimit të artit letrar. Kësaj pasurie tashmë art i është ndikuar në bërje krahina e tij e genit Skrapari, krahina që e lindi, Myzeqeja dhe aktualja që  përbën ndoshta më të rëndësishmen, jeta në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo e fundit ishte katalizatori më i gjetur i cili shpejtoi “ reaksionin “ poetiko - erotik Hysi. Malli i përvëluar nxorri prej kthinave të jashtëvemendura të Përparimit, gjithë arsenalin e fjalëve që ai njihte, sinonimeve për të shprehur e shuar atë që i mungonte, dashurinë e parë… atdheun. Dashurinë e dytë… mëmëdheun. Dahsurinë e tretë… atmëmëdheun. Poeti, prozatori Hysi ka një lidhje tmerrësisht të përafërt deri në riciklim me e poetin, prozatorin tjetër shqiptar, Mitrush Kuteli. Ashtu siç ka premisa ngjyrimi stilistik me poetin tjetër të lirikës erotike shqiptare, Ali Asllani.

 se tani që unë u plaka
dhe sduroj dhe skam fuqi;
por, ja, që më dhemb plaga
plagëmadhja  dashuri…

 “ ankon “  për moshën që i “ iku “ te poezia “ Mu kujtua mike e vjetër “ duke qën i ndërgjegjshëm se dashuria nuk ka moshë, se dashuria nuk ka sy, se dashuria nuk ka tru, se dashuria lind dashurinë, lind jetën, duke u përvuajtur  poetikisht!
Kështu do ti ndodh edhe pas vdekjes, Përparimit
Dhe menjëherë më vjen të zihem me fjalinë e ligë që mbërriti në dëgjimin tim, dje, “ poezia e Përparimit është poezi e turpëshme “ dal pardje, nga goja e një shkrimtari(!) bujtës në Fier, që mua nuk më bëhet ti zë as emrin me gojë, këtij veç dikur borizani partie, këtij veç hartimori, mbetur gjithmonë pas, asaj që quhet etikë, estetikë letrare ( a nuk e shanë Ali Asllanin e madh dhe e nxorrën fare nga letërsia shqiptare?! Po Lasgushin a nuk e harruan deri në dukje i vdekur, këta biçim me tituj profesorë dhe doktorë të shkencave gjuhësore dhe letrare?! ) Nuk ka fajë, ai ende jeton moralin socialist në realizmin socialist…
 … duke mos pyetur për këta vrastarë ende mbi piedestale me “ komplekset e kopilit “  në brendi, siç vë re poeti Tufa, por edhe për ne “ shkak vepruesit “ modern pa komplekse  ( se poetët e standartit Hysi finksionojnë zakonisht vetëm ), ai vazhdon e ligjëron:

Ashtu si te trungu i vjetër i lisit
befas, zë e fërfëllit një syth i ri;
ashtu edhe unë Përparim Hysi
tani i moshuar, bie në dashuri…
 (Befas)

Vargu i Përparim Hysit është varg rrebel. Dhe kur vargu në lirikën erotike është i rrebeluar, poezia është paradoksale  dhe ky paradoksialitet të çon tek  më e bukura. Kjo nuk i ndodh vetëm    brënda një poezie Hysit, por i ndodh brenda gjithë  veprës  letrare poetike që ka mundur të publikojë deri më sot. Si poet bashkëkohor ai nuk  krijon duke pasur parasysh idhuj modele e lloje të caktuara letrare. Kjo shtampë hysiane e çon lexuesin drejt një fizionomie që sa vjen e ravijëzohet, unifikohet me fytyrën e tij. Poeti që nuk krijon fytyrën e vetë poetike, dhe më pas unin letrar vdes shpejt, edhe gjat përshkimit të gjallesës së tij fizike. Përparimi krijon kryesisht poezi klasike. Rima nuk ndjek ndonjë sirregull. Po kështu edhe këmbët ose njësitë ritmo - melodike janë të çrregullta. Figurat e diksionit si anadiploza, anaphora etj., figurat e fjalëve si metafora, simboli etj., figurat e mendimit si paradoksi, oksimoronia e cila spikat, përbëjnë ansamblin magjik figurativ në këtë prurje ero - poetike. Dhjetërrokëshi i huazuar nga letërsia gojore, i mbiquajtur edhe dhjetërrokëshi lirik, mbizotron krijimtarinë e Hysit, duke patur bashkudhëtar e  po aq parakalues  edhe tetërrokëshin.

Një drethkëz e njomë mu fshtoll rreth trupit
Unë tani jam plak dhe si bëj ballë turpit.
Drethkëza mu fshtoll më lidhi të tërë
Tu tregojë hollë, hollë, lere çmë ka bërë!...
( drethkëza )

 o moj gusha rrathë, rrathë
A e sheh? Po bëj përdaf!
U ciflosa porsi xhami
Se më dogji për ty xhani…
( O moj gusha rrathë, rrathë )
  
Unë nuk i përkas atyre poetëve që e shikojnë teorinë mbi vargun si disiplinë shkencore dhe pse i respektoj faktorët ritmikë që mendohet se ndikojnë në vetmësinë e strukturës së një poezie, vepre poetike. Struktura e ndërtimit të poezisë moderne botërore ka evoluar mjaftë nga koha kur dhe filloi të studiohej, poezia. Llojët e vargut dhe të strofës janë modeluar në tjetër formë e cila është mobile, në vartësi të semantikës dhe mesazhit që kërkon të përciell poeti.
Dhe duke qën i tillë, ritmin poetik të poezisë së Hysit, të përshkuar nëpër konstanten metrike dhe dominanten metrike e shikojë si tendencë ritmike. Këtë e vërteton më së miri emfaza poetike ose theksueshmëria rrokjesore nëpër vjersha. Ja një bukuri e tillë:

Shkallët i ngjit dy e tre
Në i ngjis… e di vetë, pse
Unë i ngjis, o moj sepse
Më pret mikja ime, de…

dhe duke qën koha tmerrësisht e kufizuar, por edhe për të mos iu lodhur, miqtë e mi, po i mbyll këto foni të miat, me vargjet e poetit të madh rus, Esenin:

 … Puthmë moj e dashur puthmë
Der në dhimbje, der në gjak
Se duron dot ftohtësirën
Zëmre mbushur zjarr e flakë…

 dhe duke vazhduar me Gëten:

 kur kokë e zemër të gjëmonë,
më mirë çtë ka ënda?!
Kush më sgabon, më sdashuron;
në varr, le të hyjë, brenda!...

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...