Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/30

Bari i ujkut - Proza nga Istref Haxhillari





... Ende nuk është errësuar. Horizonti ngjyer në vishnje varet anës detit si perde e kadifenjtë. Firohet në lëngatë dita e mekur. Rrënjët e pishave mbllaçitin 
null

lëngun e kaftë të dheut dhe kundrojnë me nge gjethet që fërkohen pa turp në horizontin e mugët të fundditës. Mbrëmja kurorëzon ëndrrën sfilitëse, i bashkon të malluar. Shkëlqimin e takimeve nuk e zbeh zezona e kohës. Njerëzit druajnë të afrohen përqark vendit ku lulëzon bima nazike ngjyrë bronzi. Askush nuk futet në kthinën e tyre, fshehtësirë e ëmbël ku jetojnë çdo çast, ditë për ditë. Ai ndien vitet t’i shkasin nëpër gishta, teksa parku ka ngecur në sytë e saj. Një det lumturie stërpik kujtesën e ciflosur. Era memece i gudulis thinjat. Shpirti i ndërkryer buis, e tundon të hapë zemrën, të rrëfejë sekretet...


No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...