2011-04-30

XHABIR AHMETI : DEMONI I FARËS SË KEQE



Ndarja e përçarja vazhdojnë në hapësirën tonë etnike. Asnjë fjalë nuk i kapërcen dot muret e larta që kanë ekzistuar e që po ngrihen edhe sot e kësaj dite në botën shqiptare, asnjë ide e freskët, e hajrit nuk qarkullon, jo më të ketë ndonjë farë bashkëpunimi a diçka më shumë midis nesh.

 
Ndarja e përçarja vazhdojnë në hapësirën tonë etnike. Asnjë fjalë nuk i kapërcen dot muret e larta që kanë ekzistuar e që po ngrihen edhe sot e kësaj dite në botën shqiptare, asnjë ide e freskët, e hajrit nuk qarkullon, jo më të ketë ndonjë farë bashkëpunimi a diçka më shumë midis nesh. 

Ndërkaq në fragmentet e kësaj hapësire të gardhuar mirë për hatër të fqinjëve serbë e grekë, si për inatin e të gjithëve vazhdon të flitet gjuha hyjnore shqipe. Mirëpo më aktive janë hijet e ndarjeve me pamjen e politikanëve të nivelit mesatar, të mercenarëve të ndryshëm, të disa "opinionistëve" televizivë nga Tirana e Prishtina që me decenie janë të paguar ta presin e ta qepin, ta krijojnë mendimin publik, një mendim që përmban në vete përçarjen tragjike midis shqiptarëve dhe mungesën e sensit për ta vërejtur hapin e kohës që shkon drejt asaj që aplikohet në SHBA - drejt lirisë së përdorimit gjuhës amtare, si bie fjala e spanjishtes. Mendoj se politikanët tonë do ta kenë të qartë se partneri ynë janë SHBA-të. Në qoftë kështu e kështu është, atëherë si model të lirisë që e duam, përsëri duhet të jenë SHBA-të. Për fat të keq nuk ndodh kështu. Bredhin këtu pa telashe nëpër kufijtë e vizatuar mbi fatin tonë edhe "këshilltarët" unmikistë nga vendet që kanë qëndrime armiqësore ndaj nesh, ka edhe mjaft euleksistë dhe, doemos, edhe mbrojtës të ndryshëm "të interesave serbe". 

Një demon është që vazhdimisht e hedh farën e keqe propagandistike për të na e mbushur kokën se jemi dy kombe të ndryshme, shqiptarë e kosovarë, (ku neve këtu në shtetin ku na kanë rrethuar me kornizë duan të na lënë as në tokë as në qiell), një demon i cili na e ofron hilen dhe fragmentarizimin e skajshëm duke na thënë se do të jemi bashkë në BE. Këto për njerëzit me përvojë kuptohen, por, ajo më e çuditshmja qet krye në gazetarinë televizive shqiptare dhe kjo i kalon kufijtë e absurdit. Këtë s'e kupton askush! 

Në të "yje" të debateve mediatike janë bërë Vasil Bollanoja, Vangjel Dule (përkthyesi dhe përcjellësi i përhershëm i Janullatosit) dhe Edmond Temelko (më rrallë edhe njëfarë Kimet Fetahu) etj. etj. që vazhdimisht hedhin pleh mbi atë që është e shenjtë për ne, duke u bërë mbështetje e makinerisë së zezë propagandistike serbe e propagandave të tjera antishqiptare. 

Disa "opinionistë" e shajnë "udhën e kombit", i heshtin qëllimisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, dramën e shqiptarëve të Malit të Zi e të Maqedonisë dhe fatkeqësinë e diasporës. Përveç kësaj, një debat nuk pat për diasporën, për ata njerëz të cilët po japin kontribut që ne këtu në vrugtësinë e Ballkanit të mbetemi gjallë. Ata njerëz të mirë të diasporës kanë mbetur pa kurrfarë kujdesi nga ana e shtetit shqiptar, në një kohë kur shumë shtete bashkëkohore kanë ministri të veçanta dhe ndajnë para të rrasëta nga buxheti i shtetit për këto punë. Se për kujdesin e vendit ku jetojmë as që bëhet fjalë. 

Shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë, janë pa kujdesin e shtetit nga i cili kanë shkuar në kurbet. Krahas një pjese të madhe të "opinionistëve" të përhershëm të mediave elektronike të Tiranës, gjen edhe kryetarë të partive politike shqiptare të hapësirës sonë etnike, por edhe disa krerë të institucioneve që momentalisht janë duke vrapuar në kalin e drunjtë të pushtetit në këtë hapësirë e të cilët i mbajnë krah punës së mureve ndarëse ndër ne. Ata momentalisht janë angazhuar t'u bëjnë qejfin përfaqësuesve të pakicave që kanë brenda kufijve politikë të shteteve të tyre. Për shqiptarët, si duket, nuk kanë kohë. 

Një neglizhencë, një apati, një limonti, një plogështi, një amulli e paparë mbretëron edhe në dy akademitë e shkencave, në shoqatat e shkrimtarëve, në institutet e gjuhës, të letërsisë, të historisë dhe në institutet tjera shqiptare. Edhe atje kanë arritur gishtat e gjatë të klaneve partiake që veprojnë në dëm të interesave të përgjithshme të popullit shqiptar. Hiç më mbrapa nuk ngelin edhe opozitarët, veçanërisht ata të shtetit shqiptar. As ata (përveç Pandeli Majkos) nuk kam pasur rastin t'i dëgjoj të kenë thënë një fjalë me peshë për ne. Të harlisur pas kolltukut e vetëm pas kolltukut dy partitë më të mëdha shqiptare i kanë lënë problemet me të cilat jemi ngarkuar ne si popull. Gjithë ditën e gjithë natën rrinë kryetarët e partive politike shqiptare nëpër pritat e tyre (më drejt nëpër istikamet e tyre) ku kërkojnë të shpikin ndërkëmbëza e intriga më të përkryera kundër kundërshtarëve të tyre politikë vendorë, ku "e pasurojnë dhe e aplikojnë" fjalorin me leksikun e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare. Me instinktin e një krijese të rrezikuar ata vazhdimisht e përgjojnë të papriturën, që do t'ua rrezikonte pushtetin, kërkojnë mënyra për të mbledhur haraç prej popullit të vet dhe angazhohen për leçitjen e për ndjekjen nga "sinori i tyre politik" e të gjithë atyre të cilët kanë mendimin e vet për ecuritë politike. Kështu janë fashitur shpresat që pozitat e opozitat shqiptare të ulen në një tavolinë. Dhe, kjo do të thotë realizimi i ëndrrës së politikës pansllaviste, të udhëhequr nga Rusia. 

Po ç'bën ai që është më i thirruri të flasë, kryetari i Shqipërisë? Atë nuk e dëgjuam njëherë të deklarohet për hallet e shumta historike, ekonomike, shoqërore, institucionale e kulturore të shqiptarëve jashtë kufijve politikë të Shqipërisë. Asnjëherë nuk shprehi pakënaqësi për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve, ndonëse këtë e ka obligim kushtetues. Çudi është se si shërbimet e Zyrës së tij të Presidencës nuk e shohin si veprojnë shtetet fqinje dhe të gjitha shtetet tjera për pakicat kombëtare (ose siç kanë qejf "opinionistët" ta përdorin termin latin minoritet). Fitohet përshtypja se ai nuk komunikon me krerët e partive politike shqiptare që veprojnë në hapësirën tonë etnike, por është tërhequr në kullën e fildishtë. 

Megjithëse dy decenie të plota kaluan prej përmbysjes së komunizmit, ende mbretëron një tollovi dhe një luftë donkishotiane midis partive shqiptare, e kryetari i Shqipërisë nuk e pa të udhës t'i mbledhë në një tryezë politikanët më me ndikim të hapësirës etnike shqiptare për ta parë ku qëndron veza e dreqit që shkakton aq vështirësi në komunikimin normal të forcave politike shqiptare, nuk e pa të arsyeshme që ndonjëherë t'i dëgjojë akademikët, intelektualët, nuk i mblodhi diplomatët me përvojë dhe ambasadorët e tashëm që ta hartojnë një strategji veprimi ku do të punohet për pranimin e Kosovës nga shtetet që heshtin, të bëjë diçka për të mirën tonë si shqiptarë të mbetur si pakica gjithandej dhe nuk dëgjuam ta hedhë ndonjë ide me interes mbarëkombëtar e cila do të ishte e realizueshme nga ana e qeverive të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë dhe e cila do të ishte e dobishme për popullin shqiptar në përgjithësi. Megjithatë, mendoj se përgjegjësi të madhe për këtë moçal politik kanë akademikët, në radhë të parë, të cilët nuk ia dolën të bëhen forcë intelektuale mbipartiake e mbarëshqiptare. Me autoritet. Këta do të imponoheshin me projekte me rëndësi kombëtare, duke dalë me analiza të punës së partive në pushtet dhe për ofertat e opozitave. Për fat të keq një Bollano nga një katund i malësisë dhe një Temko nga një katund tjetër i malësisë imponohen më shumë dhe krijojnë mendim publik se sa këto institucione. Akademikë e intelektualë shqiptarë ose janë të mënjanuar politikisht ose i ka nënshtruar frika nga pasojat eventuale që mund të kenë nga fjala publike. Për fat të keq. Me të vërtetë, dua të pyes: ku janë akademitë shqiptare të shkencave e të arteve? 
Opinionet e auto

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...