Gjate gjithë etapave të historisë nanat kosovare i kanë përkundur djepat e bores me lulet e prillit, të ushqyera hyjnueshëm në gjakun e martireve. Për besë në Kosovë burrat e kombit po rriten vonë. Pavarësia e Kosovës është realizimi i kryëndërres së paimagjinueshme të shekullit të ri. Literatura e fjalës shqipe, që kohën e vuri në levizje me poezitë e Vaso Pashes, Lasgush Poradecit dhe poetëve kosovar, për t’u ndez në "Lahuten e Malësisë" të Gjergj Fishtes, u kthyen në këngë - hymn për shqiptarin e kosovarin, për t’u zgjidh nga vargonjtë e robërisë turke dhe më pas serbe.
Më në fund Europa e kuptoj gabimin e rëndë që kishte bërë ndaj shqiptarit dhe tokave të tij. Amerika, si gjithmonë në anën tonë të së drejtës dhe lirisë së popujve qëndron si arkitrau i fortë në themel të pavarësisë dhe krijimin e shtetit te Kosoves. Liria është gjithmonë produkt i marterizimit të një populli. Një kontribut ka dhënë edhe diaspora shqiptare e Amerikes, i cila për 47 vjet ka bërë 100 demostrata para institucioneve të shtetit Amerikan dhe OKB-se dhe greva urie, sidomos nga malësorët me institucionet e kultit me Fondacionin "Vendlindja Thërret" me shtypin e mergatës, si gazetat "Dielli" dhe “Illyria" me revistat "Kuvendi" e "Albdreams" me Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës dhe atë te Komunitetit, me radion "Zeri i Atdheut" etj.
Monomentale janë fjalët e presidentit te Amerikes, Bill Clinton se ne e fituam luftën, ndërsa ju fitoni paqen, monomenti i të cilit krenarisht i jep madhështi Prishtines Këto fjalë janë për çdo kosovar dhe për çdo parti politike neni i parë i kushtetutes, për të ngrtitur shtetin e së drejtës, për të gjithe qytetarët e saj, për të administruar e shijuar vlerat e lirisë.
****************
Nga Rafael Floqi
Shënime kritike për librin më të ri të Zef Përgegës « Lëreni kohën të flasë »
Një shkëmb i shkulur i vendlindjes që mbart me vete sa fatin e mërgimtarit aq sa dhe mallin e përjetimeve, sa kujtesën e ngjizur si tharm i poezive të veta, aq dhe një tufë figurash të nxjerra si nga nektari i luleve të malit, sa dhimbje aq edhe shqetësim burri që të befason në këtë vëllim të ri me poezi. Vëllimi i tretë të Zef Përgegës « Lëreni kohën të flasë » sjell një qerthull poezish që diku- diku rregëtijnë si zjarre malli, e diku si hire shpresash , ku mes prushit e hirit xixëllojnë aty-këtu mes vargjesh perla autentike metaforash që të befasojnë dhe të rrëmbejnë.
Zef Pergega , është një poet që ka krijuar individualitetin krijues, jo vetëm në poezinë e sotme shqipe që krijohet në mërgim, por përmasat e këtij individualiteti maten me nivelin e poezisë së sotme shqipe. Tashmë poezia e tij ka fituar një vlerë dhe peshë të vertetë artistike. Kjo gjë më dukshëm vërehet, sidomos në krijimet poetike të librit të fundit të këtij autori. Poezia e tij, ka marrë vlerë që duhet respektuar, sepse ka tërhequr vëmendjen e lexuesit, për më tepër të asaj kategorie që leximin e poezisë e bëjnë më kujdesshëm dhe në mënyrë profesionale. Tonaliteti, individualiteti i unit poetic, madje dhe figuracioni eshte i ngjyer, i ngulfatur, në shumatoren e përceptimeve dhe përjetimeve të poezive të tij, me tematikë nga vendlindja, nga raportet me njerëzit e tjerë, dhe vleresimi i kundrimit poetik e bën poezinë e tij shpesh herë mjaft piktografike gjë që reflekton një figuracion e ndienjë shumëplanëshe që e transformon unin e tij poetic, në atë shumatore të krijuesit dhe krijimit artistic, që sa vjen e shpaloset me një sinqeritet krijues në faqet e këtij libri.
Janë këto disa nga arsyet pse themi se Zef Pergega është nga ata poetë që poezinë e ka pasion, dhe atë e krijon jo për të plotësuar ndonjë vakum krijues, por thjesht shkruan për të shprehur ndjenjën dhe përkushtimin e tij letrar. Tash kur përmendim këtë autor, një poet që krijon kujdesshëm i cili si prodhimtar i vlerave letrare duhet respektuar dhe duhet t’ia pranojmë suksesin e gjertanishëm e mjaft prodhimtar.
Zefi pavarësisht trajtimit te gjinive te tjera i ka mbetur besnik krijimit të poezisë duke u dalluar si një krijues që më me përkushtim merret me të. Ai nga libri në libër ka shënuar ngritje, vlera këto të tejdukshme, qoftë në aspektin estetik apo të qasjeve metodike për të sendërtuar vlera që ai i ka synuar. Deri më tani ky poet ka shënuar rritje, duke i dhënë vlerë dhe sharmin e duhur artistic poezisë, që I jep kesaj lloj poetike vlera artistike te qëndrueshme.
Te poezia e Zef Pergeges spikasin tiparet e njëe poezie që ngërthen në vetvete sa modele dhe stilema mirditore të poezise së tij të trevave të Lezhes të kultivuara qysh në kohën e rinisë së hershme dhe të shprehura qysh në librat e parë të tij , me të vetmin ndryshim se melankolia për Atdheun, tani sikur e ka ndryshuar baraspeshën. Tashti kundrimi i fenomeneve bëhet nga larg dhe është bërë obsesion i tij krijues, duke e bërë poezinë më meditative, më të përjetuar dhe shumë më të dhembshme, ngase edhe ato nota lirizmi edhe ato fije gëzimi, sikur i këputen nga një jetë e të qenit larg Atdheut, larg realitetit për të cilin ai jeton dhe krijon. Por të qenit larg vendlindjes i jep atij distancën e duhur nga tabloja poetike për ta bërë poezinë e tij jo vetëm emocionale por edhe racionale.
Poezia e Zeg Pergegës është një kondesat përjetimi. Uni i tij poetik shpreh një njerën anë realitetin në anan tjetër filozofimin për situatën. Realiteti të emigruarit në Amerikë, ai për jetim i parë i jetës të re emigrantëve të rinj të Ameriëks, zor se mund të thuhet më shkurt se sa në këto dy vargje të poezisë « Më përket dhe i përkas », ‘Të ardhurit e ngulin idenë e kthimit, /pa lëshuar çantën e ikjes’. Realiteti i ri, Amerika për autorin që kaloi si shumë prej nesh në kalvarin e emigracionit, është toka e premtuar, është toka e qumështit dhe e mjaltit, ku Perëndia për herë të parë zbriti në këtë tokë/ Në krah Jezusin me zonjën Mari. Tema e kuptimit dhe e nderimit për Amerikën shihet edhe në mjaft poezi të tjera,si : « Marshi i të barabartëve », « Eshtë diçka që duhet të jenë » etj.
Malli për vendlindjen është sa i ndjerë aq dhe dramatik, sa i deklamuar aq dhe i për jetuar, ndaj dhe poeti guflon «Të gjithë dashuritë i mblodha si liqeni plot me kroje / mallin tënd dhe mallin tim për Shqipëri. Malli është tema e mjaft poezive lënda e cilave janë sa përjetime të gjalla, përsiatje e kujtime aq edhe përgjithësime të një filozofije konkrete të ditës që përbën edhe vetë mesazhin e tyre. Babai, nëna, familja,fëmijët janë fytyrat e mallit, si tek poezia « Qelizë e ndarë » ‘ Hallet zgjasin thonjtë / e përfyti na zënë në zyrat e shtetit, aty kujtohemi se në pasaportë i paskemi në listë etërit ‘ .
Një figuracion me veneracion të krishterë, të paparë ndonjëherë në letërsinë shqipe të pas diktaturës, ku të qenit i krishterë katolik për poetin nuk është vetëm çështje konfesioni, por dhe një shqetësim poetik , mjafton këtu të citojmë vargjet nga poezia « Në Mirditë » ‘ Krishtërimi atje rron me pemën, nëntëqind vjecare Uldi, Mali i shenjtë stinët i vesh me xhurdi /plisin në bardhë e zhgunin e Benediktit /Bibla i vallon në sy’, apo poezinë « Lutja e Nanës sime », ‘katolike ajo vatër në prushin e kumteve /trokiste heshtas një puhizë vjollcë, Nana mërmëriste orën e lutjeve’.
Raportet mes feve nevoja e unitetit kombëtar është tema e mjaft poezive, si: « Korpi i njerëzimit », « Një parmendë kemi », Gjakëz,etj., por poeti shkon edhe më tej duke përsiatur mbi kuptimin e krishterë të njerëzimit dhe të botës , si në poezinë «Koha e Gjethes ».
Realiteti i Shqipërisë por edhe realiteti jetës në Amerikë janë tematika kryezore të poezive të Zefit , ndjeshmëria ndaj ngjarjeve të Kosovës e të Shqipërisë përbën grupimin më të madh të poezive , si : « Dikur dhe tani », « Delfinët », « Bjeshka e kuqe », « Reklamë », « Nana përkundi trima » , « Kam me lind, etj ». Por analizës së fakteve nuk i kanë shpëtuar edhe dukuri shoqërore të jetës shqiptare , të politikanëve të përçudnimit të njerëzve dhe të vetë realitetit, si në poezinë : « Reklamë » , ‘kanaçet e shtypura të reklamave shqiptare , të njejtat fytyra me xhaketa të kthyera, të kapura pas një nallaneje’, apo poezi të tilla si « Jetoj », « Hamburger me gjymtyrë », « Hithri dhe Lisi ». Një sarkazmë e lehtë ndihet ndaj dukurive shoqerore të Shqipërisë së pas komunizmit, në disa poezi si ajo e lartpërmenduara që marrin madje edhe formën e fabulës.
Por realiteti i ri që poeti përjeton është i ashpër, nuk ësht ë i lehtë për t’u jetuar , pasi autori nuk e përjeton atë vetëm artistikisht, por edhe fizikisht,si në poezinë “ Letra e njoftimit “ apo “Ndjesi Kapitali” ku shfaqet tek poeti ajo ndjesi dinjiteti që ndjen së pari përçmimit e racizmit të të huajve ndaj çdo shqiptari.
Por le të ndalemi tani tek poezia që i jep edhe titullin vëllimit: « Lëreni kohën të flasë » Në fakt ky është vëllimi i tretë i autorit Zef Përgega që në ndryshim nga dy vëllimet e para « Dheu i Atit » dhe « Kallnuer në Detroit » sjell krahas lirizmit të indit poetik , më tepër pjekuri artistike si në vargëzim , në figuracion apo dhe në imazh.Imazhi poetik buron natyrshëm ai është sa i drejtpërdrejtë aq dhe metaforik .
Vlerat e librit maten edhe më vokabularin shprehës, bagazh ky i ngarkuar me shprehje të traditës mirditore duke hiperbolizuar mendimin artistik me doket dhe zakonet e trevës që i takon, si mjeti më i mirë dhe më i sigurt për t’u kushtuar vëmendje të veçantë mjeteve shprehëse, kulturës shprehëse që duken si një qasje origjinale dhe e mirëfilltë. Zef Përgega edhe në këtë libër, (bile më me ngulm), është përpjekur për të dhënë një figuracion të bollshëm dhe mjaft të pasur, dhe me një gjuhë sa të rrjedhshme, po aq të kuptueshme që e ka spikatur muzikalitetin e vargut dhe të fjalës artistike.
Këto njohje dhe dije janë rezultat i punës dhe përkushtimit ndaj poezisë ose më saktë nga shoshitja e vlerave të traditës popullore, të gjuhës dhe kulturës, të njohjeve të historisë dhe mitologjisë të cilat duke i gërshetuar edhe me njohjet në fushën e poezisë, bën që poezia të marrë një ylberim specifik që e bën atë më të dalluar, tipar ky i poezisë së sotme shqipe që krijohet jo vetëm në mërgim.
Ky vëllim poetik që është libri i tretë me poezi i poetit në një total prej tetë librash të gjinive të tjera, që i jep atij një vend të denjë në poezinë shqipe që prodhohet në diasporë dhe në Shqipëri dhe që është një nder për komunitetin tonë letrar të Michiganit të kemi në gjirin tonë një autor si z. Zef Përgega.
******
Ne kete liber( “Ylberet e Shejzave” nje veshtrim letraro-historik kushtuar arkitraut te prozes moderne shqipe prof Ernest Koliqit dhe akademise se fjales shqipe ne mergim) te shkruar me ndjenje dhe profesionalizem pasqyrohet nga autori veprimtaria letrare, poetike historike, shklkencore, perkthyese, akademike dhe patriotike e disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se genit shqiptar ne boten e lire. Pergega u ka bere nje analize letrare dhe poetike krijimtarise se Martin Camajt, Arshi Pipes, Gjon Sinishtes, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashes, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athana etj,
Ata ishin lisi i ushqyer me buken shqipe me dy dege disa toske e disa gege
Pozitivizmi jo ne kuptimin e rrymes filozofike letrare por si nje premise e prirje shpirterore eshte karakteristike e autorit pergega
Lidhja krijuse, shpirterore dhe patriotike e pesonazheve te ketij libri si nje kembane ne katedralen e fjales ne boten e lire, bashkepunimi me revisten me brilante te diaspores “Shejzat” me shoqaten “Vatra” dhe me iunstitucione akademike perendimore si dhe botimi nga ana e tyre te shtypit te lire shqiptar si “Albanika” Jeta katolike” “Buletini katoliK” “Jeta Islame” ”Dielli” dhe “Zei I Bektazhizmit’ paraqiten nga autori ne menyren me dimensionale dhe koncize ku shendrisin ylberet e mesazheve te ketyre korifejeve te letersise shqipe
Per nga vlerat qe mbart krijimtaria e gjithaneshme e ketyre autoreve dhe thesaret e vyera qe na lane si nje shkolle institucionale ne diaspore libri i Pergeges eshte i mirepritur ne cdo familje mergimtare shqiptare